Besimet Fetare

Besimet fetare

Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare Bie ne sy revista e tyre patriotike .leka ..Kurse per Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta I konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues I alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare.per me teper ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete per te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si Austria e cila kishte ndikuar prane portes se larte per te mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar per kishen katolike shqiptare .
Ne pasluften e pasigurt per fatet e Shqipeprise prej lakmise se fqinjeve nje delegacion I kryesuar nga ipeshkv katolik Bumci shkoi ne Versaje dhe perdoren influencen e tyre ne Seline e Shenjte per te garantuar se katoliket shqiptare nuk donin te jetonin te ndare nga shqiptaret e tjere muslimane duke pase parasysh copetimin e mundshem te pasluftes.
Per tiu pershtatur te gjithe besimtareve te vet Kisha katolike mori parasysh edhe kanunin e leke Dukagjinit dhe variante te tij dhe u mundua qe te mos I binte ndesh ketij kodit te nderit;, mikpritjes, fjales se dhene etj duke spjeguar keto elemente edhe me biblen.
Kisha katolike shqiptare ,ne dallim nga simotrat ne Evrope, karakterizohej nga nje pavaresi e komponenteve te saj per shkak te rolit te vecante qe luajten franceskanet dhe jezuitet . Kjo gje shkaktonte mospelqimin e dergatave nga Roma sepse nuk e kuptonin situaten ne vend.
Eshte per tu theksuar se, ashtu si edhe ne shekullin e XV dhe XVI, ne dallim nga riti lindor, Kisha katolike nxiti perdorimin e gjuhes shqipe qe me 1861 ne seminarin e urdherit franceskan dhe u shqua per nje patriotizem ta pashoq. Ky ishte shkaku qe me 1933 ipeshkvit katolike do ti shkruanin bashkerisht Zogut ,Ne jemi ketu ne Shqiperi prej dy mije vjetesh;katolike atehere katolike edhe sot, shqipetare atehere shqipetare sot edhe gjithmone,Dy revistat katolike te viteve 30 .Drita, dhe .Leka, harmonizojne doktrinen fetare me kontekstin shqiptar dhe propagandojne tolerancen fetare dhe mundesine e bashkejeteses midis feve ;Psh solidaritet shoqeror kristian do te gjente mbeshtetjen e vet ne Shqiperi ne praktiken e beses dhe te fjales se dhene te tradites zakonore shqiptare
Pushtimi Italian zgjoi perseri idene e vejeter te Vatikanit per uniatizimin e Kishes dhe pati edhe misionare dhe u organizuan mbledhje per kete ne kuader te luftes italo-greke.
kleri fetar i te te gjithe besimeve (musliman,katolik, bektashian dhe ortodoks) u perpoq te perfitonte sa me shume financime nga politika e fashisteve italaine dhe gjerman. Por kjo nuk I pengonte besimtaret te vazhdonin te shihnin nje pushtues qe duhet te ikte nje ore dhe me pare. Bektashinjte u hodhen totalisht kunder fashizmit italian dhe nazizmit gjerman

Me shkrirjen e patrikanes se Ohrit dhe kalimi i varesise se kishes ortodokse direkt nga Kostandinopoli, pas janarit te vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e lufterave ruso-turke) u vu re nje perpjekje fare e hapur per helenizimin e popujve te ballkanit duke shtuar numrin e shkollave greke dhe te qendrave te rendesishme fetare dhe didaktike si Voskopoja ku u hapen shkolla si « Akademia e Re » (nje institucion illuminist ne te cilen kontribuan greke, rumune-vllhe dhe shqiptare si Kavalioti )ne vitin 1744 apo shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerez te ditur Shqiptare e shfrytezuan kete infrastrukture dhe kulture fetare per te prodhuar vepra per te ardhmen e kombit shqiptar sic ishte edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar ne Venedik me 1744. Keshtu Voskopoja u be nje qender iluminizmi , arti dhe atdhetarizme e . Po si devocion patriotik ne ndihme te kishes shqiptare erdhi edhe Ali Pashe Tepelena i cili ngarkoi mjekun e tij Vangjel Meksin te Perkthente Dhiaten e re per besimtaret shqiptare ne vitin 1819 deri 1827 per te vazhduar vone me perkthimet e Kristoforidhit te vitit 1872

