Artikuj Mbi Historine

SHBA ratifikon hyrjen e Shqiperise ne NATO
Senati amerikan voton unanimisht Protokollin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Tre dite pasi dokumenti ishte miratuar ne komisionin e Jashtem, te njejten gje ka bere edhe senati, duke bere keshtu SHBA-ne vendin e trete, qe kane ratifikuar protokollin, pas Hungarise dhe Letonise.
Lajmi i ratifikimit te protokollit behet e ditur nga faqja zyrtare e senatit amerikan, nderkohe qe ambasada amerikane ne Tirane, thekson ne nje deklarate per shtyp se “ky akt i Senatit ka domethenie te jashtezakonshme. Ai perfaqeson jo vetem nje vote besimi ne nje prej partnereve me te palekundur te Amerikes, por edhe nje njohje te sinqerte te vendosmerise se qeverise, opozites dhe, mbi te gjitha, popullit shqiptar, per te arritur kete objektiv te rendesishem”. Sipas ambasades amerikane Shqiperia ka ndermarre nje sere reformash, por jane ende shume reforma per t’u perfunduar. “Kombi shqiptar ndermori nje program madhor reformash per ta permbushur kete synim. Megjithate, shume reforma mbeten per t’u perfunduar dhe filluar. Ne, populli amerikan, presim me kenaqesi te punojme me shqiptaret per te perfunduar, sic e ka thene Presidenti Linkoln, ‘nje detyre te filluar kaq fisnikerisht’. Perkushtimi amerikan ndaj Shqiperise, demonstruar aq qarte ne voten e djeshme, mbetet i forte dhe shikon nga e ardhmja”, vijon me tej deklarata e ambasades amerikane.
Diplomacia shqiptare ka shfrytezuar takimet e fundit gjate zhvillimit te punimeve te asamblese se pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara, per t’i kerkuar vendeve anetare te NATO-s ratifikimin e protokollit te anetaresimit. Presidenti Topi dhe ministri i Jashtem, Lulzim Basha kane zhvilluar takime me homologet e tyre gjate qendrimit ne Nju Jork, ku theks te vecante i kane vene pikerisht ratifikimit te protokollit te anetaresimit. Kreu i diplomacise shqiptare u ka kerkuar homologeve te tij ne nje dreke te shtruar nga sekretarja amerikane e shtetit, qe te ratifikojne protokollin e anetaresimit te Shqiperise. Nga ana tjeter, ambasada gjermane ne Tirane ben te ditur ne nje njoftim per shtyp, se ne 24 shtator Qeveria Federale Gjermane vendosi hartimin e nje ligji per marreveshje ne lidhje me protokollet e 9 korrikut 2008, te marreveshjes se Atlantikut te Veriut mbi anetaresimin e Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kroacise. “Ne kete menyre hapet procedura per pergatitjen e ratifikimit te protokolleve nga Parlamenti. Me kete vendim Qeveria Federale jep sinjalin e nje mbeshtetjeje te angazhuar ne anetaresimin formal te ketyre dy shteteve ne NATO. Qeveria Federale eshte e bindur se anetaresimi i dy shteteve ne NATO do te jape kontribut te rendesishem per sigurine dhe stabilitetin ne Evrope”, thuhet me tej ne deklaraten e ambasades gjermane. Pas tre vendeve qe e kane ratifikuar protokollin, jane edhe 23 vende te tjera, te cilat pritet ta ratifikojne deri para prillit te ardhshem, kur do te mbahet samiti i NATO-s. Shqiperia do ta ratifikoje e fundit dokumentin, nderkohe qe pas ketij procesi Protokolli i Anetaresimit do te dergohet ne Departamentin Amerikan te Shtetit, i cili eshte edhe depozituesi i ketij dokumenti per Aleancen.
Berisha: SHBA votoi ne kohe rekord dokumentin
Kryeministri Sali Berisha, pershendeti dje ratifikimin e protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO nga senati amerikan. Fillimisht kreu i qeverise shprehu falenderimin nga nje vizite ne fshatin Berdice te Shkodres, ku zbuloi se lajmin ia kishte transmetuar ambasadori Uidhers dhe me pas me nje konference te posacme per shtyp ne kryeministri. “Votimi i djeshem ne Senatin e SHBA eshte nje ngjarje e jashtezakonshme per Shqiperine dhe per kombin tone, kjo sepse anetaresimi ne NATO eshte i nje rendesie te jashtezakonshme dhe se Presidenti Bush, qeveria e tij, senati i Shteteve te Bashkuara, me mbeshtetjen e tyre te fuqishme, bene qe Protokolli i Anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise te votohet dhe ratifikohet nga vendi i tyre, lider i NATO-s, me nje shpejtesi rekord”, theksoi kreu i qeverise.
Ekonomisti Dhe Historiografi Nga Shqiperia Teodor Kareco Thote Se Historia e Shqiperise Ka Nevoje Per Tu Rishkruar
Krizat Ekonomike Me Te Medha Ne Histori
Mesjeta Shqipetare Si Pas Doreshkrimit Qe Ruhet ne Arkivin Kroate
Qyteterimi i Pelionit Te Lashte Dhe Te Fshehtat
Doreshkrimi i Relacionit Te Zmajevoit Ne Vitin 1703 Si Burim Dokumentar Dhe Rregjistrim Serioz i Popullsise Shqipetare ne Shek XVIII
Shqiperia Feston Festen e Saj Ne Nato
Shqiperia Kroacia Sigurojn Ftesa Per Ne Nato , Maqedonia Mbetet Jashte
Fanoli Ne Historine Shqipetare
Tragjedia Came Do Te Thot Spastrim Etnik, Lufte Fetare , Shkelja e Te Drejtave Njerzore
Si Ka Qen Qarkullimi Monetar Ne Qytetin Ilir
Gora , Deshmi Nga Traditat Malsore Shqipetare
Zenel Gjoleka Prijesi i Tradhtuar Nga Beejleret Dhe Agallaret
Frasheri, Milo , Xhufi , Himara Fakte Reale Rreth Ksajt
Kulmi i Virgjereshave Ne Toponi
Etniku Dardan Dhe Horonimi Dardania
Rreth Etimologjise Se Emervendit Damastion
Arvanitet Dhe Vlerat e Tyre
Fjalori Fetar Dhe Feja e Shqiptareve
Antologjia e Kenges Arvanite , Nje thesar Kombetar
Heroi i Shqetesimeve Atdhetare Kulturore (Marko Bocari 1790-1823) Hartuesi i Pare i Fjalorit Dy Gjuhesh , Shqip-Greqish
Skenderbeu, Vasal Disa Kthjellime
Kush Ishte Arbereshi Lek Dukagjini
Iliret Ah Kto Ngatrrestare
Operat e Hershme Per Skenderbeun
Gjergj Fishta Sociolog?
Shqiperia Vendi Ku Burrat Shndrohen ne Gra Dhe Grat Ne Burra
Shqiptaret Qe Dikur Sundonin Irakun
Epiri Dhe Perkatesia Etnike e Epirioteve
Ju Rrefej Himaren Time , Kujtime te Petro Marcos Per Himaren Dhe Shkollat e Saj
Kodiket e Shqiperise i Jepen Publikut Nga Arkiva Shtetit
Kush Jane Kodiket e Shqiperise
Risillet Ne Jete Nje Koleksion Me Flamuj Kombetare