Edukimi
Perendimor Apo Lindor
Lindorizma shqiptare eshte nje sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si cdo sistem tjeter jetese, me nje botekuptim te tijen.
Si me te paren karakteristike te lindorit shqiptar marrim proverbin e cdo qelepirxhiu te pashpirt: “Haja qenit, pija qenit. Lindori shqiptar i pret te gjitha te mirat per vete – qelepir – nga te tjeret; bota per te eshte nje burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh te cilet ai i shfrytezon me cdo menyre e metode, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyre te ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botes prane nuk njeh kurre lindori shqiptar. Perkundrazi ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit te perbashket dhe shoqeror dhe ia thith gjakun pa asnje droje e kujdesje. Dhe ne vend qe te turperohet per vepren shkaterrimtare te veten, lindori shqiptar behet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli.
Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai ska cipe qe ti nxihet. Lindori shqiptar eshte i zoti per te gjitha turpet. Shet babe e nane, besen e nderin e vet, per mos me thane: shpirtin e trupin e vet; vetem e pervetem qe ti shkoje kungulli mbi uje. Idealet e lindorit shqiptar jane kolltuku e llokma; dhe per ti siguruar vehtes keto te mira ai perdor cdo mjet: behet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, perparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i forte me te tjere. Porse ne shpirtin e vet eshte Lindori kryekeput rrenimtar, eshte shkaterrues dhe bashkohet me te tjeret si ato ujqt qe vejne se bashku ne pre, por qe e shqyjne shokun e vet kur dobesohet apo plagoset udhes. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, te ujkut tek. Vendi ku ushqehet dhe majet Lindori shqiptar eshte atdhe per te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytezon; dhe e shfrytezon pa pike turpi, dhimbje e kujdesje.
Eshte gabim kur thuhet se Lindorizma na ka ardhur fillimisht nga Azia, apo nepermjet fese mohamedane, apo edhe nga populli turk. Jo kurrsesi, Lindorizma e jone eshte nje dhanti fatale e krishterimit euro-aziatik. Po spjegohem! Ne shekullin VIII, aty kah viti 740 e.s., do me thane 600 vjet para se me shkele turku ne Atdheun tone,
Shqiperia u be province e Bizantit, nen Leonin III. te quajtur Isaurios. Dhe nga ky despot i tmerrshem u ngushtuan te gjithe shqiptaret me u nda nga kisha romake (perendimore) e me u fundos nder labirinthet e errta te kishes bizantine (Lindore) te atehereshme. Por sishte aq fort ndamja (skizma) kishtare sesa ai shpirt i administrates bizantine, plot angth e myk, qe u pllakos si nje shpirter i zi, si nje hije murtaje mbi mbare kombin shqiptar. Turqia ka qene trashegimtarja dhe kujdestarja e mirazit bizantin, dhe kesulja e kuqe – nje krijese greko-bizantine – u pranua si nje simbol i atij trashegimi.
Se cdon me thane shpirt bizantin e di pothuaj secili qe ka lexuar ndopak fletet e historise se kultures. Mjafton te permendet se bizantizmi historik eshte po njelloj me Lindorizmen shqiptare qe u pershkrua me lart. Shqiptari i shkret ia ka thithur lengun asaj bizantizme shkaterrimtare brenda 12 shekujve te kaluar – qysh nga viti 740 – dhe eshte kalbur dalengadale ne trup e ne shpirt te vet, duke iu shprishur kesodore fuqite e tij me te thjeshtat e me fisnike bashke-kombetare. Shqiptari dikur ka pasur nje dashuri te pervlueme dhe nje besim te pafund ndaj Zotat e qiellit e te tokes, ndaj vendit dhe trashigimit te te Pareve dhe ndaj vllezerve te vet shqiptare.
Vala aristokratike dhe drita politike-filozofike qe dridhen edhe sot ne amanetet e pluhurosura te Kanunit te Leke Dukagjinit dhe nder sa e sa tradita malesore-shqiptare lene me kuptuar lartesine shpirterore dhe heroizmen vetflijuese te te Pareve tone dikur.
