Fytyra Kozmetika
Kosmetiket me baze aloe vera jane te shendetshme per te gjitha llojet e lekures. E ashtuquajtura lulja e “mrekullise” aloe vera eshte njohur dhe perdorur qe ne kohen e babilonasve.
Te mirat e saj kurative jane me te vertet shume te mira, sa mund te quhet mbreteresha e luleve mjekesore. Xheli qe permbajne gjethet e saj eshte nje koncentrat i cili sherben per te rigjeneruar, hidratuar, ushqyer, inti-inflamatore, kundraplakjes, eshte nje minier shendeti dhe bukurie. Persa i perket perdorimit se aloe vera ne fushen e kozmetikes, keni vetem se cilen te zgjidhni. Kremera solar, lares fytyre, maska etj. Por edhe pa kaluar ne parfumeri mund ta shfrytezoni kete lule. Nese keni nje ne kopshtin tuaj, mjafton te merrni nje maje gjetheje, ta prisni dhe xhelin qe del prej saj ta perdorni direkt ne lekure. Eshte nje maske shume e mire hidratuese per fytyren, xhel ushqyes per duart etj. Edhe pse e bere vet ne shtepi, ashtu si 2000 vjet me pare, mbetet nje lule magjike e nenes natyre.
Xheli qe fshin te gjitha njollat e lekures
Deri pak kohe me pare per te eleminuar shenjat nga fytyra, ishin vetem lazerat, te cilet kishin disavantazhin te linin shenja te tjera te papelqyeshme.
Tashme, vjen nje kure e re e cila eleminon lehtesisht lezionet. Behet fjale per nje xhel me baze diklofenil, nje antinflamatore i fuqishem i cili aplikohet dy here ne dite per te pakten tre muaj. Produkti nuk shkakton irritacione te pergjitheshme dhe nuk ka efekte anesore, por duhet indikuar nga specialisti. Xheli mund te perdoret per te gjitha format e keratoses, por mbi te gjitha kur njollat jane te shumta dhe te shtrira edhe ne zona te trupit. Momenti i duhur per te filluar kete kure eshte perpara se te ekspozoheni ne diell.
Kozmetika bimore
Tendencat e modes jane te ashtuquajturat vajzat ‘uje e sapun’. Vajzat natyrale, origjinale ne bukurine e tyre. Kjo sepse kujdesen per lekuren me fruta, kos, dhe bime, te cilat i pergatisin vete, (ne kushte higjienike te larta) dhe me pas i vene si maska ne te gjithe fytyren.
Behet fjale per receta antike, qe jane perdorur prej shekujsh. Pergatiten ne shtepi, dhe mbahen ne frigorifer. Vajza ‘uje e sapun’, nuk iken asnjehere nga moda, mjafton nje e krehur e lehte, dy molleza roze, nje shnderrites ne buze dhe u be. Sot mund te behesh vertet nje e tille, pa gjel, llak, tualet, vetem uje e sapun. Mjaft me me kremra qe duken se jane projekt i ardhur nga NASA, vajza ‘nature’, ve ne fytyre kos, dhe i çel floket me limon, pergatit masken me futa te thata si bajame. Rikuperon recetat e gjyshes, dhe tonet i pergatit me te bimet e kopshtit, anticelulit i paster. Pas mesimeve te ekologjise dhe konsumit etik, jeta natyrale, dhe shpenzimet biologjike, jane ne radhen e pare te kozmetikes se bere ne shtepi. Natyre 100%. Fruta minerale, bime, te vena direkt ne fytyre. Me pare qerohen, shtypen me vaj. E gjithe kjo pergatitet ne kuzhine, ne nje grires frutash. Molla mund te jete nje oksidues i mire. Me nje kos dhe nje luge mjalte, mund te merret nje qumesht i ekuilibruar per fytyren.
Beni makiazhin sipas ngjyres se lekures
Shpesh bukuria ka pak te beje me gjenetiken dhe gjithçka duhet per te patur nje bukuri natyrore te lindur jane disa ide kyçe per perdorimin e toneve sipas ngjyres se lekures .