Pushtimi osman dhe perhapja e islamizmit e demtoi rende fene e krishtere katolike apo ortodokse. Me rritjen e ndergjegjes kombetare ne luften kunder sundimit te huaj, nga shtresa e klerit vendes dolen disa figura te njohura si Pjeter Budi, Frang Bardhi, Pjeter Bogdani te cilet luajten nje rol te rendesishem per kulturen shqiptare. Gjate Rilindjes kombetare nga rradhet e dy degeve te Krishtera pati klerike qe punuan per interesat e vendit e te kultures kombetare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikolle Kaçorri etj.
Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet Shqipetare te mergimit, kryesisht ortodokse e kuptuan heret se per te kundeshtuar politiken dhe praktiken helenizuese te Greqise duhej nje Kishe Autoqefale Shqiptare.Tentativat e para per kete jane bere nga Nikolla Naco me orijgine nga ne Bukuresht por pa sukses.
E drejta ligjore per autoqefali i lindi Kishes Ortodokse te Shqiperise qysh me 28 Nentor 1912. Me shpalljen e pavaresise nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqiperise nuk mund te mbrohej me juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nen juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsite e tjera te Ballkanit qe kishin qene te pushtuara nga Turqia. Keshtu, kishin shpallur autoqefaline Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte fituar kete te drejte qe ne shek.XIII.
Ne Amerike kjo perpjekje filloi qysh ne Maj te vitit 1907. Nje shkak qe i dha shtyse ketij problemi, ka qene nje ngjarje konkrete. Me gusht te vitit 1907, vdiq nje djale i ri, ne qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu ne Kishen Ortodokse ku zakonisht kryenin sherbesat e tyre shqiptaret ortodokse, prifti grek refuzoi ti kryente sherebesen e permortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte .automatikisht i ckisheruar, .
Per kete shkak, shqiptaret krijuan nje shoqeri fetare ne Shtator 1907, me emrin Nderi Shqiptar, dhe zgjodhen nje komision, qe ai ta lidhte shoqerine e Usterit me emigrantet e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i pare per nje Kishe Ortodokse Shqiptare te pavarur ne emigracionin e Amerikes.
Meqe shqiptaret nuk kishin nje prift legal te dorezuar nga nje peshkop, vendosen qe te therrisnin nje prift nga Shqiperia.
Nga kandidatet fitoi F.Noli, i cili pas shume peripecish te stisura nga patrikana ,me Mars te vitit 1908, F.Noli u dorezua prift i ligjshem. Noli u shigurua prift nga tre peshkope nje rus , nje ukrainas dhe nje rumun.
Kjo ngjarje u prit me gezim nga te gjithe shqiptaret kudo qe ndodheshin dhe pati jehone te gjere ne te gjithe shtypin e kohes. Per te shkroi gazeta .Drita, e Sofjes, te cilen e nxirrte Shahin Kolonja, .Shpresa e Shqypnis,, si dhe gazeta te tjera shqiptare te Misirit dhe te Amerikes.
Meshen e pare ne gjuhen shqipe, F.Noli e dha me 22 Mars 1908.
Pas kesaj ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse shqiptare kisha e Shen Kollit ne Sauth Brixh, e cila perfundoi ne vitin 1912.kisha e Shen Palit dhe e Shen Pjetrit ne Filadelfia. Iniciativen e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjes at Naum Cerja. Ne vitin 1919 u ngrit kisha e Shen Merise ne Natik.
Per nevojat e Kishes se re shqiptare e te pavarur, F.Noli perktheu me radhe nga viti 1908-1914, te gjithe librat kishtare te domosdoshem .Sherbesat e Javes se Madhe,, Libri i Sherbesave te Shenjta,, .Libri i te Kremteve te Medha,, .Triodhi i vogel,, .Lutjesorja, dhe .Pesedhjetevjetorja e vogel,.
Te gjitha keto perpjekje per nje Kishe Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.Noli i beri me synimin e krijimit te nje peshkopate ortodokse shqiptare ne Amerike, fronin e se ciles, ne te ardhmen ta shpinin ne Shqiperi.
Nje nga ngjarjet me te shenuara te Kishes Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i dates 16 Mars te vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes Kuvendi i kerkoi peshkopit rus t’u jepte mundesi qe te formonin Peshkopaten Shqiptare te Amerikes dhe te dorezonte peshkopin e tyre te pare. Per kete qellim u bene shume kerkesa edhe ne kryepeshkopata te tjera. Peshkopi rus premtoi tri here qe te dorezonte F.Nolin peshkop dhe te tri heret u terhoq. Ne rrethana te tilla me 26 Korrik 1919, ne kishen e Shen Gjergjit ne Boston, F.Noli iu drejtue te pranishmeve: .Kush e beri peshkopin e pare fare?, Dhe populli iu pergjigj: .Te parin fare e beri populli. Dhe mua populli te me dorezoje se jam i pari fare per shqiptaret, – tha F.Noli.
Nga ana tjeter, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishen Ortodokse Shqiptare te Amerikes kishe autoqefale dhe F.Nolin peshkop te saj.
Ndersa ne Amerike ndodhnin keto ngjarje, ne Shqiperi, e cila ishte bere shesh lufte, mbizoteronin mitropolitet greke, si Jakovi i Durresit e pastaj i Korçes, Njoftime kishte se Ne Shqiperi vepronin bandat terroriste greke te .kompanive te shenjta,, te cilat vrane Papa Kristo Negovanin ne vitin 1904, terrorizuan popullsine e Shqiperise se Jugut ne vitin 1914, vrane At Stath Melanin ne vitin 1917.
Pas gjithe ketyre pengesave me ne fund, me 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha te paren meshe shqip ne kishen e Shen Gjergjit ne Korçe.
Ngjarja me e madhe per Kishen Ortodokse te Shqiperise ishte mbledhja e nje kongresi gjitheshqiptar ne Berat, me 10 Shtator te vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi qe si qender e Kishes Autoqefale te Shqiperise te ishte Korça.
Kongresi vendosi qe gjuha e liturgjise ne Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare te ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll me 19 Shtator 1922.
Me 21 Nentor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli F.Nolin kryepeshkop. Ceremonia u be ne kishen e Shen Gjergjit ne Korçe.
Keshtu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetesh u krijua Sinodi i Pare i Kishes Ortodokse Shqiptare qysh ne vitin 1478, kur e gjithe Shqiperia (Arberia) ra nen sundimin osman. Ky Sinod i Shenjte perbehej nga Hireotheu, miropolit i Korçes dhe i Gjirokastres, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlores, F.Noli, mitropolit i Durresit dhe i Tiranes. Ky Sinod sipas F.Nolit, vijoi deri me 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua te largohej nga Shqiperia.

