Fjale Te Urta Perralla

Fjale Te Urta
*********************************************************************************

Hidheroju dikujte aq sa ka dituri. Presheve
Ajo qe ke frike te gjen. Elbasan
Ai qe s’ka goje, vdes pa ardh dita. Elbasan
Ai qe s’tutet me fjale, s’tutet as me pushke. Kosove
Ate qe peshtyn, mos e lepij. Gjirokaster
Ate qe te qellon me gur, mos e qello me buke. Vlore
Ai qe hyn ne lume edhe do laget. Korre
Burri flet perpara syve e jo pas shpine. Elbasan
Burri nje here ka lere, nji here do te vdese. Kurvelesh
Burri o te fal, o te var. Gjirokaster
Burri s’matet me pellembe po me zemer. Skrapar
Burri o te mbyt, o te fal; i ligu as te mbyt, as te fal. Shkoder
Cakallit leshoi ujkun. Elbasan
Ckul dhembin, te te shendoshen kryet. Jug
C’pret nga ai qe trembet ngas hija e tij. Kurvelesh
Dajaku ka dale nga xheneti. Kavaje
Delen e mplake frika nga ujku e gershera. Devoll
Derri do plumbin, nuk zihet me duar. Lushnje
Ditegjati s’behet diteshkurter me neme. Lunxheri-Gjirokaster
Drune e shtrember e djeg zjarri. Shqiperi e mesme
Dhe kau i mire po s’e ngacmove, s’terheq ne brazde. Elbasan
Dhelpres me dhelperi, ujkut me trimeri. Jug
E nxehta del me te nxehte, e ftohta me te ftohte, helmi me helm. PeRMET
Frika nuk e len lepurin me u majte. SHKODeR
Frika ruan vreshtin, bekriu nuk eshte gjithnje. VLORe
Frika nuk e le lepurin te vere dhjame. KOLONJe
Fusha ben balte, mali ben furtune. MYZEQE
Gozhda nxjerr goxhden. VLORe
Gungarit vetem varri ia drejton samarin. SHKODeR
Guri i rrumbullket nuk ze vend. JUG
Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTeR
Gjersa te mejtonet i menruri, i marri mbaroi punen. KORCe
I madh eshte edhe plepi, por e felliqin sorrat. TIRANe
Ku do te dije hena se lehin qente. VLORe
Ku ngul hune var hejbet. JUG
Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i moren armet Leke Dukagjinit, tha: “Ma mire me thon qe Leka, se qe vorri i Lekes”. KOSOVe
Kur ke zemer ke edhe krahe. KRUJe
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
Kush kerkon gjen. PeRMET
Kush eshte trim me mend, se trima budallenj ka sa te duash. JUG
Kush ka dhembe te forte, breh dhe kocken. DEVOLL
Kush ka frike nga hija e tij, le te mos tundet nga vendi. JUG
Pushka don pushken. TROPOJe
Pyet detin sa lumenj derdhen ne te. KOLONJe
Qeni i pangopur te ha. SKRAPAR
Qeni i terbum do vra, se terbon dynjane. ELBASAN
Rralle vritet burri qe ka shume armiq. JUG
Si mjer peshkatari qe ka frike nga lumi. JUG
S’ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
Shqerra qe s’therret memen humbet. JUG
Trimeria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
Trimi e ka me vete fatin. VLORe
Trimin vraje, po mos e shaj. Kolojne
Uji rrjedh pike-pike e ha gurin. JUG
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
Amanetin e mban toka. SHKODeR
Amanetin as deti nuk e mban, e qet ne lendine. Dukagjin
Besa asht ma e forte se vdekja. KRUJe
Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
Burri i mire flet nje here. KRUJe
Burri lidhet per gjuhe, kali per kapistre. ELBASAN
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORe
Deti njihet ne vale, burri njihet ne fjale. SARANDe
Ku eshte besa aty eshte dhe shpresa. KORCe
Mos ki frike nga hasmi, po nga miku i rreme. SARANDe
Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
Po nuk e pate te ligun brenda, nuk te vjen nga jashte. VLORe
Ara ime varri im. LABERI
Ardhin galat dhe prishen folene e bilbilit. KORCE
Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
Atdheu mbi te gjitha. VLORE
Ai qe le aren e vet, nget aren e huaj. KORCE
Balta me e embel se mjalta. GJIROKASTER
Bije vendi pike argjendi. BERAT
Buke e hi ne shtepi. PERMET
Cdo hi ne vatren e tij. JUG
Cdo komb t’i vere vetes nje vlere, ate i vene dhe te huajt. JUG
Cdo zog kerkon folene e tij. JUG
Dardha bie nen dardhe. VLORe
Dere e botes s’eshte strehe e kokes. JUG
Duaje atdhene si shqiponja folene. JUG
Duaj at e duaj nene, por me shume duaj atdhene. KOR
Dy duar per nje koke, koka per atdhene. KOR
Dheu zhuritet por bari mbin perseri. JUG
Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
Fjala ne vend te huej, bahet gur. VERI
Guri i rende ne vend te vet. PeRMET
Gjeli ne pleh te tij kendon me mire. KORCe
Gjeli mbret mbi pleh te vet .JUG
Gjuha dhe njerezit jane tapia e vendit. JUG
Gjuha bashkon kombin. JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORCe
I ikuri dhe i vdekuri s’kane hater. JUG
Kur te jesh ne dhe te huaj, dita te behet nje muaj. KOSOVe
Kush ka vdeke per atdhe, nuk ka vdeke por ka le. SHKODeR
Mace e botes vjen ne shtepi, per te permbysur tenxheret. KORCe
Mbrohe atdhene si shqiponja folene. SHKODeR
Nje nene nuk na ka bere, po nje vend kemi te tere. BERAT
Nji zogu qe i prishet foleja hidhet dege me dege. MAT
O shtepi, o buke e hi, nuk gjendet varri si ti. CAMeRI
Qeni te shpia e vet gjithmone asht trim. VERI
Shqiponja fluturon ne qiell, po folene e ben ne toke. LABeRI
Arnaut, he arnaut, ne vend te bukes po blen barut. KOSOVe
Bese e shqiptarit si purteka e arit. JUG
Dy milion kur hane buke, dyqind milion kur bejme pushke. JUG
Gjakut te derdhur te shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk jane kerrusur kurre. JUG
Shqiperia eshte e vogel, po shqiptaret jane shpirtmedhenj. JUG
Shqiptari kryet e pren dhe besen s’e then. KOSOVe
Shqiptari kur jep fjalen, ther djalen. VLORe
Shqiptari me arme e shoke, s’i lutet kurkujt mbi toke. KOSOVe
Shqiptari per mik asht tret e asht fik. KOSOVe
Shqiptari s’ha pule te ngordhur. JUG
Shqiptari s’la hak pa marra e borxh pa lara. VLORa
Shqiptari shqiptarit nuk ka k’i mburret par trimari. SKRAPAR
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasa frika. TIRANa
Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep. KOSOVa
Shqiptari vritet por pushkan nuk e hedh. JUG
Shqiptari s’e han trupin me buka. VLORa
Toska e gega, pema nga nja dega. GJIROKASTaR
Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJa
Dinaku ta shkon uja nan rrogoz. JUG
Dita e mira, qa menata njihet. ARBaRESHaT
Dita me diell duket qa na mangjes. MYZEQE
Djathin, mira qa e hangri miu, po shalliran kush e piu. ELBASAN
Duhet ndara kashta nga kokrrat. VLORa
Dy shaka bajna nja ta varteta. JUG
E treta e varteta. DEVOLL
Famija dhe budallai belbazojna ta vartetan. GUCI
Foli deras ta dagjoja dritarja. VLORa
Foli plakas ta dagjoja nusja. JUG
Fshati qa duket s’do kallauz. KORca
Ganjeshtra ashta nja plaga, dhe na u sharofta ta le nishan. JUG
Ganjeshtra nuk ka as dora, as kamba, as bisht, as rranja. BERAT
Gjarpari ecan dhe fshin gjurmat me bisht. KORca
Gjuha e ka rranjan na zemar. VERI
Po nuk e njohe hidharimin, nuk do ta kuptosh dhe gazimin. VERI
Hileqari nuk ta shef na sy, po shef na toka. DIBaR
Ka, qa dhe gomarin mashkull e bajna me barra. JUG
Kritika ashta ilac i hidhur, po ilac ama. VLORa
Kur dhelpra nuk arriti rrushta, tha se jana ta tharta. JUG
Kur fjala del nga zemra, godet na zemar. BERAT
Malli i prishur nuk shitet pa ganjyer. VLORa
Me pasa bishtin ta presin, me mos e pasa ta njesin. SHKODaR
Ma mira me ta hidhurat ma parpara e ta ambalat pas. PATOS
Mos e ban penin tra. DIBaR
Me sa ka peshk pa hala, aq ka dhe ta bukur pa fjala. KRUJa
Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
Nuk i gjenden gjarparit kambat. JUG
Nuk luan ferra kot. VLORa
Nuk mbulohet dielli me shosha. JUG
Nuk qaj se s’dua burran, po baj zakona. VLORa
Po ta lavi, ta levi dhe bishtin t’a krevi, hap syta se ta ganjevi. KORca
Qeni tund bishtin par ta mbajtur miqasina. KORca
Rena a nana e tana ta kaqijave. KAVAJa
S’dalin dyzet ujqar nga nja driza. JUG
S’i ban mjekra priftarinjta. JUG
Sic na dina, qofshim, sic jemi, mos qofshim. KORca
S’mbushet thesi me ganjeshtra. GJIROKASTaR
Shakaja ashta gjysma e ta vartetas. JUG
Ti kemi sahanat pa kapaka. JUG
Ustai, ustana e njef na zanat. GJIROKASTaR
Atij i plasin syta, e tjetri e pyet par vetullat. SARANDa
Barku i gjera, truri i ngushta. JUG
Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
Burimi i mira duket na thatasira. KRUJa
c’i do qeni brekat. KORca
c’ke moj zemar qa rankon; koka ban, koka pason. PaRMET
cobani i mira e njeh bagatina me blegarima. JUG
Deshi ta vej vetullat, nxorri syta. JUG
Deti ka uja boll, po me u pi s’pihet. KOSOVa
Edhe kau ka gjuha ta madha, por nuk flet dot. JUG
E mira edhe fuqia, por ca ma mira urtija. JUG
Hesapi nuk bahet pa hanxhina. KORca
Gjej vendin e baj kuvendin. ELBASAN
