Sundimi Osman
Shqiperia Nen Sundimin Osman
Historia e Shqiperise nen sundimin osman gjate shek. XVI-XVIII ka qene trajtuar, si pjese e trete e vellimit te pare te Historise se Shqiperise, botuar ne Tirane ne vitin 1959, shkruar nga nje grup autoresh. Ne vitin 1972 u botua si dispense (Pjesa III e vellimit te pare), tekst per studentet e universiteteve te vendit, e shkruar nga Selami Pulaha dhe Stavri Naci. Ne vitet 1983-1984, kur u botuan vellimet II, III dhe IV te Historise se Shqiperise, kjo pjese, ashtu si gjithe vellimi i pare, nuk u botua. Ajo u ruajt si doreshkrim ne Arkivin e Institutit te Historise dhe u vu ne perdorim te pedagogeve e te studiuesve. Ne kete botim te ri te Historise se popullit shqiptar, Shqiperia nen Perandorine Osmane gjate shek. XVI vitet 20 te shek. XIX perben pjesen e trete te vellimit te pare dhe eshte shkruar nga keta autore: Kreu I (1,2,4), Zhvillimi ekonomik i tokave shqiptare (shek. XVI mesi i shek. XVIII), dhe Kreu II, Zhvillimi politik i tokave shqiptare. Kryengritjet e armatosura (shek. XVI mesi i shek. XVIII), jane hartuar nga prof. dr. Selami Pulaha dhe jane redaktuar nga prof. dr. Petrika Thengjilli. Zona e cifligut (Kreu I/3) eshte shkruar nga prof. dr. Petrika Thengjilli. Kreu III, Ndryshimet ne strukturen fetare te popullit shqiptar. Perhapja e fese islame (shek. XV-XIX), eshte shkruar nga Ferit Duka. Kreu IV, Pashalleqet e medha shqiptare (1771-1831), eshte hartuar nga dr. Stavri Naci dhe eshte redaktuar nga prof. as. dr. Ferid Duka. Kreu V, Kultura dhe arsimi ne shek. XVI-XVIII eshte shkruar nga nje grup autoresh: Koha e perhapjes se fjaleve shqip, shqiptar dhe Shqiperi nga prof. Shaban Demiraj; Letersia shqipe ne shek. XVI-XVII dhe Letersia shqipe gjate shek. XVIII nga prof. dr. Jorgo Bulo; Arsimi dhe kultura ne qytetin e Voskopojes nga prof. Dhimiter Shuteriqi; Arkitektura ne shek. XV-XVIII nga prof. dr. Gjerak Karaiskaj; Artet figurative ne shek. XVI-XVIII nga Mustafa Arapi dhe Gazmend Muka. Per hartimin e Kreut III te kesaj pjese eshte pasur ne konsiderate ne menyre te vecante studimi i prof. dr. Muhamet Ternaves (Prishtine) Ndryshime ne strukturen fetare ne Kosove.
Zhvillimi Ekonomik i Tokave Shqiptare
Krahinat Malore te Vet Qeverisura Dhe Autonomiteti
Zona e Cifligut
Qytetet Shqiptare
Jeta Politike Ne Trojet Shqiptare , Kryengritjet e Armatosura
Kuvendet Shqiptare
Perhapja e Fese Islame
Pashalleqet e Medha Shqipetare
Pashalleku i Shkodres Nen Sundimin e Bushatllinjeve
Pashalleku i Janines Ne Vitet 1787-1812
Pashalleku i Shkodres Ne Vitet 1797-1812
Levizja Ne Shqiperine Jugore Per Vet Qeverisjen e Vendit
Levizja Per Vet Qeverisje Ne Shqiperine Veriore
Kultura Dhe Arsimi Ne Shek. XVI-XVIII