Trupi Lekura

Humbja Peshes

Nese anashkalon mengjesin mund t’i thuash lamtumire objektivit. Keshtu thone kerkuesit e Imperial College te Londres, ne nje studim te prezantuar ne kongresin e pervitshem te Endocrine Society, ne Washington.
Mengjesi eshte nje pjese thelbesore e te ushqyerit ne menyre te ekuilibruar. Nese nuk konsumohet nje mengjes i pershtatshem atehere ka rrezik te kalohet ne nje deshire te shfrenuar per te konsumuar ushqime me shume kalori dhe qe jane me pasoja per shtimin ne peshe. Studiuesit moren nen vezhgim 20 persona, te cileve iu paraqiten imazhe te produkteve me nivel te ulet kalorik, si sallate, fruta e peshq dhe produkte te tjera me shume kalori si embelsira, cokollata dhe piza. Ne trurin e atyre qe nuk kishin konsumuar mengjes, pati nje aktivizim te larte te zones se deshires, kur pane fotot e embelsirave. Ndryshe ndodhi me ata qe kishin ngrene mengjes, te cilet ishin me pak te uritur dhe rrjedhimisht me te kujdesshem me ate qe donin te hanin ne vazhdim.

Gjimnastika per gjoksin

Te kesh dhe te mbash gjoksin te bukur, varet nga shpina dhe nga pozicioni i bustit. Qendrimi jo i rregullt i trupit, shume ore te ulur ne zyre ne menyre te gabuar, tregon qe prej shkaqeve primare te modifikimit te formes se gjoksit.
Shpesh shohim femra te reja ne moshe me gjoks paksa te varur, me shpatulla perpara dhe me shpine te kerrusur. Nese shpatullat jane te perkulura eshte e mundur qe gjoksi, per sa i bukur te jete, do te rezultoje si i “fshehur” ne mes te kraheve dhe i varur. Kur qendron ne kete pozicion te gabuar ndodhe qe pesha e gjoksit eshte totalisht ne lekure, e cila ne kete zone eshte shume delikate. Ndersa nese mbahen shpatullat drejt, gjoksi mbeshtet me mire ne muskulin e madh pektoral dhe qendron i pozicionuar me lart. Rregulli i pare per te pasur gjoks te bukur eshte mire te mesoheni me nje pozicion me shpatulla te hapura dhe prapa, qafa e mbajtur drejt per te tonifikuar muskujt e shpines. Duhet te mesoni te korigjoni difektet e qendrimit qe me kalimin e kohes jane pergjegjes per renien e gjoksit, por edhe dhimbje te shpines. Gabimet ne qendrim jane shume te shpesht sa behen qendrim natyral.

Mund te ndiqen disa ushtrime per te permiresuar qendrimin:

Duhet te imitoni menyren e ecjes se modeleve, drejt dhe elegante. Keshilla klasike eshte ajo qe te ecni me nje liber mbi koke, duke u munduar te mos e rrezoni. Fillimisht ecja do tju duket e ngurte, por me kalimin e kohes, ecja do te behet shplodhese dhe natyrale. Duhet te shmangini pozicione te gabuara kur qendroni ulur, shpina duhet te jete e drejte, shpatullat nuk duhet te jete te perkulura, dhe gjunjet ti mbani ne lartesine e duhur.

Gjimnastika ne shtepi

Gjimnastika sherben per te permiresuar dhe perforcuar muskujt pektoral atu ku mbeshtetet gjoksi. Kur pektorali eshte i zhvilluar edhe gjoksi peson zhvillim. Disa ushtrime te thjeshta lejojne ne tonifikimin e muskujve. Gjimnastika per gjoksin duhet te praktikohet me butesi. Nje nga levizjet me te njohura dhe te thjeshta eshte sikur shtyp arren. Bashkoni krahet dhe shtrengoni duart duke ushtruar presion mbi gjoks, ky lloj ushtimi mund te behet ne cdo moment dhe pa forcuar kraharorin.

