Eposi i Shqiptareve

Kreshniket
Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikeve, erdhi ne vemendjen e studiuesve para nje shekulli. Ai u shfaq pikerisht ne permbyllje te epokes se Rilindjes Kombetare, qe me te drejte eshte quajtur shekulli i kultit te epopese.
Letersia shqiptare lindi e u zhvillua per nje kohe te gjate si letersi heronjsh. Ata qe nuk e dinin se ekzistonte ne formen tradicionale gojore eposi i kreshnikeve u perpoqen te krijojne vete epope imagjinare dhe ti paraqitnin si trashegime orale. Me pas pati perpjekje per rikrijimin e nje epopeje integrale, sipas modeleve te poemave antike.
Ne eposin shqiptar, si ne çdo epos tjeter, koha vjen e shkon sipas nje kalendari te ndryshem nga kalendari njerezor, qe te kujton mendesine e Epit te Gilgameshit, ku nje dite ne kohen e hyjnive eshte sa njemije vjet ne kohen e njerezve. Heronjte mitologjike te eposit shqiptar mbeten te vdekur ne mejdan per njeqind vjet dhe kur zgjohen thone: paskam marre nji sy gjume. Kur Muji mendohet, sheh barin kah rritet. Ne epos ka vetem te shkuar te larget dhe te papercaktuar. Koha ne perfytyrimin mitologjik nuk i bindet ores njerezore.
Hershmerine e thelle te eposit shqiptar e deshmojne dy tipare te rendesishme te figurave mitologjike te ciklit verior: karakteri e tyre matriarkal, nga njera ane, dhe ktonik, nga ana tjeter. Kjo eshte nje ane tjeter e çeshtjes se autoktonise – gjegjesisht aloktonise – se popullit qe i ka krijuar. Ne eposin helenik hyjnite jane matriarkale e patriarkale. Ato bashkejetojne e ndeshen, fitojne e mposhten, kerkojne paresine dhe e mbrojne ate. Cikli i Artrideve permbyllet me dilemen tragjike te Orestit, qe duhet te thyeje nje tradite e te themeloje nje te re: te mbroje te drejten e atesise kunder asaj te memesise. Heronjte e eposit shqiptar jane bij te Ajkunes. Ndryshe nga cikli i baladave, ku nji plak i urte qe keshillon flijimin e nuses ne ure te kujton patriarkun, ne epos nuk ka patriark. Per here te pare ne epos babai shfaqet me figuren e Mujit, ne raport me Omerin (ose shtate Omerat). Ne njeren prej kengeve Omeri duhet te liroje babe e axhe nga burgu i krajlit. Kengen rapsodi e quan Omeri prej Mujit dhe ky eshte rasti i vetem kur shfaqet nje hije patriarku. Figure qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht nuk kane babe, ata jane bij te nje nene qe urdheron shtepine dhe e marrin fuqine prej zanave. Pas Omerit nuk ka me kreshnike. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashegohet.
Tipari matriarkal i figurave mitologjike te epikes legjendare theksohet nga fryma e pergjithshme e rapsodise se njohur te Gjergj Elez Alise. Zakonisht eshte thene se ne kete kenge maten fuqite tokesore me ato detare (nje bajloz i zi ka dale prej detit). Jane gjurmuar e gjetur gjurme te kultures bizantine, si kerkimi i haraçit nga bajlozi tim per tim, ashtu siç ishin ligjet e administrates se perandorise. Ne fakt, burimi themelor i rapsodise se Gjergj Elez Alise eshte mbarimi i epokes se flijimit te njeriut (gruas) per nje veper, per nje fushate apo per haraç. Gjergj Elez Alia ngrihet nga shtrati i vdekjes per te shpetuar nje epoke nga morali i trasheguar prej qemoti se njeriu mund te flijohej i gjalle – siç ndodh me nusen e murosur ne baladat ballkanike. Ai mund bajlozin, qe kerkon nate per nate ka i dash tpjekun, nate per nate ka i vashe te re. Mundja e bajlozit shenon fundin e asaj konvente qe e perligjte flijimin e gruas. Gjergj Elez Alia amniston pergjithnje gruan nga flijimi.