Gjuha dredhon se mendja e mason. GJIROKASTaR
Hekuri rrihet sa ashta i nxehta. BERAT
Humbi sapatan, i rruat bishti. JUG
Kali i mira shton torban e tij. JUG
Kalit ta mira shtoi tagjina. SHKODaR
Koha vjen par ata qa di ta presa. VLORa
Ku qe, asgjakundi, cfara bare, asgja. JUG
Kur del dielli, ta gjitha e dina nga bie lindja. JUG
Kur gabon i mecuri cuditet budallai. MYZEQE
Lepuri na mal, kusia na zjarr. JUG
Mate punan jo me ata qa mbjell, po me ata qa korr. GJIROKASTaR
Ma mira ta kesh mend se pare. KOSOVa
Mendja ashta na maja ta gjuhas. SHKODaR
Mendja e lehta randon ta zona. KRUJa
Me nja gur, ti vrave dy zogj. KUc-VLORa
Ma bli nji kala e nji shala o baba, se kam gjet nja patkua. TIRANa
Mos baj petulla me uja. DIBaR
Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
Mos fol si e ama e zeqos na maja ta thanas. KORca
Mos hidh ta thatan mbi ta njoma. VLORa
Mos prish sixhaden ta arnosh xhyben. LUNXHaRI
Mos shit qen ta blesh kalysha. KORca
Mos karko gjilparan na kasollen e kashtas. POGRADEC
Mos u mbyt me nja pika uja. PaRMET
Ndoqe fillin gjete lamshin. JUG
Na lufta duhen shtata hile nja trimari. SKRAPAR
Nga dy ta vashtira, ma e lehta, ma e mira. JUG
Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
Nuk ta ngroh zjarri i kashtas. SKRAPAR
Nuk ta thona: “Qysh ke qena, po qysh je”. VLORa
O djala na vend ta huaj, si ta bjera daullja luaj. KURVELESH
Oxhaku le ta jeta i shtrembar, tymi ta shkoja parpjeta. JUG
Peshku na det, kusija na zjarr. JUG
Par gjitha vend ka pleq me mend. VLORa
Po ta mos kishte budallenj, me ka do qeshnim. DARDHa
Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
Prishja e shtapisa vjen nga mend. ELBASAN
Kam inat po nuk kam takat. BERAT
Sa ta mbledhash ti rrusht, tjetri ka ngrana nja kosh. KORca
S’mbartet uja me shporta. SHKODaR
Si ashta vendi bahet kuvendi. VERI
S’jepet nja pela par nja thela. JUG
S’ka varfari i mecuri. JUG
Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
Shuma lule dalin na prill, por paka rrojna. JUG
Ta banin mizat mjalta, do t’i kishim qypat plot. KORca
Thesi i zbrazat s’qandron na kamba. KRUJa
U habit pas langut, harroi thelat. JUG
Vajtam par lesh e dualam ta qethur. KORca
Vetam budallai ashta i kanaqur gjithmona nga vetja. JUG
Vathat i nxorra po varat i kam. JUG
Ai qa lakmon ma shuma, ashta gjithmona i varfar. JUG
c’bahet rralla, bahet par mall. JUG
Ai qa do ta zihet, zihet edhe me macen. DARDHa
Duro sa mund, gazohu pa fund. VERI
Dhe durimi ka kufi. JUG
Dhisa kur i hana brirat, gjen shoqe ti parpjeka. DEVOLL
Edhe guri palcet kur nxehet. KRUJa
E mjel sa e mjel lopan pastaj i bie me kamba dhe e derdh. KORca
Fjal e ambal thyhen ta fortin. SHKODaR
Fjala e mira na dita ta keqe. KRUJa
Dhembi kafshon shpesh gjuhan, megjithata ata mbeten miq. JUG
Gurit ta rrokullisur dhe ta dehurit mos i del parpara. LUNXHaRI
Hiq inatin gjej rehatin. KRUJa
I buti thyen ta fortin. SHKODaR
Kur piqen dy veza, njara do thyhet. VLORa
Kush nuk e urdharon dot vehten, pajtohet kollaj me ta keqen. VLORa
Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORa
Lumi i thella, nuk rramben. JUG
Me goja i afron, me goja i largon shokat. KOSOVa
Me njofta veten asht urti, me qeverisa veten, ashta trimni. MILOT
Mos i fryj zjarrit se ta djeg. JUG
Mos merr si pushka e jevgut. TIRANa
Mos nxirr vrera prej goje ta hidharohesh, po nxirr sheqer ta ambalsohesh. PaRMET
Nga marzitja e minjve, i vuri zjarra mullirit. JUG
Nuk thyen dhamba fjala e mbara. JUG
Par inat ta sime vjerre, vete fle me mullixhina. PaRMET
Par pleshtin djeg jorganin. JUG
Rruga e gjata pret shkurtar. MYZEQE
Sa ti trazosh urat aq ma shuma ndizen. JUG
Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
Shkallat ngjiten shkalla-shkalla. JUG
Ti prite ta paktan, prite dhe ta shumtan. SKRAPAR
Trim i mira quhet ai qa parcjell zemarimin. KRUJa
Uthulla e forta plas gurin. TIRANa
Hajde baba ta daftej arrat e malit; Hajde gjyshe ta ta kallzoj ato ta gjyshit. ELBASAN
As topi i Ali Pashas s’e tund. ELBASAN
Atij qa nuk e do, i thuaji: “Ta hyfta vetja na qejf”. SHKODaR
Avash Beg se ka hendek. BERAT
Ay qa ecan me krye parpjeta, bie na gropa. JUG
Baste e budalla, motar e valla. JUG
Breshari e rreh, e dhija bishtin parpjeta. GJIROKASTaR
Daullja bie par ata qa kana vesha. PaRMET
Dy gjela ne nje vakt, s’kendojne. JUG
Dhi e krimbur, bishtin perpjete. BERAT
Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVA
Ena bosh zhurmon me teper. KRUJA
Ashte nga ai gur qe thyen cekan. JUG
Fjala pa pune, si peshku pa lume. GJIROKASTAR
Fjale pak e pune shume. LIBRAZHD
Fol me ty, fol me murin. KAVAJA
Gjemon voza qe nuk ka vere. JUG
Gjithkush leu, mente e veta pelqeu. ELBASAN
Hiqu det se do shkoje lumi. JUG
I gjen mushka drute. JUG
I mbushet mendja, atij qe ka mend. SKRAPAR
Jashte valles dine te gjithe te kercejne. SKRAPAR
Kalliri me buke, s’e ngren kryet perpjete. JUG
Kelyshi sado te lehe nuk te kafshon. KORCA
Kollaj te thuash vreshte, po duhet rrushi. DUKAT
Kur ngjite perpjete, shiko dhe tatepjete. JUG
Kur u ba horri pashe, vrau t’ane. KAVAJA
Kush ka matur veten, ka matur gjithe boten. JUG
Kush s’kupton, i japin te kuptoje. JUG
Lumi i thelle, s’ka ushetime. JUG
Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin te mencem. SHKODAR
Mendjemadhi niset me kale, kthehet me kembe. KORCA
Me pare meso veten, pastaj te tjeret. JUG
Mos i zbulo petet byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
Mos meso ustane, po merri zanane. PARMET
Mos u kapardis si gjeli ne plehra. SHIJAK
Mos u mat me hijen e me njerezit. JUG
Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORA
Ne porten e te shurdhit mos trokit. KORCA
Nga ferra e vogel del lepuri i madh. JUG
Nuk mesohet plaku si do krehur mjekra. JUG
Njeriu sido qe te beje, nuk e kapercen dot hijen e tij. KORCA
Pas lufte te gjithe behen trima. TIRANA
Pula ben vene e kakaris sa zgjuan mehalle, pela ben mushken dhe nuk ndihet fare. VLORA
Pyeten mushken, cilin ka baba; “kam dajo kalen” – tha. JUG
S’e lene hunda me pa larg. KRUJA
S’ka lezet ne koken e zgjebur, shamia e mendafshte. KORCA
S’ka te shurdhet, me te shurdhet nga njeriu qe s’don dije. JUG
Sorra e mbante veten per pallua, po kur pa kembet e saj qau. VLORA
S’tunden malet me perralla. JUG
Teneqe e prishur, ka ze te gervishur. VLORA
Ti mbaje veten ulet, pa te ngrene te tjeret. LABARI
Ti qesh me te tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
Trimerine pas luftes e urtesine pas kuvendit s’e ha as qeni. SKRAPAR
Trimi qe levdohet, nuk te vret. KOSOVA
U be dhija me tremb ujkun. VLORA
U bo veja me mesue pulen. KAVAJA
U hap dheu, doli nje plesht. JUG
U mbars mali, polli nje mi. JUG
Une vij nga me rrahen, ti me tregon shkopinjte. VLORA
U rrit kungulli dhe mori dhene. SKRAPAR
Zuri qeni nje lepur, nuk quhet zagar. JUG
Ai qe e ka provue din edhe me te mesue. KOSOVA
Bene vath e ve ne vesh. SHKODAR
Bej si te thote me i madhi. JUG
Bleta din si behet mjaltet. JUG
S’di gomari te haj tagji. PARMET
Dami te behet mesim. DIBAR
Kush s’pyet mbetet budalla. JUG
Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
Njeriu pa shkolle, asht si peme e eger. VERI
Ate qe merr me nje dore, kthehe me te dyja. VLORA
Ban mire e harro, ban lig e kujto. VERI
Bej nder e gjej qeder. MYZEQE
Edhe engjelli, edhe djalli, jane brenda tek i gjalli. KRUJA
Edhe kopesht i mbret te jete, nje gjemb brenda do e ket. JUG
E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVA
E mira dhe e keqja nuk kane fund. JUG
E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban. KOSOVA
Ha njezet e nente kafshita me gjelle, s’thua gje, te tridhjeten thate dhe ben kiametin. BERAT
I ligu kur te hipen mbi shpine, nuk din me zbrite kurre. TROPOJA
I ligu te puth e te kafshon. JUG
I ligu ngaterron dhe yjet ne qiell. JUG
I mire sa me s’ka, kur fle nuk ha. JUG
Jo i mire sa te te lepijne, jo i keq sa te te peshtyjne. JUG
Kur pi uje, kujto burimin. VLORA
Kur s’me ben nder, mos me bej qeder. BERAT
Malli i keq shifet ne boje, dhe njeriu i keq shifet ne sy. SHKODAR
Per cdo pune qe bene, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVA
Pyll pa derra s’ka. ELBASAN
Qen i bardhe, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen eshte … JUG
Qeni kur kerkon te haje te zone, vritet. JUG
Qepa, qofte e re, qofte e vjeter, po era qepe vjen. JUG
Qeni edhe me sapun te lahet, era qen do te vije. VLORA
Rrit kelyshet te te hane koken. DEVOLL
Rrufeja nuk bie ne hale. TIRANA
Sepates bish mos iu ban. DIBAR
Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODAR
Te miren ne e hedh prapa, e gjen perpara. SULOVA
Ai qe e ka trupin e drejte, nuk ka frike se i del hija e shtrember. JUG
Ai qe e ka mizen ne kapuc, e ka vjedh bleten. KOSOVA
Beni si them une, e mos beni si bej une. KORCA
Bie molla qe ka krimbin. JUG
Bucja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qente prapa. ELBASAN
Cika pa nder, si lulja pa ere. KOSOVA
E drejta pa force, s’te pi uje. JUG
E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
Fajat jane qe pjellin ligjin. JUG
Faji eshte jetim, s’i ka dale zot njeri. ELBASAN
Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
Fjala e drejte eshte e shkurter, fjala e shtrember eshte e gjate. TETOVA
Gabimi falet njehere, e jo perhere. KOSOVA
Gjithkush ka dy kandare, nje per vete, nje per te tjeret. JUG
Hateri te le pa breke. BERAT
Hesapi i qeruar, te nxjerr te nderuar. JUG
Ka te mencur per te marre. MALLAKASTAR
Koka e falur s’pritet. JUG
Kur falet e liga, denohet e mira. JUG
Kur ke te drejte, leviz dhe malet. JUG
Kur qeth, ben qime, kur ha, ben therrime. DEVOLL
Kur te gjen nje vdekje, te ngushellojne; po kur te gjen turpi, c’te thone? KORCA
Kusari para se te vjedh, ben hazer vendin. KURVELESH
Kush ha buke, ben therrime. JUG
Kush ka ngrene mjaltin, ka mizen pas veshit. ELBASAN
Kyci vihet per te ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
Malin levroje per lisin, fushen per misrin. GJIROKASTAR
Me pare vra ujkonjen: pastaj mbyt kelyshet. JUG
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
Nderi vjen e iken, por turpi vjen e nuk iken. VLORA
Ne te humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORCA
Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
Nuk eshte e drejte me u ba dikujt nane e dikujt njerke. TETOVA
S’hahet ne vend te djathit. KORCA
S’hahen bashke turp e buke. JUG
Zoti vonon, po nuk harron. PARMET
Vritet faji e jo njeriu. VLORA
Ariu s’i arrinte dot goricat e thoshte: “Qenkan te pa pjekura”. BERAT
Atij i thone: “Ja ujku”, ay thote: “Ku eshte gjurma”. JUG
Ay qe te do, te qorton, ay qe nuk te do, te levdon. BERAT
C’bluan mendja, zbulon pija. BERAT
C’ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
Difton femija, c’ka shtepia. VERI
Dinaku hyn ne pus e del pa lagur. TIRANA
Dinaku te con ne dyzet cezma e s’te jep uje. PARMET

************************************************************************************
Perralla Shqiptare
************************************************************************************
Mbreti me Zanat

Nje mbret, i ri ne moshe rreth 25 vjec,i pa martuar,fronin e trashegoi nga i jati.Ai djale ishte pak i cuditshem per mbreterine, sepse pyetjeve te tija,te paket ishin ata qe i pergjigjeshin! Bashke me fronin,nen urdherat e tij ishin edhe te gjith ata qe i kishin sherbyer me besnikeri babait te tij.Njeri nga keta,ishte nje keshilltar,me graden gjeneral,i vjeter ne moshe,rreth te 60-tave dhe me floke te thinjur.Nje dite prej ditesh,Mbreti dhe Gjenerali,keshtu quhen ne perralle,ishin duke biseduar ne dhomen mbreterore,rreth oxhakut sepse ishte vjeshte dhe koha kishte filluar te ftohej.Ne cengelin e oxhakut, ishte varur nje kusi me uje, e cila perdorej per te mos u thare ajri i dhomes. Per nje moment nuk po fliste asnjeri dhe degjohej vetem kllu-kllu i ujit qe valonte dhe tek-tuk ndonjecik uje qe binte ne zjarr,duke leshuar ate zhurmen karakteristike te tij.Kush ka qen mbret, e di shum mire se c’do te them! Befas Mbreti e pyet Gjeneralin:
- Cfar thote Kusia?
Gjenerali qeshi! Duke menduar se Mbreti bente shaka,sepse nuk e kishte degjuar here tjeter kete lloj pyetje!Por Mbreti kembenguli dhe e pyeti perseri:
-Cfar thote Kusia?
Perseri Gjenerali ja ktheu me te qeshur:
- Kusia? Cfar do thote? Asgje!
- Jo! – Ja ktheu Mbreti.- Ajo thot nje gje!
-Po cfar do thot Kusia?-Ju pergjigj Gjenerali me kureshtje.
- Ate dua te gjesh. – I tha Mbreti i vendosur dhe prere.- Perndryshe nuk meriton te jesh prane meje. Po nuk e gjete do te pres koken.
Gjenerali e kuptoi se Mbreti nuk bente shaka,por nuk dinte si ti pergjigjej! Mbeti i shtangur dhe u ngrit rrembimethi duke kerkuar leje te largohej.
- Ike.-I tha Mbreti- Por ke tre dite afat per t’a gjetur! Perndryshe une do jap urdher te te presin koken!
Gjenerali u largua, duke mos e kontrolluar fare veten! Ne dalje te portes se jashtme, u perplas me Bahcevanin e pallatit.Edhe Bahcevani ishte nje burr i moshuar, pothuajse ne nje moshe ma Gjeneralin.
- Ej! Ku i ke syte? Nuk shikon ku hedh kembet? – I foli Bahcevani.
- Ou! Me fal! Nuk e kisha mendjen!- Ju pergjigj Gjenerali.
- Ku e kishe mendjen?- E pyeti Bahcevani.
- Lere mos me pyet!- I tha Gjenerali.
- Po ti fol, se mund te ndihmojme!- I thote Bahcevani.
- Nuk e di por…Keshtu,keshtu…me ndodhi! I tregon gjith historin me Mbretin.
- Degjo ketu.-I thote Bahcevani.- Une nuk te jap dote xhuvap,por e kuptoj se kot nuk te ka then Mbreti! Keto jane nga ato fjalet qe…pergjigjen e kan ne hejbe,si i thote nje fjale te urte! Po ti mos u merzit se ne nje fshat jeton nje vajze e re, e cila u kthen pergjigje ketyre pyetjeve.Ajo jeton vetem me babane e saj dhe eshte shum e zgjuar.Nje dite larg eshte prej ketej.- E sqaroj Bahcevani.
Gjenerali pasi e degjoj me vemendeje,mesoj edhe fshatin ku banonte vajza e zgjuar dhe vendosi qe te nesermen ne mengjez te shkonte atje, per te mesuar pergjigjen qe do ti shpetonte koken! Mezi priti te gdhihej!Sapo celi dita,i hipi kalit,i veshur civil jo me uniformen ushtarake,qe te dukej sa me i thjeshte dhe mori rrugen per ne fshat.Me vehten e tij bente llogari, se si do gjente sa me kollaj shtepine e vajzes! Si do hynte ne bisede! Mendonte edhe ai ndonje pyetje te ngjashme me ate pyetjen e Mbretit.E beri llogari qe ne te ngrysur te gjendej ne fshatin e duhur.Ne te perenduar te diellit u gjend ne fillim te fshatit te adresuar.Ai ishte nje fshat ne rreze te nje mali te larte.Aty ne ane te rruges pa nje fshatar, i cili po leronte (plugonte) token me qe’! Pasi e pershendeti,Gjenerali e pyeti nese kishte zjarr per te ndezur nje cigare,ndryshe nuk kishte se si te hynte ne bisede me fshatarin.
- Edhe zjarr kemi,edhe duhan kemi!-Ju pergjigj fshatari, nje burre rreth te 50-ave,me nje bujari karakteristike te nje te varferi por fisnik!
Gjenerali i zbriti kalit, e la te kulloste ne ledhin e ares dhe vete shkoj u takua me fshatarin bujar.U ulen te dy ashtu sic ishin,mbi aren e sapo leruar dhe e drodhen nga nje cigare, duke perdorur gjethet e kallirit te misrit(lepushka), ne vend te letres.Keshtu ishte atehere! Duke tymosur duhanin e forte te fshatarit,Gjenerali mendonte se si do vazhdonte biseda me tej!
- Ka ndonje Han ne kete fshat qe te gdhihemi per sonte,sepse jam per rruge te gjate?-Pyeti Gjeneral,per te hapur muhabet,duke e provokuar.
- Han nuk kemi ne fshat, por..ti mos u merzit se e kemi nje cope kasolle per miq e per shoke!- Ju pergjigj fshatari.
- Te fleminderit por..nuk dua te te bezdis se ke kalamjt e tu e familjen tende, e me duket sikur do te ve ne siklet.- Ja ktheu Gjenerali.
- Ooo c’eshte ajo? Une vetem nje vajze te vetme kam.
Aha ! Mendoi gjenerali.Paskam goditur ne personin e duhur.Per kete u gezua dhe e pranoi me kenaqesi ftesen e fshatarit.Keshtu qe kishte kohe te mendohej edhe per “Kusine” .
- Te faleminderit shume! -Ja ktheu perseri gjenerali dhe u ngrite,pasi u ngrite edhe Fshatari, i cili filloj te leshonte te dy qete kurse parmenden e hodhi ne krah.U nisen te dy,Fshatari perpara dhe Gjenerali mbrapa.Gjenerali e pa te arsyshme qe te mos i hipte kalit por,per respekte ta ndiqte fshatarin me kembe dhe kalin e mori per dore! Mbasi ecen nje cop here,gjenerali e pyet:
- Do me ngresh,a te te ngre?
Fshatari u mendua nje cop here.” Po ky dreq!Une kam parmenden ne krah!Ky kalin e ka bosh! Cdo te thote me kete?” E kuptoi se ishte pyetje me tjeter kuptim,ndaj beri sikur nuk e degjoi.Vazhduan perseri rrugen.As Gjenerali nuk kembenguli me.Me larte rruga kalonte permes varrezave te fshatit! Atje ishte nje varr i fresket.Gjenerali perseri pyeti Fshatarin duke u drejtuar nga varri i fresket:
- Po ky ketu? Rron apo ka vdekur?
Perseri Fshatari u mendua! “Ky e shikon qe eshte varrosur! C’do te thote me kete?”Perseri heshti,pa kthyer pergjigje.Por edhe Gjenerali nuk i tha gje.
Gjenerali mendonte se mbase gjente ndonje kusi ne zjarr,e keshtu do ishte me e lehte te hynte ne temen qe kerkonte!
