Arkeologjia
Qytetet Antike
Apolonia eshte qyteti antik ne Shqiperi nder me te medhenjte ne pellgun e Adriatikut dhe me i permenduri nder 30 qytetet e tjera, me te njejtin emer, te kohes antike. Ështe themeluar rreth fillimit te shek te IV p.e.s. Germadhat e Apolonise jane zbuluar ne fillim te shek XIX. Gjurmet me te hershme arkeologjike jane disa objekte te kohes se hekurit, tipike te kultures ilire. Nga shekujt e pare te jetes se qytetit ruhen disa mbeturina te murit mbrojtes dhe te nje tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshes me te adhuruar te apolonateve. Ne vitet 1824-1838, ne kete qytet, ka zhvilluar kerkime nje mision arkeologjik francez, me vone kerkimet jane bere nga arkeologet shqiptare. Ndersa vitet e fundit, nga nje mision i perbashket shqiptaro-francez.
Tepelena eshte qytet dhe kryeqener e rrethit me te njejtin emer ne jug te Shqiperise dhe ka nje siperfaqe prej 817 km2. Tepelena ka nje popullsi rreth 55 mije banore (2005) e cila jeton ne dy qytetet Tepelene e Memaliaj dhe ne fshat, ne tete komuna me 35 mije banore.Rrethi perfshin pjese nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahesit, ku seicila shquhet per larmine e traditave, kengeve, valleve e kostumeve..Ne kete rreth, fale pozicionit gjeografik, ka pasur shume qendra te banuara, si vende banimi te hapura ne rajonet Dragot-Becisht-Dames, ashtu dhe vendbanime te fortifikuara me mure masive…
Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te ashtequajturen “paqe romake”, por me tej per te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe punimet ne Kalivac, Zharre, Qesarat (ku jane gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)…
Ne lashtesi, Tepelena bente pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahesi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ky pushtim, perpjekjet per rregjistrimin e popullsise dhe per ndryshimet e fese se krishtere iu kundeshtuan me arme ne dore… Ne vitin 1492 ndaloi ne Tepelene per 24 dite, ekspedita ndeshkimore e sulltan Bajazitit te II. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlores. Nga fundi i ketij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bere kerdine ne lemin e taksave dhe ne jeten shoqerore.
Qyteti Tepelena eshte nje vendbanim i hershem qe lidhet me ndertimin e nje keshtjelle ne shek IV-VI, te ngritur ne kete pike strategjike ne kryqezimin e rrugeve te Vjoses, grykes se Kelcyres, Drinosit dhe Mallakastres. Poshte keshtjelles rruhen gjurme te nje ure te madhe, pjesa e pare me harqe te shekullit te dyte. Pese fazat e tjera jane ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman ne 1492.Ne shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi.Me 1789 Tepelenen e shtiu ne dore Ali pash Tepelena.Kalaja aktuale u rindertua prej tij me 1819 me nje siperfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla.Deri me 1820 ka qene rezidenca e dyte e ApT. Me 1918 u krijua Klubi Atdhetar “Bashkimi” me pjesmarrjen aktive te patriotit Avni Rustemi,qe ne ate periudhe ishte mesues ne Tepelene
————
Arkeologjia
————
Interesi per vlerat arkeologjike te Shqiperise nis qysh ne shek. XIX kur studjues te gjeografise historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit te te dhenavenga burimet antike.
Keshtu eshte i pari qe viziton Shqiperine francezi Pouqueville (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grèce, comprenant la description ancienne et moderne de l’Epire, de l’Illyrie grecque etc. Paris 1820-21, v.5) Anglezi Martin Leake, nga shetitja qe beri ne Shqiperine e Jugut deri ne Apoloni, botoi nje pershkrim te hollesishem te renojave te objekteve arkeologjike qe i rane ne sy (W.M. Leake, Travels in northern Greece, London 1835, v. 4). Me vone arkeologu francez L. Heuzey vizitoi Shqiperine dhe ne studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durresin e Apolonine (L.Heuzey. H. Daument, Le mission archéologique de Macèdoine, Paris 1876). Ne fillim te shek. XX vizitoi Apolonine dhe rrethinat e Vlores balkanologu C. Patsch. Ai eshte i pari qe zbuloi qytetin e Amantias dhe me pas botoi nje studim te hollesishem mbi antikitetet qe pa ne Bylis, Klos, Berat etj. (C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904). Gjate Luftes se pare boterore erdhen ne Shqiperi arkeologet austriake C. Praschniker e A. Schober te cilet filluan kerkimet nga veriu i Shqiperise ne drejtim te jugut dhe i kushtuan vemendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920).
