Pavarsia e Kosoves


Pro pavaresise 20 shtete te BE
Njezet shtete anetare te BE-se pritet te njohin pavaresine e Kosoves, shtetin me te ri te Evropes. Sipas agjencise se lajmeve Reuters, nga 27 shtete te BE-se, vetem 6 prej tyre nuk do e njohin pavaresine e Kosoves.

Nje qendrim te tille nuk e mbeshtesin gjashte shtete te Unionit: Qiproja, Greqia, Sllovakia, Spanja, Bullgaria dhe Rumania. Shefat e diplomacive te BE-se te henen do te shqyrtojne pergjigjen e tyre per vendimin e Kosoves per te shpallur pavaresine. Fuqite e medha evropiane, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, ndoshta do te deklarojne se e njohin pavaresine menjehere pas takimit te se henes, e ne kete do ti bashkohet edhe SHBA-ja, njofton Reuters duke u thirrur ne burimet e saja diplomatike.

Misioni i ri

Misioni EULEX zbarkoi ne Kosove, nje dite perpara shpalljes se pavaresise. Kontingjenti i pare i ushtrise se Bashkimit Evropian, EULEX mberriti dje pasdite, duke startuar procesin e instalimit te forcave evropiane ne Kosoves, e cila pritet qe sot te shpalle zyrtarisht pavaresine. Vendimi per vendosjen e ketij misioni ne Kosoves eshte miratuar pardje ne mesnate, pasi qe asnje nga 27 vendet anetare te BE-se nuk kundershtuan planin operacional. Misioni EULEX, i cili do te zevendesoje UNMIK-un, do te kete rreth dy mije pjesetare. Misioni ka per synim te ndihmoje autoritetet kosovare ne ndertimin e nje sistemi ligjor, qe do te mbeshtetej ne parimet e multietnicitetit.

Burimet diplomatike ne Bruksel kane thene se misioni eshte miratuar sipas te ashtuquajtures procedure e heshtur. Ne krye te ketij misioni nga ana e Keshillit te Evropes eshte caktuar holandezi Pieter Feith, si perfaqesues special i misionit. Pritet qe misioni te marre kompetencat e UNMIK-ut ne qershor te ketij viti. Procesi i zevendesimit te UNMIK-ut pritet te realizohet gradualisht. Sipas agjencise se lajmeve Reuters nje dite para shpalljes se pavaresise, misioni EULEX do te vendoset te shtunen ne oren 11:00 te mbremjes. Njezeteshtate vendet-anetare te BE-se rane dakord qe holandezi Piter Feith te jete perfaqesuesi i posacem i BE-se ne Kosove. Ndersa misionin civil te BE-se ne Kosove, EULEX, do ta kryesoje gjenerali francez Iv de Kermabon qe ka komanduar forcat e NATO-s ne Kosove gjate viteve 2004-2005. I miratuar nga 27 vendet evropiane detyra e Misionit do te jete parandalimi i shkeljeve te te drejtave te njeriut dhe sigurimi qe institucionet e brishta te Kosoves te jene te cliruara nga nderhyrjet politike

SHBA dhe vende te BE-se njohin Kosoven

Kosovaret festojne
Fuqite nderkombetare njohin pavaresine e Kosoves
Shtetet e Bashkuara dhe disa vendeve anteare te BE-se kane njohur zyrtarisht pavaresine e Kosoves.

Ky hap i ketyre vendeve erdhi menjehere pas nje takimi te ministrave te jashtem te BE-se ne Bruksel.

“Shtetet e Bashkuara kane njohur sot zyrtarisht Kosoven si nje shtet sovran dhe i pavarur,” thuhet ne nje deklarate te sekretares amerikane te Shtetit, Condoleezza Rice.

“Ne urojme popullin e Kosoves per kete rast historik,” tha zonja Rice.

Ne mesin e vendeve te BE-se qe kane njohur zyrtaisht pavaresine e Kosove, jane Britania, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika.

“Ne emer te mbreterise se Bashkuara mund te njoftoj se qeveria britanike ka vendosur te njohe Kosoven,” tha Sekretari i Jashtem britanik David Miliband menjehere pas mbledhjes se ministrave te jashtem ne Bruksel.

“Ne do ta bejme kete se bashku me vende te tjera evropiane, te pakten gjysma, do te vleresoja pas diskutimeve te sotme, do ta njohin Kosoven kete jave,” tha ai.