Makiazhi natyror, ben qe te jesh prape ti, por pak me e mire. Por nese mendoni se makiazhet natyrore jane vetem tre nuanca te lehta te kafes, jeni te gabuar. Kjo nuk eshte Shpesh bukuria ka pak te beje me gjenetiken dhe gjithçka duhet per te patur nje bukuri natyrore te lindur jane disa ide kyçe per perdorimin e toneve sipas ngjyres se lekures .
Lekurat e zbehta duken mjaft mire me hije te kuqe, tonet ne ngjyre ulliri behen te gjalla me nuanca te kafes, ndersa zeshkanet behen natyrore me portokalline dhe kafen. Per nje look delikat e dinamik vendosni nje ngjyre kremoze, transparente tek syte, buzet dhe mollezat. ngjyre kremoze, transparente tek syte, buzet dhe mollezat.
Drite hene ne mbremje
Per t’u dukur natyrale, por jo te shpelare ne mbremje duhet te rrisni intensitetin e makiazhit tuaj. Dhe qe te ndryshoni look nuk eshte e nevojshme te harxhoni ore te tera. Vendosni pak ton ne molleza, pak me shume ngjyre perreth syve dhe nje buzekuq te lengshem ne buze. Beni kujdes te theksoni qerpiket, vetullat dhe linjen e syrit. Ngjyra e forte e buzeve eshte prekja e fundit per t’u dukur me shume shkelqim dhe te gatshem per t’u perballur me mbremjen qe ju pret.
Si mund te arrihet ky look?
Nese keni lekure te zbehte. Gjate dites. Ngjyra qe keshillohet per lekure te zbehte eshte e kuqja, por edhe kjo ne tonalitete me te lehta te saj. Per ta zbutur edhe me shume tonin e kuq ne fytyre, pas vendosjes, mund te kryhet perhapja me gishta. Nje rimel i mire voluminoz do ta fshihte lodhjen nga fytyra juaj. Guida me qarte per nje look natyral, eshte te mendoni ngjyrat e mollezave kur skuqeni apo te buzeve kur i kafshoni
Gjate nates
Syte jane ne rolin kryesor mbremjeve, prandaj perveç vijes se siperme qe duhet theksuar me rimel ose me laps, duhet theksuar dhe vija e brendshme. Dhe pastaj nje perdorim tjeter i rimelit dhe nje fryrje e buzeve me me shume buzekuq te shndritshem.
Nese keni nje lekure ngjyre ulliri
Gjate dites. Kjo lloj lekure rrezikon te duket pak e fryre, por nese perzihet me ngjyra te buta te kafes qe hijezon syte dhe mollezat, fytyra juaj do te duket e fresket e vezulluese. Gjallerojini syte me pak roze te lehte, theksojini qerpiket dhe vetullat. Po te njejtat tone perdorni edhe per buzet, por mos harroni t’i ndriçoni ato.
Gjate nates
Vetulla te theksuara, qerpike te trashe te zinj dhe molleza te ndriçuara, eshte e gjithe armatura ekstra qe ju duhet per look-un tuaj ne mbremje. Dy deri ne tre here lyeni me te kuqin natyror buzet dhe jeni gati per te dale.
Nese keni lekure te zeshket
Lekura e zeshket zbukurohet nga nje spekter ngjyrash te kafes dhe portokallise. Perhapni nje ngjyre te bronxte te lehte perreth syve te lyer mire me rimel e penel. Perdorni duart per pudren e portokallte mbi molleza ne pjesen me te ngritur te tyre dhe e gjitha perfundon me nje te buzekuq ne ngjyre kafe me shkelqim.
Gjate nates
Jepini tone te zbehta mollezave dhe pastaj mund te manovroni me lehte me syte e buzet. Mund te perdorni nje ton sysh portokalli, nje laps te zi qe te theksoje formen e syrit. Rimeli perdoret dy here, njehere ne fillim e njehere ne fund te makiazhit. Perfundoni perseri me te kuq me shkelqim tek buzet.
Pucrat në fytyre, 11 keshilla te perditshme nga mjeket
Aknet jane semundje e mirrefillte e lekures dhe si e tille duhet kuruar. Ne estetike ky fenomen quhet lulezim. Trajtat e akneve ndryshojne dhe variojne nga karakteristikat dhe permasat.