Mbas pak arriten tek shtepia e Fshatarit.Fshatari i foli vajzes se tij dhe ajo doli ne oborr.Ishte nje vajze rreth 20 vjece,me floket zeza,si penda e korbit,te gjata qe i binin deri ne mes dhe e bukur ne fytyre.Fshatari i dha urdher qe te priste e nderonte mikun! Ajo menjehere pas pershendetjes, i mori kalin nga duart dhe duke e ftuar te hynte brenda ne oden e miqeve,shkoi te rregullonte kafshen e lodhur.Duke u larguar Gjenerali vuri re se vajza calonte pakez.
Gjenerali hyri brenda ne nje dhome te vogel, me oxhak,zjarri ndezur dhe ne zjarr vene nje kusi, mbi nje perosti! Sa u gezua Gjenerali kur gjeti nje ambient te tille!Pas pak erdhi edhe Fshatari dhe i uroi mirseardhjen mikut,sipas zakonit,duke i dhene edhe doren.Pasi u takuan,Gjenerali perseri pyeti:
- Cfar thote kusia?
Fshatari perseri beri sikur nuk e degjoi,pasi nuk dinte cfar ti pergjigjej!
Pas pak erdhi vajza e cila u pruri kafete dhe i uroi mirseardhjen edhe mikut te sapo ardhur.Pasi pine kafene,Fshatari ju drejtua vajzes,tek e cila gjithmone kishte gjetur sqarim per shum gjera qe ai nuk i kuptonte.
- Moj bija ime! E ftova kete mikun ne shtepi sepse eshte per rruge te larget dhe me erdhi keq qe nuk kishte ku te gdhinte naten!
- Po mire bere baba! Shtepia per miq e per shok eshte e hapur!
- Po mire po..ky ma ka ber tre here borxh, e une nuk dija si t’i pergjigjesha!
- Cfar te tha baba?
- Po ja..e para! Kur po vinim larte per ne shtepi ky me pyeti:”Do me ngresh a te te ngre?” Une nuk dija si t’i pergjigjesha e bera sikur nuk e kuptova!
- Po mir te ka thene baba! Ai te ka thene:” Do me llafosesh a te te llafos?” Ju do kini qen te heshtur?
- Eeee! Ashtu eshte.Nuk po fliste asnjeri.
Aty Gjenerali u bind se vajza vertete ishte e zgjuar.
- E dyta,-vazhdoi Fshatari-kur kaluam tek varri i …filanit! Prape me pyeti: “Po ky,eshte gjall apo ka vdekur?”
- Po mir te ka then baba! Ai te ka pyetur: Ka lene trashegimtar, apo eshte shuar fare?
- Aaa! Nuk e kuptova moj bije.Po do me falesh se aq ma pret kjo rradake!- I tha Fshatari se bijes.
Gjenerali tani mezi priste te degjonte pergjigjen e asaj qe kishte marre udhen, e qe do t’i shpetonte koken! I hapi sy e veshe, pa folur,per te degjuar dialogun qe benin babe e bije!
- E treta moj bije! Sapo erdha ketu me pyeti:” Cfar thote kusia?” Une prape nuk dija c’ti thosha! Flet kusia? Ndaj e lashe qe te te pysja!
- Aaa! Edhe kusia flete! Per kete e kam fajin une, se u mora me pune dhe nuk kam kohe!
- Po cfar thote kusi moj bije?
- Kusia thote: “Do me hedhesh uje te ul valen,apo te shuaj zjarrin?”
Kjo nuk i kishte shkuar kurre ne mendje Gjeneralit! Prandaj e pyeti Mbreti?!Tani kujtohej ai se per nga shkalla ….ishte ai qe duhej te ngrihej e ti hidhte uje kusise!Tani gjenerali e ndiente veten te cliruar e te pa mposhtur.Ai sapo kishte mesuar nje sekret qe te paket ishin ata qe e dinin!
Ate nate ndejten deri vone duke biseduar,hengren, pine,fjeten, pa u zbuluar se “Miku”, me te cilin bisedonin ishte keshilltari kryesor i mbretit!
Kur u ngrite Gjenerali ne mengjez,vajza ju solli kafene.Duke pire kafe,”Miku” i thote Fshatarit,me qellim qe ta degjonte vajza dhe si do pergjigjej.
- Shtepine te mire e paske,por oxhaku sikur eshte njecike shtrember!- ( E kishte fjalen per vajzen qe ishte e zgjuar por calote pake! )
Vajza e kuptoi, ku e kishte muhabetin “Miku” dhe ju pergjigj ne momente:
-S’ka gje! Dore ustai eshte! Mjafton qe tymi iken drejte!-( E kishte fjalen se mjafton qe e kam koken plote!…)
Gjenerali e pa se ishte vertet per t’u admiruar,e shum e zgjuar,prandaj u ngrite, u pershendet,duke i falenderuar dhe u largua per andej nga erdhi!
Te nesermen shkoi tek pallati i mbretit,i qeshur e i gezuar.Kur e pa keshtu Mbreti e kuptoi se do kishte ndonje lajm te mire.
- He? -E pyeti, pa pritur qe ti thoshte ai.- E gjete c’thote kusia?
- Po.E gjeta!
- E cfar thote kusia ne zjarr?
-Kusia thote: Do me hedhesh uje te ul valen,apo te shuaj zjarrin?
- Kush ta tha?- E pyeti Mbreti me nje menyre kembengulese,pasi ishte i sigurte se nuk ishte medja e tij!
- Vete e gjeta!-Ja kthen Gjenerali duke u skuqur ne fytyre.
- More..Qe nuk eshte mendja jote!..Per kete jam i sigurte.Por thuama se tani do ta pres vertet koken si genjeshtar!
-Gjenarali detyrohet t’ja tregoj,te gjith historine si i ndodhi,qe ju te dashur “kalamaj” e mesuat me larte.Por perralla vazhdon akoma.

Dreri dhe Djali

Nje dre i etshem erdhi tek nje burim. ndersa ishte duke pire uje ,vuri re ne uje hijen e vet e filloi te mburret per briret,duke pare madhesine dhe bukurine e tyre,kurse per kembet e veta u hidherua qe i kish aq te holla e te hajthme. derisa ende ishte duke menduar per kete gje, erdhi luani dhe filloi ta ndjeke.dreri ua dha kembeve dhe u largua mjaft prej luanit.derisa ishte fushe pa peme, dreri vrapoi mire dhe i shpetoi rrezikut,por kur mberriti ne pyll, briret ju ngaterruan neper deget e pemeve dhe nuk mundi te vraponte me, ndaj luani e kapi.para se te mbaronte dreri ne gojen e luanit,tha me vete: i shkreti une!kembet me shpetuan,megjithese mendova se ato do me linin ne balte,por gjta belane prej brireve,ne te cilet kisha plot besim

Djali ne Rruge

Na Ishte Njeher nje djal qe hante nje kacore buke ne mes te rruges po ne ate rruge kaloi nje burre e pa djalin se po han buk ne rruge dhe nuk reagoi diten e dyte perseri e njejta buri perseri nuk reagoi diten e tret buri vinte me nje najllon me embelsira te ndryshme dhe i tha djali : Meri Keta Embelsira Dhe Shko ne Shtepi Ha sepse perndryshe nuk ti jap dot…
djali u habit dhe e pyeti:
Pse Me Japesh Keta Embelsira Dhe Pse Te Shkoj Ne Shtepi Ti Ngre ?
Buri Ia Ktheu:
Keto Gjera Ti Jap Me Qellim Qe Te Kesh Per Te Ngrene Dicka Me Te Kendshme Dhe Te THem Te Shkosh Ne shtepi sepse me at tregon se ke sjellje dhe han buken ne sofer aty ku duhet e jo neper rruget e lagjes……Djali kujtohej dhe i tha burit faleminderit shume zotri..
I Mori gjerat dhe iku ne shtepi dhe i tregoi babait te vet se cka i kishte thene buri babai i tij e perqafoj dhe i tha : Te Ka Thene mire biri im……Prej asaj dite ai djal me hante buken regullisht dhe jo neper rruge.

Cakmaku

Canten ne shpine, shpaten ngjeshur ne brez, nje ushtar ecte rruges se madhe:
nje , dy!nje!dy! Kishte qene ne lufte dhe tani kthehej ne shtepi. Udhes takoi nje magjistare plake. Oh ajo ishte e shemtuar, buza poshtme i varej mbi kraharor!
-Mirembrema, ushtar!-tha ajo,-sa shpate te bukur qe paske! Sa e madhe qenka canta jote! Ti me dukesh ushtar i vertete; keshtu qe po te jap para sa te duash.
-Faleminderit, o plake!-u pergjigj ushtari.
-E shikon ate pemen e madhe? – vazhdoi magjistarja duke i treguar me gisht nje peme aty prane;-ajo eshte krej bosh perbrenda; hip siper , do shohesh nje vrime te madhe ; nga kjo vrime rreshqet gjer ne fund te pemes. Po ta lidh trupin me nje litar , qe kur te me therresesh , te te ngre perseri.
-C’do te bej ne fund te pemes?-pyeti ushtari.
-Do kerkosh para. Sapo te arrish ne fund te pemes, do te gjendesh ne nje korridor te madh te ndricuar mire pasi atje ka mbi 100 llamba. Do te shohesh tre porta, mund t’i hapesh, celesat jane bravat. Po hyre ne dhomen e pare, do te shohesh , ne mes te dyshemese, nje arke te madhe me nje qen persiper. Syte e ketij qeni jane aq te medhenj sa nje filxhan caji, po ti mos u habit. Po te jap mesallen time me kuti te kaltra. Ti do ta shtrosh ate ne dysheme:ec me guxim drejt qenit, kape , vere ne mesallen time; hape arken dhe merr aty sa grosh te duash. Te gjitha jane prej bakri; ne te pelqen me shume argjendi, hyr ne dhomen e dyte. Atje eshte ulur nje qen qe i ka syte me te medhenj sa nje gur mulliri: mos u habit, vere ne mesallen time dhe merr argjend sa te kesh qejf. Ne qofte se te pelqen floriri me shume edhe mund te kesh sa te duash, per kete mjaftonte hysh ne dhomen e trete. Mirepo qeni qe eshte ulur ne arke i ka syte me te medhenj sa nje kulle e madhe e rrumbullaket. Besome, nje qen i forte. Sidoqofte,ti mos u habit: vere mesallen time, ai nuk do te te beje asnje te keqe dhe merr nga arka sa flori te duash.
-S’me duket aspak keq,-tha ushtari; po ti cfare do qe te te jap, o magjistare plake? Mendoj se edhe ti duhet te kesh pjesen tende.