Celuliti dhe aktiviteti fizik

Nje higjene intime e ndjekur ne menyre korrekte mund te jap nje ndjesi kenaqesie dhe freskie, por mbi te gjitha parandalon shqetesime te vogla ne aparatin gjenital femeror. Ne te shkuaren fjala higjen ishte sinonim i pastertise. Sot ky terme ka fituar nje domethenie me te gjere.
Rregulli i pare i nje higjene intime korrekte eshte kenaqesia e freskise qe ajo dhuron. Rrezultati mund te merret duke perdorur produkte te cilat permbajne substanca ne nivel te lart lares, por ne gjendje te mbaj te pa cenuar aciditetin natyral te ambjentit. Sapunet e thjeshte, edhe pse mund te keni perberes te lart, kane perberje alkaline te cilet i ben jo te perdorshem ne higjenen intime.

Gjate ciklit menstrual:

Higjena intime duhet te jete vecanerisht ne nivel te lart. Jane te keshillueshme larje te herepashershme ne ditore, si dhe larje vaginale. Per keto te fundit mire eshte te perdoren tampone te bute dhe fleksibel me PH 4. Sot femrat perdorin tampon te brendeshem sepse eshte i rehatshem, mund te praktikohet sport, eshte i padukshem, per ne plazh e tjere. Natyrisht perdorimi i tyre nuk mund te vecohet nga kujdesje te vecanta, por keshillat jane: mos i perdorni kur flini, nderrojini shpesh, dhe perdorimi i tyre duhet t6e kete nje higjene perfekte.

Menopauza

Periudha e menopauzes eshte e karakterizuar nga mungesa aktive e riprodhimit, si pasoj e mungeses se eksrtogjenit. Verifikohet nje renie e mbrojtjes natyrale te strukturave te rendesishme. Keshtuqe ne kete periudhe eshte shume e rendesishme te ndiqet nje higjen e rrepte, per qellim te parandalihen infeksionet.

Ne shtatezani

Kjo periudhe kerkon kujdesje higjenike te vecante, mbi te gjitha per shkak te humbjeve te bardha jo patologjike qe japin prodhimin e mykut. Keto sekrecione pergatisin terrenin per infeksion patogjen, prandaj keshillohet nje higjene lokale dhe e pergjitheshme, me dezinfektues me baze te kriprave te amonit.

Si te zgjedhim intimen (laresin)

Zgjedhja e laresit intim eshte i rendesishem per te pasur nje shendet te mire. Nje preparat i mire duhet te kete keto te dhena:

1- Te kete nje perberes acid me PH 5, per te respektuar aciditetin natyral. Shume produkte ne treg jane te perbere me acid laktik, ky eshte prezent ne vagine, dhe rezultojne te pershtaten me nevojat fiziologjike.
2- Te kete nje aksion te moderuar antiseptik, i nevojshem ne rastet e djegieve apo irritimeve.
3- Te kete nje aksion aromatik dhe freskues, jo nga pikepamja klinike por nga estetika e femrave.
4- Te permbaje aq sa duhet ekstrate vegjetale,si kamomili.
5- Te perdoren edhe ne rrethana te vecanta, ku nuk mund te keni uje.

Sot jane te shumte produktet me kualitet te mire, qe mund te perdoren me qetesi. Higjena intime femerore eshte e asociuar me konceptin per te parandaluar patologjite qe ndodhin gjate harkut kohor vital, nga femijeria deri ne post-menopauze. Produkti i higjenes intime eshte i ndyshem sipas specifikave dhe nevojave te femrave.

Celuliti, ankthi i çdo vajze

eshte nje problem shume i perhapur qe prek kryesisht femrat, si adoleshentet ashtu edhe te rriturat, te shendoshat, te dobetat, te gjatat, te shkurtrat, modelet dhe shiteset. Problemet e tij fillojne qe ne moshen 14-vjeçare. Ja si duhet te kujdeseni per trupin tuaj
Celuliti eshte ankthi i te gjitha femrave, por me shume turbullon netet e vajzave te reja. eshte nje dukuri e pashmangshme, e cila mund te verehet te çdo femer, nje faktor i bezdisshem e aspak estetik qe ne pjesen me te madhe te rasteve i detyrohet nje menyre te gabuar te te ushqyerit dhe stilit te jeteses. Menyra me efikase per te larguar kete fenomen eshte te ndiqni qe ne vogeli nje stil jetese dinamik dhe te shendetshem. Por nese mendoni se mund ta zgjidhni pergjithmone kete problem duke perdorur nje krem te thjeshte, pa ndryshuar rrenjesisht menyren e jeteses dhe regjimin e te ngrenit, atehere te jeni te bindur se po genjeni veten.