Karakteri ktonik (tokesor) i hyjnive te eposit shqiptar thekson karakterin autoktonik te popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnite kane nje hierarki shumeshkalleshe (nentokesore, gjysmetokesore – Persefoni e kalon gjysmen e vitit nen toke dhe gjysmen mbi toke- ktonike dhe uranike – qiellore), ne eposin shqiptar kjo hierarki nuk ekziston. Figurat mitologjike te botes shqiptare jane tokesore. Ne folklorin rrefimtar, duke perfshire epin dhe perrallat, nuk ekziston e bukura e qiellit. Krahas me te bukuren e dheut (te kesaj toke) ne traditen etnofolklorike te vendit dalin e behen bashke figura te tilla si shtojzovallet (aglutinim i shtojua zot vallet), shtojzorreshtat (shtojua zot rreshtat), ato te lumet, shita.
Tipari ktonik i figurave mitologjike te eposit shqiptar perkon me ate stad te mendimit, kur ne letersine antike helene perendite zbriten nga Olimpi, por, megjithate, mbeten figura te rendesishme te ndergjegjes se besimit. Kjo eshte me e vonet se shtresa uranike (qiellore) e figurave mitologjike, por, gjithsesi, me e hershme se ajo kohe kur perendite greke u bene per tu perqeshur ne komedite e Aristofanit.
Dy kalendaret e kohes (jashtekohesise) ne epos dhe ne historine e jetes njerezore lidhen me dallimet ndermjet perfytyrimit mitologjik per kohen ne mendesine e lashte dhe ne mendesine moderne. Nje prej fakteve folklorike interesante per kete eshte perdorimi i kohes per hapesiren dhe anasjelltas, qe shihet si tipar universal i eposit. Ne eposin shqiptar, per te treguar largesi, zakonisht thuhet nante konaqe larg ose nante vjet udhe. Kjo ngjan me idiomen letrare te eposit te shumereve, ku largesia tregohet jo me njesi te hapesires, por me njesi te kohes: Me zuri shqiponja me kthetra te hekurta,/ Dhe kater ore ne lartesi me ngriti. Ose: Shkuan me tej, dy here nga njezet ore,/ Derisa nga larg dalluan nje cep toke. Perdorimi i kohes per hapesiren dhe anasjelltas ka lidhje me ate shkalle te zhvillimit mendor te botes njerezore, kur ende procesi i levizjes prej se shkuares ne te ardhmen perfytyrohej si njedimensional. Ne kete permase njesoheshin deri ne padallim koha dhe hapesira.
Keto mendesi te nje stadi te lashte antik perbejne argumente artistike paresore per debatin mbi burimin kohor te eposit shqiptar. Cikli shqiptar i kreshnikeve permban nje nderthurje tiparesh te eposeve antike dhe atyre europiane te periudhes mesjetare. Por ka me shume tipare te eposeve antike se te atyre mesjetare. Ekzistojne nje varg argumentesh folklorike ne favor te nje percaktimi kronologjik relativ te burimit te eposit ne periudhen e kalimit prej ilireve tek shqiptaret, prej ilirishtes tek shqipja, prej periudhes se fundme te romanizimit ne perballjen me dyndjet sllave.
Ne shkencen sllave cikli verior konsiderohet rikrijim i motiveve te eposit serbo-boshnjak pas muslimanizimit masiv te shqiptareve, dikur nga shekulli i 18-te e kendej. Disa nga dijetaret vendes jane bashkuar ne mendimin se eposi shqiptar eshte i periudhes bizantine dhe burimi i tij duhet lidhur me kohen e krijimit te Digenis Akritas tek greket. Keto pikepamje, here hapur e here terthorazi, here me qellime te caktuara e here nga mosbesimi tek faktet, duke e kushtezuar burimin e tij me lindjen e eposit sllav ose te atij bizantin, e vonojne mjaft kronologjikisht formimin e eposit shqiptar.
