Kepucet , Takat


Kepucet, nje pasion femeror

Dekoltete, cizmet e gjata dhe te shkurtra, takat e larta: keto jane tendencat e sezonit te ri dimeror. Komode, te ngrohta, seksi, ekstravagante, klasike ose supermoderne: ne sezonin vjeshte-dimer 2010 femrat do te kene me shume mundesi zgjedhjeje…

KePUCeT ME TAKA Te LARTA

Keto jane te perzgjedhurat per sezonin vjeshte-dimer 2010. Sipas stilisteve jane te persosura si per diten, edhe per naten, klasike dhe sportive. Kjo kategori kepucesh karakterizohet vecanerisht nga pjesa e siperme, e cila qendron e puthitur ne kembe, nderkohe qe lidheset japin shume finese. Kepucet me taka te larta, natyrisht ato te koleksionit te ri, jane te thjeshta, por dhe shume femerore. Ne fakt ngjajne pak me modelin prej lekure te ofruar nga Camper: jane me taka dhe viza horizontale bardhezi. Coccinelle, nje firme tjeter kepucesh, propozon nje model shume te vecante kamoshi ngjyre kafe, me nje dekorim tradicional dhe ne qafen e mbushur me rrathe. Marka shume e njohur Geox eshte fokusuar te takat shume te larta dhe punimet me thurje, qe i japin hijeshi kembeve te femres. Shume simpatike jane modelet e ofruara nga Janet & Janet. Kepucet e kesaj firme kane edhe nje pamje krejtesisht te vecante. Nero Giardini ka punuar me shume me klasiken dhe elegancen, pra per nje grup te caktuar njerezish, te cilet preferojne te veshin kepucet e tyre. Teper i kohes eshte edhe modeli Derby, qe diferencohet nga te tjeret nga pjesa e siperme. Te ky model mbizoteron punimi i lekures.

CIZMET E SHKURTRA

Ky model pershtatet me lloje te ndryshme veshjesh. Ato mund te duken bukur si me fund ashtu edhe me xhinse. Mund te fshihen nen pantallona pa krijuar ndonje problem, ndryshe nga c‘ndodh kur veshim cizme te gjata. Michel Klein vlereson shume modelin La Redoute, qe eshte shume seksi. Ky model ka take te larte e te holle dhe vjen duke u ngushtuar te kyci i kembes. Karakteristike e Camper jane shiritat, tokezat, mbertheckat si dhe lekura shumengjyreshe. Silla propozon nje stil shume me ekstravagant: theke shume te gjata dhe taka te larta te zbukuruara me gure te cmuar. San Frediano dhe Paciotti kane preferuar me shume stilin klasik, duke i dhene rendesi formave te rrumbullakosura dhe takave sa me komode. Tommy Hilfiger ka zgjedhur modelin e cizmeve te ngrohta, me mbyllje me zinxhir ne pjesen e perparme dhe pjesen e brendshme lekure.

TAKAT E LARTA DHE GOMA E TRASHE

Pasi i kane cmendur femrat gjate gjithe sezonit pranvere-vere, goma e trashe dhe e larte nuk mund te mungonte edhe ne modelet e dimrit. Ndoshta nuk jeni ne gjendje te levizni mbi taka te larta ose i konsideroni jo shume komode, vecanerisht nese do t‘ju duhet qe t‘i mbani ne kembe nga mengjesi deri ne mbremje, por ka nje menyre qe te mos e refuzoni lartesine dhe komoditetin. Lekure, gome te larte dhe ngjitura pas kembes: Camper propozon nje model komod dhe shume modern.

Nje tjeter firme e njohur eshte edhe Ruco Line, e cila ka disa modele: kepuce per femije, per meshkuj, kepuce tenisi, cizme dhe artikuj te tjere. Se bashku me ngjyrat e zakonshme spikatet edhe ajo pink, bluja marine, e kuqja, si dhe bluja e erret. Keto modele marrin pak ngjyrim romantik me ndonje qendisje, duke krijuar relieve te kendshme. Per te shmangur rreshqitjen ne kohet me shi eshte zgjedhur goma.

CIZMET E GJATA

cdo femer ka te preferuarat e saj: nen ose mbi gjunje, te sheshta ose me taka te larta, lekure ose kamoshi. Nuk mund te kete dimer pa cizme. Pasarelat parisiane kane risjelle moden e cizmeve te gjata mbi gjunje, pothuajse deri ne gjysmen e kofshes dhe njesh me kemben, por qe varen me shume edhe nga gjatesia e trupit. Coccinelle i ka realizuar ato me kamosh dhe me damare ne pjesen e siperme. Tommy Hilfiger ka kerkuar me shume ekstravagancen, duke shtuar edhe disa zinxhire mbi pjesen e kaviljes. Malìparmi ka zgjedhur modelet me thurje, por edhe lekuren me shkelqim. Michel Klein gjithashtu ka zgjedhur modelin klasik te tyre, krejtesisht te ngushta, pothuajse si geta.

Ne kete koleksion nuk mungojne edhe modelet klasike qe nuk u iken asnjehere koha, te ofruara si nga Camper, Geox, Nannini, Nero Giardini dhe San Frediano.

DEKOLTETE

Modelet me lekure te kuqe te ofruara nga Tommy Hilfiger jane jashtezakonisht te bukura. Qendismat mbi lekure krijojne efektin e xhinsit. Camper krijon forma te reja dhe shume origjinale, por mbi te gjitha edhe shik. Janet & Janet ka realizuar nje model klasik te perpunuar me shume thurje, ndersa Geox ka preferuar format kendore. Pura Lopez ka ndryshuar ‘fytyre‘, duke kaluar nga kepucet e lekures te ato te kamoshit.