Me 1924 nje mision arkeologjik francez, nen drejtimin e Leon Rey, fillon germimet sistematike ne Apoloni, te cilat vazhduan deri me 1938 dhe rezultatet u botuan ne revisten Albania (L.Rey, Albanie, Revue d’archeologie, Paris 1925-1939, ne 6 vellime). Nje mision tjeter arkeologjik italian me 1926 filloi germimet ne qytetin antik te Foinikes dhe me vone ne Butrint. Ne fillim misioni u drejtua nga L. Ugolini e me pas nga Markoni e Mustili (L. Ugolini, Albania antica, Roma 1927-1942, 3 vell.); D. Mustili, La civilta preistorica dell’Albania, Roma 1940).
Pas Luftes se dyte boterore deri me 1990 kerkimet e studimet arkeologjike u bene nga arkeologe shqiptare. Me 1948 u krijua ne Tirane Muzeu Arkeologjik-Etnografik, me pas u krijua Sektori shkencor i kerkimeve arkeologjike, nga i cili me 1976 u formua Qendra e Studimeve Arkeologjike dhe me 1991 Instituti i Arkeologjise. Gjate ketyre viteve vec muzeut qendror arkeologjik dhe pavionit arkeologjik ne Muzeun Historik Kombetar, u ngriten edhe muze te profilit arkeologjik ne Durres, Apoloni, Butrint dhe Korce, te cilet ruajne objekte me vlera unikale.
Vitet 1991-1999 perbejne nje etape te re per arkeologjine shqiptare, ate te bashkepunimit me arkeologe te huaj. Jane realizuar ose vazhdojne veprimtarine projekti shqiptaro-grek ne Butrint, projekti shqiptaro-amerikan ne Shpellen e Konispolit (Sarande) dhe ne zonen Apoloni-Bylis, projekti shqiptaro-francez ne Apoloni dhe ne vendbanimin prehistorik te Sovjanit (Korce) dhe projekti shqiptaro-anglez ne Butrint. Gjate vitit 2000 jane duke u hartuar edhe projekte te tjera per kerkime ne Durres, Bylis e qendra te tjera arkeologjike.
Rezultatet e kerkimeve, germimeve e studimeve arkeologjike, mese njeqindvjecare, te bera ne Shqiperi, mund t’i permblidhnim ne :
Ne fushen e prehistorise. Gjurmet me te hershme te banimit te territorit te Shqiperise jane zbuluar ne Xare (Sarande) dhe ne Gajtan (Shkoder) te cilat i takojne epokes se paleolitit (rreth 100.000 vjet me pare). Periudhes se paleolitit te vone (30.000-10.000) vjet, i takojne nje numer me i madh vendbanimesh (Xare, Konispol, Shen Marine, Kryegjate, Rreze Dajti, Gajtan etj) te cilat mbulojne gjithe territorin e Shqiperise se sotme.
Gjate epokes se neolitit (7000-3000 p.e.s) territori i vendit tone ka qene shume me i banuar, gje qe e deshmojne me dhjetra vendbanime te zbuluara, te cilat kane qene ngritur ne fusha pjellore, ne taraca lumore dhe ne shpella. Banesat e tyre ishin kasolle te thjeshta te lyera dhe te shtruara me balte. Ne Dunavec e Maliq jane zbuluar banesa te ngritura mbi hunj (palafite) te cilat kerkonin nje teknike te larte te ndertimit te banesave. Por ne jeten e banoreve neolitike vend qendror zinte bujqesia dhe blegtoria si edhe pergatitja e prodhimi i eneve prej balte. Nga fundi i epokes neolitike mjeshtrat e punimit te pocarise arrijne te prodhojne jo vetem ene cilesore e me forma te shumellojshme, por edhe me vlera artistike.
Vlere te vecante kane disa ene te pikturuara te gjetura ne Dunavec, Cakran e Maliq I te cilat jane te importuara nga kulturat e Diminit ne Thesali (Greqi). Ato jane deshmite e para te kembimit midis trevave te vendit tone me qyteterimet me te perparuara te Europes Jug-Lindore te epokes neolitike.