Te dhenat e zhvillimit te pergjithshem kulturor te shqiptareve tregojne se eposi verior eshte krijuar ne nje periudhe zhvillimi divergjent. Kjo eshte periudha e ndarjes me te madhe etno-krahinore te viseve shqiptare (Gegeri e Toskeri) – fakti eshte se nuk gjenden gjurme te eposit ne jug te Shkumbinit. Kjo eshte periudha e ndarjes se polifonise ne jug prej homofonise ne veri. Kjo eshte periudha e rotacizmit ne jug dhe e nazalitetit ne veri. Kjo eshte periudha e ruajtjes se a-se ne gegerishte dhe e kthimit te saj ne e ne toskerishte. Nga pikepamja kulturore eposi ka lindur ne kohen kur u vertetuan ndryshimet me te rendesishme dydegeshe te kultures shqiptare – gege dhe toske. Kjo nuk do te thote se eposi eshte nje tradite e mbyllur folklorike ne veri. Ka shume te dhena qe provojne se cikli verior nuk eshte aq verior, sa te mbetet i veteveçuar. Motive themelore te tij gjenden te zhvilluara ne folklorin e viseve jugore ne formen e rrefimeve, perrallave apo legjendave.
Nga pikepamja historike, eposi nuk mund te linde ne çdo kohe dhe nga çdo ngjarje. Vete eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartesve te tij me popullsine e ardhur ne Ballkan, mban vulen e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar e perjashton krijimin qysh ne kontaktet e para me popullsine e ardhur, duke paralajmeruar audiencen se te tjera gjera ndodhnin kur kem pas bese me krajli. Nga nje kerkim ne nje menyre pak tendencioze mund te hetohen edhe te dhena qe shfaqen si deshmi te nje rreziku qe vjen nga deti dhe qe ne nenshtrat mund te lidhet edhe me jehonen e nje kohe te pushtimeve romake. Keto fakte e arsyetime lejojne te mbrohet mendimi se ne epos, pavaresisht nga karakteri i tij shumeshtresor, megjithate, ekziston nje kohe e pare. Ajo perkon me shek. 7-8-te, kur ndodhin proceset me te rendesishme divergjente te brendshme ne kulturen etnike, kur vertetohen shnderrime cilesore kulturore, si kalimi nga ilirishtja tek shqipja, konsolidimi i dy koineve gege dhe toske (ne vend te te folmeve te ngushta te fiseve). Ky proces divergjence ishte perparimtar, sepse, duke ndare koinene kulturore veriore nga ajo jugore, zhvilloi konvergjencen brenda tyre, njesoj si kishte ndodhur ne antikitet me kater dialektet e greqishtes. Pikerisht ne kete periudhe vendesit perballen me dyndjet sllave ne Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv te tyre.
Edhe te dhenat rreth nocionit te nje hapesire mitologjike ne epos jane favorizuese per kushtezimin e burimit te tij me periudhen e ketyre shnderrimeve te medha. Nese studiuesi do te vihej ne kerkim te nje habitat-i prehistorik te botes se personazheve dhe ngjarjeve te eposit, te nje atdheu shpirteror, te nje patria poesis, kjo do te gjendej ne kultin e dheut te te pareve, ne mitin e vendlindjes, ne shenjterimin e bjeshkes, ne hyjnizimin e dheut, ne ate kuptim qe gjermanet e perdorin kete fjale kur thone land. Ndonese te kufizuara, ne epos ka te dhena te tilla me karakter etnoveçues, qe gjenden te trasheguara ne boten shpirterore shqiptare. Keto fillojne me dallimin te vetet – te tjeret, qe eshte nga shenjat me te hershme te ndergjegjes se bashkesise. Ka te ngjare qe ne opozicionin kreshnike – shkje eshte po ai opozicion qe gjendej tek greket e vjeter ne formen helene – barbare. Ndonese me shume mund te flitet per nje nocion landi, vendlindjeje, per nje Itake shqiptare, sikurse eshte Moreja tek arbereshet (ne kenget historike, se per nje hapesire te percaktuar qarte, prape vetedija e nje atdheu qe i ben bartesit e eposit te ndihen mes tyre te vetet del aty-ketu. Eshte me vend te kujtohet se edhe ne eposin antik helen kishte dy kuptime mbi atdheun: Odiseu ishte bir i Eladhes, por ai nuk gjen prehje pa mberritur atdheun e ngushte, Itaken.