Me perkrahjen e qeverise, erdhi ne krye te Kishes Ortodokse te Shqiperise at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop ne kete menyre. Ne vitin 1929, ai u dergua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit.
Qe aty u thirr ne Tirane dhe tok me peshkopin serb te Shkodres, si dhe me dy peshkope te tjere, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dyte te Kishes Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana Ekumenike e kundershtoi kete sinod Megjithekete, duhet theksuar se V.Xhuvani u tregua shume energjik. Gjate kohes qe ishte ne krye te Kishes ai mblodhi Kongresin II gjitheortodoks ne Korçe, me 16 Qershor 1929
Nen formulen: Kishe e lire ne shtet te lire,, Kishe e ndare nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet: ,Kryepeshkopi, peshkopet, zevendesit e tyre lokale, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Pergjithshem i Sinodit, si dhe ndihmesit dhe zevendesit klerike te Kryepeshkopit dhe peshkopeve, duhet te jene prej gjakut dhe gjuhes shqiptare, si dhe te kene nenshtetesine shqiptare,.
Sinodi II i Shenjte i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u perbe nga: Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranes dhe i Durresit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Me vone ky sinod u plotesua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.
Mbreti Zog gjate perpjekjeve per te krijuar nje stabilite politik ne Shqiperi ndoqi nje politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme ne Shqiperi duke e ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur autoqefaline e kishes ortodokse si edhe duke preferuar shqipetare ne drejtimine fese. Per tre vjet ai pat nje konflikt me shkollat katolike (1933-1936) te cilat I mbylli dhe pastaj I hapi prape. Kjo u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e Zogut u be edhe per te mbajtur nje ekuiliber fetar dhe per ti vene nje kufi ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi
Problemi atoqefalise u be nje nga temat kryesore edhe per mbretin Zog I clili dergoi minitrsin ortodoks Kota dy hetre ne Stamboll per te negociuar por edhe per te kercenuar.Ne vitin 1933, qeveria e mbretit Zog beri presion edhe ndaj Xhuvanit qe ai te jepte doreheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi per te formuar Sinodin e Trete te Kishes Ortodokse Shqiptare. U arrit qe me 20 Shkurt 1937, qeveria shqiptare te niste delegate per ne Athine K.Kisin dhe laikun Josif Kedhi.
Keshtu, me 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varesia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i larte kishtar, Tomi., iu dorezua K.Kisit. Me kete rast, Patrikana i dergoi nje mesazh Ministrit te Drejtesise Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kotta.
Tani e tutje, kjo kishe edhe juridikisht e ne menyre kanonike, vendoste vete per organizimin e saj, si per caktimin e peshkopeve dhe te peshkopatave, per perkthimin e liturgjise dhe librave te meshes ne gjuhen shqipe, etj.
Nga ana e saj, Patrikana ruante te drejten e shpjegimit e te interpretimit te dogmes ortodokse dhe kerkoi qe nder te gjithe peshkopet e mundshem te fronesuar nga Sinodi i shenjte i Kishes Autoqefale te Shqiperise, dy prej tyre te kishin, per kete arsye, formim teologjik ortodoks ne shkollat greke dhe te kishin jetuar jashte vendit, dmth ne Greqi ose ne Malin e Shenjte, per mjaft kohe. Ky ishte i vetmi kusht qe vuri Patrikana Ekumenike.
Sinodi III i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, perbehej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durresit dhe i Tiranes, Agathangjel Çamçe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korçes, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastres.