“Ne i kemi shkruar kryeministrit Thaci per ta informuar lidhur me kete,” tha zoti Miliband.

Ministrat e BE-se thane ne nje deklarate pas mbledhjes ne Bruksel se secili nga 27 vendet anetare do te vendose vete per njohjen e Kosoves.

“Rreth 17 vende kane vendosur te reagojne shpejt per te shmangur krijimin e nje vakumi me sjellje te pavendosura,” tha ministri i Jashtem gjerman Frank-Walter Steinmeier, vendi i te cilit e njohu menjehere pavaresine e Kosoves.

Ministri i jashtem italian Massimo D’Alema tha se Italia e njeh Kosoven “si nje shtet te pavarur nen vezhgim nderkombetar

George Bush pershendet Pavaresine e Kosoves

“Kosovaret jane tani te pavarur”, tha Presidenti amerikan Xhorxh Bush. Ai shtoi se njohja e shtetit te Kosoves nga Shtetet e Bashkuara do kete ne baze planin e te derguarit te Kombeve te Bashkuara Marti Ahtisaari, njofton AP. “Plani i Ahtisaarit eshte udherrefyesi yne per te ecur perpara”, tha Bush duke i pergjigjur pyetjeve te gazetareve ne Arusha te Tanzanise. Presidenti amerikan aktualisht eshte ne nje turne ne Afrike.

Detyrat e misionit te BE-se EULEX ne Kosove

BE-ja zyrtarizoi vendimin per misionin civil ne Kosove, EULEX. Selia e EULEX-it do te jete ne Prishtine. Beogradi e denoi ashper kete mision duke e quajtur ” turp” dhe shkelje te se drejtes nderkombetare.

Misioni per shtetin ligjor, shkurt EULEX, keshtu eshte pagezuar misioni me i madh civil ne historine e BE-se, qe do te vendoset gjate shkurtit dhe marsit ne Kosove.

Shtetet e BE-se nuk pritet qe ta njohin bashkarisht pavaresine e Kosoves, qe sipas te gjitha gjasave do te shpallet me 17 shkurt. Qipro thote jo, Rumania, Sllovakia dhe Spanja kane rezerva. Shtetet e BE-se do te “marin lajmin e shpalljes se pavaresise”.

Me pas do te pasojne njohjet e secilit shtet, me vete. Me te bashkuar jane evropianet ne lidhje me misionin e BE-se. Ky mision ne njeren ane do te permbaje EULEX-in, i cili do te ndertoje dhe kontrolloje gyjqesine, administraten policine dhe doganen e ku do te perfshihen 2000 police dhe juriste.

Bashkimi Evropian pervec te tjerash do te hape Zyren Nderkombetare Civile (ICO), e cila do ta keshilloje dhe mbikqyre qeverine e Kosoves. Deputetja gjermane e parlamentit evropian Doris Pack thote se do te jene nderkombetaret ata qe do ta thone fjalen e fundit: “Pavaresia e mbikqyrur do te perfshije edhe mundesine e korrigjimit, nderrimit te personelit dhe qe do te jete Bashkimi Evropian ai qe do te thote fjalen e fundit. Pavaresia do te mbikqyret per nje kohe te gjate, per te na dhene neve sigurine, qe e tera ecen ne rregull.”

Zyra Nderkombetare do te zevendesoje nje pas nje administraten e OKB-se, e cila nuk ka qene shume eficiente gjate gjashte vjeteve paraardhes: “Deri tani pjesa me e madhe e punes udhehiqej nga OKB-ja, ndersa shiqptaret ishin vetem sa per dekor. Tani do te jete anasjelltas. Shqiptaret do te jane ata qe do te marrin pergjegjesine ne dore ndersa ne do te jemi dekor,” thote Pack. Ajo shton se ky dekor eshte shume i rendesishem qe gjithcka te behet si duhet.”

Bashkimi Evropian do te harxhoje gjithsej rreth dy miliarde Euro per rindertimin e administrates dhe infrastruktures ne Kosove. I ndodhur nen presionin e Rusise, Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) nuk e mbeshteti haptazi dergimin e misionit te BE-se ne Kosove. Rusia e konsideron kete mision te pamoralshem dhe te paligjshem, pasi ai nuk mbeshtetet mbi rezoluten 1244. Bashkimi Evropian shpreson, qe Sekretari i Pergjithshem i OKB-se ta toleroje ne heshtje kalimin e administrates nga OKB-ja ne dore te evropianeve

Beogradi kritikon misionin e BE-se

Ne Beograd udheheqesit me te larte te Serbise kane perseritur qendrimin e tyre se nuk do te heqin dore nga mbrojtja e Kosoves.
Presidenti Boris Tadiq, dhe kryeministri, Vojisllav Koshtunica, kane perseritur se pavaresisht shpalljes se paralajmeruar te pavaresise, Kosoven do te vazhdojne ta konsiderojne pjese te teresise tokesore dhe te sovranitetit te Serbise.

