Shfaqja e shoqerise njerezore. Paleoliti

By admin

Gjurmet me te hershme te jetes njerezore

Historia e shoqerise njerezore fillon qe ne kohen kur nga kopeja e majmuneve antropoide u formuan grupet e para te njerezve primigjene. Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafsheve u krye nepermjet nje procesi shume te gjate, te nderlikuar dhe te paperseritshem.
Periudha me e hershme e zhvillimit te kesaj shoqerie primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios – i vjeter, lithos – gur) dhe perfshin periudhen afersisht nga 1 500 000 deri ne 10 000 vjet me pare. Kjo epoke ndahet nga ana e saj ne paleolit te ulet, te mesem dhe te larte.
Ne vendin tone nuk jane zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulet, qe ze nje pjese te madhe te epokes se pleistocenit e vjen deri ne kohen e vershimit te akullnajave Riss.
Gjurmet me te hershme te qenies se njeriut ne territorin e Shqiperise shfaqen ne periudhen musteriane, qe i perket paleolitit te mesem (100 000-30 000 vjet me pare). Keto perfaqesohen nga vegla prej stralli te punuara mire, me forma tipike musteriane, te cilat i kane sherbyer njeriut primitiv per procese te ndryshme pune qe lidheshin drejtperdrejt me sigurimin e ushqimit te tij te perditshem. Te tilla vegla, si prefese, kruese, gerryese, etj., jane gjetur, deri me sot, ne stacionin prehistorik te Xares ne rrethin e Sarandes, ne stacionin e Kryegjates, ne afersi te Apolonise (Fier) dhe ne stacionin e Gajtanit ne rrethin e Shkodres. Nga format dhe permasat e tyre te vogla keto vegla ngjasojne mjaft me veglat e strallit te zbuluara ne depozitimet musteriane te krahinave fqinje te Greqise Veriore, te Thesalise, te Malit te Zi etj.
Tipi fizik i njeriut ne kete kohe ishte ai i neandertalit . Ne procesin e antropogjenezes ky tip paraqet nje hallke me te zhvilluar ne krahasim me pitekantropin e paleolitit te ulet.
Dyndja nga veriu ne jug e akullimit te periudhes gjeologjike Riss beri qe edhe ne vendin tone klima te pesoje ndryshime te medha. Ne malet e larta te Shqiperise u formuan akuj te perhershem, qe zbriten deri ne lartesine 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasoje e ketyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshet e vjetra qendruan vetem ato qe munden ta perballonin te ftohtit. Krahas tyre u shfaqen dhe kafshet karakteristike vetem per kushtet e klimes se ftohte. Te tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpelles, hiena e shpelles, dhia e eger etj.
Te ftohtet ndikoi edhe ne menyren e jeteses. Ne luften per te perballuar veshtiresite klimatike dhe per te mbijetuar, njeriu i kesaj kohe beri hapa te rendesishem drejt perparimit; u strehua ne shpella pasi triumfoi ne luften per jete a vdekje me kafshet e egra qe i kishin zene qe me perpara keto vend-strehime natyrore. U vesh duke shfrytezuar lekuret e kafsheve, mesoi te ndeze vete zjarrin, te cilin e perdori me sukses kunder te ftohtit dhe bishave te egra, por sidomos per te permiresuar strukturen e ushqimit, duke perdorur gjeresisht mishin e pjekur, i cili luajti nje rol te madh ne permiresimin e metejshem biologjik te tij. Zjarri qe nje arritje shume e rendesishme per kohen, sepse i dha njeriut per te paren here zoterimin mbi nje fuqi te caktuar te natyres, qe e ndau ate perfundimisht nga bota e kafsheve.
Banoret e paleolitit te mesem jetonin me prodhimet, qe i gjenin te gatshme ne natyre dhe sidomos me gjueti, e cila perbente edhe drejtimin kryesor te veprimtarise se neandertalasve. Me mbledhjen e frutave dhe te zhardhokeve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e femijeve, me pergatitjen e lekures per veshje, etj., merrej gruaja, ndersa burri dilte per gjah ose merrej me pergatitjen e veglave te punes dhe te armeve. Gjuetia e kafsheve te medha, ne kushtet e nivelit te atehershem, primitiv te veglave te punes, mund te behej vetem ne menyre kolektive. Ne keto rrethana ajo ndihmoi shume ne forcimin e lidhjeve te brendshme midis anetareve te grupeve dhe se bashku me krijimin e lidhjeve te gjakut shpuri ne organizimin e bashkesise primitive.