Islami ne Shqiperi

Kontaktet e shqiptareve me boten islame, jane relativisht me te vona se ato te pjeses me te madhe te popujve europiane. Islamizmi u shfaq per here te pare i pranishem ne kontinentin e vjeter ne fund te mijevjeçarit te pare (shek. 9-10-te).
Nga kontaktet e spanjolleve me arabet dhe kulturen e tyre lindi eposi i Sidit, ne te cilin konflikti themelor eshte ai i kaloresve hispanike me mauret (arabet).
Nga kontakti i frankeve me arabet lindi epopeja kombetare e francezeve .Kenga e Rolandit,, ne te cilen konflikti zhvillohet midis moreve (arabeve) dhe vendesve.
Disa shekuj me vone arabet do te ishin te pranishem ne tragjedite e Shekspirit (Othello, .arapi i zi,, ne tragjedine me te njejtin emer).
Ne kete kohe (fundi i periudhes bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen per here te pare arabet te fiksuar ne kulturen tradicionale shqiptare, ne baladen e vellait qe ngrihet nga shtrati i vdekjes per te mbrojtur nderin e motres nga .nji bajloz i zi, (a .nji harap i zi,) qe ka dale prej detit. Historikisht kontaktet nderfetare midis shqiptareve te krishtere dhe pelegrineve perhapes te islamizmit i takojne shekullit te 13-14-te.
Misionaret e pare te fese se re mberriten ne hapesiren shqiptare nen emrin e ortodoksise. Nje prej ketyre misionareve, qe solli bektazhizmin ne Shqiperi, njihet me emrin .Shen Spiridoni, dhe i pergjigjet figures se Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksise lehtesoi pranimin e islamizmit (fillimisht ne formen e bektashizmit) para se ushtrite perandorake osmane te pushtonin vendin. Kjo periudhe e pare perfaqeson fazen e islamizimit te perzgjedhur paqesor.
Islamizmi ne Shqiperi paraqitet si .islamizem europian,, joburimor.
Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shternguese permes zbatimit te sistemit te privilegjuar te taksave dhe tatimeve ndaj muslimaneve, perkunder nje sistemi shfavorizues ndaj josmuslimaneve (perjashtim i atyre qe nderronin fene nga detyrimet ekonomike, nga marrja nizam etj.).
Prej shekullit te 15-16-te e ne vijim ne qytetet kryesore te Shqiperise u ngriten institucione te rendesishme te kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe).
Islamizmi u perhap me shume ne Shqiperine e Mesme. Ne fazen e fillimeve pjesa me e madhe e shqiptareve mbanin zyrtarisht fene islame dhe ushtronin ritet e krishterimit. Ne kete faze deshmohen kisha te maskuara (nentokesore). Mbajtja e dy feve dhe dy emrave (kriptokrishterimi, krishterimi i fshehte ose i mbuluar me muslimanizem te jashtem) vazhdoi deri ne shekullin e 20-te.
Ne shekullin e 18-19-te islamizmi pati nje lulezim fetar dhe kulturor ne Shqiperi. Ne kete periudhe u zhvillua letersia shqipe me alfabet arab, e njohur si .letersia e bejtexhinjve,, qe studiuesit e krahasojne me letersine .alhamiado, qe qe zhvilluar me pare ne Spanje.
Islamizmi la gjurme ne jeten zakonore te shqiptareve, permes nderhyrjes se disa nomeve te sherijatit. Por sherijati nuk u be asnjehere kod sundues zakonor i shqiptareve.
Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje politike asimiluese ndaj shqiptareve
Feja Islame ne Shqiperi eshte karakterizuar ktryesisht nga prezenca e shumices se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit bektashij
Ne kushtet e nje shteti te pavarur shqiptar dhe te pasluftes se pare boterore muslimanet Sunite riorganizohen ne 1921 ne nje Alenace kombetare muslimane Me 1923 bashkesia sunite do te ndahet nga kalifati Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranes .Ne keto vite ne Islamin shqiptare shfaqet nje dell reformator pasi ndalohet formalish poligamia , dalin perkthme ne shqip te kuranit dhe deputet muslimane kerkojne qe grate te bejne jete shoqerore si burrat gje cila do te filloje te realizohet me ligjine heqjes se perces vetem me 1937 . Me 1923 del edhe revista « Zani I Nalte »me ndjenja te theksuara patriotike dhe reformatore .