-Jo, une nuk dua asnje grosh; vetem te me sjellesh cakmakun e vjeter qe e ka lene atje gjyshja ime kur ishte per vizite heren e fundit.
-Mire. Shkoma litarin rreth trupit.
-Na, na edhe mesallen time me kuti te kaltra.
Ushtari hipi ne peme, rreshqiti nga vrima poshte dhe u gjend ashtu sic kishte thene magjistarja, ne nje korridor te madh, te ndricuar nga njeqind llamba.
Hapi porten e pare! Uf! Qeni qendronte I ulur dhe ia nguli syte e tij te medhenj sa filxhanet e cajit.
-Ti je nje djale I mbare, I tha ushtari duke e kapur ; e vuri ne mesallen e magjistares dhe mori aq grosh bakri sa I nxune xhepat. Pastaj e mbylli arken, e vuri perseri qenin persiper dhe iku ne dhome tjeter.Si qe e mundur! Atje qendronte qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje gur mulliri.
-Ki kujdes e mos mI ngul syte aq shume tha ushtari, -se do te te prishen.
Pastaj e vuri qenin ne mesallen e magjistares. Por kur pa gjithe ato te holla argjendi ne arke, I hodhi poshte ato prej bakri dhe ngjeshi mire me argjend xhepat dhe cantet e tij.
Pastaj, hyri ne dhomen e trete. Oh! Ctmerr!Qeni i kishte syte me te vertete te medhenj sa nje kulle e rrumbullaket; ata I verviteshin ne koke porsi rrota.
-Mirembrema!-tha ushtari duke nderuar ushtarakisht, se ne jeten e tij nuk kishte pare kurre nje qen te tille. Por, mbasi e veshtroi pak, mendoi me vete:Mjaft! E uli poshte qenin dhe hapi arken. Zot i madh! Sa flori qe kish! Sa per te blere gjithe qytetin e Kopenhages, gjithe derrat prej sheqeri te tregetareve te embelsirave, gjithe ushtaret prej plumbi, gjithe kamxhiket dhe kuajt, gjithe lodrat e botes; verte, kish shume flori.
Ushtari I flaku monedhat e argjendta qe kish ne xhepat dhe ne cante dhe I zevendesoi me flori. I mbushi kaq shume xhepat, thesin, kapelen, madje edhe cizmet, sa mezi ecte. Ish apo sish I pasur! E vuri qenin mbi arke, mbylli porten dhe nepermjet vrimes se pemes thirri:
-Tashti , me ngri lart o nene.
-E ke cakmakun ?- pyeti ajo.
-Oh jo vertet! E harrova fare.
U kthye mbrapsht dhe e solli. Atehere magjistarja e ngriti lart dhe ai u gjend perseri ne rruge te madhe me xhepat, canten , cizmet dhe kapelen plot me florinj.
-Cdo ta besh kete cakmak ?-pyeti ushtari.
-Ste hyn ne pune ty. Ti more parate; me jep cakmakun tani.
-Gjepura! Me thuaj ne cast se cdo ta besh , ndryshe hoqa shpaten dhe ta preva koken.
-Jo!-u pergjigj magjistarja.
Ushtari ja preu koken.Magjistarja u shtri sa gjate gjere kurse ai mblodhi parate ne mesalle, I ngarkoi ne kurriz, vuri cakmakun ne xhep dhe shkoi ne qytet.
Ishte nje qytet shume I bukur dhe ai hyri ne hanin me ne ze. Kerkoi dhomen me te mire dhe gjellet me te shijshme. Ishte pasanik I madh!
Sherbetori qe duhej ti pastronte cizmet u cudit qe nje zoteri aq I pasur, kishte cizme aq te vjetra. Por ushtari nuk kish pasur kohe qe te blinte te reja; vetem te nesermen gjeti cizme te bukura dhe rroba me vertete elegante. Ushtari na u be zoteri I shquar. Ia treguan nje nga nje te gjithe gjerat e bukura ne qytet, I folen per mbretin edhe te bijen e tij, princeshen shume te bukur.
-Si te bej qe ta shoh? pyeti ushtari.
-Eshte shume e veshtire!- u pergjigjen qe te gjithe- Ajo banon ne nje pallat te madh prej bakri, te rrethuar nga mure dhe kulla. Vec mbretit, asnjeri tjeter nuk mund te shkoje tek ajo: sepse nje falltar nje here pati treguar qe nje dite ajo do te martohet me nje ushtar te thjeshte, gje qe mbreti si pelqente aspak.
-Megjithekete, une deshiroj ta shoh,-mendoi ushtari.Por ai nuk mund te siguronte dot lejen.
Nderkaq ai kalonte nje jete te gezuar, shkonte ne shfaqje, shetiste me karroce ne kopshtin e mbretit edhe u jepte shume lemoshe te varferve. Nga jeta e tij ai e dinte se sa e veshtire ishte te mos kishe asnje grosh ne xhep. Tani ai ishte I pasur, kishte rroba te bukura edhe bashke me keto miq, te cilet I thoshin se ishte nje njeri elegant, nje burre fisnik. Ushtarit I pelqenin shume keto levdata. Cdo dite harxhonte para, por kurre nuk merrte. Me ne fund nuk I mbeten vecse dy grosh. Iu desh ta linte, dhomen e bukur ku banonte dhe te zinte ne vend te saj nje zgaver te vogel nen cati. Ketu detyrohej ti lustronte vete cizmet, ti arnonte me gjilpere te trashe dhe asnje nga miqte e tij nuk I vinte ta shihte:kishte shume shkalle per tu ngjitur.
Nje mbremje te erret, skish te blinte as edhe nje qiri, ui kujtua menjehere se I kishte mbetur nje cope qiri. Mori cakmakun, qe ia kishte marre shtriges plake, dhe copen e qiririt; por ne castin kur guri I cakmakut, shkrepen shkendijat, befas u hap porta dhe para tij u gjend qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje filxhan caji:
-O zot im, curdheroni?-I tha qeni.
Ceshte keshtu?- tha me ze te larte ushtari.-Cakmak I cuditshem! Keshtu pra, do te kem cfare te dua?Shpejt! Me sill para! Hop! Kafsha iku! Hop! U kthye perseri duke mbajtur ne goje nje thes te madh me te holla. Ushtari e dinte tashti te zoteronte nje cakmak me vlere. Po ta shkrepte nje here, vinte qeni I arkes me para bakri; dy here, qeni I arkes me para te argjendta,; tri here, ai qe ruante floririn. Pa humbur kohe, u kthye ne dhomen e tij te bukur dhe veshi prape rrobat e bukura; kur te shohesh iu versulen miqte; e donin shume tani!
Nje dite ushtari mendoi:Pune e cuditshme kjo qe te mos shohesh princeshen!Te gjithe jane ne nje mendje se ajo eshte e perkryer nga bukuria;
Por kujt I sherben bukuria ne nje keshtjelle prej bakri qe ka gjithe ato kulla? Sdo te kete per mua valle menyre qe ta shoh?Ku e kam cakmakun? E shkrepi: Fap! I doli perpara qeni me sy sa nje filxhan caji.
-E di qe eshte mesi nates,-I tha ushtari,-po megjitheate une dua ta shoh princeshen, qofte edhe nje minute.
Qeni u largua vetetimthi dhe, para se ushtari te arrinte te mendonte per ae, ai u kthye me gjithe princeshen, qe ish shtire ne shpinen e tij dhe po flinte. Dukej aq e bukursa , me te pare, e merrje me mend qe ishte nje princeshe. Ushtari nuk u permbajt dhe e puthi, se ishte nje ushtar I vertete.
Pastaj, qeni e ktheu princeshen ne vendin ku e kishte marre. Te nesermen, kur ishte duke pire caj me mbretin dhe mbretereshen, princesha u tregoi atyre qe kishte pare naten nje enderr te cuditshme me nje qen dhe nje ushtar. I kishte hipur qenit si kale dhe ushtari e kishte puthur.
-Nje histori shume e bukur,- tha mbreteresha.
Megjithekete, naten e neserme, ngarkuan njeren nga zonjat e oborrit, nje plake, te rrinte roje prane shtratit te princeshes, per te pare nese ishte vertet enderr.
Ushtarit I kishte hipur ne koke ta shihte perseri princeshen e bukur. Qeni erdhi prape naten, e mori dhe iku me te katra. Po zonja e oborrit mbathi pale cizme qe sfutnin uje, dhe shpejt, pas tyre. Kur pa shtepine ku hyri qeni, tha me vete: Tashti e di adresen dhe me nje cope shkumes beri nje kryq te madh ne porte. Pastaj u kthye te flinte. Mbas pak erdhi edhe qeni me princeshen. Por kur vuri re ne porte kishte nje kryq te bardhe, qeni mori gjithashtu nje cope shkumes dhe beri kryqe ne te gjithe portat e qytetit. U tregua me te vertete mendjeholle: si do ta gjente dot porten perseri zonja oborrit?
Te nesermen ne mengjes, qysh heret, mbreti , mbreteresha, zonja e oborrit dhe te gjithe oborrtaret shkuan te shihnin ku kishte qene princesha.
-Ja ketu!-tha mbreti kur pa te paren porte te shenuar me kryq.
-Jo, jo, eshte, atje I dashur,-u pergjigj mbreteresha, kur pa se edhe porta e dyte ishte shenuar gjithashtu me nje kryq.
-Ja edhe nje! Ja edhe nje!- thane te gjithe me rradhe, kur pane kryqe ne te gjithe portat Atehere kuptuan se ishte e kote te kerkoje me tutje.
Por mbreteresha ishte nje grua me mend qe nuk dinte vetem te shetiste me karroce. Mori gersheret e sasj te arta, preu nje cope mendafsh dhe beri nje xhep te vogel te bukur. E mbushi ate plot me miell, ia qepi princeshes ne kurriz, dhe I beri xhepit nje vrime te vogel. Ne kete menyre mielli do te binte gjate gjithe rruges nga do te kalonte princesha. Naten qeni erdhi perseri, e mori princeshen ne kurriz dhe ia shpuri ushtarit, qe e dashuronte aq fort sa donte te ishte princ ta merrte per grua.