Lekura e portokallit eshte nje problem shqetesues per 40 per qind te femrave, por keto te fundit ne vend qe te ndjekin nje diete dhe te kryejne nje aktivitet te rregullt fizik, preferojne t‘i drejtohen kirurgjise estetike. Celuliti qe krijohet kryesisht te kofshet dhe te ndenjurat i detyrohet edhe pirjes se kontraceptiveve. Zakonisht jane grate ato qe preken me shume nga celuliti. Ai fillon te shfaqet te vajzat rreth moshes 14-vjeçare. Celuliti formohet zakonisht te grate pas lindjes dhe tek ato qe marrin kontraceptive orale, sepse sistemi i eliminimit nuk mund te perballoje fluksin e madh te estrogjeneve ne trup.

Kohet e fundit, celuliti eshte konsideruar nje semundje. Faktori i pare qe ndikon eshte raca dhe trashegimia (zakonisht prek femrat e races se bardhe, kryesisht ato mesdhetare). Faktori i dyte eshte jeta sedentare, mbipesha, stresi, menyra e gabuar e te ndenjurit (qendrimi i tepert ne kembe ose kembe permbi kembe), disa zakone te keqija (perdorimi i kepuceve me taka shume te larta dhe veshjet e ngushta), etj. Zakonisht te faktoret e pare (raca dhe trashegimia) nuk mund te nderhyhet.

Menyra me e mire eshte te ushqehemi me produkte te trajtuara ne avull ose me zierje, pasi jane plotesisht te asimilueshme dhe jo te demshme per organizmin. Gjate humbjes se peshes, kerkohet ekuiliber ne marrjen e ushqimit, pertypje e mire, konsum i tre litrave uje ne dite. Lenia e nje vakti pa marre ushqim eshte e demshme. Organizmi ka nevoje per ushqim, proteina, yndyrna etj. Per te humbur 1 kilograme peshe trupore duhen harxhuar 7000 kalori energji. Mos prisni mrekulli kur behet fjale per celulit. Por kombinimi i ushqyerjes dhe aktivitetit fizik te duhur, me eliminimin e stresit dhe trajtimet estetike, mund te rezultoje ne zbutje te lekures. Rritja e qarkullimit te gjakut permes masazhit padyshim qe ndihmon ne eliminimin e celulitit. Çelesi ne parandalimin dhe luftimin e celulitit eshte pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, diete te shendetshme, reduktim te tensionit dhe permiresim te qarkullimit te gjakut.

Zona problematike shfaqen ne trajten e edemes. Ne kete zone ushtrohet masazh anticelulit me produktet specifike. Ky krem, ne saje te struktures se tij me kokrriza, ndihmon ne aktivizimin e ujerave dhe toksinave te mbetura, te cilat eliminohen dhe dalin jashte permes djerses ose rrugeve te jashteqitjes. Me pas lekura trajtohet me nje serum i cili favorizon djersitjen. Kjo zone e trajtuar lyhet me balte, qe ka ne perberjen e tij alga deti dhe parafine. eshte e domosdoshme te fashohet pjesa e trupit ku gjendet celuliti, ne menyre qe te realizohet me se miri efekti sauna dhe te ndihmoje ne largimin e lekures se portokallit.