Ne fillim te epokes se metaleve (mijevjecari i trete p.e.s.) ne pjesen perendimore te Gadishullit Ballkanik ndodhen ndryshime te rendesishme si rezultat i dyndjes se popujve baritor, indoevropian, te ardhur nga lindja. Nje shfaqie e re ishte kulti i varrimit ne tuma (Pazhok te Elbasanit, Barce te Korces, Piskove te Permetit etj). Ky rit varrimi ne tuma do te perdoret pa nderprerje gjate tere epokes se bronzit dhe do te behet karakteristik per popullsine ilire te epokes se hekurit.
Nga fundi i mijevjecarit te dyte dhe gjate tere gjysmes se pare te mijevjecarit te pare p.e.s., iliret fillojne dhe i vendosin vendbanimet e tyre ne kodra te ngritura me pozicion dominues mbi zonen perreth, dhe gradualisht (i perforcojne) i rrethojne me mure te fuqishme (Gajtan-Shkoder, Tren-Korce, Kalivo-Sarande etj).
Ne fushen e antikitetit
Deri ne shek. VII p.e.s. trevat e ndryshme ilire kishin perparuar pothuajse me te njejtin ritem. Midis tyre dalloheshin disa krahina te vecanta si Fusha e Korces, Mati, Glasinaci (ne Bosnje)etj, te cilat kishin arritur te krijonin nje kulture materiale me nivel me te larte se te tjerat. Perfshirja e Ilirise ne levizjen e gjere ekonomike-shoqerore mesdhetare, beri qe pas shek. VII p.e.s. te dalin ne radhe te pare te zhvillimit trevat jugore ilire – Iliria e Jugut.
Faktor paresor u bene marredheniet e hershme me boten greke dhe vecanerisht procesi i urbanizimit u pershpejtua me themelimin e kolonive greke ne brigjet e Ilirise. Keshtu koloniste te ardhur nga Korkyra me 627 p.e.s. themeluan Dyrrahun dhe me 588 p.e.s. themeluan Apolonine.
Rreth gjysmes se pare te shek. VI themelohet dhe Oriku. Te dhenat arkeologjike deshmojne se gjate shek. VI-V Dyrrahu e Apolonia kthehen ne qytete te mirefillta, kurse gjate shek. IV ato njohen nje lulezim te pergjithshem qe u shpreh me ndertime monumentesh madheshtore.
DYRRAHU ose Epidamni, qysh ne shek. V p.e.s. kishte punishte te punimit te qeramikes, te metaleve, te pelhurave e lekures, kantier per ndertimin e anijeve etj. Deshmi e zhvillimit te tregtise jane monedhat prej bronzi e argjendi qe pret Dyrrahu, kurse per lulezimin urbanistik te shek. IV p.e.s deshmon mozaiku i nje dyshemeje me gure lumi, i ashtuquajturi Bukuroshja e Durresit.
Ne vitin 229 p.e.s. Dyrrahu kaloi ne vartesi te Romes dhe me vone u kthye ne koloni romake. Ne shek. I-III te e.s. perjeton nje periudhe lulezimi, u be qender dhe porti kryesor i brigjeve te Adriatikut lindor. Kesaj kohe i takon ndertimi i amfiteatrit, i termave, bibliotekes, ujesjellesit etj.
Ne shek. IV Dyrrahu bie ekonomikisht dhe termeti i vitit 345 e.s. e renon edhe me tej duke e bere te kthehet ne nje qender te vogel tregtare. Pozita e tij gjeografike e beri Dyrrahun qe gjate shek. V-VI e.s. ai te kthehet ne nje nga qytetet e rendesishme te perandorise bizantine. Ne kohen e perandorit Anastas (me origjine nga Durresi) u ndertuan shume godina te reja, hipodromi dhe tre radhe muresh rrethues shume te fuqishem.
APOLONIA. Qytet antik nder me te medhenjte ne pellgun e Adriatikut dhe me i permenduri nder 30 qytetet e tjera me te njejtin emer te kohes antike. U ngrit mbi nje koder (me dy maja te larta 101 e 103m mbi nivelin e detit) me nje pozicion qe zoteron tere zonen dhe nepermjet lugines se lumit Aqos (Vjose) lidhej me detin Adriatik. Ne shekujt e pare te jetes, Apolonia mbante lidhje te ngushta me Korinthin dhe Korkyren dhe luante rolin e ndermjetesit ne tregtine e heleneve me iliret. Ne shek. V p.e.s. u be qender e zhvilluar ekonomike me punishte te shumta zejtare, zgjeroi marredheniet me boten ilire si edhe me Atiken e me vone edhe me Magna Grecian (Italine e Jugut).