Porse te gjitha ato veti te larta e bashke-ndertuese shkuan dem e huq neper hejmin shkaterrues te bizantizmes. Sepse si ne mbareshtrimin shoqeror e politik, d.m.th. nder marredheniet e shqiptarit me shqiptarin dhe nder marredheniet e shqiptarit me shtetin e tij u fut e u perhap shpirti bizantin si nje epidemi rrenimtare dhe e deformoi karakterin e drejte te shqiptarit ne nje bolle amorfe. Si i tha nenprefekti djalit te ri qe po hynte rishtas kryetar komuneje: Biro, ato qe ke mesuar ne kurse e libra hidhi menjeane. Po deshe te jesh nje nepunes i mire, te lavdohesh dhe te nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sille verdalle nga nje dite ne tjetren, deri sa te merzitet dhe mos i kryej ndonje pune. Vet djelmnia e shkolluar e ka gabim kur kujton se perendimorja permbahet vetem nder veshje e mbathje evropjane, apo ne te ndejunit plot kotesi neper sallone, apo edhe me kryerjen e ndonje detyre sa per forme e per te rrembyer nje rroge te majme, etj. Perendimorja e vertete tregohet pikesepari ne kryerjen e nje detyre te ndershme, fund e maje per hater te asaj detyre dhe pa qene i shtyre nga zori, nga ndonje deshire e prujtun apo nga shkelqimi i ndonje fitimi marerial. Bile perendimori i vertete karakterizohet nga menyra se si ai i ngarkon vetes me vetdashje detyra te renda, jashte detyrave te zakonshme e te domosdoshme. Heroizem skerkohet prej askujt, porse lartesia morale e nje perendimori matet me graden e vetmohimit dhe vetflijimit rreth nje ideje te larte, rreth nje ideje qe ska pune me kolltuqe apo llokma.
Detyra e perditshme e nje perendimori eshte: Vepro gjithmone ne nje menyre te atille qe sjellja jote te jete shembull dhe rregull mbarevajtjeje per te gjithe; sillu si njeri i bute me te tjeret, pa hile; pranoje, nderoje dhe cmoje cdo njeri pa qellime dhe prapamendime lindore. Dhe keto te gjitha kerkohen dhe detyrohen tek cdo njeri i madh a i vogel, pasanik apo i varfer, shkollar apo bilmez – jo neper premtime materialiste apo friksime fetare, por vetem e pervetem ne emer te nje njerezimi te lartem, i cili mbeshtetet mbi ato te drejta hyjnore qe kane mbire ne zemren e cdo njeriu pak a shume normal. Dhe shpirti fisnik i nje perendimori eshte pikersiht ajo dhimbje meshire dhe flijeplote qe drejtohet kundrejt cdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt cdo njeriu fatmjere, kundrejt cdo populli varfanjak, e me se forti kundrejt kombit te vet ne rrezik.
Marre nga : Prof. Krist Maloki
—————————
Arsimimi
Universiteti eshte nje institucion i larte shkollimi.Edukimi universitare eshte edukim i cili vien pas mbarimit te shkolles se mesme.
Shkolla e Magjistratures eshte nje institucion publik, buxhetor dhe gezon autonomi financiare, akademike dhe administrative ne drejtim te arritjes se qellimit dhe realizimit te detyres se saj. Shkolla ka per detyre te siguroje pergatitjen profesionale te kandidateve per magjistrate dhe te punonjesve te administrates gjyqesore. Duke marre parasysh pergatitjen qe do tu sigurohet kandidateve, qellimi qe synon te arrije shkolla eshte pergatitja profesionale e kandidateve per magjistrate me nje kendveshtrim te ri bashkekohor, i cili do tu sherbeje, duke luajtur nje rol te rendesishem ne kete drejtim, ne arritjen e paanshmerise dhe pavaresise se prokuroreve dhe gjyqtareve te ardhshem. Shkolla do ta arrije kete qellim me ane te zgjerimit te njohurive teknike dhe juridike, thellimit te kuptimit te teorise juridike dhe pergatitjes se kandidateve me veprimtari praktike ne ushtrimin e profesionit te tyre.Shkolla zyrtarisht u hap me 9 tetor 1997. Ajo ndodhet ne Tirane ne te njejten godine me Fakultetin e Gjeologji Minierave.
Universiteti Bujqesor i Tiranes u krijua me 1 nentor 1951 si Institut i Larte Bujqesor (ILB) me statusin e nje Universiteti. Me 1991 u emertua Universiteti Bujqesor i Tiranes (UBT). Eshte Kampusi unikal universitar ne Shqiperi, vendosur ne nje kodrine te pyllezuar ne periferine veri-perendimore te Tiranes, vetem 7 km nga qendra e qytetit.FakultetetFakulteti i Bujqesise,Fakulteti i Shkencave Bujqesore ,Fakulteti i Mjekesise Veterinere
Universiteti “Ismail Qemali” ne Vlore u themelua ne vitin 1994.