Cila është gjatësia ideale e fundit

Ndonese vera eshte shume afer, temperaturat jane afer 30 grade, kjo nenkupton se eshte koha t’i nxirrni fundet nga ormani, fustanet dhe pantallonat e shkurt.
Sic eshte rasti me bluza, edhe fundet do te duhej te jene kompliment i formes se trupit, te theksojne perparesite dhe t’i largojne mangesite. Fundin do te duhej pershtatur me konstrukt, por edhe me vite, sepse eshte shume lehte te tejkalohet kufiri i shijes. Kolumnistja e modes e gazetes ‘Daily Mail’ definoi pjeset e kembeve qe do te duhej pare, madje deri ne kufi te caktuar dhe e quajti LTZ (lower thigh zone- pjese e poshtme e kofsheve). Pjesa mbi gjunje mund te duket shume seksi.

eshte e qarte se mini-fundet qe me shume duken si rrip nuk preferohen per askend pervec atyre me kembe te perkryera dhe asnje gram celulit, por vajzat ne te 20-at shesh veshin funde me te shkurta dhe pantallona te shkurt. Kete sezon, shkurt eshte perseri ne mode, andaj ne perputhje me konstrukt zgjidhni edhe fundin dhe me krenari tregoni pjesen joshese mbi gjunje. Qepja e fundit apo pantallonave do te duhej te arrije deri tek kofshet, por nese vizuelisht deshironi t’i zgjasni kembet zgjidhni modelin i cili mbi kofshe eshte pak i ‘fryre’. Natyrisht, fshehtesia e kembeve te bukura nuk eshte vetem te jene te dobeta, por ne forme te mire. Nese mendoni se keni pak kilogram me teper, vizitoni palestren. Efekti i ushtrimeve do t’iu jep forme te mire.

Disa rregulla per perzgjedhjen e gjatesise se fustanit:

Per me te guximshmet- perpiquni qe te ngjiteni shkalleve me ate fund. Nese mendoni se personi qe eshte pas jush mund te sheh cfare ngjyre i keni rrobat e brendshme, atehere dine eshte e shkurte shume. Pamja e perditshme- drejtohuni, me duar te leshuara anash. Fundi i fundit nuk do te duhej te ishte me larte se majat e gishtave tuaj.

Per pamje pak me serioze- perkuluni sikur deshironi te kapni dicka nga toka. Nese rrobat e brendshme shihen, fundi eshte i shkurte. Nese deshironi fustan pak me te gjate, uluni kacule dhe nese fundi i fundit prek token, ajo eshte gjatesia e duhur. Rregulla e fundit- kurre mos vishni fund, qepja e te cilit vizuelisht prene pjesen me te trashe te kembeve tuaja.

54 kilograme jane shume per te sfiluar ne pasarele

Nje modele e markes “Ralph Lauren” eshte pushuar nga puna, sepse kishte shtuar disa kilograme ne peshe, ndersa Miranda Kerr, imazhi i “Victoria‘s Secret”, po tretet e gjitha, sepse deshiron te punoje me me te medhenjte e modes.
cdo sezon te ri, stilistet, fotografet dhe personalitetet e tjera qe merren me boten e modes, premtojne se do te angazhohen me shume per te luftuar tendencen qe dominon prej vitesh neper pasarelat e botes (nese nuk i perket prerjes 36, apo te te numerohen brinjet, nuk je modele), por me pas reportazhet e sfilatave i pergenjeshtrojne. Modelet e reja qe sfilojne per markat me te famshme jane te gjitha jashtezakonisht te dobeta, madje ne limitin patologjik. Nese ndonjera behet shkaktare e nxitjes se polemikave dhe kritikave, atehere vendi i saj eshte “ne harrese”. Zakonisht per koleksionet e reja pergatiten nje brez i ri vajzash anoreksike. Fotografite dhe videot e sfilatave te fundit e kane treguar se neper pasarela vazhdojne te sfilojne modele shume te dobeta. Gjerat nuk kane ndryshuar, madje eshte e dukshme qe vajzat nuk kane fuqi te qendrojne me kembe. Pesha e tyre pupel nuk perputhet me gjatesine.

