Buzet

Buzet

Sigurisht keni qene ne situate qe ta vendisni buzkuqin,dhe pak pas kohe ju eshte shperndare ne skajet e buzes!Shumica e femrave,kujdesin ndaj buzeve e lene mbas dore duke u perkujdesur me shume mbas trupit te tyre.Mos e beni dhe ju gabimin e njejte.

1.Nese pini duhanin,ndaloheni ate!Nga duhani krijohen rrudha te cilat do te shihen me vone edhe nese keni ndaluar duhanin.

2.Gjate rrezitjes ne diell,kur vendosni krem mbrojtes per trupin,shum lehte mund ti harroni buzet.Andaj perdorni balsam per to.

3.Buzet jane te sulmuara shum shpesh nga kanceri i lekures sepse nuk krijojne serum i pasur me vitamine E-e cila ndihmon ne mbrojtjen e lekures.Jo vetem se ndikon ne menyre preventive por edhe e zvogelojne plakjen e tyre.

4.Nese keni buze te drejta dhe te vrazhdeta,eshte normale qe ti eksfoloni,edhe pse nuk eshte ndonje rutine e duhur.Perdorni brush te bute,dhe asesi te mos harroni qe pas tertmanit te vendosni krem me ndikim hidrativ.Ndihmojne balsamet me glicerine.

5.Jeni kureshtar per shkelqim te buzeve me nje efekt voluminoz?Ne pergjithesi,keto shkelqyes buzesh funksionojne ne ate menyre te emel e iritojne siperfaqen e buzeve dhe sjell qe e njejta te rrjedh.Mund te paraqiten edhe efekte te padashura sic eshte djegia e buzeve.

6.Nese nuk jeni te kenaqur nga volumeni i buzeve,mbushja dermale eshte zgjidhja efikase.Mbushesit e rinj japin nje pamje natyrore te buzeve per dallim nga me te vjetrit,por efektet do te duken edhe me shume nese ato do te vendosen nga nje mjek me pervoje.

Buzet e kuqe nuk jane ne mode vetem ne dimer! Kete vit ne pranvere buzet femerore te theksuara do te perbejne nje nga rolet kryesor ne makiazh. Qe te kopjoni lukun qe pame ne pasarelat e Nina Ricci dhe Proenza Schouler, perhapni nje baze ne ngjyre natyrale dhe plotesojeni me me nje buzekuq te kuq mat. Nese doni te tregoni se jeni e nxire, perhapni pak puder ngjyre bronz tek mollezat tuaja.

Çfaredo lloj buzekuqi te erret qe te vini, qofte kafe apo i kuq, mire eshte qe ta vendosni me kujdes.
Me e mira qe mund te beni eshte qe te beni me pare konturin e buzeve qofte edhe ne gjithe siperfaqen e tyre, dhe pastaj duke pasur kete ngjyre si udhezues, perhapni buzekuqin tuaj.
Keshtu do te keni me siguri nje perfundim te duhur me kohezgjatje.
Nese mundeni, mire eshte te kufizoni ngjyrat e erreta dhe te theksuara tek syte tuaj, perderisa doni te theksoni gjithe makiazhin tek buzet tuaja.

Te zgjedhesh ngjyre: Asnjehere mos provo menjehere ne buzet e tua testerin, ate qe eshte per moster. Me mire ta provosh ne pjesen e brendeshme te gishtit tend, tek mollezat e gishtit, sepse ngjyra dhe ndjeshmeria aty ngjan shume me ate te buzeve te tua.

Ti japesh kohezgjatje buzekuqit tend: Perdor tek tek vija e formes se buzeve dhe ne gjithe siperfaqen e tyre nje laps ne te njejten ngjyre me buzekuqin, ose nje ne nje ngjyre natyrale. Hap me nje penel mjaft shtresa te lehta buzekuqi.

Buzet e tua te tregojne mishtore: Ne asnje menyre mos e bej konturin, vizen e buzeve me ngjyre te erret. Perfundimi eshte i eger dhe nuk te jep finece. Nese deshiron t’u japesh trashje ose fryrje buzeve qe te tregojne te lengshme, shtoju nje gloss te shkelqyes vetem ne qender te buzeve.