Me 1929 mbahet nje kongres i muslimaneve sunite ku u vendos perdorja ekskluzive e gjuhes shqipe dhe reduktimi i numrit te xhamive per te mbajtur ato me kryesoret , unifikimi i medreseve etj. Ka vend te besohet se ne kete reforme ka gisht Zogu me qellimet etij per te bashkuar vendin dhe per ta oksidentalizuar Shqiperine duke ia hequr perfundimish imazhin e nje vendi islam.Thuhet se edhe Ataturku, reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit tia kalonet atij ne kete drejtim.
Bektashizmi e ka origjinen prej nje doktrine mistike te baballareve turkmene te shekullit XI-XII ne detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nen ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi per tu fuqizuar si sekt musliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jenicereve (qe kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Per aresye te konfliktit me vete muslimanizmin bektashizmi fitoi nje tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi ne jeten fetare. Predikonin barazine e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera te tjera qe ishin fare te papelqyeshme per Islamin .Per nga ky pozicion tolerant I bektashizmit dhe per rolin patriotik qe kane luajtur shume Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe te huaj te te gjithe koherave se Bektashizmi do te ishte nje fe e pershtateshme per Shqipetaret .Nder keta eshte edhe poeti i madh kombetar Naim Frasheri
Ne Shqiperi bektashizmi eshte shfaqur ne fund te shekullit te 12-te dhe ne fillim te shekullit te 13-te. Ne 1925, kur Ataturku ndermori reformat e ashpra laicizuese te shtetit per krijimin e Turqise moderne, Shqiperia u be vendi i Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di se Shqiperia, ky vend i vogel, eshte seli e nje kryeqendre boterore te besimeve. Eshte interesant te vihet re se edhe gjate periudhes se ateizmit nuk pati pretendime nga shtete te tjera ku ka bashkesi besimtaresh bektashinj per te marre rolin e kryeqendres.
Bashkesia bektashije e Shqiperise u shpall e pavarur ne vitin 1921.
.Shume teqe bektashishj u bene qendra rezistence kunder italianeve dhe kunder gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftes rreth 6000 bektashij te roganizuar.

Historia e Kishes Ungjillore Protestante ne Shqiperi, ze fill me 18 Tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh u vendosen si misionare ne qytetin e Manastirit. Keta misionare fisnike krijuan aty Bashkesine e pare Ungjillore. Nder anetaret e pare te Bashkesise Ungjillore te Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi I cili pasi shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste per ne Shqiperise, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e Korçes, ku predikimet e para i beri ne Mesonjtoren Shqipe, me 3 Maj 1890, duke patur si pikesynim zgjimin e popullit te tij, si nje misionar atdhetar. Predikimin e Fjales se Krishtit, ai e quante vertete nje detyre patriotike.
Gjerasimi dhe e motra Sevastia çelen ne Korce shkollen e vashaveme 23 Tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Me pas, duke thyer luften qe Patrikana i bente shkolles dhe Gjerasimit, numri i vashave ne shkolle u shtua. Te shumta kane qene vashat qe mbaruan shkollen e Qiriazit.
Me 14 Nentor 1892 u themelua bashkesia . Vellazeria Ungjillore,ne te cilen bente pjese Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V.Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P.N.Luarasi.
Kjo shoqeri ungjillore pati dhe organin e saj qe u quajt .Letra e Vellazerise,, numri i pare i se ciles u botua ne Korce ne nentor te vitit 1892.