Mes debateve te shumta per anoreksine, Karl Lagerfeld, stilisti historik i “Chanel”, ka hedhur benzine mbi zjarr, duke e komentuar negativisht zgjedhjen e fundit te revistes “Brgitte”, e cila ka lene pas profesionistet dhe ka lartesuar vajzat e zakonshme: “Ka mumie te shendosha, qe ulen perpara televizorit me pakon e patatinave ne dore dhe thone qe modelet e dobeta jane te shemtuara. Bota e modes karakterizohet nga endrrat dhe iluzionet dhe askush nuk deshiron te shohe femra te shendosha”, ka thene stilisti ne nje interviste per te perjavshmen “Focus”.

Por sikur kjo te mos mjaftonte, Filippa Hamilton, modelja historike e Ralph Lauren, eshte pushuar nga puna, sepse ishte shendoshur shume. Modelja eshte 1,77 cm e gjate dhe peshon 54 kg.

Ka qene vete top-modelja 23-vjecare qe ka denoncuar ngjarjen, pasi nje nga fotot e saj te fundit te bera per agjencine ishte rregulluar me fotoshop qe te dukej me e dobet, madje ne limitet e anoreksise. “Me pushuan sepse, sipas tyre, jam mbipeshe dhe nuk mund t‘i vesh me veshjet e tyre. Ajo cka me trishtoi me shume ishte fakti qe, duke qene se une punoja me ta prej 15 vjetesh, per mua ishin familja ime e dyte. Megjithate kjo me ben te mendoj se kjo eshte femra qe Ralph Lauren deshiron t‘i paraqese publikut. Nese je e shendetshme, nuk vlen. Ky nuk eshte nje shembull i mire. Kur vajzat e reja te shohin keto foto, do te mendojne se eshte normale, por ne fakt nuk eshte”. Po pergjigjja e agjencise cila eshte: “Filippa eshte nje vajze bukuroshe. Megjithate- lexohet ne nje faqe zyrtare te shtepise se modes -marredhenia jone me te eshte nderprere per shkak te paaftesise se saj per te respektuar detyrimet e parashikuara nga kontrata”.

Kulti i dobesimit sjell me shume merzi se mireqenie, pasi modelet e propozuara jane te paarritshme nga pjesa me e madhe e femrave. Nga ana mjekesore, trupat e dobet mund t‘i vleresojme te bukur, por jo ata anoreksike. Zakonisht femrave qe jane te fiksuara pas bukurise, u duket sikur jane te dhjamosura, kur ne fakt nuk jane. Kjo mani e cmendur per te qene te dobeta ka perfshire te gjitha femrat ne teresi, madje duke kaluar deri ne ekstrem. Sot, shume femra vuajne nga kjo fobi. Ne kohen tone, paraqitja e jashtme ka shume rendesi. E gjithe ekzistenca e femres eshte e kushtezuar nga veshtrimi i te tjereve. Problemi qendron te kriteret e vleresimit, te cilat jane shume ekstreme: duhet te jesh shume e dobet, e re, por gjithashtu edhe e shendetshme e te mos vuash nga problemet shendetesore .

Drejt reduktimit te kileve eshte edhe Miranda Kerr, e dashura e aktorit bukurosh, Orlando Bloom, dhe imazhi i “Victoria‘s Secret” (marka e famshme e veshjeve intime qe larteson format trupore, mjafton te kujtosh ikonat e saj: Heidi Klum, Adriana Lima, Alessandria Ambrosio dhe Gisele Bundchen). Miqte e saj thone se deshiron te sfiloje dhe te punoje edhe me stiliste te tjere, jo te jete vetem modele e veshjeve intime. Rezultatet? Pamjet e fundit “te vjedhura” nga nje set fotografik e tregojne jashtezakonisht te dobet, madje ne limitet e anoreksise. Megjithate, ky eshte mendimi i saj dhe ajo deshiron te punoje. Semundja me e keqe per femren eshte dhe do te mbetet perjetesisht fiksimi per te qene gjithmone elegante dhe derisa stilistet te mendojne si Lagerfeld, rezultati do te jete ky.