Mielli u derdh pa pushim qe nga pallati deri te dritarja e ushtarit, por qeni se vuri re aspak.Te nesermen mbreti dhe mbreteresha meduan me lehtesi ku kishte shkuar e bija e tyre. Ushtarin e kapen dhe e futen ne burg. Uf! Sa e erret dhe e merzitshme ishte qelia e tij. Pastaj erdhen I thane:- Neser do te varesh!- Ky ishte nje lajm I keq, dhe per me teper cakmakun e kishte harruar ne han. Diten tjeter, nepermjet hekurave te dritares, ai pa popullin qe dilte turma-turma nga qyteti per te pare kur te varej. Ai degjoi daullet dhe pa ushtaret qe ecnin pas tyre. TE gjithe njerezit vraponi: nje djalosh kepucar, me mesalle dhe pantofla, rendte aq shpejt, sa nje nga pantoflat e tij I doli nga kemba dhe u perplas pikerisht kunder murit mbrapa te cilit ushtari ishte ulur e shikonte nepermjet hekurave.
-Ej! Kepucar, mos u ngut kaq,-I thirri ushtari,- pa mua sbehet gje. Po degjo ketu. Po shkove me vrap gjer te hani ku kam banuar dhe te me sjellesh cakmakun tim, do te te jap dy gorsh. Vec mos e merr me nge! Djaloshi kepucar, qe desh te fitonte dy grosh, u nis fluturimthi te kerkonte cakmaku, ia solli ushtarit dhe tashti mbani vesh e degjoni cfare ndodhi.
Jashte qytetit kishin ngritur nje trekendesh te madh, qe e rrethonin ushtaret dhe mijera mijera njerez. Mbreti dhe mbreteresha ishin ulur ne nje fron shume te bukur; perkarshi, gjykatesi dhe gjithe keshilltaret. Kish kohe qe ushtari ishte ngjitur mbi shkalle dhe perpak do ti hidhnin litarin ne gryke, kerkoi leje te shprehte deshiren e tij te fundit. Sipas tij, kete te mire duhej ti benin cdo krimineli qe do te ekzekutonin. Tha se kish shume qejf te ndizte nje llulle duhan, fundja do te ish hera fundit qe ai do te pinte duhan ne kete bote. Mbreti nuk deshi tia kundershtonte deshiren. Atehere, ushtari mori cakmakun e shkrepi;nje, dy, tre! Pernjeheresh, u duken te tre qente: ai me syte e medhenj sa nje filxhan, tjetri qe I kish te medhenj sa nje gur mulliri dhe ai I trei me ata syte e tmerrshme sa nje kulle e rrumbullakte.
-Me ndihmoni se do te me varin!-tha ushtari Atehere qente u versulen mbi gjykatesit dhe mbi keshilltaret, I rrembyen, njerin nga kembet, tjetrin nga hunda dhe I flaken aq lart ne ajer, sa kur rane ne toke u bene cope cope.
-Nuk dua te me hedhin-tha mbreti; por qeni me I madh e rrembeu tok me mbretereshendhe I flaku si te tjeret. Ushtaret u frikesuan dhe ne popull u degjuan thirrje:Ushtar I vogel ti do te jesh mbreti yne dhe do te martohesh me princeshen e bukur!
E vune ushtarin ne karrocen e mbretit; te tre qente vallezonin dhe therrisnin:-Urra! Femijet vershellenin neper gishterinjte dhe ushtaret paraqitnin per nder armet. Princesha doli nga pallati I bakert dhe u be mbretereshe. Per kete ajo ishte shume e kenaqur. Dasma vazhdoi tete dite; ishin ftuar dhe te tre qente. Ne tryeze, ata hapen syte me shume se ci kishin.

Mbreterija e qiellit dhe e Tokes lidhin miqesine

Na ishte njehere, shume kohe perpara, ne kohet shum te lashta, nje mbret. Jetonte i lire, ne pronat e tija dhe zoteronte deri sa mund te te shihte syri. Te gjitha malet, te gjitha fushat, te gjithe krojet, gjithe lumenjte, te gjith perrenjte, te gjitha lendinat, te gjithe zogjte, te gjitha kafshet e egera, te gjithe pyjet,era, bora, shiu, dielli qe ngrohte gjithcka, dinin e flisnin gjuhen e tija.Ai kishte tre femije. Dy djem e nje vajze. Njerin djal i madhi, quhej Trimi, i dyti quhej Fisnik, kurse vajzen, e treta quhej Diella. Te tre femijet rriteshin te lumtur. Nuk dinin kurre te grindeshin me njeri tjeterin, sepse nuk kishin degjuar gje te keqe nga goja e njeri – tjeterit. Aq te lumtur jetonin saqe goje pas goje e mesuan te gjithe, deri sa vajti fjala ne mbreterin e qiellit.Mbreti i qiellit, nuk e besonte te ishte dikush me i lumtur se sa ai! Sepse ai kishte disa veti dhe mundesi qe nuk i kishte asnje mbret i tokes. Per t’ju mbushur mendja dhe per ta vertetuar kete, ai dergoi ne toke njerin nga besimtaret dhe bashke puntoret e tij, me besnike.
- Te shkosh, – i tha atij – me vrap tek Filan mbret ne toke dhe te me thuash nese, vertet eshte i lumtur, ashtu sic me thone! Dhe besniku i tij ,u nise fluturimthi per ne toke, pa ja bere fjalen dy mbretit te tij. Pallatin e mbretit e gjeti shum kollaj, sepse kedo qe te pyesje e njihte dhe ishin te kenaqur nga ai. Kur shkoi tek pallati, nuk pa, t’i dilte asnje obortar perpara, qe ta ndalonte, apo ta pyeste ku shkonte. I derguari hyri brenda murit, qe e rrethonte pallatin e bukur, pa hasur ne asnje fare pengese. Sapo hyri ne porten e madhe me hark, e gjere sa te hynin gjashte kalores krah per krah dhe e larte sa dy kalores bashke.Aty pa perball tij, nje lulishte dhe nje park te mbushur me lloj-lloj pemesh nga me te bukurat. Mbretin e gjeti duke u argetuar me femijet e tij, e duke rendur neper lulishten me lloj-lloj lulesh te bukura.Atehere thoshin se, njerezit jetonin shume dhe ishin me te medhenj fizikishte e me te pasur shpirterishte. Mbase kjo kishte te bente me madhesin e gjoksit te burrit te asaj kohe. Nje gjoks aq i madh, pa tjeter qe nxinte shume bujari e fisnikeri brenda tij! Mbreti e mbreteresha ishin zhytur ne lojen e femijeve te tyre, duke thurur kurora lulesh dhe nuk vune re se, nje krijese qe ata nuk e njihnin, nuk e kishin pare, po afrohej drejt tyre.Ate e vuri re vajza e para, qe kur e pa, u tremb sepse, nuk e kishte pare here tjeter kete krijese, qe ngjante me ta, por qe lekuren e kishte me te tejdukeshme se cipa e qepes. Floket i kishte te bardha si debora e maleve, kurse mjekren e kishte shum te gjate.I porsa ardhuri e pershendeti dhe i tha qe te mos trembej, sepse ai nuk i bente asgje te keqe. Vajza u bind, jo sepse i tha i huaj por, sepse ajo nuk ishte mesuar qe dikush ti punonte ndonje reng e ta mashtronte. Ajo e pyeti se cfar kerkonte dhe nese ajo mund t’i sherbente ta ndihmonte ate. I derguari i mbreteris se qiellit mbasi u prezantua, i tha se nuk mund ta fshihte se kishte mbetur i habitur me bukurin e saj dhe te vendit qe e rriste. I kerkoi te takonte mbretin e gjithe kesaj bukurije. Vajza e bukur i tha se, mbreti ishte babai i saj dhe se e kishte perpara syvet. I sapo ardhuri u pershendet perseri me perulje dhe i sqaroi qellimin e vizites se tij, per here te pare ne kete mbreteri.
- Mirese ju gjej Madheri – ju drejtua i derguari. Kini te drejte te habiteni sepse nuk me njihni. Une ju njoh, nga fama qe kini.Fama juaj e madhe ra ne vesh te mbretit te qiellit. Ai gezohet qe ka mbreter te lumtur edhe ne toke. Per kete me dergoi madheri, ta shikoja me syt e mi dhe ti them se eshte e vertete. Mund te me thoni, qe t’ja trasmetoj edhe une mbretit tim te nderuar, cila eshte arsyeja e lumturis tuaj, sekreti se si e kini arritur ?
- Mirese erdhet dhe te faleminderit per viziten. Jeni i mirpritur ne cdo vend te mbreterise time – ju pergjigj mbreti i tokes, me po te njejtin respekt. Qe te te pergjigjem une, mund ta them se eshte shum kollaj, por me mire, Ju duhet te rrini disa dite ketu, qe ta shikoni me mire e ta vertetoni se, nga buron lumturija.
Me te thene e me te bere.Mbreti e ftoi ne pallat te sapo derguarin, ku i priste nje dreke e bolleshme, ku vetem nje luge shtuan kur vajti mysafiri dhe asgje me teper. I dhane te pije, vetem nje gote shtuan asgje me teper. I than te pushoi po te ishte i lodhur dhe ashtu bene. Kur shkuan ne dhome, vetem nje shtrat liruan per ti ber vend mikut. I thane po donte te nderrohej dhe i prune nje pale rroba nga te mbretit. Mbasi hengren, pine dhe pushuan, mbreti i propozoi te dilte te shikonte mbreterine. Per kete ke ne dispozicion kalin tim ose karocen, merr ke te duash, i tha mbreti. Ashtu beri edhe mysafiri.Doli dhe gjezdisi mbreterine cep me cep. Udhetoi me dite te tera. Kudo qe vajti pa vetem begati, respekt dhe harmoni. Kudo qe shkoi mbeti i habitur nga bukuri te rralla. Shetiti neper pyje me peme te larta qe te binte kapelja ti shikoje, shkoi e shetiti neper fusha te mbjella me lloj- lloj drithrash, perime, e peme frutore. Shetiti neper lumenj, dete e liqene, mjaft te medhenj dhe kudo ndeshi nje bukuri te mahniteshme. Kete bukuri nuk e kishte pare as ne mbreterin e tij. Mbasi brodhi dhe shetiti ku deshi u kthye peseri tek mbreti i tokes qe ta pershendeste, ta falenderonte dhe te kthehej tek mbreti i tij.
Kur u kthye ne pallat te mbretit gjith gezim, nuk ishte e veshtire ta lexoje lumturin ne syt e tij.
- Tani me trego se ku shkove dhe cfar zbulove ? – E pyeti mbreti.
- O mbret i nderuar! – Ju pergjigj i derguari i qiellit. Fama jote shkofte me larte se mbreterija ime. Ti qofsh ashtu si thone dhe sic te pashe me syt e mij.Jam shum i kenaqur nga pritja dhe nuk di si te ta shperblej. Kerko tri deshira dhe une do ti plotesoj, me aprovimin e mbretit tim, qe kurre nuk ma ka prishur deshiren. A do te jesh i pa vdekshem ? A do ti verbosh armiqte sapo te nxjerresh shpaten ? A do te te sherbejne zanat ? Cfar tjeter te duash une jam gati te ta plotesoj !