Megjithate, si dhe deri tani, edhe me kete rast u verejten dallime ne qendrimet e presidentit dhe kryeministrit.

Perderisa Tadiq tha se gjate kater viteve te kaluara sa eshte ne postin e presidentit te Serbise, askush nuk i kishte kushtezuar lidhjet e Serbise me Bashkimin Evropian me Kosoven, kryeministri Koshtunica u shpreh se nuk do te pranoje te hyje ne BE, me ate qe ai e quajti, tregti te padenje.

Proteste

Per diten e shtune u paralajmerua per nje tubim proteste perpara ambasades se Sllovenise kunder dergimit te misionit evropian ne Kosove.

Nga organizatoret e protestes, disa shoqata ultranacionnaliste serbe, ky mision cilesohet si pushtues.

Me gjithe zerat per perdorim te forces, dhe vendosje te gjendjes se jashtezakonshme, ministri serb i mbrojtjes Shutanovac, te premten u shpreh se ushtria, sic tha ai, nuk do te marre ndonje vendim te gabueshem.

Media ne Serbi nderkaq ka filluar te spekuloje per qendrimin qe do te ndermarre Beogradi zyrtar ndaj vendeve qe do te njohin pavaresine e Kosoves.

Tashme behet e ditur se do te thirren per konsultime, sikurse thuhet, ambasadoret e Serbise ne vendet qe pritet te njohin te parat Kosoven e pavarur.

Presidenti, Boris Tadiq, perjashtoi te premten nderprerjen e marredhenieve diplomatike, duke thene, pa dhene ndonje sqarim me shume, se ato do te jene ne konflikt te ngrire.

Kritikohet vendimi i BE-se

Ministri serb per Kosoven, Sllobodan Samarxhiq, ka kritikuar te shtunen vendimin e BE-se per dergimin e misionit te saj ne Kosove.

Z. Samarxhiq tha se vendimi i Brukselit ishte ‘i turpshem’.

Ai ka shtuar se me kete vendim, BE-ja deshmoi se pranon politiken e shkeputjes se Kosoves.

“Serbia se shpejti do te detyrohet te rishikoje marredheniet e veta me Bashkimin Evropian dhe vendet anetare qe eventualisht do te njohin pavaresine e Kosoves dhe Metohise, tha ministri Slobodan Samarxhiq.

Nje deklarate tjeter, qe flet dhe per raportet ne koalicionin qeverises ne Serbi ka bere Nada Kolluxhija, shefe e grupit parlamentar te partise se presidentit Tadiq.

Sipas saj mbetet te shihet se ne cfare menyre do te reagoje Serbia, por eshte e rrezikshme qe te perkeqesoje marredheniet me Bashkimin Evropian sepse kjo do t’ia zvogelonte shanset Beogradit qe te luftoje per interesat e veta.

Forcat opozitare serbe nderkaq kane kritikuar vendimin e Brukselit, pervec Partise Liberal-demokrate te Cedomir Jovanoviqit.

Nje funksionar i saj tha se misioni evropian ne Kosove eshte i nevojshem dhe ne interes te te gjithe qytetareve te cilet jetojne atje.

Koshtunica takon serbet e Kosoves

Nderkohe, kryeministri serb dhe anetare te kabinetit te tij, te shtunen pasdite kane biseduar me nje delegacion te serbeve nga Kosova.

