Veshja Estetika

Pantallonat e shkurtra me bel te lart

Per kete vere, pantallonat e shkurtra behen akoma me shik me belin e lart, preferohen te vishen ne mbremje.
Ka modele te ndryshme duke filluar nga ato sportivet per ti kombinuar me nje kemishe te thjeshte deri tek ato te mendafshit per nje look me te rafinuar. me ne fund mund te jemi ne mode pa hequr dore nga komoditeti..

Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri

Keto detaje jane te trasheguara indirekt qe ne lashtesi, kur njerezit merrnin dhembe, brire e shume simbole te tjera nga kafshet apo nga pemet dhe i varnin ne qafe apo ne vesh.
Mendimi i tyre nuk ka qene per t’u zbukuruar, por per te njohur nje fis nga nje tjeter. Ndersa sot ato perdoren gjeresisht, kur qofte femrat, qofte meshkujt duken me te hijshem. Ne Tirane ka mjaft dyqane bizhuterish dhe, per me teper, ato mund t’i gjesh kudo neper rruge, te tregtuara me tezga. Nje shitese, Fatime Kurti, ne afersi te “Rruges se Durresit”, thote se shitjet jane te medha, sepse klientet i terheqin se tepermi dhe jane me pak te kushtueshme. Nje arsye e blerjes, pervec kostos se ulet, eshte edhe kombinimi me veshjen, me ngjyrat dhe punimet e larmishme qe mbajne bizhuterite.

Motivet e bizhuterive

Bizhuterite kane motive te ndryshme dhe larmi ngjyrash. Per kete ato kane gjetur perdorim teper te madh te te gjithe te rinjte. Femrat jane ato qe terhiqen me teper, sepse plotesojne lukun e perditshem dhe theksojne me teper tiparet femerore. Motivet qe paraqesin bizhuterite jane teper terheqese. Shume prej tyre kane simbolin e luleve, qe heret eshte perdorur si simbol per te vertetuar bukurine femerore. Ndersa te meshkujt me te shpeshta gjen brire te kafsheve, byzylyk qe ka dizenjo gjarprin e plot elemente te tjere. Mesdhetaret e kane tipar kryesor ngarkesen me bizhuteri rreth qafes, duarve, apo ne gisht si unaza.

Kostoja e bizhuterive

Po te pyesesh se sa kushton nje bizhu, duket sikur nuk ka kosto te larte se sa te blesh nje material tjeter te cmuar. Por e verteta eshte se ato kane nje tregtim te madh dhe kjo detyrimisht eshte teper fitimprurese per shitesit. cmimi i te njejtit mall nuk mund te percaktohet dot vetem nga vlera qe ka. Kjo ndodh, sepse ndryshe eshte kostoja qe ka ky mall ne dyqan dhe ndryshe eshte kostoja qe ka ne tezga. Nje varese mund te nisi nga me e lira ne 500 lek e perfundimi nuk dihet se ku arrin. Por dihet qe te rinjte jane te dhene shume pas tendencave te reja dhe cmimi nuk i pengon aspak per te mos i blere, thjesht i kufizon ne numrin e blerjeve.

Te rivishni…jeans

Pas pushimeve, shikoheni ne pasqyre, dhe linjat e trupit pra veres jane vetem nje kujtim! Pushimet verore jane nje menyre e mire per te humbur formen fizike qe jeni lodhur aq shume per ta pasur perpara veres.
Pas kthimit, kuptoni se keni sjelle me vete kg te teperta. Ju duhet te vini cdo gje ne vendin e duhur. Eshte e rendesishme, te rigjenirregullat dhe oraret, te limitoni ushqimin dhe konsumin e pijeve alkoolike, te hiqni dore nga akulloret dhe embelsirat, duke i zevendesuar ato me shume litra uje, shume fruta te fresketa. Nje ushqimi te shendetshem duhet ti shoqerohet edhe nje aktivitet fizik, asnje periudhe tjeter nuk eshte kaq e pershtateshme sa kjo. Keshtuqe , regjistrohuni ne palester, beni vrapime, apo edhe te ecni me biciklete.

Minifundet

Londra zhdoganon minifundet per cdo moshe

ROME-Rrofte Anglia. Propozon qe grate e cdo moshe te mund te veshin minifunde. Grate e moshave te vjetra thone me plot gojen nuk do vishemi si per varreza.
Shume gazeta britanike i kane bere jehone minifundit dhe kthimit te tij ne mode. Minifundi hyri ne mode qe ne fillim te viteve ‘60, dhe pati kulmet e tij. Shume gazeta londineze hodhen teorine se njerezit duken me bukur nga mbrapa, sesa kur shihen nga para, kjo do te thote se duhet te shkurtojme fundet. Ndaj ne shume editoriale eshte propozuar qe edhe grate ne moshe te veshin minifunde. Dhe kjo fale arritjes ne perfundimin se meqenese kembet e mbajtura mire jane ato qe plaken me vone, atehere le ta deshmojme rinine me minifunde. Kjo vlen, por duhen evituar kombinimetkur minifundi vishet kepuce pa taka, apo me taka shume te larta. Perdor kepuce te mbuluara me nje take brenda norms. The Guardian propozon madje qe mos te ekzagjerohet me fundet e shkurter. Duart duke i mbajtur pergjate belit, pala nuk duhet te jete me e larte se thonjte tuaj.
Kurse per moshat pas 40-tes Provoni te uleni sikur do kapnit dicka ne dysheme. Nese fundi tregon celulitin, zgjatojeni ate.
Kurse per te gjitha moshat The Guardian propozon qe ne rast se gjunjezoheni dhe fundi ju prek token, jeni ne rregull, pa harruar te propozoje te beni nje prove edhe kur uleni ne stol. Ne rast se uleni ne nje stol ne prani te syve mashkullore dhe kur keta te fundit tregojne entuziazem, atehere ja keni arritur, ngjani shume mire. Fundja edhe le te turperoheni pak.