Deshmite e pranise se kulturave te vjetra antike ne lenden shqiptare, sidomos te kultures greko-romake, jane edhe deshmi hershmerie dhe fqinjesie prej antikitetit. Lamberci argumenton se ne eposin verior ka mbi 40 tema te ngjashme me ato te kengeve akritike. Zgjedhja e Mujit (a don force a don gja) eshte si zgjedhja e Heraklitit. Ne nje kenge te njohur shqiptare Omeri i vogel duhet te liroje babe e axhe nga burgu, sikurse Armuropulos (Armuri i vogel) tek kenget akritike. Keto gjurme jane inkurajuese per te shkuar drejt perfundimit se eposi shqiptar, i mbiquajtur cikli verior, duke e pare ne lidhjet e tij artistike me gjithe folklorin e vendit, nuk eshte dhe aq verior dhe i kufizuar sa eshte paraqitur nepermjet termit. Ketu edhe gjeografia historike pak hyn ne pune.
Veçohet per nga rendesia shtresezimi i eposit mbi bazen e tipeve te personazheve. Me ne hollesi duan vemendje personazhet mitologjike, duke theksuar karakterin e tyre polistadial, prej femijerise se njerezimit. Heronjte kryesore te eposit (Muji) perfaqesojne kultin e fuqise, sikurse Akili ne veprat homerike; kurse kalimi ne stadin e kultit te diturise – dinakerise (kulti i Odiseut) nuk eshte aq i vertetuar. Eposi shqiptar ka ne qender heroin e luftes, ndersa heroi i paqes, heroi i dyte – Halili – me shume anon nga kulti i bukurise. Ne eposin helen Odiseu duhej te mposhtte joshjet e aventures dhe te arratise, duke qene larg atdheut, prandaj duhej ti zgjidhte situatat mençurisht, kurse ne eposin shqiptar Halili eshte ne atdheun e tij dhe duhet tua fitoje zemrat devojkave me hijeshine burrerore
Autor Dr.Shaban Sinani
Bibliografi:
1. Albert Lord, The Singler of Tales, 1962.
2. Maximillian Lambertz, Die Volksepik der Albaner, Leipzig, East Germany, 1958.
3. Epi i Gilgameshit, 1999.
4. Shah Name, perkthim i Vexhi Buharase, doreshkrim.
5. Çeshtje te Folklorit Shqiptar, 1-6.
6. Fatos Arapi, Kenge te moçme shqiptare, 1986.
7. Berndardin Palaj – Donart Kurti, Visaret e Kombit-2, 1937.
8. Gjergj Zheji, Vargu i kengeve te kreshnikeve, 1987.
9. Eqrem Çabej, Problemi i autoktonise se shqiptareve ne driten e emrave te vendeve, 1958/2.
10. Faik Konica: Shqiperia -kopesht shkembor ne Europen Juglindore, 1993.
11. Stavro Skendi, Albanian and South Slavic Oral Poetry, Philadelphia 1954.
12. Vladimir Propp, Morfologija skaskih,1958.
13. Shaban Sinani, Mitologji ne eposin e kreshnikeve, 1998.
14. Bernardin Palaj – opere, Roma 1969.
15. Celentano. L. Letteratura greca, Napoli 1995.
16. Clarotti-Crussi, Viaggio nellepos, Torino 1996.
17. Robert Elsie, Albanian folktales and legends, Tirane 1994.
18. Vladimir Propp, Ruskij geroiçeskij epos, M. 1958.
19. Sigmund Freud, Psicoanalisi dellarte e della letteratura, Roma 1993.