Ne njoftimin zyrtar thuhet se me kete rast kryeministri Koshtunica ka theksuar se “vendimi i Qeverise se Serbise qe paraprakisht dhe per gjithmone te anuloje shtetin e shpallur ne menyre te jashteligjshme ne territorin e Serbise paraqet bazen e programit shteteror e nacional te Serbise per krahinen e Kosoves e te Metohise pas 17 shkurtit

Fjala e Presidentit Fatmir Sejdiu ne diten e Shpalljes se Pavaresise se Kosoves

Prishtine, 17 shkurt 2008; Salla 1 Tetori I nderuar kryetar i Kuvendit te Kosoves, z. Jakup Krasniqi, I nderuar kryeminister i Kosoves, z. Hashim Thaci, Te nderuar deputete e ministra te Kuvendit te Kosoves, E nderuara familje e Presidentit Rugova,

E nderuara familje Jashari,

Te nderuara familje te deshmoreve te Kosoves,

Te nderuar perfaqesues te institucioneve te vendit,

Te nderuar perfaqesues te misioneve diplomatike ne Kosove,

Qytetare te dashur te Republikes se Kosoves,

Zonja dhe zoterinj,

Po flas para jush si President i Republikes se Kosoves te shpallur pasditen e sotme, kesaj te diele te 17 shkurtit te vitit 2008.

Sic e thashe sot ne fjalen time ne Kuvend, dita e sotme e ndan historine e Kosoves ne dysh; ne epokat para dhe pas pavaresise. Pavaresine e Kosoves e kane krijuar breza te tere heronjesh te kenduar e te pakenduar me vepren e tyre jetesore, me punen e palodhshme e sakrificat qe kane bere. Pavaresine e shpallem para botes ne, populli i Kosoves, afer dy milione e gjysme njerez, permes perfaqesuesve te popullit, te deputeteve te kesaj legjislature, tash te Republikes se Kosoves, ngriten doren ne mbeshtetje te Deklarates se Pavaresise. Mevetesine tone e shpallem para botes dhe me bekimin e saj, ne mes miqesh tane, qe u gjeten prane nesh para nje dekade, kur e keqja kishte perlare kete pjese te Ballkanit, por edhe me vone, ne keto vite te rimekembjes se jetes shoqerore, ekonomike e politike te vendit tone te shkaterruar nga okupimi e lufta. Ne kete fillim te shekullit te ri, te mileniumit te trete, po hyjme ne familjen e madhe, ne gjirin e kombeve te lira te botes, me pavaresi si te barabarte.

Per tu bere shtet me vete, komb ne kuptimin politik te fjales, Kosova ka kaluar neper histori perpjekjesh e vuajtjesh gjate ekzistences se vet, shpeshehere ne lufte per identitet politik, kulturor e historik si entitet me vete. Perandori te medha e te vogla prej antike e kendej jane ngritur, kane lulezuar, e kane rene, ndersa Kosova – si Dardani antike apo si njesi me identitet te vecante pergjate historise – ka ruajtur substancen e vet me baze shumicen parashqiptare e shqiptare, dhe me pakicat etnike, qe kane jetuar ketu neper shekuj pergjate evolucionit historik te kesaj hapesire gjeografike e politike.

Pavaresine e Kosoves e shpallem sot, kur sapo jane mbushur dy vjet nga vdekja e Ibrahim Rugoves, burrit me te madh te Kosoves, themeltarit te shtetit tone. Rugova, Ati i Kombit tone, ne kuptimin politik te fjales, dhe Adem Jashari, komandanti legjendar i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, qe mbush muajin tjeter 10 vjet te jetes ne amshim, pasi ra ne altarin e lirise ne Prekaz, perbejne binomin e pandashem te pavaresise se Kosoves. Ibrahim Rugova e nxori Kosoven prej kaosit ne organizim, me rend te brendshem demokratik e me struktura elementare shteterore, deri edhe me perfaqesim diplomatik ne berthame. Me keto dhe veprime te tjera ai ngriti dhe promovoi kulturen shtetformuese te Kosoves. Veprimi dhe organizimi kane qene palca kurrizore e aksionit politik te Ibrahim Rugoves, te Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK), te levizjes me te organizuar shtetformuese qe kane pasur shqiptaret ne historine e vet moderne, amen e shtetit te Kosoves dhe te pluralizmit politik te vendit tone, dhe te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK), organizimit me te suksesshem te vullnetit luftarak te popullit tone per liri dhe mevetesi. Veprimtaria e levizjes politike qe drejtoi Rugova ka qene vete lufta totale politike me organizim, i cili ka shtruar rrugen per te mbramen: per luften me arme per liri e per ekzistence njerezore e nacionale, embleme e perjetshme e se ciles mbetet komandanti Adem Jashari.

