Mesjeta Shqiptare

SHQIPTARET DHE NDRYSHIMET ETNO-POLITIKE E SHOQERORE-EKONOMIKE NE MESJETEN E HERSHME

Shqiptaret e hershem dhe Kultura e Komanit
Ne vitin 1898 u ra ne gjurme te nje varreze te madhe, prane Kalase se Dalmaces, ne fshatin Koman te Pukes. Ne vazhdim u zbulua nje numer i madh varrezash te ngjashme, rreth 30, te perhapura kryesisht ne Shqiperine e Veriut e ne ate te Mesme. Shperndarja gjeografike, tipologjia, inventari dhe kronologjia e njejte e ketyre varrezave i ka shtyre studiuesit te identifikojne ne to kulturen e hershme mesjetare shqiptare, te quajtur Kultura e Komanit (shek. VI-VIII). Ne vitet e fundit zbulime te Kultures se Komanit jane bere edhe ne Shqiperine e Jugut si dhe pertej kufijve shteterore, ne Mal te Zi, Kosove, Maqedoni e ne Greqi.
Kultura e Komanit eshte kultura e nje populli qe ne shek. VI-VIII ishte ne kapercyell te dy epokave, nga ajo e vone antike, ne periudhen e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armeve, i veglave te punes dhe i stolive, me pranine e elementeve te shumte te simbolikes ilire, e lidhin Kulturen e Komanit me te kaluaren ilire te ketyre trojeve dhe me banoret e lashte te tyre, iliret.
Por, perveC elementeve te vazhdimesise ilire, Kultura e Komanit permban edhe elemente te rinj, qe lidhen me periudhen e hershme bizantine. Durresi, baza me e rendesishme e Perandorise Bizantine ne perendim, ishte qendra nga ku ne thellesi te trevave shqiptare mberrinin importet dhe, ne pergjithesi, ndikimet bizantine. Keto te fundit shquhen qarte ne disa grupe stolish, si tokeza rripi, brosha te praruara, vathe etj. Por, mbi te gjitha, ndikimi bizantin materializohet ne elemente te artit, pra dhe te besimit kristian. Te tille jane vathet me motive palloi, skena te eukarestise ose unaza me formula e lutje te krishtera.
Nderkohe qe ne shume nga stolite e gjetura ne varrezat e Kultures se Komanit dallohet qarte mbijetesa e motiveve pagane (p.sh. disku diellor), prania edhe e motiveve kristiane deshmon se bartesit e Kultures se Komanit kishin perqafuar, ose ishin duke perqafuar, besimin e krishtere. Ne kete kohe, pra ne shek. VI-VIII, krishterimi, i perhapur nga qendrat urbane, si Durresi, Shkodra, Ohri etj., kishte mundur te depertonte edhe ne zonat e brendshme rurale, ku deshmohet Kultura e Komanit.
Kultura e Komanit, qofte ne trashegimine e saj te kultures se lashte ilire, qofte me elementet e reja te periudhes se hershme bizantine e, ne fund, me shenjat e qarta te besimit te krishtere, eshte specifike per hapesiren ku deshmohen shqiptaret ne mesjete. Ajo i dallon ne menyre te qarte, bartesit e saj, shqiptaret, nga fqinjet e tyre te rinj e te vjeter, sllavet e greket.


  • Rualizimi i Jetes Ne Meseten e Hershme

  • Organizimi Shteteror Dhe Jeta Politike

  • Shqiperia Midis Dizantit Dhe Perendimi Shek xi xiv

  • Gjenedja Kishtare Ne Shqiperi Ne Shek xi xiv

  • Prona Feudale Ne Shqiperi GJate Shek xi xiv

  • Qytetet e Shqiperise

  • Fundi i Sundimeve Te Huaja , Formacionet Shteterore Shqipetare

  • Formacionet Shteterore Shqipetare Ne Shek xiv Dhe Ne Fillim Te Shek xv

  • Venediku Ne Shqiperi

  • Shoqeria Dhe Kultura Shqipetare Ne Mesjete

  • Kultura Shqipetare Ne Mesjete

  • Shqiperia Perball Pushtimit Osman 1385 – 1443

  • Kryengritjet Anti Osmane Ne Vitet 30 Te Shek xv – 1443

  • Rimekembja e Shtetit te Kastrioteve Dhe Formimi i Lidhjes se Lezhes

  • Shqiperia Nen Sundimin e Gjergj Kastriot Skenderbeut

  • Formimi i Bashkuar i Shtetit Shqipetar Ne Drejtimin e Gjergj Kastriot Skenderbeut

  • Mardheniet Nderkombetare Te Shqiperise Ne Drejtimin e Gjergj Kastriot Skenderbeut

  • Betejat e Medha Shqiptaro Osmane

  • Perpjekjet Per Rimekembjen e Shtetit Shqipetar

  • Perpjekjet Per Rimekembjen e Shtetit Shqipetar Ne Kohen e Skenderbeut

  • Rendesia e Epokes Se Gjergj Kastriot Skenderbeut