Lulezimin me te madh qyteti e njohu ne shek. IV-III p.e.s. Ne kete kohe qyteti u shtri ne te gjithe faqen perendimore te kodres dhe u rrethua me nje mur mbrojtes 4km te gjate duke perfshire nje hapsire te qytetit prej 138ha. Apolonia u ndertua sipas nje plani qe mbeshtetej ne sistemin ortogonal te Hipodamit; pershkohej nga rruge te drejta, kryesore e dytesore, qe kryqezoheshin me njera-tjetren duke kufizuar lagje te vecanta. Nga ndertimet kryesore vec mureve rrethuese u ndertua portiku i qendres se qytetit (agorase), teatri, nje cezme monumentale, gjimnazi etj. Shetitorja e Apolonise shquhet per planimetrine e zhvilluar dhe arkitekturen solide. Ajo eshte me dy kalime dhe dy kate (70.2×10.50m). Muri i pasem qe ka nje rol mbajtes eshte me 17 kamare obsidale, ku vendoseshin shtatoret, kolonada e brendshme dhe e jashtme e katit te pare formohej nga kolona tetekendore. Ne shek. I-III te e.s. qyteti perjetoi nje periudhe te dyte ndertimesh intensive, si tempullin e Agonoteteve, odeonin, biblioteken dhe nje sere vilash te zbukuruara me mozaike. Apolonia ne kohen e Augustit u shpall qytet i lire dhe i paprekshem dhe vazhdoi te mbetej nje qender e rendesishme ekonomike e kulturore. Lulezoi arkitektura dhe dege te tjera te artit, e sidomos skulptura. Ndaj me te drejte Ciceroni e quajti “Magna urbs et gravis” (qytet i madh e hije rende).
Ne shek. III-IV qyteti humbet rendesine e dikurshme dhe ne fillimet e mesjetes Apolonia kthehet ne nje qender peshkopale.
Marredheniet e ndersjellta te qyteteve koloni me interlandin ilir shpejtuan procesin e lindjes dhe zhvillimit te nje tog qytetesh ilire. Gjate shek. IV-II p.e.s. ngrihen qytete si Butrinti, Amantia, Bylisi, Foinike, Antigonea, Dimali, Lisi etj. Ato ishin vendosur mbi maja apo shpate kodrash, me horizont te gjere shikimi dhe te rrethuara me mure me konstruksione solide me blloqe guresh te skalitur me forma trapezoidale, poligonale e ne nje faze me te zhvilluar me blloqe kuadratike. Ne shek. IV p.e.s. ato ishin kthyer ne qendra zejtare e tregtare, kurse rreth mesit te shek. III p.e.s. qyteti ilir ishte formuar me tiparet themelore te nje qyteti antik. Hapsira e brendeshme e qytetit ishte e organizuar sipas sistemit hipodamik ku agoraja ne te cilen ishin vendosur godinat e karakterit politik e shoqeror, kulturor e religjoz (prytaneioni, teatri, shetitorja, tempujt etj) formonin qendren e qytetit te ndare nga pjesa tjeter. Disa shembuj te ketyre ndertimeve ne qytetet ilire e deshmojne me se miri nivelin urbanistik te tyre.
BUTRINTI. Te dhenat arkeologjike deshmojne se ne shek. VII-VI p.e.s. Butrinti ishte nje qender protourbane, kurse ne shek. V p.e.s. arriti te marre tiparet e plota te nje qyteti. Ne fund te shek. IV fillim i shek. III p.e.s. u ndertua agoraja e qytetit, nje portik (shetitore), nje tempull i vogel dhe teatri me 1500 vende i cili eshte ruajtur i plote deri ne ditet tona. Ai bashke me ndertimet e tjera prane si tempullin e Asklepit, portikun, banjat etj, perbenin pjesen me te bukur te qytetit antik.
Ne periudhen e vone antike e mesjetes se hershme Butrinti perjetoi nje periudhe lulezimi. Kesaj kohe i takon ndertimi i Baptisterit i cili eshte monumenti me i rendesishem i periudhes paleokristiane. Salla e pagezimit ne forme rrethore me diameter 13.50m eshte shtruar me mozaike shumengjyresh, me motive nga bota shtazore e figura gjeometrike, te cilat kane vlere te vecante artistike. Salla pershkohet nga dy rradhe kollonash granite mbi te cilat kane qene mbeshtetur qemeret e catia.