Te mos te rrjedhe glossi: Mundohu ti shmangesh perhapjes ne te gjithe siperfaqen e buzeve dhe sidomos ne cepat e jashtem dhe kaloje konturin e buzeve siper glossit me nje laps buzesh ne ngjyre natyrale

BUZe Te BUTA, Te PLOTA Asgje nuk vepron me teper joshese. Me disa hije te thjeshta mund te mbulohen edhe defektet me te vogla.
Meshkujt i pelqejne voluminoze: mbi kete formule te panderlikuar bazohet ideali i bukurise tek buzet e femrave. Kjo eshte madje e studiuar. Ne nje studim, shkencetare nga Universiteti Louisville SHBA ndryshuan ne ekran madhesine e buzeve te femrave. Dhe shikoni perfundimin: Femrat me buze te plota u perzgjodhen nga pjesemarresit meshkuj si me te bukurat.
Ndersa femrat kane preferenca te tjera. Ato i konsiderojne mjaft terheqes meshkujt me buze me permasa te ekuilibruara, as shume te holla e as shume te trasha.
Keshtu apo ashtu, buzet jane qendra e vemendjes ne fytyre. Per te qene optimal ne loje, nuk duhen patjeter buze perfekte, por vetem teknikat e duhura per t’i bere ato perfekte.

Biondeve me sy bojeqielli ose gri dhe nje ngjyre te hapur lekure u shkon veçanerisht i kuqi i buzeve me nuance te lehte bojeqielli.
Flokekuqet dhe brunet duhet te kujdesen per nje perqindje te lehte kafe. Nese lekura eshte shume roze, me mire hiqni dore nga tonet e verdha, kafe dhe portokalli. Me mire testojini ngjyrat ne driten e dites. Me ngjyren e buzeve te zgjedhur me kujdes dhe me nje laps te mire konturesh mund te korrigjoni disa gabime te vogla te formes se buzeve.

Keshille profesionistesh: bazen make-up ose kremin e dites me nuance, me mire mos e çoni deri ne konturin e buzeve. Keshtu i kuqi i buzeve qendron me gjate, dhe keni konture te pastra. Nese perdorni furçe per buzet, rezultati do te jete me i sakte sesa vetem me te kuq buzesh.

Dielli, era, ajri i thate nuk i ben aspak mire buzeve. Ato behen te ashpra.
Si program emergjence mund te perdorni nje balsam para gjumit. p.sh. me Dexpanthenol.
Lapsa te veçante trajtues dhe balsami furnizojne me yndyre dhe hidratim dhe parandalojne buzet e plasaritura. Ideal eshte trajtimi i buzeve me preparate qe permbajne vit A dhe e, Panthenol dhe allantoin. Kush vuan shpesh nga buzet e thata ose te inflamuara, duhet te sqaroje shkakun tek mjeku. Pas saj mund te qendroje nje semundje e lekures ose mungese me vit B. Zgjidhni ne te gjitha stinet trajtues per buzet me mbrojtje kunder diellit.
Lyerje perfekte
Me disa hije te thjeshta mbuloni defekte te vogla

Buze te holla
Me nje laps te hapur buzesh vijezoni kufirin me te jashtem te buzes, ku te vijezoni kendin e buzes plotesisht me laps konturesh. Si perfundim, vendosni te kuqin e buzeve. Me shume pershtaten te kuq buzesh ose shkelqyes te hapur.
Kane efekt zmadhues.

Buze te medha
Fillimisht pikturoni kendin e buzes me nje laps mbulues ne ngjyre te lekures. Vijezoni pikerisht konturet poshte pjeses se buzes dhe jo teresisht deri ne cepin e buzes. Me mire perdorni ngjyra pa shkelqim, te erreta – ato i bejne buzet te duken me te vogla.

Cep i rene i buzes
Fillimisht mbulojini me nje laps mbulues. Tani vendosni shkelqyes ne ngjyre te buzes ose ne ngjyre te te kuqit te buzes, duke lene cepin e jashtem te buzes. Ato theksojini me mire me nje vije te holle, e cila ngrihet disi. Si perfundim, vendosni te kuqin e buzeve.

Rrudhezat e buzeve
Tek to mund te grumbullohet make-up, i cili nuk duket aspak kendshem. Prandaj me pare perdorni pak hidratant. Me pas rrethoni buzet me nje laps konturesh, ne menyre qe ngjyra te mos perhapet edhe jashte buzes.
Ngjyrat shndritese si roze ose kajsi kane efekt te fresket dhe natyra!

Buza e siperme e holle, buza e poshtme e plote
Problemi me i shpeshte i buzeve. Mund te rregullohet duke konturuar vetem buzen e siperme ne pozicionin me te larte me nje vije. Buzen e poshtme mos e nenvijezoni. Si perfundim, vendosni te kuqin e buzeve.