Disa keshilla per te qene sa me joshese dhe perfekte

Nuk eshte e lehte qe nje femer e cila ka plot detyrime familjare te kete shume kohe per t’u kujdesur per veten e saj. Por nuk eshte kurre vone qe sapo te gjeni pak kohe te lire t’u futeni punes per te ndryshuar dhe per te qene sa me terheqese ne syte e partnerit. Duket si nje enderr qe nje grua te luaje nje rol te tille pas 10 oresh pune, pa permendur detyrat qe duhet te permbushe ne familje. Eshte per te ardhur keq qe femrat nuk po e perdorin me kete sharm te tyre. Tani ka ardhur koha qe femrat te zgjohen dhe te behen “perendesha te seksit”. Pikerisht per kete arsye seksologet rekomandoje 20 menyrat per t’u bere joshese.
1- Thuaj disa fjale partnerit para se te shtrihesh ne krevat, qe mund te jene fjale çfaredo dhe nuk ka pse te aludohet seksi. Thoni ato fjale me ze seksi, qe te duken te buta dhe deri diku te pista.

2- Mos vish kemishe nate pasi te kesh bere nje dush. Thjesht mbulohu me nje peshqir, mundesisht te shkurter, pa fshire pikat e ujit te mbetura ne lekure. Lereni qe peshqiri te tregoje pjeset me magjepse te trupit tuaj.

3- Beni ecjen tuaj sa me shume seksi duke u perpjekur te lekundni vithet tuaja dhe mos harroni te mbani drejt kurrizin tuaj qe te evidentohet sa me shume gjoksi dhe te duket me shume vrull.

4- Nje ere e lehte djerse mund te shtoje kenaqesine e dyanshme gjate parapritjes per seks. Kjo nuk do te thote se ju keshillohet te beni stervitje para se te beni seks, por mund te merrni ne konsiderate nje zbavitje te vogel ne qilim.

5- Shpikni nje nofke per veten tuaj. Diçka te kendshme, te embel dhe te shijshme. Partneri juaj nuk duhet me doemos te dije per te.

6- Kollituni pak me shume se sa duhet. Vishni te brendshme te stilit te larte, mendafsh me dantelle. Perseri nuk keni pse t’ia tregoni ato partnerit tuaj. Thjesht do te vereni se do te keni nje gjendje shpirterore shume sensuale duke ndjere prekjen e mendafshit ne lekuren tuaj.

7- Mos qendroni me ne distance pasi bashkeshorti juaj mund te mos kuptoje qellimet tuaja te prapta.

8- Harrojeni per disa dite rrobat e perditshme te shtepise. Vishni pantallona te shkurtra me nje prerje shume te shkurter dhe lini te brendshmet tuaja ne sirtar. Nisni nje bisede perfundimi i te ciles do te jete zhveshja, ne menyre qe partneri te shohe se ju s’kishit asgje poshte.

9- Hartoni vete nje plan seksi te papritur.

10- Vishni fustan te tejdukshem dhe qendroni aty ku drita ndriçon me shume. Se shpejti do ta kuptoni se çdo te ndodhe.

11- Blini nje fustan nate apo rrobe shtepie me shume kopsa. Lerini disa prej tyre zberthyer, qe te shihni se çdo te ndodhe me pas.

12- Shiheni ate direkt ne sy, sikur po kerkoni diçka ne syte e tij. Ai me siguri do t’ju pyese perse po e veshtroni aq shume.

13- Nje kercim i improvizuar erotik eshte gjithnje i mirepritur.

14- Nese kohet e fundit keni qene pasive, atehere vereni veten ne rolin kryesor. Shpesh burrave u pelqen qe te drejtohen nga grate ne momentet e tyre te afshit.

15- Luaj rolin e vajzes lozonjare dhe flirto me te ne menyre shume energjike. Ngadale por me siguri ripunoni me menyrat e vjetra te sjelljes, filloni te qeshni nen hunde ashtu si ne fillimet e lidhjes tuaj.

16- Mos e rendoni veten me tualet gjate nates. Burrave u pelqen t’u rreshqase dora ne fytyren e femres.

17- Vendosni vetem pak shkelqyes ne buzet tuaja per t’i embelsuar ato.