Besimet fetare ne periudhen 1944 1990
Pushteti i vitit 1945 e vuri ne shenje kryesisht Kishen Katolike te Shqiperise, duke e cilesuar ate si çerdhe te agjenteve te huaj ne Shqiperi. Per kete arsye, qysh ne fillim, Kishes Katolike Shqiptare iu kerkua te bente nje sakrilegj kanonik, te shpallte autoqefaline e saj. Te dy peshkopet katolike, imzot Gasper Thaçi dhe imzot Vinçenc Prennushi nuk e pranuan nje gje te tile. Shteti komunist i burgosi te dy, duke denuar me 20 vjet burg imzot V.Prennushin, klerik dhe poet dhe duke denuar me pushkatim imzot Gasper Thaçin.Pas shume mundimesh ne burg, vdiq ne vitin 1949 dhe imzot V.Prennushi, ipeshkv i Durresit dhe i Tiranes. U arrestuan 30 françeskane, 15 jezuite dhe mjaft seminariste. Disa prej tyre u pushkatuan e disa vdiqen te munduar neper kampe perqendrimi dhe ne pune te detyruar.Ne vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre Zadeja, poet dhe atdhetar. Po kete vit, u pushkatuan Frano Gjini, Gj.Volaj, at Ciprian Nika. Ne vitin 1946 u denua dhe u pushkatua ne Shkrel, Nikoll Gazulli, etj.
Fjalet e tyre te fundit ishin: .Rrofte Krishti mbret! Rrofte Shqipnia dhe pa ne!,
Ne vitin 1950 u shpall arkipeshkv i Kishes Katolike te Shqiperise Bernardin Shllaku, por atij i vune nje mbikqyrje te forte. Nderkaq ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj katolik qe vepronte ne dioqezat e Shqiperise, u debua qysh ne vitin 1946.
Ne vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar aksionin ateist te rinise. Arkipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh ne vitin 1964 dhe u denua me 25 vjet burg.Vdiq ne spitalin e Tiranes ne vitin 1980. Atehere u burgos dhe Mikel Koliqi, i cili megjithe vuajtjet, doli gjalle nga burgu por vdiq si kardinal ne vitin 1997.
Keta dhe shume te tjere ishin martire te Kishes katolike Shqiptare ne shekullin e 20
Sinodi III i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise qendroi deri ne vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha doreheqjen. Kisi vdiq me 16 Qershor 1959. Nga viti 1946 deri ne vitin 1949
Sinodi IV i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, u formua me 25 Gusht te vitit 1949, me kryepeshkop te Kishes Ortodokse Autoqefaqle te Shqiperise, Paisi Vodicen. Ky u shpaLL KRYEPESHKOP i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, si dhe peshkop i Durresit dhe i Tiranes, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korçes, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastres. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova.
Paisi Vodica njoftoi menjehere Patrikanen Ekumenike te Kostandinopolit per Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si te tille.Vodica per arsye politike e lidhi Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise me Patrikanen e Rusise komuniste. Keshtu qe, Sinodi IV mori karakter te theksuar politik. Per kete shkak, u dergua nga Patrikana ne Amerike peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkes, per te mos lejuar qe Kisha Ortodokse Shqiptare ne Amerike te binte ne pozitat politike te Kishes ne Shqiperi.

Me 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e nderprene me dhune veprimtarine e tyre per te filluar serish pas levizjeve demokratike te vitit 1990
Levizja kunder institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial kominist u mbulua gjoja me nje levizje te rinise ateiste. Shume kisha u kthyen ne salla publike, disa u kthyen ne salla bagetish, disa u rrenuan plotesisht. U prishen 2169 objekte kulti si kisha xhami e teqe. Atehere u burgosen 217 klerike per terror e disa prej tyre vdiqen neper burgje ose u pushkatuan.