- Te faleminderit shume per vleresimin!- Ju pergjigj mbreti. Asgje nga ato qe thate nuk dua. Nuk dua ta ve mikun tim ne pozita te veshtira, sepse e cmoj miqesin dhe bujarine tuaj. Ajo qe bera une per ju do ta beja per kedo, qe zemra ma thote ta kenaq. Per kete do doja, ne qofte se, keni mundesi te me linit nje shenje te mbretit te qiellit.Dua qe kete shenje ta kene femijet e mij dhe gjithe brezat qe do vijne ketej e tutje. Me kete dua qe ta njohim njeri tjetrin, qe kur lindim e deri sa te vdesim si miq te mbreteris se qiellit.
- Po! Kjo eshte me e kollajshmja qe mund te te bej! Une pres te vihem ne prove me te madhe, sepse ndiej detyrim per miqesin tone!
- Po me bere kete qe thashe, une dhe gjith mbreterija ime do jemi shum te kenaqur.- Ju pergjigj mbreti i tokes me qetesi.
- Atehere degjo – i thote i derguari i mbretit te qiellit. Une do ngjis ne gjoksin e femijve te tu,te gjith fisit tend dhe gjith mbreterise tende, fytyren e mbretit te qiellit. Kjo do trashegohet brez pas brezi dhe do dallohet aq sa, secili do njihet se i perket mbreterise tende. Sikur edhe gjuhen te ngaterojne, sikur edhe kufijte te gllaberojne, sikur edhe femijte tu rrembejne, ata perseri do njihen nga shenja e perbashket, dhe shum shpejt do ta mesojne se i perkasin te njejtit fis.Me ane te kesaj shenje, asnjehere mbreti i qiellit nuk do jet ne lufte me mbreterin tende, por do jet ne krahun tuaj, kunder cdo te ligu qe kerkon t’ju gropose. Bekuar qofshi bres pas brezi. Fisnikerija dhe miqesija juaj do jet e pa vdekeshme.
Keto tha i derguari i mbreteris se qiellit dhe hapi flatrat dhe fluturoi lart, shum lart, saqe u zhduk nga syte e te gjitheve.
Nuk kaloi shume dhe femijet e mbretit e ndienin vehten sikur do fluturonin. Kishin shum deshire te rendenin neper lendinat, neper pyjet, neper malet e mbreterise. Befas ndienin nje lloj force qe nuk e kuptonin nga ju vinte.Atehere ishte behar dhe aty prane pallatit kalonte nje lum i rrembyeshem dhe i kulluar si qelibar. Trimi, djali i madh qe atehere ishte vetem pesembedhjet vjec, kishte filluar bile ti djersinte edhe mustaqja, i thote vellait me te vogel, Fisnikut, i cili ishte trembedhjet vjec dhe me trup, pothuaj se e arrinte vellain e madh, i thote pra qe, te mernin motren dhjete vjecare Diellen, e te shkonin ne lume per t’u lare. Deshire kishin te tre, por duhej ti mernin leje babait per kete. Mbreti nuk ua prishi por i porositi te kishin kujdes nga lumi, sepse ishte i rrembyeshem. Te tre femijet renden drejt lumit. Kur shkuan atje filluan ti flaknin rrobat sa andej ketej dhe mezi prisnin te zhyteshin ne ujin e kulluar te lumit. Pa pritur, fisniku vuri re ne gjoksin e vellait te tij, nje koke zogu e cila ngjante shume me Shqiponjen e pa ariteshme dhe te fuqishme te majave te larta. Fisniku u habit me kete dhe akoma nuk po hiqte kemishen nga cudija!
- Pa me thuaj vella i dashur – thote Fisniku- si u gjend kjo koke zogu kaq krenare dhe kaq e bukur ne gjoksin tend ?
- Nuk e di i dashur vella ! Une tani po e shikoj per vehte !- U pergjigj i habitur Trimi. Ate moment Fisniku heq kemishen rrembimethi per te ndjekur shembullin e te vellait. Syte e Trimit ishin perqendruar tek gjoksi i te vellait, mos edhe ai kishte ndonje ndryshim! Cudija ndodhi dhe ata ngelen per nje cast te shtangur sepse e njejta gje ishte e vizatuar edhe tek gjoksi i tij. Ata nuk dinin se qe kur dhe nga vinte kjo!
- Po ti moter e dashur, – e pyeti Trimi, a e ke pare veten, mos valle jemi te gjith te vizatuar dhe ne nuk dim gje ?
Pa e zgjatur Diella vete, hoqi bluzen prej lini te holle, te qendisur me fije ari, por c’te shihte !? Edhe ajo si vellezerit e saj, mbante nje koke zogu ne gjoksin e saj. Per momentin ajo u trishtua dhe filloi te qante, sepse i dukej se shemtonte vehten, pamvarsishtl se ajo ishte e vizatuar me ngjyrat e arit dhe shkelqente nga dielli. Perseri syri i Shqiponjes dukej sikur ishte e gjalle dhe leviste.Atehere do shkojme te pyesim prinderit thane me njeri tjeterin dhe u nisen me vrap per tek prinderit. Prinderit i gjeten nen hijen e nje peme te madhe ne kopesht, te cilet po rrinin te perqafuar. Mbreteresha i pa femijet qe po rendenin drejt tyre dhe u doli para e shqetesuar, sepse dicka kishte ndodhur. Baba ,Mama, therrisnin ata ne nje goje.Shiko cfar kemi ! E kemi te tre njesoj ! Kush na e beri ?
- Cfar kini ? C’eshte ajo gje ?- i pyet mbreteresha e shqetesuar.
- Shiko ketu mami, shiko cfar kam, – thoshte vajza duke i treguar gjoksin. Edhe vellezerit keshtu e kane !
- Shiko baba – thoshin djemte ! Sot e pame dhe u cuditem ! C’eshte kjo ? C’do te thote kjo ?
- Mbreti i pa me vemendje dhe vuri buzen ne gaz..Zbertheu kopsat prej ari te kemishes dhe tregoi edhe gjoksin e tij.Enjejta figure dallohej edhe ne gjoksin e tij. Atehere e kuptoi se kush na qenkesh mbreti i qiellit. “Ndryshe nuk kishte menyre tjeter te njihesha dhe te lidhja miqesi me mbretin e lire” – mendoi mbreti i tokes i gezuar. Atehere nisi ti sqaronte edhe femijet se, kjo ishte deshira e tij, qe t’ua linte trashegim brezave, qe te dalloheshin si zogjte e Shqiponjes.Ai dha urdher qe te behej kontroll ne gjith mbreterin e tij. Me shpejtesi nisi lajmetaret ane e mbane mbreterise. Lajmetaret u nisen dhe shum shpejt erdhen me te njejten pergjigje.
- Mbret i nderuar, – J’u pergjigjen lajmetaret ne nje goje. Cudija ndodh ne gjith mbreterine.
- Kjo tregon se ne, i perkasim te njejtit fis, jemi nje gjak, ndaj duhet te bashkohemi, e ti behemi krah njeri tjeterit. Ashtu sic i mbron Shqiponja zogjt e saj – vazhdoi mbreti, – ashtu edhe ne duhet te mbrojme njeri tjeterin, sepse ne toke nuk eshte vetem mbreterija jone dhe mbase dikush nuk kenaqet me pjesen qe i takon.Ketej e tutje kjo shenje do te jete Flamuri i fisit e kombit tone – U tha mbreti i tokes me syte te perlotur.
Te gjithe u binden dhe e pane se mbreti kishte te drejte. Lumturija nuk vinte vetem nga nje njeri i fort apo i pasur. Lumturija ndertohej kur i gjithe fisi, i gjithe populli bashkohej e ndertonte jeten e lumtur. Atehere mbahet mend se eshte bere nje gosti shum e madhe. Mbreti dha urdher te festohej ne gjith mbreterin e tija. Kush te deshiroj, tha ai, mund te vije e ta festoj ketu ne pallatin tim. Cdo gje do te jete e qerasur nga mua. Mbahet mend, e ka ardhur goje me goje se, u be nje banket i madh, qe nuk ishte pare asnjehere. Muzika nuk pushoi shtate dite e shtate nete. Kenga e vallja gjemonte sa tundeshin malet. Atehere eshte kercyer per her te pare edhe vallja e shqipeve, qe ka arritur deri ne ditet tona!Te huajt kan bere shum lufte, per ta zhdukur e per ta mohuar, por asnjehere nuk kan mundur!
Vitet kalonin dhe femijet e mbretit rriteshin e zbukuroheshin. Tanime Trimi me Fisnikun ishin burreruar dhe dukeshin me te hijshem kur vishnin armet dhe hipnin neper kuaj.Edhe motra e tyre Diella, ishte zbukuruar e kishte hedhur shtat te bukur vasheror. Ajo ngjante me nje zane te vertete kur vishej me te bardha dhe vendoste kurore lulesh ne koke. Floket e saja e kalonin ndricimin e arit, thoshin te vjeterit. Deri atehere, ditet e lumtura nuk kishin te numuruar.
Kaluan disa kohe dhe ne pallatin e mbretit u paraqit nje udhetar, i lodhur e i keputur, nga rruga e gjate.Ai ishte nje djal i ri, gati ne moshen e djemve te mbretit. Vinte pak me i zeshket ne fytyre, me floke te zes e te shtruar dhe ne trup me i shkurter. E fliste gjuhen e kesaj mbreterije, por tha se ne mbreterin e tij flisnin edhe nje gjuhe pak te ndryshme nga kjo, e cila sa po vinte, e po behej me e perdoreshme. Ai kerkoi te fliste me mbretin dhe njerzit e cuan menjehere.
Edhe kete e thote peralla, e tregojne me te vjeterit dhe ne do vazhdojme ta tregojme. Ai djali udhetar, i sapo ardhur qe takoi mbretin, kishte degjuar per besen dhe per bujarin e mbretit ndaj kishte vendosur t’i kerkonte hapur nje nder. Ai e sqaroi mbretin se kishte udhetuar dit e nate, kishte kaptuar dete, male, lumenj e perrenj, gjersa arriti ketu. Nga mbreterija e tij ishte larguar sepse dikush i kishte rrembyer ate qe ai dashuronte me shume se jeten e tij. Nuk kishte me vend per te ne ate mbreteri.Ai i tha se nuk kishte pare asnjehere nje mbret kaq njerezor dhe me gjykim te larte.I tregoi se, mbreti i tij ishte cigun dhe i pa ngopur.Ai per cdo dite jepte urdhera per pushtime te reja. I perzinte te varferit nga tokat e tyre.Ai mblidhte vetem ar dhe vajza te bukura.Ai mbante te burgosura vajza si ylli i mengjesit.Ai ishte nje mbret pa ment e pa zemer.C’mendurija e tij nuk kishte kufij.Kur bertiste ai, tundej gjithe pallati.Ai mendonte vetem per vehten e tija dhe te gjitheve ua kishte me hile. Asnjerin nuk besonte as per kete jete, e as per ate jete.Ngaqe kishte frike kur te vdiste, kishte filluar te mendonte se si do mbyllej brenda varrit pa mundur dikush ta c’varroste.Per kete kishte mbledhur skllever ngado, te punonin per te.