Kepucet-obsesioni me i madh i grave

Shume libra jane shkruar per fascinimin e grave me kepuce, por fshehtesia asnjehere nuk u zbulua ne teresi. Ne listen e mistereve ne raportin grua-burre, kepucet zene vend te larte.
Burrat kurre s’do ta kuptojne lidhjen qe ekziston mes seciles pale te kepuceve dhe pronares se tyre, por as pohimet se gruaja kurre s’mund te kete teper shume kepuce. Kepucet jane nje prej zbulimeve me te hershme te njeriut, ndonese ne fillim ishin vetem konstrukte te keqija nga bari, lekura apo gezofi, te dedikuara per mbrojtjen e thembrave nga guret e mprehte apo te ftohtit.

Kepucet shpesh permenden edhe ne Bibel, ndersa vizatimet e kepuceve jane zbuluar edhe ne muret e tempujve egjiptiane dhe piramidat. Megjithate, vetem diku rreth vitit 1850 fillon qe te dallohet kepuca e djathte dhe e majte, sepse deri atehere shumica e kepucetareve benin kepuce te njejta per te dyja kembet.

Shpikja e kepuces se pare me take i pershkruhet Leonardo da Vinci. Kepucet me take ishin hit mes burrave te aristokracise evropiane, gje qe ka shpjegim shume te thjeshte. Ne atekohe kalerimi ishte pjese e jetes se perditshme, e takja pak me e larte mundesonte stabilitetin e kembeve ne yzengji. Macho-tipave te atehershem taket iu sherbenin qe te mbesin mbi shale. Meqe me kalerim kryesisht merreshin te pasurit, sepse varfanjaket gjate asaj kohe eshte dashur te punonin, taket shpejte u bene simbol i statusit, andaj kepucet per kalerim shpejte u rikthyen ne ato te perditshme. Burrat qe atekohe kujdeseshin per vete, shetisnin me take.

Martesa e Katerina Medicci dhe Dukes nga orleani ne vitin 1533 futi taket edhe ne moden e grave. c’eshte e verteta, nusja per martese porositi kepuce me take nga mjeshterit e njohur nga Firence te cilet ne atekohe ishin ‘ligj’. Kur nusja mbreterore shetiti ne kepucet e saj, ato u bene hit mej grave te aristokracise evropiane. Dhe keshtu filloi mania pas kepuceve me take…ne 20 vjetet e ardhshme perafersisht sa me i larte qe ishte statusi ne shoqeri, aq me te larta ishin taket.

Pastaj, Revolucioni francez, me shume ngjarje tjera po aq te rendesishme ndryshuan edh raportin ndaj kepuceve me take. Pernjehere u be e pahijshme te tregohet cfaredo gjesti fisnikerie: lartesia e takeve u zvogelua, e grate perseri u afruan me token.

Kah fundi i shekullit XIX, taket filluan te rikthehen ne mode, dhe qe nga ajo kohe vazhdimisht jane prezente. Nder vite, kepucet sidomos ato per gra merrnin gjithmone e me shume primatin ne kuptimin e modes, kultures dhe fenomenit, e sot ne shekullin XXI, kane edhe titullin e fetishit me te madh te grave. Sikur qe shumica e grave kurre nuk ka cfare te vesh apo kurre nuk eshte mjaft e dobet, ashtu kurre nuk ka mjaft kepuce.

Italianet te paret kuptuan nevojen e madhe per posedim te kepuceve te mira, andaj kepucet italiane edhe sot konsiderohen me kualitativet ne bote. Shumica e grave do te jepte edhe paret e fundit per nje pale kepuce qe i lene pa fryme. Kepucet per gra kane fuqi magjike, sikur ajo e qelqte e cila i ndihmoi te Perhitures qe ta kthen princin e vete. Pike e dobet jane kepucet me take te larta. Ketu nuk ndryshon asgje as fakti se madje 43 per qind e grave shkaku i takeve se paku ne here ne jete ka marre lendime te lehta ndersa 8 per qind e tyre thyerje serioze. eshte interesant edhe e dhena nga nje studim amerikan se nje grua mesatare ¼ e kepuceve te saj i mbath vetem nje here ne jete, si dhe qe 13 per qind e grave i fshehin kepucet e reja nga partneri i tyre. Per t’iu ikur ligjeratave.

Andaj sherbehen me arsyetime te ndryshme: i sjellin ne shtepi kepucet pa kuti dhe akuzojne burrat se ‘kurre asgje nuk verejne’ andaj nuk e di se ne fakt keto jane kepuce te vjetra.

Duke u perpjekur te kuptojne kete fascinim te grave disa perkujtojne se blerja e rrobave te reja si te jete e pakendshme nese konstatohet se gruaja eshte trashe dhe numri i sak i konfeksionit s’e ze.

Megjithate kepucet, ‘nuk pyesin’ per kilograme as moshe dhe gjithmone duken mire.

Takat e larta stervisin muskujt

Takat e larta jo vetem te tregojne me te gjate, por ndihmojne edhe per te bere gjimnastike.
Nje kerkim italian drejtuar nga urologia Maria Cerruto ne Universitetin e Verones ka treguar se kepucet me taka stervisin muskujt pelvik. Sipas kerkimit me kembe ne toke eshte matur prodhimi i aktivitetit te muskujve pelvik, me nje kend prej 15 grad, e cila korrespondon me nje take te gjate prej 7 cm, dhe nxorri perfundimin se jep potencial muskujve. Nje lloj stervitjeje e paditur e cila lejon rritjen e kenaqesise. Qellimi i kerkimit thote profesoresha eshte te kuptojme strukturen e kaviljes pa krijuar probleme ne kolonen vertebrale.