Cfare shteti te Kosoves po krijojme? Nese jo ne versionin idealist te Rugoves, te ideologut te pavaresise se Kosoves, e te luftetareve me arme, shteti me i ri ne Evrope e ne bote po ndertohet mbi themelet qe kishte vene Republika e Kosoves, e ngjyer me sakrificen e brezave e me gjakun e rreth 15.000 kosovareve qe rane ne altarin e lirise ne fund te shekullit te kaluar, para me pak se nje dekade. Kjo Kosove eshte shtepi e te gjitheve, e shqiptareve shumice dermuese dhe e te gjitha komuniteteve pakice, duke perfshire edhe serbet, me paqe te brendshme e raporte miqesore me fqinjte, pjese e Unionit Evropian dhe NATO-s dhe me marredhenie speciale me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Te dashur qytetare te Republikes se Kosoves.

Zonja dhe zoterinj,

Kosova do te gjendet prej sot ne harten politike te botes. Synimi historik i popullit te Kosoves u realizua. Ëndrra jone shekullore u be realitet. Ne marrim atributet e nderit, por edhe pergjegjesite qe i takojne shtetit, pas nje ndermarrjeje shtetformuese shume te vecante qe e ben rastin e Kosoves sui generis. Keto pergjegjesi i marrim para te gjithe qytetareve tane, por edhe para bashkesise nderkombetare. Tash vazhdon jeta me sprovat e diteve, te javeve, te muajve, te viteve, e te dekadave qe ka perpara ky brez i njerezve tane, i shtetasve te Republikes se Kosoves, qe kane fatin te jene bashkekohes te shpalljes se Deklarates se Pavaresise. Ne besojme se trashegimtaret tane do te kene arsye te ndihen krenare me paraardhesit e vet, me vizionin e tyre per jeten e re te kombit tone, me shpirtin e tyre fisnik, me frymen e tyre te paqes, te farkuar ne vazhden e stuhive barbare, te mizorive e te krimeve te luftes qe prodhoi e keqja e fundshekullit te XX.

Kosova shtet po lind sot me ode gezimi per shumicen derrmuese te popullit tone. Mirepo, duhet pranuar se nje pjese e bashkeqytetareve tane, e shtetasve te Republikes sone te re, nuk e kane pritur lindjen e ketij shteti me entuziazem. Disa e kane pritur edhe me droje. E bejme te qarte dhe e themi zeshem dhe solemnisht: Liria jone do te jete e te gjitheve! Liria jone s’mund te jete kercenim per aske, aq me pak per bashkeqytetaret tane. Kesaj lirie te perbashket i kercenohet vetem paragjykimi i atyre qe e kane pare shoqerine tone nga prizmi i dominimit. Kosova e re eshte arene e barazise se te gjitheve, jo e dominimit te askujt mbi aske. Kjo eshte besa jone, e njerezve te mire te Kosoves dhe e institucioneve te saj, qe do te shenjterohet edhe me Kushtetuten e Republikes, e cila do te miratohet nga Kuvendi pas disa javesh. Bashke me Kushtetuten dhe krahas me te do te miratohet edhe korpusi i ligjeve qe perploteson kornizen ligjore te Republikes se Kosoves, qe, sipas nenit te pare te Kushtetutes se saj, eshte shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashem. Nje pjese e ketij korpusi tashme eshte miratuar nga legjislatura e perparshme e Kuvendit. Kjo deshmon se perkushtimi i kosovareve per kete rend te ri te brendshem te Kosoves nuk determinohet nga perberja e nje legjislature, apo e nje Qeverie te Kosoves. Ky perkushtim eshte me i madh se rezultati i stineve politike, i cikleve demokratike, neper te cilat do te kaloje Republika jone.

Republika e Kosoves do te kerkoje kulm te ri ne Unionin Evropian dhe ne NATO. Integrimi yne do te shkoje natyrshem sepse me vlera te veta, Kosova kulturalisht ben pjese ne kete familje qe moti. Tashti na duhet edhe integrimi politik per te siguruar mundesi qe potencialet njerezore e materiale te vendit tone te vihen ne sherbim te zhvillimit te gjithanshem shoqeror e ekonomik te vendit tone.

Pavaresia e Kosoves e ben te mundshme pjesemarrjen e vendit tone ne proceset ekonomike globale, te cilat shkojne neper bashkepunime rajonale dhe multilaterale fillimisht. Vendi yne do te krijoje mundesi per jete me te mire per te gjithe qytetaret e vendit, sepse shteti yne do te jete partner sovran ne marredheniet me te tjeret, ne mbrojtje te vlerave e te qytetareve te vet, duke respektuar dhe promovuar vlerave universale ne udhen e progresit per te gjithe.

