Parfumet
Kujdes nga parfumet ne vere!
Meqe vera eshte edhe stina me delikate per sa i perket lekures, per te shmangur plotesisht acarimin e saj, dermatologet keshillojne zonat e duhura se ku duhet vendosur
Joshja dhe vemendja per te terhequr njerezit qe na rrethojne eshte ndoshta edhe arsyeja kryesore se perse ata, e sidomos femrat i perdorin kaq shume parfumet sot. Qe nga Egjipti i lashte, ku mendohet se lindi parfumi (per te nderuar Perendite) e deri ne shekullin e 17-18-te, kur Parisi u be kryeqendra e modes ne Evrope, industria e zhvillimit te ketij produkti mori nje hov te paimagjinueshem. Aktualisht, Franca eshte vendi me i njohur ne bote ku prodhohen markat me te njohura te parfumeve si “Christian Dior”, “Charles Jourdan”, “Givenchy”, “Chanel”, “Yves St. Laurent” etj., duke e bere kete industri nje hallke shume te rendesishme ne biznesin nderkombetar. Por megjithese femrat dhe meshkujt e perdorin parfumin ne çdo kohe dhe vend e pavend, dermatologet keshillojne zonat e duhura se ku duhet vendosur ai, ne kete stine te nxehte dhe shume delikate per lekuren. Keshtu me deshiren per diell, det dhe ajer te paster, lind edhe deshira per t‘i kushtuar trupit me shume perkujdesje. Netet e nxehta, trupat e nxire dhe veshjet ekstravagante te zgjojne pasionin per ta perkedhelur trupin me aroma te kendshme dhe joshese. Por pavaresisht deshirave, eshte e rendesishme te frenohemi, duke menduar per rrezikun qe mund te shkaktojne, duke e hedhur ate ne vendet me pak te pershtatshme. Dihet qe vera eshte edhe stina me delikate per lekuren, ndaj hedhja e parfumit ne keto zona delikate dhe ekspozimi ndaj rrezeve te diellit mund te shkaktojne reaksione nga me te ndryshmet. Per shume njerez, vendi i preferuar per ta vendosur ate jane kyçet e dores, edhe pse pas larjes se duarve, apo futjes ne det, aroma mund te zhduket lehte. Atehere lind pyetja se ç‘duhet te bejme per te pasur nje arome qe zgjat per shume kohe ne trup, ku duhet ta vendosim? eshte fare e thjeshte. Mjafton ta hedhim parfumin ne zona te tjera per te shmangur qe aroma te largohet dhe te behet e pandjeshme. Megjithate, edhe ne kete rast, nuk eshte kaq e thjeshte, sepse pasi kemi zgjedhur vendin na duhet te zgjedhim edhe parfumin, ku zakonisht preferohen aroma shume te lehta qe parfumojne lekuren dhe veshjet te cilat garantojne nje efekt hidratues dhe zbutes. Nja arsye tjeter per te shmangur mbidozat e parfumit eshte homogjeniteti dhe ruajtja e ngjyres se plazhit. Alkooli qe permbajne parfumet ne fakt e ben lekuren me te ndjeshme ndaj diellit ndaj per kete arsye eshte shume mire qe te perdorim parfume qe nuk permbajne alkool. Zakonisht, ata nuk permbajne substanca fotosensibilizuese, te cilat te ekspozuara ne drite te forte mund te shkaktojne acarime dhe djegie, por edhe mund te njollosin lekuren, pikerisht ne vendet ku eshte hedhur. Ja disa nga vendet me te rendesishme qe mjeket keshillojne per te vendosur parfumet.
Lekura
Zakonisht pas dushit, kur lekura eshte shpelare me uje te ngrohte dhe poret jane hapur, eshte mire qe te hidhet parfum. Nje lekure ne kete gjendje garanton nje qendrueshmeri me te larte te aromes se tij. Dermatologet theksojne edhe se perdorimi i parfumeve apo produkteve te tjere aromatike gjate ciklit menstrual dhe femrave qe vuajne nga migrena duhet shmangur patjeter, pasi ky çon drejt dhimbjeve te forta te kokes. Sipas tyre, nese hidhet mbi lekure parfumi mund te provokoje mbi lekure disa irritime te lehta. Kjo ndodh nese ke nje epiderme shume te ndjeshme. Me te shpeshta ne fakt jane njollat qe shkaktohen nese pasi ke hedhur parfum ben banjo dielli ose nje seance solari”. “Kur ndiejme nje parfum, miliona receptore te qelizave te aparatit te nuhatjes transmetojne impulset e tyre ne tru, i cili i interpreton dhe vendos se cilat aroma na pelqejne”,- shpjegojne dermatologet. “Por hapesira ndermjet nje stimuli te thjeshte dhe dhembjes eshte shume e ngushte dhe mjafton pak per ta kapercyer. Kjo ndodh per shembull, kur nje arome eshte shume e forte, ose nese nuhaten shume parfume njeri pas tjetrit. Atehere ndodh te provokohen dhimbje koke, deri ne te vjella. Ne te kundert, nese perdoren ne sasine e duhur, disa esenca kane aftesine te largojne migrenen. Nder keto, livanda, mentja dhe trendafili”. Si perfundim mos harroni, se edhe pse parfumi eshte nje element me shume per te theksuar elegancen, asnjehere nuk duhet vendosur ne faqe, balle apo mbi veshje pavaresisht mbremjeve speciale per ku jeni nisur.