Aknet jane semundje e mirrefillte e lekures dhe si e tille duhet kuruar. Ne estetike ky fenomen quhet “lulezim”. Trajtat e akneve ndryshojne dhe variojne nga karakteristikat dhe permasat. Ato mund te shfaqen ne moshen puberale, por nuk jane te pakta rastet e shfaqjes se tyre edhe ne moshat adulte, here-here edhe tek grate ne fillim te menopauzes. Kjo dermatoze mund te shfaqet vete, krejt papritur dhe po keshtu mund te zhduket. Terapite korrektuese te akneve ndihmojne zonen problematike per te eliminuar aknet e dukshme dhe per te parandaluar aknet e reja. Gjithashtu ndihmon ne rigjenerimin e lekures, pasi ne disa raste rrezikon te mbetet me shenja te thella. Vec shenjave, ky komplikim provokon edhe shqetesime psikologjike, sepse ne menyre te vecante shfaqet ne lekuren e fytyres dhe kjo parehati te krijon stimulim. Keto pasoja e bejne te domosdoshme nderhyrjen. Shkaqet kryesore jane faktoret genetike, faktoret psikologjike (situatat e stresit emotiv), veshtiresite ne tretje, perdorimi i kozmetikes se papershtatshme, fluksi hormonal, ushqyerja e keqe yndyrnat, salcat pikante, dieta e varfer ne perime.
Etapat
Faza fillestare: Karakterizohet nga pikat e zeza (komendonet), te cilat sherbejne si tapa qe bllokojne daljen jashte te sekrecioneve. Rezultati eshte nje reliev i cili i detyrohet ketij sekrecioni, qe nuk mund te shkarkohet dhe grumbullohet duke shkaktuar aknet. Ky eshte efekt i hiperprodhimit te qelbit nen fluksin hormonal.
Faza e dyte: Krijohet inflamacion lokal i perbere nga koloni bakteriesh.
Faza e trete: Quhet Nodulicistet. Ketu krijohen pikerisht nodule qe jane shume me te veshtira se pucrat dhe per me teper lene shenja te paevitueshme ne lekure. Ne moshen adulte mund te shfaqen aknet e perskuqura vecanerisht tek konsumatoret e duhanit.
Kur formohen
Gjate adoleshences fluksi i hormoneve arrin deri ne, superprodhim dhe ne rastet me te shpeshta mosbalancimi i tyre eshte njeri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen ne folikul (shtrati i qimes). Yndyra krijon nje substance qe quhet Sebo i cili shtohet ne lekuren e fytyres duke dale nga folikuli ne siperfaqe te lekures. Ne zonen e folikules ku ndodhet qelbi zhvillohen bakterie, te cilat clirojne kimikate qe stimulojne inflamim dhe hapjen e folikules. Qelbi dhe bakteriet shkaktojne skuqjen e lekures. eshte e domosdoshme te egzaminohen. Nuk duhet pritur te zhduken vete, sepse lene shenja te dukshme ne lekure. Meshkujt me kete problem duhet te bejne kujdes ne perzgjedhjen e aksesoreve te rrojes dhe produkteve ne menyre qe ato te jene sa me te pershtatshme dhe cilesore. Makinat e rrojes duhen perdorur me delikatese. Terapite me antibiotike si tetraciklina, eritromicina etj. keshillohen per raste te renda, sidomos kur shperndarja e tyre perfshin vec fytyres, shpinen dhe kraharorin. Antibiotiket orale reduktojne bakteriet ne folikul dhe ulin skuqjet, por gjate ketyre terapive shume femra rrezikohen nga infeksionet vaginale. Ne kete rast nderpritet kura. Ekspozimet ne diell mund t’i maskojne aknet, por perfitimet jane te perkoheshme. Mania e “pjekjes ne diell” eshte me pasoja.
Keshilla
1.Mos nderhyni me duar ne pucra ose pika te zeza, sepse jane shenja inflamacioni. Shtypja eshte e rrezikshme nese nderhyrja behet ne menyre te gabuar. Kjo lloj traume nuk ben tjeter vecse perkeqeson gjendjen e lekures.