Intimiteti dhe mirekuptimi

Meshkujt frikesohen se gjate lidhjeve nuk do te realizojne intimitet dhe mirekuptim per jete te kenaqshme seksuale. Nese edhe partneri juaj e ndien kete frike, eshte e sigurt se ju nuk flisni hapur per seks. Ju mund te bisedoni per ndjenjat, synimet profesionale, per planet qe keni me femijet tuaj… por vetem per seks jo. Ky eshte problem i shpeshte midis partnereve, ngaqe meshkujt mendojne se seksualiteti eshte çeshtje instinktive, shume e natyrshme per te cilen nuk ka nevoje te flitet. Por pas heshtjes se tij mund te fshihet frika se deshirat e tij seksuale ju duken te pahijshme. Gjate aktit seksual ju shikon ne sy? Ndjek çdo ndryshim ne frymemarrjen tuaj? Shpesh ju pyet: “Te pelqen”? Keto shenja nuk duhet lene pas dore: nese vazhdimisht eshte i kujdesshem, e harron veten dhe mund te ndodhe qe ta humbe ereksionin. Nje marredhenie ka gjithmone nevoje per perkujdesje.

Ç’mendojne meshkujt

Frika kryesore e mashkullit eshte ne do te jete ai i afte te realizoje nje marredhenie te plote dhe te kenaqshme, nga e cila pastaj vijne te gjitha frikerat. Eshte e shpeshte ne fillim te lidhjes ose te kontaktit per nje nate. Te çiftet me me pervoje kjo frike humb ngaqe kenaqesia e partneres eshte deshmi e aftesise te tij. Ne qofte se ai eshte edhe me tutje i pasigurt, edhe pas lidhjes suaj me te gjate, pyesni veten – mos eshte problemi te ju? Ndoshta e vleresoni ashper ose mendoni se nuk eshte mjaft i mire per ju. Pas aktit, shpeshhere ju pyet: “A te pelqeu?”. Per shkak te ngarkeses se vazhdueshme, nuk mund te arrije ate qe do. Ndonjehere deshiron te beje me shume dashuri sesa seks, duke e bere marredhenien te bezdisshme. Ne qofte se doni te keni mirekuptim, harroni konfliktet, agresivitetin. Mundohuni te krijoni nje marredhenie me sa me pak komplekse.

Ndjenjat dhe kujdesi

Studimet me te fundit te psikologeve kane arritur ne perfundimin se kuptimi “shkull i vertete”nuk njesohet me fjalen rebel por “i ndjeshem”. Disa vite me pare me “mashkull i vertete”, etiketoheshin ata qe kishin marredhenie te shumta seksuale me partnere te ndryshme dhe ne shtratin e seciles prej tyre nuk e benin asnjehere pyetjen “Te pelqeu?!”. Tani, thone psikologet, do te degjosh nga goja e nje femre “ai eshte mashkull i vertete”, nese kujdeset veçanerisht per ndjenjat e saj. Pa pyetur fare per ndjenjat e tyre, sot me e rendesishmja eshte te kenaqet partnerja. E frika se “ajo nuk do te arrije kulminacionin erotik eshte aq e madhe sa iu shkakton stres dhe ankth. Meshkujt bashkekohore me shume frikesohen se nuk do te kenaqin partneren sesa nga fakti se nuk do te arrijne kenaqesi per vete, thone psikologet. Keshtu hyjne ne nje rreth vicioz: frika shton mundesine e ejakulimit te parakohshem.