Pas veshit
Lekura eshte shume e holle ne kete pjese te trupit dhe pershkohet nga shume kapilare siperfaqesore, keshtu qe edhe temperatura duke qene me e larte se ne pika te tjera te trupit, garanton qendrueshmerine aromes. Parfumi duhet te hidhet ne lartesine e lobit, aty ku mbaron kocka dhe fillon buleza.
Pas gjunjeve
Per femrat qe deshirojne ta mbulojne te gjithe trupin me parfum eshte e rendesishme te dine se pas gjunjeve, lekura eshte me e bute. Edhe ketu prania e nje numri te madh kapilaresh gjaku, i jep lekures temperaturen e duhur per te perthithur esencen e parfumit. Por pikerisht se eshte e ndjeshme, lekura e kesaj zone preferon parfumet delikate. Ideale, sepse jane te lehta dhe me pak agresive,deodorandet apo kolonjat pa alkool dhe vajrat esenciale aromatike qe jane delikate dhe pershtaten me natyren e kesaj pjese te lekures.
Ne qafe
Vendi i preferuar per vendosjen e parfumit eshte edhe pjesa poshte qafes. Hedhja e disa pikave ne qafe ben pjese tek zgjedhjet shume te mira. Aty ajrimi i lekures eshte shume i madh, ndersa qarkullimi i gjakut siperfaqesor, cilesi keto qe garantojne qendrueshmeri me te madhe te parfumit. Dermatologet keshillojne qe ai te vendoset atu ku mbarojne floket, pasi esencat e parfumuara i thajne floket dhe i dobesojne shume fibrat
Ne shpine
eshte nje pjese e rendesishme dhe strategjike per te hedhur parfumin, sidomos gjate veres, kur vishen fustane ekstravagante dhe dekolte, qe zbulojne shume pjese te trupit. Femrat qe zakonisht perdorin parfume te cilat permbajne shume alkool duhet te sprucojne ne shpine mes shpatullave, ku aroma reziston me teper. Ndersa parfumet me arome me te lehte mund te aplikohen ne fund te kurrizit poshte pa shkaktuar acarimin e lekures
Ne gjoks
Ne kete zone nuk jane shume te keshillueshme parfumet me perqendrime te medha vajrash esenciale dhe alkoolesh, pasi ajo eshte shume delikate per te shkaktuar alergji. Do te ishte mire qe te hidhnit disa pika parfumi ne mes te gjoksit, por pa e ekzagjeruar. Mire do te ishte te perdornit flagranca te thata, apo aroma shume te lehta.
Parfumet, biznesi me arome miliardash
Edhe pse permban vetem pak mililitra, cmimi eshte marramendes, sepse brenda tij gjenden 26 mije petale trendafili nga Taifi, qe kushtojne 27 mije euro kilogrami dhe esenca e drurit te rralle te hud-it. Ky eshte parfumi i krijuar me porosi dhe ekskluzivisht (15 litra ne vit) per sovranin e Arabise Saudite. Por me i shtrenjti ne bote eshte ai i krijuar nga Clive Christian per sulltanin e Burneit dhe manjatin rus, Roman Abramovic.
Nr. 1 Artwork Edition kushton 170 mije euro per 500 mililitra.