2.Trajtoni fytyren me produkte cilesore me perberes organike si: kamomil, kamfor, kalendula etj
3.Lani duart perpara aplikimit.
4.Zgjidhni kozmetike profesionale.
5.Evitoni Fast-Food-et dhe ushqimet e skuqura, jane armiq te betuar te lekures.
6.Perdorni fruta e ushqime te fresketa.
7.Merrni vitamina A, C, E.
8.Mos perdorni sapune kunder yndyres. Ne keto raste gjendrat reagojne duke prodhuar yndyre ne sasi.
9.Perdorni drithera, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti
10.Pini shume uje (pa gaz). eshte menyra me e mire per te hidratuar lekuren.
11.Kujdes nga floket e gjate. Ne kushtet e nje higjene te keqe ato mund te jene bartes bakteriesh dhe ne kontakt me lekuren keqesojne gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.
Pas moshes 12 vjec nisin shqetesimet
Sipas specialisteve, 12 vjecc eshte zakonisht mosha ne te cilen nisin te shfaqen aknet e para. Ne te gjitha rastet ato duhet te kontrollohen nga mjeke estetiste, per te kuptuar nese lekura eshte problematike apo nese keto puccra jane te moshes. Rekomandohet qe 3 vitamina nuk duhet te mungojne asnjehere ne dieten e perditshme te ccdo njeriu, e mbi te gjitha tek te gjitha femrat apo meshkujt qe kane probleme me puccrat ne fytyre. Behet fjale per vitaminat A, E dhe C. Po tri eshte edhe numri I bimeve qe duhet te perdoren rregullisht nga te gjithe personat qe kane probleme me puccrat ne fytyre, kamomilin, kalendula dhe kamfor.
Pastrimi I fytyres ne disa seanca
eshte e rendesishme te personalizohet trajtimi i cili kalon permes disa seancave. Keto seanca percaktohen qe ne takimin e pare me klienten. Terapine ne Institut e merr persiper plotesisht specialisti-estet, ndersa terapine e pavarur ne shtepi, vete klienti. eshte e rendesishme te dihet se terapia e pavarur nxit efektin e terapise ne Institut, keshtu eshte konceptuar. Kjo terapi eshte e vendosur ne nje sistem seti dhe quhet Terapi Korrektuese. Ne fillim te terapise mund te operohet me seanca sulmi e me pas periodikisht ne rend te perjavshem. Ne rastet kritike aplikohen deri ne 10 seanca.
Grate shtatzana, si te veprojne
Lekura nuk ndricon me si me pare, por efekti mat i jep shkelqim natyral. Pas terapise mbeten gjurme te lehta ne lekure, te cilat ndihmohen nga nje krem i posacem riparues dhe balancues njekohesisht. Kesaj terapie nuk mund t’i nenshtrohemi ne cdo stine te vitit. Grate shtatzana perjashtohen nga terapia. Gjate terapise nuk mund te marrim seanca solari apo te perdorim produkte te cfaredoshme. Sipas instruksioneve te gjitha produktet qe I vihen fytyres duhet te penetrojne ne thellesi te lekures, ne saje te perberjes se tyre organike. Ato balancojne superprodhimin e yndyres dhe qetesojne aknet.
70 % e personave me akne, nuk kurohen
Aknet: nje shqetesim qe prek me shume se sa 5 per qind te te rinjeve ndermjet moshes 14 dhe 19 vjecare te te dy sekseve. Por ky eshte nje problem qe mund te paraqitet dhe ne moshen e rritur dhe pse me nje frekuence me te vogel (rreth 10 per qind e grave nga mosha 30 deri ne 35 vjec). Mund te ndodhe gjate nje periudhe stresi psikofizik. Por jo vetem kaq: pucrrat jane rezultat i nje cekuilibrimi te forte hormonal qe eshte tipik per disa faza te jetes femerore sic eshte puberteti, shtatzania dhe menopauza. Shume shpesh egziston tendenca per ta nenvleftesuar kete problem. Ne te vertete nje kerkim i studiuesve amerikane thone se 70 per qind e personave nuk marrin asnje lloj kure.
