Moda Mbas Luftes
Moda, si ndryshoi pas Luftes se II Boterore
Afersisht 70 vjet me pare, Lufta e Dyte Boterore transformoi jetet e miliona njerezve. Nje nga aspektet qe u ndikuan nga lufta, ishte dhe moda e veshjes tek femrat.
Per here te pare, uniforma ushtarake u pa si nje tendence moderne ne veshjet e kohes, e kushtezuar kjo nga shtrenjtesia e veshjeve, dhe nga rekrutimi i nje numri te madh femrash ne ushtri.
Lufta e Dyte Boterore pati nje ndikim direkt mbi moden. Grate qe punonin ne ushtri, kishin uniforma perkatese gjate oreve te tyre te punes. Ne Shtetet e Bashkuara, me shume se 15 mije gra sherbyen ne forcat e armatosura. Ato punonin ne sektore qe kerkonin aftesi te larta teknike, si mekanike apo operatore ne lidhjet radiofonike.
Beatrice Behlen eshte kuratore e modes dhe arteve dekorative ne Muzeun e Londres. Ajo thote: Kishte mjaft njerez qe vishnin uniforme, dhe kjo mendoj beri qe uniforma te kishte ndikim. Nese do te lidhnit uniformen me burrat qe e vishnin ate, patjeter qe ata mendojne se ishte me maskuline. Por, gjate Luftes se Dyte, faktikisht pati shume femra te cilat vishnin uniforme gjate gjithe kohes.
U desh kohe qe publiku te pranonte idene e grave me uniforme. Por, ne vitet 1940 veshja ushtarake e gjeti veten ne paraqitjen moderne te kohes. Ne Britanine e Madhe, me shume se 1 milion gra iu bashkuan Sherbimit Vullnetar te Grave, i formuar per te mbeshtetur mbrojtjen civile. Disa prej uniformave te tyre mbahen ende ne Muzeun e Londres.
Gjate luftes, ne Britani kishte mungesa te theksuara te materialit per prodhimin e per mos te lejuar mbylljen e fabrikave, qeveria paraqiti rrobat praktike ne 1941-shin. Behlem shpjegon:
Prodhuesit nisen te vendosin rregulla. Ata nuk lejuan me shume se dy kostume, jo me shume se kater pala, dhe jo me shume se 5 kopsa ne nje veshje. Dhe per kostumet e grave, p.sh., nuk lejohej me nje rrip qe ekzistonte dikur tek jeleket e kostumeve te tyre. Gjithashtu, nuk lejoheshin kopsa ne fund te mengeve, dhe ato do te pervisheshin si pantallonat.
Fabrikat qe i respektuan keto rregulla vendosnin nje etikete ku shkruhej, CC41. Gjithashtu, Behlem tregon se si dukej nje veshje e asaj kohe qe kishte vetem dy xhepa, nuk lejohej me shume se dy. Kishte 4 kopsa, kur duhej te perdoreshin 6, por lejohej vetem 4. Dhe kishte nje detaj mjaft te kendshem tek fundet e grave, ku lejoheshin vetem tri pala dhe kater ishin maksimumi.
Por, mungesa e veshjeve solli dhe rritjen e çmimit te tyre. Qeveria britanike ishte e shqetesuar se me rritjen e çmimit, jo çdokush do te kishte mundesine qe te perballonte pajisjen me veshjet e duhura.
Keshtu, vendosja e regjimit te pajisjes me veshje ne baze te triskes, hyri ne fuqi ne qershor te 1941-shit.
Behlen thote se Çdohere qe ju blinit diçka per te veshur, ju duhet te paraqisnit kuponet perkates. Nje person kishte 66 kupone per nje vit, por me pas dhe kjo shifer u pakesua. Per kostumet e burrave, duheshin 16 kupone, per kostumet e grave ishte diçka me pak, dhe po keshtu per kostumet e femijeve.
Megjithate, perdorimi i kuponeve nuk mund te mbulonte pajisjen e personave me veshjet e duhura, ndaj, njerezit, krahas triskes vazhdonin te paguanin para per te blere rrobat.
Lufta, gjithashtu, ndikoi dhe ne mbarevajtjen e industrise se modes. Gjate pushtimit nazist, Parisi, kryeqyteti i modes boterore, nuk ishte ne gjendje qe te mbante standardet e dikurshme.
Behlen thote se kjo ishte nje kohe e mire per Ameriken, e cila kishte stiliste mjaft te mire ne veshjet sportive dhe te perditshme si p.sh. Claire McCardell.
Ky ishte nje moment shume i mire per moden amerikane qe mos te ndikohej nga moda europiane, dhe te kishin shitje mjaft te mira. Por, mbas luftes, Parisi serish u kthye ne kryeqendren e modes; gjithsesi, mendoj se lufta e ndihmoi shume industrine amerikane te modes qe te fuqizohej, – thote Beatrice Behlen