Ai permban nje nder bimet me te rralla ne bote te familjes Zingiberacee dhe lule jasemini. Vec te tjerash, me nje pamje qe te merr ne qafe: tape floriri, e zbukuruar perreth me gure diamantesh. Sipas statistikave, edhe atehere kur kerkesat nuk jane shume te medha, ne treg hidhen dy lloj parfumesh ne dite, ose rreth 700 ne vit, perfshi ketu parfumet artizanale dhe ato qe prodhohen nga shtepite me te medha te modes. Me pak fjale, nje person ne njezete, sot do te preferonte te kishte nje parfum te tijin, personal dhe te vecante, njelloj si nje veshje. Per shume prej specialisteve te nuhatjes, parfumi eshte si nje lloj pasaporte qe secili prej nesh e perdor per te kompletuar me mire ndjesite joshese, sidomos ne marredheniet sociale dhe seksuale. Ne kete vale deshirash te cmendura, ku cdokush kerkon te kete aromen e tij personale, industria e modes ka menduar qe se shpejti te hedhe ne treg parfume te reja, ku formula do te pergatitet sipas deshires dhe ekskluzivisht per klientet. Kurse cmimet variojne nga 1500 deri ne 5000 euro. Nga ana tjeter, pervec firmave te njohura, ne bote ekzistojne edhe magjistare aromash, si francezi Bertrand Duchaufour, i cili ka krijuar parfume me porosi per yjet e spektaklit, politikanet dhe bankieret: nga Catherine Deneuve tek Isabelle Adjani, nga Francois Mitterrand te Karl Lagerfeld, mes te cileve edhe Alain Delon. Me disa seanca per t‘u pergatitur, njelloj si nje simfoni, parfumi shpreh identitetin e lekures sone. Per kater dite dhe nje cmim te pershtatshem, Duchaufour mund te krijoje parfumin qe deshiron per nje cmim prej disa mijera eurosh. Po shtepite e medha kozmetike? Sigurisht qe nuk mund te rrine duarkryq, aq me teper qe biznesi i parfumeve kushton me shume se 20 miliarde dollare ne vit dhe ne vecanti eksporti i ben me te majme bilancet e ndermarrjeve, jo gjithmone me fitim ne kete kohe krizash. Per kete arsye, ndersa ne njeren ane hidhen ne treg rreth 700 aroma te reja ne dite, tjetren rishikohen edhe versionet e reja me klasiket e se kaluares. Per shembull, Private Collection, butiku hipnotizues francez, po mendon te pushtoje boten per Krishtlindje me Sensuous, aroma e re, shitjet e se ciles per vitin e pare priten te arrijne shifren 100 milione dollare. I krijuar nga Aerin Lauder, nipi i te famshmes Estée, nuk mund se si te mos kete sukses. Por edhe Poison, esenca e Dior-it me baze trendafili, qe ne 1985-en vendosi rekordin me nje flakon te shitur ne cdo 80 sekonda, do te nderroje fytyre. Poison i dikurshem eshte hedhur ne treg me emrin Midnight Poison dhe me nje paketim te ri, shume here me te bukur dhe me te kushtueshem se i pari. Per te mos folur pastaj per Aqua di Parma, nje arome elegante per meshkuj, e lindur ne 1916-en, ne nje laborator te vogel artizanal ne Emilia, dhe e riprezantuar me sukses disa kohe ma pare nga sipermarresi bolonjez Paolo Borgomanero. Por cilat jane tendencat e parfumeve per periudhen vjeshte-dimer? Laura Tonatton, italiania me e famshme ne bote per krijimin e parfumeve dhe pedagoge kozmetologjie ne Universitetin e Harvardit, sapo ka perfunduar me porosi te mbretereshes Elizabet parfumin me emrin Formula E. Ajo thote: Pas ekzagjerimeve te dhjetevjecarit te fundit, ka nje tendence per rikthimin ne aromat e vjetra klasike. Nga historiku ‘Mitsouko‘, i krijuar nga Guerlain ne vitin 1919, qe shitet ende me te njejten formule, te ‘Sycomore‘ i ‘Chanel‘ e deri tek ‘Eau sauvage Dior‘. Keto jane parfume qe te ngjallin nostalgji, qe evokojne historine tone dhe provokojne emocione. Nder markat e reja preferon ato me qelibar dhe arome myshku per femra dhe vetiver (bime tropikale, rrenjet e se ciles kane nje arome shume te vecante) dhe dru sandali per meshkujt, ku perfshihet kerkesa per te qene gjithmone e me te rralle dhe te vecante. Njelloj si ato qe pergatiten me trendafilin e Taif-it, ai francez, me gjethe terfili, qe prej 100 vjetesh perdoret vetem nga Chanel, ose i rralli druri i hud-it, qe gjendet ne vendet e Lindjes se Mesme me nje