ANTIGONEA. Qytet i themeluar ne shek. III p.e.s. me nje mur 4000m te gjate, eshte ndertuar me nje sistem urbanistik te tipit hipodamik, me rruge te drejta e te kryqezuara qe ndajne qytetin ne insula me gjeresi 200 kembe dhe ne ndarje te tjera me te vogla.
AMANTIA. Eshte e vendosur ne faqen e nje kodre te larte dhe kishte te fortifikuar me nje mur te gjate 2200m, vetem akropolin. Emri i qytetit per here te pare permendet ne shek. IV p.e.s.. Ne shek. III p.e.s. qyteti fuqizohet ekonomikisht dhe arrin te prese monedhat e veta. Kete e deshmojne ndertimi i tempullit te Aferdites, rrenojat e nje teatri dhe vecanerisht ndertimi i stadiumit, i cili eshte ruajtur i plote deri ne ditet tona. Stadiumi ka formen tipike te stadiumeve greke me dy krahet e gjata qe kufizojne pisten me gjatesi 184.8m dhe gjeresi 12.25m. Njeri krah i shkallares i ndertuar me blloqe guresh gelqerore ka 17 rradhe, kurse krahu tjeter ka 8 rradhe.
BYLISI. Nje nga qytetet me te medha ilire u zhvillua ne shek. IV p.e.s. si kryeqender e fisit ilir te bylineve. Ai kishte nje siperfaqe prej 30ha te rrethuar me mur te mbrojtur nga 7 hyrje e 7 kulla. Ne shek. III p.e.s. qyteti u fuqizua ekonomikisht, kohe kur ndertohet agoraja (qendra e qytetit) prej 4ha, ku ngrihet teatri me rreth 9000 vende, stadiumi, gjimnazi etj. Ne shek. I e.s. Bylisi u kthye ne koloni romake.
Ne shek. IV te e.s. qyteti rrethohet me mure te fuqishme, dhe me pas ne shek. V-VI u be nje qender e rendesishme peshkopale. Per kete flet zbulimi i gjashte bazilikave, dyshemete e te cilave jane shtruar me mozaike me motive paleokristiane te nje cilesie te larte.
ALBANOPOLI. Qytet ilir, qender e fisit te Albaneve, qe permendet per here te pare ne mesin e shek. II te e.s. nga Ptolemeu, i cili percakton dhe kordinatat e shtrirjes se tij. Eshte lokalizuar me rrenojat e qytetit ilir te Zgerdheshit (ne afersi te Krujes). Emri i qytetit dhe i fisit te albaneve qe krijuan ate, u ruajt ne mesjete e deri ne ditet tona duke i dhene emrin gjithe treves ku shtriheshin Iliret e Jugut – Albania.
LISI. U formua si qytet nga fundi i shek. IV p.e.s. mbi bazen e nje vendbanimi protourban. Ne shek. III-II p.e.s. muret rrethuese e ndanin ate ne tre pjese, akropolin, qytetin e siperm dhe qytetin e poshtem qe shtrihej buze lumit Drin. Muret e qytetit jane te ruajtur shume mire me 12 portat dhe kullat e shumta qe i japin nje pamje madheshtore qytetit. Lisi ne kohen e Cezarit merr te drejta dhe ofiqe municipale dhe luan nje rol aktiv ne luften civile midis Pompeut e Cezarit.
SELCA E POSHTME. Ne kodrat e fshatit me te njejtin emer, jane zbuluar rrenojat e nje qyteti ilir te shek. IV-III p.e.s. Ne shek. III behet qender e krahines ilire te Dasaretise. Ne kete kohe gdhenden ne shkemb 4 varre monumentale princeror, me nje arkitekture te stilit jonik. Ne njerin varr eshte gjetur nje inventar shume i pasur me arme, ene bronzi e balte, zbukurime ari dhe nje pafte metalike me skene mitologjike luftimi.