Institucionet e perkohshme veteqeverisese te Kosoves IPVQ, sic jane quajtur me nje akronim jo fort kumbues – Republika i shnderron ne institucione te perkohshme qe s’do te quhen te perkohshme, por as te perhershme. E perhershme eshte tani vetem Republika – eshte liria e Kosoves.

E perjetshme qofte Republika e Kosoves! Sot e per mot nje ode gezimi per ne vdektaret, per kalimtaret e kesaj bote.

Republika e Kosoves kerkon perqafimin e botes.

Ju falemnderit!

Presidenti i Kosoves

Dr. Fatmir Sejdiu

Kryesia e Kuvendit miratoi kerkesen per shpalljen e Deklarates se pavaresise

Prishtine, 17 shkurt Kryesia e Kuvendit te Kosoves, ne te cilen moren pjese edhe kryetaret e grupeve parlamentare te partive ne Kuvend, miratoi njezeri dy mocionet e propozuara nga Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci, qe ne Kuvendin e Kosoves, te caktuar per oren 15:00 te shqyrtohet Deklarata e pavaresise se Kosoves dhe miratimi i simboleve shteterore. Presidenti Sejdiu theksoi se ne bashkepunim me Kryeministrin Thaci kane proceduar kete kerkese te perbashket ne séancen e jashtezakonshme te Kuvendit te Kosoves, qe te shqyrtoje keto dy pika te rendesishme. Nderkaq, Kryeministri Hashim Thaci tha se vendi ndodhet ne prag te momentit me te rendesishem te historise sone, ne prag te shpalljes se pavaresise se Kosoves. Tani duhet te merren vendime, te cilat do te bejne vendin pjese te kombeve te lira, sovrane dhe te pavarura. Ai nenvizoi se ky vendim bazohet edhe fakti se bisedimet per statusin e Kosoves kane perfunduar dhe ne kete menyre rikonfirmohet zotimi i Kosoves per zbatimin e propozimit gjitheperfshires te te derguarit te Kombeve te Bashkuara, duke mirepritur misionin e ri nderkombetar te udhehequr nga Bashkimi Evropian, i cili do te ndihmoje zhvillimin demokratik dhe mbikeqyrjen e zbatimit te planit te Marti Ahtisarit

Kuvendi mban seance te jashtezakonshme per shpalljen e pavaresise dhe simboleve shteterore

Prishtine, 17 shkurt – Presidenti dhe kryeministri i Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaci, i dorezuan sot nje kerkese Kuvendit te Kosoves qe ta therrase nje seance te jashtezakonshme, ne te cilen do te miratohet deklarata e shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe miratimin e simboleve te reja shteterore. Kete e beri te ditur, kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ne nje konference per media ne Qendren e Medieve ne Prishtine. “Dua t’ju informoj se kam pasur kenaqesine, nderin, por edhe pergjegjesine shteterore qe para pak casteve t’ia dorezoj kryetarit te Kuvendit te Kosoves ne bashkepunim me Presidentin e Kosoves, kerkesen per seance te jashtezakonshme sot”, tha para gazetareve Thaci. Ne permbajtje te letres se dorezuar Kuvendit te Kosoves thuhet se ndodhemi ne prag te momentit me te rendesishem te historise sone. Kryeministri Thaci theksoi e tani eshte koha qe te marrim vendime te cilat do ta bejne vendim tone pjese te kombeve te lira dhe te pavarura. “Kam kerkuar nga Kuvendi i Kosoves per nje seance te jashtezakonshme qe ta miratoje deklaraten e pavaresise dhe miratimin e simboleve shteterore te Kosoves”, tha kryeministri Thaci, duke shtuar se kjo kerkese eshte nenshkruar nga Presidenti Sejdiu dhe ai vete. Ne keto momente (rreth ores 12.15) Kryesia e Kuvendit eshte duke e shqyrtuar kerkesen per seance te jashtezakonshme

Irlanda e njeh pavaresine e Kosoves

Dublin, 17 shkurt – Irlanda synon ta njohe pavaresine e Kosoves, tha sot ministri i Puneve te Jashtme i ketij vendi, Dermot Ahern pak ore pas shpalljes se Paveresise nga Qeveria e Kosoves. – “Une do t’i rekomandoj Qeverise se Irlandes qe perfundimisht ne duhet ta njohim Kosoven”, i deklaroi ai radios publike irlandeze

Deklarata e Pavaresise se Kosoves

Te mbledhur ne mbledhje te jashtezakonshme me 17 shkurt 2008, ne kryeqytetin e Kosoves, ne Prishtine,