Gjoks seksi, mision i mundur

Perpara se te shkosh tek kirugjia, mund te perftosh nga zakonet e mira: sutjenat e duhura, kremmra dhe masazhe Ves i keq zilia. Por kur flitet per gjoksin, eshte e pamundur te mos biesh ne kete mekat. Te ngushellon ama fakti se kjo ndjenje heret a vone i kap te gjithe, te vogla dhe te rritura, pasi modeli ideal fare pak i pergjigjet realitetit.
E megjithese kirurgjia estetike duket deri tani e vetmja menyre per te modifikuar format dhe permasat e dekoltese, mund te behet dicka per te permiresuar tonin dhe pamjen, por mbi te gjitha per te perballuar me mire ndryshimet te cilave u nenshtrohet kjo strukture delikate gjate jetes. Gjoksi eshte i perbere nga nje pjese e dhjamur dhe nga gjendra e qumeshtit dhe eshte “i kapur” tek muskujt e kraharorit. Dhe per kete eshte objekt i ndryshimeve ne peshe apo i zakoneve te keqija sic eshte mbajtja e sutjenave jo te pershtatshme dhe aktiviteti fizik. Por mbi te gjitha i ndryshimeve hormonale qe ndikojne tek gjoksi qe nga puberteti deri ne menopauze.

Gjoksin jashte, barkun brenda

Per te perballuar keto ndryshime pa i ndjere gjoksi, nevojitet te nderhysh tek mbeshtetesit e tij natyrale: muskulatura dhe lekura.Jane shume te mira ushtrimet qe kane te bejne me muskujt e kraharorit [me klasiku, por efikas: berrylat ne lartesine e shpatullave, duart mbrapa qafes dhe shtyrja e kraheve kundrejt njeri-tjetrit]. Por eshte shume i rendesishem edhe qendrimi. Te mbledhesh shpatullat eshte nje zakon qe vjen nga moshat e reja, nje zakon i keq qe zgjat shume dhe qe i detyron muskujt qe te humbasnin tonifikimin dhe qe te mos arrijne ta mbajne mire gjoksin. Pra duhet te korrigjojme nje difekt te tille, duke kontrolluar qe shtylla kurrizore te qendroje gjithmone drejt dhe shpatullat te jene mbrapa, edhe kur jemi ulur.

Objektivi: elasticiteti

Dieta, rritje te peshes, ndryshime hormonale. Edhe koha qe kalon. Te gjitha e vene perpara nje prove te forte lekuren duke qene ne orgjine te nje problemi mjaft te perhapur: zmaljaturat, te cara qe formohen mbi lekure. Metoda me e mire per t’i kuruar eshte mikrodermoabrazioni: kristale te vogla alumini qe provokojne nje goditje te vogel, duke stimuluar rinovimin e lekures. Dermatologet thone qe nje tjeter metode e mire eshte edhe dye laser, ende pak i perhapur qe funskionon mire sidomos ne zmajlaturat e stadit te pare. Por qe t’i zhdukesh fare eshte e veshtire, pasi jane si djegiet. Pra me e mira eshte t’i parandalosh. Kremrat dhe trajtimet tashme dihet qe nuk mund te na e rrisnin numrin e gjoksit, por gjithsesi ndikojne ne elasticitetin e lekures. Produktet specifike te gjoksit kane nje fuqi te larte hidratuese dhe permbajne acidra qe jane te afte te stimulojne prodhimin e kolagjenit. Ne kete menyre lekura behet me elastike dhe i reziston me mire ndikimeve mekanike. Perdorimi i kremrave kozmetike eshte gjithmone i keshillueshem dhe me dendesine me te madhe ne periudhen e shtatezanise por edhe kur jeni duke ndjekur ndonje diete dobesuese apo ne menopauze.

Te dermatologu

Per te bere trajtimet kunder zmaljaturave mund te shkohet edhe tek dermatologu per trajtime me acid ialuronik, nje metode e sigurte sepse acidi thithet menjehere nga trupi dhe vepron ne nivelin e dermes duke bere nje hidratim me te mire dhe duke stimuluar prodhimin e kolagjenit. Ne kete menyre reduktohen rrudhat e vogla te dekoltese duke na dhuruar nje lekure kompakte, nje cikel i tille zgjat dy apo tre muaj. Dhe per sa i takon ekspozimit ne diell nuk eshte e vertete qe te besh plazh me topless te ben dem. Eshte e vertete qe rrezet e diellit mund te jene te demshme, por vetem ne te gjithe trupin. Pra duhet te perdorim mbrojtesit e perhershem: krem me filtra mbrojtes.