arome sensuale. Keta elemente te rralle dhe shume te kerkuar e bejne konsumatorin, sidomos ate me te pasur, te kerkojne gjera te vecanta dhe jo te zakonshme, per te cilat eshte gati te paguaje me mijera. Sot, te gjithe njerezit perdorin parfume, por te zgjedhesh nje arome sipas deshires eshte njelloj si te zgjedhesh nje veshje te bukur dhe firmato. Nje veprim qe perputhet me deshiren per te na dalluar nga masa tjeter e njerezve. Per kete arsye, kerkesa per parfume sipas preferencave, eshte gjithnje ne rritje, shpjegon me tej Laura. Edhe per Patrick Süskind, autor i romanit me domethenes per kete argument, deshira per te kerkuar parfumin qe na pelqen, per disa njerez eshte e pashmangshme. Ajo deperton brenda nesh thelle ne shpirt, dhe eshte e nevojshme njelloj si ajri qe thithim cdo dite. Nuhatja eshte me e rendesishme se sa mendojme. Arrin te shkaktoje emocione, te na beje te kthehen ne mendje kujtime te largeta, te stimuloje sjellje dhe te percaktoje sjellje seksuale. Jo rastesisht, te hedhesh nje parfum, eshte tamam nje gjest si ai qe kafshet perdorim per te terhequr partneret: te shenosh territorin dhe te komunikosh me te tjeret permes aromes tende te vecante. Ndaj eshte me mire qe, neper festa apo raste te vecanta, te kemi te tjera lloje parfumesh, tregon ai. Sepse, edhe parfumi ka rregullat e tij te vogla. Ne pune, duhet te perdoren vetem aroma te lehta, per shkak te ambientit dhe njerezve qe te rrethojne, thote Tonatto. Ne fund, ajo kujton se per grate eshte mire qe aromat e forta te perdoren pas ores shtate te mbremjes, ndersa per meshkujt asnjehere. Gjithmone nese, sic thoshte Platoni, nuk vijne ndonje ere tjeter.
Joshja, arma me e forte
Joshja dhe vemendja per te terhequr njerezit qe na rrethojne eshte ndoshta edhe arsyeja kryesore se perse njerezit, e sidomos femrat, i perdorin kaq shume parfumet sot. Qe nga Egjipti i lashte, ku mendohet se lindi parfumi (per te nderuar perendite) e deri ne shekullin XVII-XVIII, kur Parisi u be kryeqendra e modes ne Evrope, industria e zhvillimit te ketij produkti mori nje hov te paimagjinueshem. Aktualisht, Franca eshte vendi me i njohur ne bote ku prodhohen markat me te njohura te parfumeve si Christian Dior, Charles Jourdan, Givenchy, Chanel, Yves St. Laurent etj., duke e bere kete industri nje hallke shume te rendesishme ne biznesin nderkombetar. Por, megjithese femrat dhe meshkujt e perdorin parfumin ne cdo kohe dhe vend e pavend, dermatologet keshillojne qe ato te perdoren sipas stines dhe lekurave. Keshtu, me deshiren per diell, det dhe ajer te paster, lind edhe deshira per t‘i kushtuar trupit me shume perkujdesje. Netet e nxehta, trupat e nxire dhe veshjet ekstravagante te zgjojne pasionin per ta perkedhelur trupin me aroma te kendshme dhe joshese. Por, pavaresisht deshirave, eshte e rendesishme te frenohemi, duke menduar per rrezikun qe mund te shkaktojne, duke e hedhur ate ne vendet me pak te pershtatshme. Dihet qe vera eshte edhe stina me delikate per lekuren, ndaj hedhja e parfumit ne keto zona delikate dhe ekspozimi ndaj rrezeve te diellit mund te shkaktojne reaksione nga me te ndryshmet. Atehere lind pyetja se c‘duhet te bejme per te pasur nje arome qe zgjat per shume kohe ne trup, ku duhet ta vendosim? eshte fare e thjeshte. Mjafton ta hedhim parfumin ne zona te tjera per te shmangur qe aroma te largohet dhe te behet e pandjeshme. Megjithate, edhe ne kete rast, nuk eshte kaq e thjeshte, sepse, pasi kemi zgjedhur vendin, na duhet te zgjedhim edhe parfumin, ku zakonisht preferohen aroma te lehta qe parfumojne lekuren dhe veshjet te cilat garantojne nje efekt hidratues dhe zbutes. Alkooli qe permbajne parfumet e ben lekuren me te ndjeshme ndaj diellit, ndaj, per kete arsye, eshte e keshillueshme qe te perdorim parfume qe nuk permbajne alkool. Zakonisht, ata nuk permbajne substanca fotosensibilizuese, te cilat, te ekspozuara ne drite te forte, mund te shkaktojne acarime dhe djegie, por edhe mund te njollosin lekuren ne vendet ku eshte hedhur.