Duke iu pergjigjur thirrjes se popullit per te ndertuar nje shoqeri qe respekton dinjitetin njerezor dhe afirmon krenarine dhe synimet e qytetareve te saj,

Te zotuar per tu perballur me trashegimine e dhembshme te se kaluares se afert ne fryme te pajtimit dhe faljes,

Te perkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit te diversitetit te popullit tone,

Duke riafirmuar deshiren tone per tu integruar plotesisht ne familjen euroatlantike te demokracive,

Duke verejtur se Kosova eshte nje rast special qe del nga shperberja jokonsensuale e Jugosllavise dhe nuk eshte presedan per cilendo situate tjeter,

Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunes ne Kosove qe shqetesuan ndergjegjen e te gjithe popujve te civilizuar,

Mirenjohes qe bota intervenoi me 1999 duke hequr ne kete menyre qeverisjen e Beogradit mbi Kosoven, dhe vendosur Kosoven nen administrimin e perkohshem te Kombeve te Bashkuara,

Krenare qe Kosova qe atehere ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike te demokracise qe shprehin lirisht vullnetin e qytetareve tane,

Duke rikujtuar vitet e negociatave te sponsorizuara nderkombetarisht ndermjet Beogradit dhe Prishtines mbi ceshtjen e statusit tone te ardhshem politik,

Duke shprehur keqardhje qe nuk u arrit asnje rezultat i pranueshem per te dyja palet perkunder angazhimit te mirefillte te udheheqesve tane,

Duke konfirmuar se rekomandimet e te Derguarit Special te Kombeve te Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojne Kosoves nje kornize gjitheperfshirese per zhvillimin e saj te ardhshem, dhe jane ne vije me standardet me te larta europiane per te drejtat te njeriut dhe qeverisjen e mire,

Te vendosur qe ta shohim statusin tone te zgjidhur ne menyre qe ti jipet popullit tone qartesi mbi te ardhmen e vet, te shkohet pertej konflikteve te se kaluares dhe te realizohet potenciali i plote demokratik i shoqerise sone,

Duke nderuar te gjithe burrat dhe grate qe bene sakrifica te medha per te ndertuar nje te ardhme me te mire per Kosoven,

1. Ne, udheheqesit e popullit tone, te zgjedhur ne menyre demokratike, nepermjet kesaj Deklarate shpallim Kosoven shtet te pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tone dhe eshte ne pajtueshmeri te plote me rekomandimet e te Derguarit Special te Kombeve te Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjitheperfshires per Zgjidhjen e Statusit te Kosoves.

2. Ne shpallim Kosoven nje republike demokratike, laike dhe multietnike, te udhehequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes se barabarte sipas ligjit. Ne do te mbrojme dhe promovojme te drejtat e te gjitha komuniteteve ne Kosove dhe krijojme kushtet e nevojshme per pjesemarrjen e tyre efektive ne proceset politike dhe vendimmarrese.

3. Ne pranojme plotesisht obligimet per Kosoven te permbajtura ne Planin e Ahtisarit, dhe mirepresim kornizen qe ai propozon per te udhehequr Kosoven ne vitet ne vijim. Ne do te zbatojme plotesisht ato obligime, perfshire miratimin prioritar te legjislacionit te perfshire ne Aneksin XII te tij, vecanerisht ate qe mbron dhe promovon te drejtat e komuniteteve dhe pjesetareve te tyre.

4. Ne do te miratojme sa me shpejt qe te jete e mundshme nje kushtetute qe misheron zotimin tone per te respektuar te drejtat e njeriut dhe lirite themelore te te gjithe qytetareve tane, posacerisht ashtu sic definohen me Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do te inkorporoje te gjitha parimet relevante te Planit te Ahtisaarit dhe do te miratohet nepermjet nje procesi demokratik dhe te kujdesshem.

5. Ne mirepresim mbeshtetjen e vazhdueshme te bashkesise nderkombetare per zhvillimin tone demokratik nepermjet te pranive nderkombetare te themeluara ne Kosove ne baze te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara (1999). Ne ftojme dhe mirepresim nje prani nderkombetare civile per te mbikeqyrur zbatimin e Planit te Ahtisaarit dhe nje mision te sundimit te ligjit te udhehequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojme dhe mirepresim NATO-n qe te mbaje rolin udheheqes ne pranine nderkombetare ushtarake dhe te zbatoje pergjegjesite qe i jane dhene sipas Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara (1999) dhe Planit te Ahtisaarit, deri ne ate kohe kur institucionet e Kosoves do te jene ne gjendje te marrin keto pergjegjesi. Ne do te bashkepunojme plotesisht me keto prani ne Kosove per te siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin ne te ardhmen ne Kosove.