Lindja e gjinise matriarkale

Paleoliti i larte eshte perfaqesuar shume me gjere. Vegla pune te kesaj periudhe jane zbuluar me shumice ne siperfaqen e stacionit te Xares (Xara II), ne shpellen e Shen Marines ne Bogas te Sarandes, ne shpellen e Konispolit, ne Kryegjate, ne Rreze te Dajtit dhe ne Gajtanin III, pra ne nje rreze te tille qe nenkupton shtrirjen e vendbanimeve te kesaj kohe ne pjesen me te madhe te territorit te Shqiperise. Keto materiale perbehen kryesisht nga vegla stralli te tipit aurinjacien, te nje pervoje me te perparuar teknike dhe me forma me te larmishme, kryesisht thika, kruese dhe gerryese. Se bashku me veglat prej stralli ne depoziten rreze Dajtit jane gjetur edhe disa vegla prej kocke, te cilat ne kete kohe marrin nje perdorim te gjere krahas persosjes se metejshme te punimit te strallit. Ne shtresen paleolitike te shpelles se Shen Marines perveç veglave te punes jane gjetur dhe gjurme zjarri, si dhe fosile kafshesh te pleistocenit te vone (capra ibex – dhi e eger), qe tregojne per nje faune te ngjashme me ate te paleolitit te mesem, gje qe eshte dhe e kuptueshme, pasi klima dhe ne kete kohe vazhdoi te ishte e ftohte dhe e lagesht si me pare.
Perparesi kane te dhenat qe jane zbuluar ne shtresen me te hershme te shpelles se Konispolit I, te datuar 26 370 vjet me pare, si nje seri veglash pune te pergatitura nga gur-stralli i bardhe me retush te varfer, kocka kafshesh te egra si edhe fare rrushi te eger dhe thjerreza te karbonizuara, te cilat jane tipike per Mesdheun Lindor paraneolitik.
Gjuetia e kafsheve te egra vazhdon edhe ne kete etape te fundit te zhvillimit paleolitik te vendit tone, te jete mjeti kryesor i sigurimit te ushqimit. Madje ne kete kohe persosen dhe me teper armet e gjuetise si dhe format e saj. Mbledhja e prodhimeve te gatshme, gjithashtu, mbetet nje nga menyrat e sigurimit te ushqimit te perditshem.
Gjate kesaj epoke perfundon procesi i gjate dhe i nderlikuar i antropogjenezes. Nga neandertali, me tipare ende shtazore, kalohet tani ne tipin e njeriut te sotem – homo sapiens.
Si rrjedhim i persosjes se veglave te punes prej stralli e kocke u rrit ndjeshem mundesia e sigurimit me me shumice te produkteve ushqimore, gje qe solli ndryshime dhe ne organizimin e bashkesise primitive.
Formohen tani grupe te qendrueshme njerezish te bashkuar jo vetem nga forma e perbashket e prodhimit, por edhe nga lidhjet e gjakut dhe nga origjina e tyre e perbashket. Gradualisht kalohet ne berthamen e pare te organizimit shoqeror, ne gjinine matriarkale. Ishte matriarkale, pasi gruaja luante rol te dores se pare ne ekonomi dhe ne jeten shoqerore te kesaj bashkesie gjinore. Forma kryesore e familjes ne kete gjini ishte martesa me grupe, prej se ciles origjina e femijeve percaktohej vetem nepermjet nenes.
Ne epoken e mezolitit (guri i mesem) 10 000 – 7 000 vjet p.e.re ndodhen ndryshime te medha ne floren dhe ne faunen e kontinentit, rrjedhimisht edhe ne territorin e Ballkanit. U zhduken te gjitha kafshet tipike te pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse nje pjese e kafsheve qe vazhduan te jetonin ndryshuan perhapjen gjeografike. Ne kushtet e reja gjeo-klimatike, njeriu i mezolitit filloi te kaloje nga ekonomia qe mbeshtetej ne gjuetine e mbledhjen e produkteve te gatshme, ne fillimet e bujqesise e te blegtorise primitive.
Epoka e mezolitit dallohet nga ajo e paleolitit edhe prej veglave te punes, te cilat jane bere nga ashkla stralli shume te vogla me forma te rregullta gjeometrike, si trekendesha, trapezoidale, ne forme segmenti etj., me permasa te vogla 4-6 cm, ndaj quhen mikrolite.
Ne territorin e Shqiperise vendbanime mezolitike jane zbuluar ne shpellen e Konispolit (Konispol II) dhe ne Kryegjate. Ne te dyja keto vendbanime veglat prej stralli jane te cilesise shume te mire, kane forma tipike mezolitike, me retush te imet te cilesise se larte. Ne Konispol ato jane datuar saktesisht ne vitet 8500 p.e.sone (ne baze te C14).
Me epoken mezolitike lidhet pjeserisht edhe vendbanimi i Vlushes (rrethi i Skraparit), ku jane zbuluar vegla stralli tipike mezolitike. Keto vegla jane gjetur se bashku me fragmente enesh shume primitive, fakt qe e daton Vlushen ne fillimet e epokes neolitike. Sidoqofte, ato i takojne nje kulture me tradita te forta mezolitike, dhe Vlusha perfaqeson nje kulture qe ve ne lidhje te drejtperdrejte epoken e mezolitit me fillimet e epokes se neolitit. Te marra se bashku, Konispoli II, Kryegjata dhe Vlusha, perbejne nje deshmi te rendesishme per formimin e kultures neolitike ne territorin e Shqiperise.

Filed in: Histori • Thursday, December 24th, 2009
 

Leave a Comment