Ja se cilat jane vendet me te rendesishme qe keshillojne mjeket per te vendosur parfumet.
Zakonisht pas dushit, kur lekura eshte shpelare me uje te ngrohte dhe poret jane hapur, eshte mire qe te hidhet parfum. Nje lekure ne kete gjendje, garanton nje qendrueshmeri me te larte te aromes se tij. Dermatologet theksojne edhe se perdorimi i parfumeve apo produkteve te tjere aromatike gjate ciklit menstrual dhe femrave qe vuajne nga migrena duhet shmangur patjeter, pasi ky con drejt dhembjeve te forta te kokes. Sipas tyre, nese hidhet mbi lekure, parfumi mund te provokoje disa irritime te lehta. Kur ndiejme nje parfum, miliona receptore te qelizave te aparatit te nuhatjes transmetojne impulset e tyre ne tru, i cili i interpreton dhe vendos se cilat aroma na pelqejne, – shpjegojne dermatologet. Por hapesira ndermjet nje stimuli te thjeshte dhe dhembjes eshte shume e ngushte dhe mjafton pak per ta kapercyer. Kjo ndodh per shembull, kur nje arome eshte e forte, ose nese nuhaten shume parfume njeri pas tjetrit. Atehere ndodh te provokohen dhembje koke, deri ne te vjella. Ne te kundert, nese perdoren ne sasine e duhur, disa esenca kane aftesine te largojne migrenen. Nder keto, livanda, mentja dhe trendafili. Si perfundim, mos harroni se, edhe pse parfumi eshte nje element me shume per te theksuar elegancen, asnjehere nuk duhet vendosur ne faqe, balle apo mbi veshje, pavaresisht mbremjeve speciale per ku jeni nisur.
Parfumet artizanale
Francezi Dominique Dubrana eshte me i famshmi ne bote per krijimin e parfumeve artizanale. Ai tregon se si mund te krijohet nje parfum nga lenda e pare. Per kete, duhet eliminuar pjesa jo e mire te aromave. Kjo metode varet nga tipologjia e lendes se pare. Per te marre nje vaj esencial te mire, ne fillim duhet te behet distilimi. Keshtu, avulli i ujit kalon permes bimeve, me pas merret pjesa aromatike, kondensohet dhe ne fund mblidhet lenda. Esenca reduktohet per te perftuar ekstraktin me te mire, per shembull me gjashte tonelate petalesh trendafili arrihet te prodhohet nje liter esence, ndersa per nje liter esence livandoje mjaftojne 40 kilograme lende e pare. Procesi vazhdon me ngjyrosjen, ku lendet aromatike futen ne alkool ushqimor, qe arrijne te thithin parfumin, ndersa per disa lende te tjera te para perdoren tretes te ndryshem, si benzeni. Keshtu, arrihet pjesa konkrete, nje perzierje qe vendoset ne alkool, duke u perpjekur te marresh gjithcka nga nje lende e caktuar. Ne fund arrihen te perzihen esencat si nje kokteil. Shihen raportet e perberesve me njeri-tjetrin dhe pastaj lihet per nje periudhe kohe, ne menyre qe molekulat te bashkohen. Zakonisht, nje parfum i mire permban nga 5 deri ne 20 per qind esence, ne baze te aromave te perberesve. Pjesa tjeter eshte alkool, tregon ai.
Tregu boteror
700 aroma te reja ne vit dhe nje biznes prej
20 miliarde dollaresh ne vit
Bimet e veshtira
Rrenja e shpatulles, e cila duhet thare per nje periudhe trevjecare. E kunderta ndodh me algat dhe kerpudhat qe duhet te jene shume te fresketa, po ashtu, ka edhe nga ato produkte qe jane te rralla dhe duhet nje pune disavjecare per te mbledhur sasine qe te nevojitet. Me e veshtira nga te gjitha eshte myshku i kafsheve, qe merret nga gjendrat e drereve orientale, per te cilen ekziston vetem nje treg i zi ku mund ta gjesh
Parfum me arome njerezish
Per te marre aromen e trupit te nje njeriu, mjafton te hedhesh pak alkool ne nje pjese te tij dhe nga ajo pjese te marresh perqendrimin me te larte, duke nxjerre nje ekstrakt prej saj. Ne fakt, ndryshe nga te rriturit, nga te sapolindurit mund te nxirret nje parfum i mrekullueshem.