Me 2 shtator te vitit 1957 ne qytetin e Shkodres u ngrit Instituti i Larte Pedagogjik. Ai ka qene dy-vjecar deri ne vitin 1970. Me pas u be tre vjecar dhe ne vitet 81-91 u be katervjecar. Me 28 maj te vitit 1991 ky institucion arsimor u konsiderua Universiteti “Luigj Gurakuqi i Shkodres”. Ky universitet eshte nje nga me te njohurit dhe me tradite ne Shqiperi. Aktualisht aty vazhdojne studimet e larta studente nga rreth te ndryshme te vendit (kryesisht ne veri), por edhe nga Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. Stafi i Universitetit te Shkodres ka krijuar marredhenie bashkepunimi me universitetet italiane, gjermane dhe austriake.
Universiteti Politeknik i Tiranes
U krijua nga ndarja e Universitetit te Tiranes ne vitin 1991 dhe ka kater fakultete.
Fakultetin e Gjeologji Minierave,Fakulteti Ndertimit,Fakulteti Mekanike,Fakulteti Elektrik
Universiteti i Tiranes
Ne vitin 1957 u krijua Universiteti i pare ne Shqiperi kur Instituti Pedagogjik, Insituti Politeknik, Insituti i Larte Ekonomik dhe Instituti i Larte i Mjekesise u bashkuan dhe formuan Universitetin Shteteror te Tiranes.Ne fillim i formuar nga dhjete fakultete, ky Universitet u nda ne vitin 1991 kur fakultetet e inxhinierise u grupuan ne Universitetin Politeknik, duke lene Universitetin e Tiranes me shtate fakultete te cilat mbulojne shkencat humane, ekonomike, natyrore dhe mjekesore.Fakultetet :Fakulteti i Ekonomise,Fakulteti i Drejtesise,Fakulteti i Mjekesise ,Fakulteti i Shkencave te Natyres, Fakulteti i Gjuheve te Huaja,Fakulteti i InfermieriseFakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Histori-Filologji.
Universitetet private ne shqiperi
Universiteti i pare privat ne Shqiperi i hapur ne tetor te 2002. University of New York Tirana (akronimi UNYT) eshte universitet me program te njejte mesimor me Empire State College ne shtetin e Nju Jorku-ut. Jep diploma ne disa dege si Menaxhim, Marketing, Finance, Shkenca Kompjuterike, Shkenca Politike, Psikologji etj.
Universiteti Europian i Tiranes (UET) eshte licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences me vendim te Keshillit te Ministrave, dt. 20.09.2006. Ai perbehet nga dy fakultete: Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Komunikimit, dhe nga Fakulteti i Drejtesise. Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Komunikimit ka dy departamente: Departamentin e Shkencave Politike dhe Marredhenieve Nderkombetare, si dhe Departamentin e Gazetarise e Komunikimit. Fakulteti i Drejtesise ka dy departamente: Departamentin e se Drejtes Publike dhe Civile, si dhe Departamentin e se Drejtes Penale.Universiteti Europian i Tiranes jep diploma ne shkenca politike, marredhenie nderkombetare, gazetari, marredhenie me publikun dhe per jurist. Diplomat jepen nga fakultetet dhe departamentet perkatese. Programi i Universitetit Europian eshte i integruar dhe nderdisiplinor, ne menyre qe horizonti i dijeve studentore te mos ngushtohet, e qe studentet te jene te afte te pershtaten neser ne tregun e punes. Programi eshte ndertuar sipas Sistemit te Bolonjes 3+2. Kjo do te thote qe diploma universitare merret pas nje studimi trevjecar, gjate te cilit studenti duhet te permbushe nje ngarkese prej 180 kreditesh mesimore, nga te cilat 60% jane lende te detyrueshme dhe 40% lende me zgjedhje. Lendet ndahen ne te detyrueshme, me zgjedhje brenda deges dhe me zgjedhje per te gjithe. Ne kete menyre, studentet kane mundesi qe te zgjedhin mes disa lendeve te ndryshme.
“Universiteti Polis” , shkolle nderkombetare e arkitektures dhe e politikave te zhvillimit urban, ne emer te shoqerise “Universiteti Polis” shpk, e cila do ta ushtroje kete veprimtari ne qytetin e Tiranes. “Universiteti Polis”, i cili do ta filloje veprimtarine ne vitin akademik 2006-2007 dhe do te kete sistemin e studimeve me kohe te plote, perbehet nga fakulteti i Arkitekture-Urbanistikes, me degen: Arkitekture-Urbanistike 4 vite; dhe Fakulteti i Planifikimit Urban, me degen: Planifikim urban 4 vite. Shkolla e larte universitare, jopublike, “Universiteti Polis” do te ofroje vetem ciklin e pare te studimeve universitare, i cili eshte 4 vjet, dhe ne mbarim te tij, do te jape diplome universitare “Bachelor”, ne titujt Arkitekt-urbanist dhe Planifikues urbanist.