Kodi penal i vitit 1977 denonte propaganden fetare si dhe perhapjen e liturgjise. Sipas ketij kodi u denuan shume ish-klerike, por edhe laike.
Kisha Katolike e Shqiperise qe i kishte dhene vendit dhjetra intelektuale, studjues me emer, poete e shkrimtare, si at Shtjefen Gjeçovin, Preng Doçin, at Gjergj Fishten, Dom Ndre Mjeden, at Donat Kurtin etj, kishte pesuar nje nga goditjet e saj me te medha gjate gjithe historise se saj ne Shqiperi.
Shpallja e Shqiperise (e tokes prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali,e tokes se Skenderbeut qe u fut ne historine kishes si mbrojtesi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist ne te gjithe globin tokesor, kishte habitur te gjithe boten. Vatikani nuk e reshti asnjehere luften per te mbeshtetur besimtaret e vet te cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale por kesaj radhe te ndjekur nga Diktatori Enver Hoxha qe ishte shume here me i eger se sa perandori Trajan.
Pavaresisht regjimit te eger komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne kushtet e nje fukaralleku te tmerrshem te nje furnizimi me liste dhe triska deri me 1990. Ne kete ilegalitet te pergjithshem dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerances fetare
Influence shume te madhe tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar humanitar i Nene Terezes, i shenjtores me te dalluar te shekullit XX , qe gjithshka e bente ne emer te Jezu Krishtit.
Pas permbysjes se rendit ateist ne Shqiperi, me 4 Nentor 1990, pater Simon Jubani qe ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe Karlo A.Sevilla qe ishte debuar nga Shqiperia qe ne vitin 1946, dhane nje meshe per te gjallet e per te vdekurit, ne kapellen e vogel te varrezave te Shkodres, e cila sherbeu si altar. Pjesmarrja ne meshe ishte e jashtzakoneshme. Po ate dite, u dha nje duva ne Xhamine e Plumbit ne Shkoder nga myslimanet.
Filloi serish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.

Besimet fetare pas vitit 1990
U kthyen ne Shqiperi emisaret e Kishes Katolike te Shqiperise, misionaret dhe te derguarit apostolike te Selise se Shenjte, midis tyre dhe klerike katolike shqiptare qe kishin dale gjalle nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F.Mirdita i ardhur nga jashte vendit etj.
Kleriket ortodokse qe kishin mbetur gjalle fillluan te aktivizohen prane kishave qe kishin mbetur me kembe, te cilat filluan ti riperteritin. Nga Patrikana Ekumenike u dergua peshkopi misionar A.Janullatos, i cili eshte perpjekur per ringritjen e kishave ortodokse te shkaterruara, si dhe per rikthimin e pronave te tyre te rrembyera.
Te dyja kishat kryesore te krishtera ne Shqiperi, u vizituan nga primatet e tyre si Papa Gjon Pali II me 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartholomeu I, me 2-9 Nentor 1999. Po keshtu eshte perteritur ne menyre te dukshme Kisha Ungjillore e Shqiperise, permes misionareve dhe bashkesive te krishtera ungjillore ne te gjithe vendin sidomos ne qytete, dhe ne Kosove. Kisha Ungjillore e Shqiperise ecen sipas traditave te saj tashme evropiane, duke shtrire veprimtarine ne perhapjen e lajmit te mire, sidomos ne shkolla, ku ajo ka dhene ndihmese te shquar.
Besimtaret shqiptare i ndesh kudo ne hapesiren qe popullohet nga shqiptare por dendesia e nje perfaqesuesve te nje besimi te caktuar ndryshon sipas rajoneve te hapesires shqipetare ne Ballkan dhe ne bote.Keshtu rajoni verilindor i vendit (rrethet Tropoje, Has,, Kukes, Diber, Mat), Malesia e Tiranes dhe e Krujes, Mallakastra, Malesia e Kerrabes, Kurveleshi e Skrapari, Kosova dhe Pjesa perendimore e Maqedonise jane kryesisht te banuar nga popullesi e besimit mysliman. Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, Malesia dhe Fusha e Lezhes pjeserisht, Kurbini, Zona e Shkodres dhe arbereshet e Italise jane populluar kruesusht me banore te besimit katolik.
Rajonet e Fushes se Myzeqese dhe zones se Beratit, lugina e lumit Drino, Lunxheria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rreza e Permetit, pjeserisht rajoni juglindor dhe Fushegropa e Delvines jane populluar me banore te besimit ortodoks. Neper qytete i has te gjithe besimet, ndersa ne disa qytete si Tirane, Elbasan, Vlore, Korçe, Durres.
Vecanti dhe origjinalitet perbejne qytetet te cilat kane qene dhe jane me perberje feytare te perzier si Shkodra , Tirana, Gjirokastra Elbasan, Vlore, Korçe, Durresi etj. Ne keto qytete ka filluar te takohen edhe besime qe kane hyre ne Shqiperi pas viteve 1990 si protestante, bahai etj.
Toleranca
Shqiptaret jane dalluar ne shekuj per nje toleranca unike nderfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit administrativisht ne dy pjese, ne ritualin roman (perendimor) dhe ate bizantin (lindor) me ane te „vijes se Teodosit” qe kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit kryesiht per tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX.
Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak per ceshtje fetare
Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se .sa here qe ne perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji per ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore
Prej fundit te mesjetes e kendej hapesira shqiptare ishte zone ekuilibri ndermjet dy perandorive me te fuqishme te kohes, Perandorise Osmane dhe Perandorise Austro-hungareze. Midis ketyre dy perandorive jane nenshkruar disa marreveshje, te quajtura “kapitulacione”, te cilat rregullonin barazine e ndikimeve, duke i njohur Perendimit te drejten e kujdesit per faltoret e te krishtereve, permes doktrines “cultus protectorati” – mbrojtja e klerit.