Ne qytetet koloni, Dyrrah, Apoloni si edhe ne qytetet e tjera te Ilirise se Jugut si ne Butrint, Amantia, Bylis, Antigone etj., krahas degeve te ekonomise u zhvillua e lulezoi arti, i cili ne fillim zhvillohet i lidhur me traditen e metropoleve (korinthase e korkyrase). Pas shek. V krahas vazhdimit te tradites, arti fiton vecori lokale. Vlera te vecanta artistike kane punimet ne qeramike. Ne shek. IV-III p.e.s. punishtet e Apolonise e Dyrrahut prodhuan ene me figura te kuqe me tema mitologjike dhe nga jeta e perditeshme. Figurinat (terrakotat) e shumta me tema mitologjike e me pas edhe tema nga jeta e perditeshme, dallojne per plastiken e realizimin artistik. Krahas terrakotave te shumta jane edhe figurinat prej bronzi, mjaft prej te cilave perbejne vepra arti
Gjate shek. I-II e.s. ne skulpture pervetesohen tiparet e artit romak. Vecanerisht ne skulpture portreti ndjek realizmin tipik te kohes me nje fryme te mbeshtetur ne traditen. Qendra kryesore eshte Apolonia me portretet e magjistrateve, te Filozofit, te Bilias etj. Portrete cilesore te shek. I-II e.s. kane dhene Dyrrahu, Butroti, Foinike etj. Relievi behet skematik dhe lidhet me qellimet praktike te zbukurimit te altareve, sarkofageve, monumenteve arkitektonike etj.
Mozaiku si gjini e piktures monumentale dekorative ne kohen antike (greko-romake) dhe ate mesjetare te hershme njohu nje lulezim te dukshem, sidomos ne shekujt e pare te e.re. Duke perdorur gure kubik te zinj ose shumengjyresh te vendosur ne sfond te bardhe u arrit te realizoheshin figura te ndryshme gjeometrike dhe skena nga mitologjia detare. Shquhet mozaiku polikrom zbuluar ne Apoloni, qe paraqet Luften e amazoneve.
Mozaiku si veper e artit lulezon edhe ne shek. V-VI te e.s. realizuar ne veprat e kultit paleobizantin, si ne bazilika, kisha, pagezimore, trikonka etj. Ne dyshemete e ketyre monumenteve figurat e mozaikut jane te shperndara lirshem ne siperfaqe dhe jane figura simetrike, kafshe ne qetesi, peme, fruta, bisqe hardhije, shpende, peshq e motive te ndryshme ujore. Ne radhen e ketyre realizimeve cilesor eshte mozaiku i Baptisterit te Butrintit, i trikonkes se bazilikes se Linit (Pogradec), mozaiku u bazilikes se Arapajt (Durres) i bazilikave te Bylisit e shume te tjera.
Ne Shqiperi eshte ruajtur deri ne ditet tona vetem nje mozaik parietal (i vendosur ne mur), ai eshte mozaiku i kapeles se Durresit, i ngritur brenda amfiteatrit te qytetit. Ai paraqet figura shenjtoresh dhe i perket periudhes se hershme bizantine.
Ne fushen e mesjetes se hershme
Te dhena te mirefillta per kulturen e hershme mesjetare vijne nga germimet e para sistematike qe u bene gjate viteve 60-70te, me zbulimin e varrezave te Komanit, te Buklit, te Shurdhahut, te Lezhes etj. Gradualisht germimet u shtrine edhe ne nje varg keshtjellash te antikitetit te vone e mesjetes se hershme si ne Varosh (Stelush), Shurdhah (Sarde), Lin, Pogradec, Berat, Kanine, Butrint etj. Nje pjese e keshtjellave jane vazhdim i qyteteve e qytezave te kohes antike, e nje pjese tjeter kala e keshtjella te ngritura ne pershtatje me kushtet e reja historike.
Gjate shekujve te mesjetes se hershme shqiptare shek. VII-IX ka nje braktisje te qyteteve per shkak te kthimit ne ekonomine e mbyllur natyrore. Vetem Durresi ku u kufizua pushteti bizantin e ruajti karakterin e mirefillte qytetar. Gjithashtu edhe Butrinti, ne jug, mbeti qender e rendesishme qytetare.
Nje ringjallje e jetes qytetare vihet re pas shek. IX kur fillon qarkullimi i monedhave bizantine. Nder qytetet e ringjallura mbi truallin e qyteteve ilire, ne kete periudhe jane Berati, Kanina, Lezha, ndertimet fortifikuese (muret, portet e kullat) te tyre jane ruajtur deri ne ditet tona.
Autor Prof.Myzafer Kokurti
Literatura
1. Iliret dhe Iliria tek autoret antike, Tirane 1995.
2. Kuvendi i pare i studimeve ilire, Tirane 1974.
3. Les Illyriens, Tirane 1985.
4. ILIRIA 1985, 2.
5. ILIRIA 1986, 1.
6. ARKEOLOGJIA, N. Ceka-M. Korkuti, Tirane 1998