6. Per arsye te kultures, gjeografise dhe historise, ne besojme se e ardhmja jone eshte ne familjen europiane. Per kete arsye, ne shpallim synimin tone per te marre te gjitha hapat e nevojshem per te siguruar anetaresim te plote ne Bashkimin Europian sapo qe te jete e mundshme dhe per te zbatuar reformat e kerkuara per integrim europian dhe euroatlantik.

7. Ne i shprehim mirenjohje Organizates se Kombeve te Bashkuara per punen qe ka bere per te na ndihmuar ne rimekembjen dhe rindertimin pas lufte dhe ndertimin e institucioneve te demokracise. Ne jemi te perkushtuar te punojme ne menyre konstruktive me Organizaten e Kombeve te Bashkuara gjersa ajo vazhdon punen e saj ne periudhen ne vijim.

8. Me pavaresine vie detyra e anetaresise se pergjegjshme ne bashkesine nderkombetare. Ne e pranojme plotesisht kete detyre dhe do ti permbahemi parimeve te Kartes se Kombeve te Bashkuara, Aktin Final te Helsinkit, akteve tjera te Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe, obligimeve ligjore nderkombetare dhe parimeve te marredhenieve te mira nderkombetare qe shenojne marredheniet ndermjet shteteve. Kosova do te kete kufijte e saj nderkombetare ashtu sic jane parapare ne Aneksin VIII te Planit te Ahtisaarit, dhe do te respektoje plotesisht sovranitetin dhe integritetin territorial te te gjithe fqinjve tane. Kosova, po ashtu, do te permbahet nga kercenimi apo perdorimi i forces ne cilendo menyre qe eshte jokonsistente me qellimet e Kombeve te Bashkuara.

9. Ne, nepermjet kesaj Deklarate, marrim obligimet nderkombetare te Kosoves, perfshire ato te arritura ne emrin tone nga Misioni i Administrates se Perkohshme te Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera te ish-Republikes Socialiste Federative te Jugosllavise ndaj te cilave obligohemi si ish-pjese konstituive, perfshire konventat e Vjenes per marredheniet diplomatike dhe konsullore. Ne do te bashkepunojme plotesisht me Tribunalin Penal Nderkombetar per ish-Jugosllavine. Ne synojme te kerkojme anetaresim ne organizatat nderkombetare, ne te cilat Kosova do te synoje te kontribuoje per qellime te paqes dhe stabilitetit nderkombetar.

10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit ne rajonin tone te Europes Juglindore. Pavaresia jone e sjell ne fund procesin e shperberjes se dhunshme te Jugosllavise. Gjersa ky proces ka qene i dhembshem, ne do te punojme pa pushim per ti kontribuar nje pajtimi qe do te lejonte Europen Juglindore te shkoje pertej konflikteve te se kaluares dhe te farkoje lidhje te reja rajonale te bashkepunimit. Per kete arsye, do te punojme se bashku me fqinjte tane per te avansuar te ardhmen tone te perbashket europiane.

11. Ne shprehim, ne vecanti, deshiren tone per te vendosur marredhenie te mira me te gjithe fqinjte tane, perfshire Republiken e Serbise, me te cilen kemi marredhenie historike, tregtare dhe shoqerore, te cilat synojme ti zhvillojme me tej ne te ardhmen e afert. Ne do te vazhdojme perpjekjet tona per ti kontribuar marredhenieve te fqinjesise dhe bashkepunimit me Republiken e Serbise duke promovuar pajtimin ndermjet popujve tane.

12. Ne, nepermjet kesaj, afirmojme ne menyre te qarte, specifike dhe te parevokueshme se Kosova do te jete ligjerisht e obliguar te plotesoje dispozitatat e permbajtura ne kete Deklarate, pershire ketu vecanerisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Ne te gjitha keto ceshtje, ne do te veprojme ne pajtueshmeri ne parimet e se drejtes nderkombetare dhe rezolutat e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, perfshire Rezoluten 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se te gjitha shtetet kane te drejten te mbeshteten ne kete Deklarate, dhe i bejme apel te na ofrojne perkrahjen dhe mbeshtetjen e tyre.