Ne Shqiperi mund te gjesh shpesh dy fe (krishterim e muslimanizem) ne nje familje ose ne nje fis (Lure, veri), ose dy fe ne te njejtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishtere e si musliman, dhe ben ritet e festat fetare te te dy besimeve. Heroi kombetar i shqiptareve Gjergj Kastrioti lindi ne nje familje ortodokse, u be musliman ne oborrin e sulltanit, u be bektashi (ky ishte kusht per t’u bere jeniçer), u kthye ne Shqiperi dhe mori fene e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet qe te varrosej ne nje katedrale te te krishtereve katolike (Lezhe). Njeri nga vellezerit e Gjergj Kastriotit, perkundrazi, kerkoi te varrosej ne manastiret e Athosit, nje prej vendeve te shenjta te ortodoksise.
Ne Shqiperi nuk njihen konfliktet fetare, as ne forme episodike. Eshte krejt normale qe nje shqiptar, nese nuk i pelqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, te braktise kishen dhe ta kerkoje lidhjen me zotin ne xhami. Nje prej autoreve me te rendesishem te letersise klasike shqiptare, Pjeter Bogdani, ne vepren e tij “Çeta e profeteve”, citon krahas njeri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenen. Perkthyesi i pare i librit te shenjte te muslimaneve Kur’an ishte i krishtere (Ilo Mitke Qafezezi).
Muslimanet shqiptare festojne shen Gjergjin e shen Merine, nje pjese tjeter shen Nikollen e Krishtlindjet, kurse te krishteret u bejne vizita miqesore muslimaneve per festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).

Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I eshte dashur te kendoje syret e Kuranit per te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq.
Ne nje qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane eshte e perzier me te krishtere katolike dhe ortodokse, ne ditet e ramazanit edhe tregtaret jo-islamike ndalonin shitjen e mishit te derrit ne dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene .mos I preki njeri se keto jane themelet tona,.
Festat fetare ne Shqiperi, qofshin ato te bashkesise se krishtere, qofshin te bashkesise muslimane, ruajne gjurme te periudhes politeiste mitologjike. Shqiptaret katolike te viseve veriore diten e Buzmit e kane pikerisht ne diten e Krishtlindjeve, por duke nenshtresuar ne kete feste edhe kultin e zjarrit. Shen Meria e muslimaneve perkon me diten e zanes – Dianes tek latinet – me 23 gusht. Bektashinjte kane kultin e Baba Tomorrit, qe ngjason me kultin mitologjik te Olimpit grek. Nje poet i krishtere i vuri per titull librit te vet emrin .Baba Tomorrit, Kjo dhe te tjera tregon Shqiptaret kane kultin e natyres, festojne diten e malit apo te bjeshkes, mbajne edhe sot gjarperin dhe dhine si totem (hyjni mbrojtese), kane kult per zjarrin, per gurin, per ujin dhe buken, per udhen dhe mysafirin, per token dhe qiellin.

Autor Genc Myftiu

Literatura
De la Rocca .Religion and Nation in Albania, 1989 Rome
Dh .Qiriazi .Kristianity in Albania, 2000
Mark Milan .Albanian life and Customs, Kurti, Sirdani,
.On the contribution of the catholics in Albania, 2000