Mbreti rrinte dhe e degjonte me vemendje.Mbreteresha ne krah te tij, nxirrte shpesh nganje ofshame mallengjimi, nga tregimi i te ardhurit nga rruga e larget.
Tregimet e mija nuk mbarojne, por nderi qe do te kerkoj eshte ky; meqense pashe, se ka edhe njerez me zemer ne kete bote,ose me pranoni te jetoj e te sherbej ne ushtrine tuaj, ose vras vehten, sepse mbrapsht nuk kthehem me.
Mbreti mbasi e degjoj me vemendje, i tha te priste pergjigjen diten e neserme, te mendohej edhe nje here per hapin qe do hidhte, sepse nuk mund te luhej me jeten dhe vendimi duhej te ishte jetik.Asnje nuk eshte i tepert ne kete jete, e te gjith duhet ta jetojne, pamvarsishte, se jeta ka veshtiresit e saja. “Kali i mire provohet ne te perpjeme”, mbaje mend kete dhe “miku i mire provohet ne dite te veshtira”.Kaq i tha mbreti dhe u largua, per ta lene tjeterin te mendohej.
Diten e neserme e thirri vete te huajin dhe e pyeti nese ishte menduar.
- U mendova i nderuar mbret dhe jam i vendosur te mbaj fjalen qe ju thashe dje.- Ju pergjigj i huaj.
- Atehere mirese erdhe! Te uroj fat dhe qofsh i lumtur ketej e tutje.Uroj te mos ndjehesh i vetmuar mes njerezve behare te kesaj mbreterije.
Qe nga ajo dite kaluan disa vite. I huaj u be si i shtepise. Zuri shoqeri dhe nderohej per zgjuaresi e trimeri. Nuk ngelej mbrapa dhe fjalen e dhene e mbante.Ishte gjithmon i pa pertuar e punetor.
Vitet binin edhe ndryshimet ne shoqerin e femijve te mbretit. Mjafte udhetar vinin e kerkonin miqesi here per njerin e here per tjeterin djale. Dikush thoshte se njihte nje lule te bukur, e cila do mbushte me arome te mire tere mbreterine.Dikush thoshte se njihte nje zane, e cila do leshonte drite kur te hynte ne pallat. Dikush kerkonte vajzen per nje bir mbreti, per nje kalores te zotin, per nje bir divi, i cili vetem me nje levizje te vetullave e mposhtete kundershtarin.
Te tregoshe e te pershkruash se si u njohen, se si dhane fjalen, se si lidhen zemrat qe te dy djemte e mbretit, kjo eshte nje perralle me vehte.Ështe nje histori kaq e bukur, saqe nuk ngopesh ta degjosh, nuk ndien te ngopur, nga ai tregim magjik. Por jo me pak i bukur eshte tregimi, per njohjen e vajzes se mbretit dhe qe per here te pare vendosim ta tregojme, me lejen e vete princeshes dhe te mbretereshes.
Nje dite prej ditesh…! Dite e bukur behari…! Gjinkallat zhurmonin, e dielli shkelqente si asnjehere tjeter!Femijet e mbretit kishin shkuar ne lumin e madh, qe shkonte ne rreze te kodres, mbi te cilen ishte ngritur pallati i madh.Koder i thencin,sepse nuk ishte as 300 – 500 kembe lartesija me e madhe qe nga lumi.Me shoqerin e disa oborrtareve, shkonte me ta edhe i Huaj. Keshtu e thote perralla, mbase kurre nuk ja mesuan emrin ose, ai qe ndertoi perrallen nuk na e thote, por dime se per nje kohe mjaft te gjate, ate keshtu e therrisnin. Mbase ngaqe ishte i pari i huaj qe mbahet mend, te kete ardhur, apo te kete sjelle ndryshime ne mbreterin e shqiponjave, sic nisen ta therrisnin me pas, e qe sot e kesaj dite gezon kete emer.Sido qe te jete perralla na thote te ndjekim vazhdimin e saj, sepse ka dicka te bukur per te na treguar.I huaj na ishte vec gjuetar edhe nje notar e peshkatar i zoti. Ai thoshte se ishte rritur me ujin, sepse mbreterija e tij rrethohej nga te kater anet me uje.Uji i pelqente shume edhe Dielles, ndaj ajo shpesh futej neper guva nenujore dhe me nje shtize me maje te mprehte ne doren e saj vriste ndonje peshk, te cilet ishin mjaft te shijshem te pjekur, e te shoqeruar me leng qershije e rrushi, qe ja kalonte mjaltit.Keshtu beri dhe ate dite Diella. Ta kishte enda ta shikoje kur zhytej, ate trup te bukur, si ndonje delfin. Ishte e shkathet dhe i cante ne drejtim te kundert dallget e lumit. Diella ishte vetem shtatembedhjet vjece, por format e trupit te saj linin pa mend cilindo mashkull e femer qe e shikonte.U zhyt ne nje guve si zakonisht dhe te gjithe prisnin te shikonin ndonje peshk te madh, por per cudi jo vetem peshku, por edhe vete Diella, po vononin te dilnin mbi uje.Te gjithe u shqetesuan kur pane disa flluska ajeri te dilnin ne siperfaqe te ujit.Si i stervitur qe ishte ne keto raste, i huaj nuk priti, por u zhyt ne vendin ku ishte zhytur Diella dhe mbas pak doli me te ne krahe.Kur e pane keshtu vellezerit e Dielles, u hodhen ta merrnin dhe e nxuar me shpejtesi ne breg te lumit, duke e falanderuar te huajin per aktin e tij fisnik.Ajo kishte pire mjaft uje, te cilin e detyruan ta nxirrte, duke e vene permbys mbi gju.Mbas pak erdhi ne vehte dhe tregoi se ishte mpleksur keq ne disa rrengjishte, ku nuk mundi te clirohej dhe e humbi toruan.Kush ishte qe e ndihmoj ta gjenin ?- Pyeti kureshtare. I treguan se u hodh dhe e shpetoi i Huaj. Ajo e falenderoi duke i shternguar doren.Qe nga ajo dite shoqerija e tyre mori drejtim tjeter. Besa shlyhet me bese. Ndaj ata i shikoje me shpesh te shoqeruar.Ditet kalonin dhe i huaj ndiente se te gjithe e preferonin dhe e besonin.Mbrekullija e lumturise se nje njeriu eshte atehere kur zemra e shokut rreh si e tij.
Vajza e donte prane te huajin,ndaj e merrte gjate shetitjeve, mbremjeve verore neper pyll. Koha ishte e ngrohte dhe hena ishte e plote.
Thone se hena e sapo dale u be ziliqare per bukurin e vajzes, ndaj i coi nje gjarrper mbi nje dege peme, ne fund te se ciles vajza shkoi te kepuse nje lule shum te bukur, e cila kishte mbire e kundermonte arome te fresket.I Huaj qe nuk ja ndante syte, pa pritur e pa gjarrperin ne dege dhe me nje hedhje te shpejte e rrembeu vajzen me te majten dhe me doren e djathte ja mbertheu koken gjarperit ne dege te pemes, me thiken qe mbante ne brez.Vajza u hutua per nje cast dhe shtangu me lulen ne dore, po kur e pa skenen, atehere ashtu sic ishte ne krahet e tij ,me gjith shpirt e puthi te Huajin, si nuk kishte puthur kurre ne jeten e saj.
Thone disa te tjere se hena e beri si kurth, per t’u puthur ata te dy! Qe ishin te perveluar per ate puthje mjalte, nga buze, qe vetem flladi i embel flinte mbi to!
Ashtu si flladi i embel fle mbi buze te pa fajshme, vazhdon perralla e gurgullon, si ujet e burimit ne gushte. Na ishte njehere …! Nje here e nje kohe…! Kur bota ishte e lire. Vertet e lire dhe e lumtur…. Na ishte…
Te lumtur, te qeshur, te gezuar e te kapur dore per dore shkuan te dy te rinjte ne pallat. Aty Diella u tregoi prindeve si ndodhi duke ju thene se akoma atje ndodhej thika, ku eshte mberthyer koka e gjarrperit.Aty “I Huaj” deklaroi se ishte gati te bente me shume se sa kaq. Ishte gati te sakrifikonte edhe jeten e tij per Diellen e bukur dhe te dashur, sepse tanime zemra e tij i perkiste asaj.
- Marr guximin Madheri te kerkoj doren e bijes suaj, sepse nje fuqi tjeter qe une nuk e di, i afroi zemrat tona!
Mbreti perseri e degjoi te huajin me durim e perseri i tha :
- Miku im me i mir eshte ai qe me kerkon doren e vajzes!Te respektoj edhe une per ciltersine. Neser do te kthej pergjigje.
Keto tha mbreti dhe per gjithe naten i la te rinjte ne ankthin e pritjes. Lumi qe shkonte poshte kembeve te tyre fjeti, ata nuk fjeten ate nate.E kush nuk u jep te drejte? Ah sikur te ishin te gjithe te lumtur, sa ata!
- “Mendohu nje nate dhe vepro te nesermen”- thote nje fjal e urte. Kete e dinte shum mire dhe e zbatonte me fanatizem mbreti, per rastet kur ishin shum te rendesishme per jeten.Diten e neserme u mblodh oborri mbreteror dhe te rinjte erdhen gjith ankth. Sapo kishte ikur vesa nga trendafilat. Kjo sipas te parevet, ishte koha me e mire kur dikush duhej te fillonte diskutimin e dickaje serioze ose te merrje vendime serioze.
Te dy te rinjte erdhen pothuajse ne te njejten kohe perpara fronit mbreteror! Kurioze e te pa fajshem.Ate dite shkelqenin jo vetem fytyrat e tyre por gjithe pallati.
- Babai im i dashur : Pevec mirenjohjes dhe dashurise qe ka per prinderit kjo zemra ime, me thote se asgje nuk do vendose qe te plagose zemren e prindit qe e kam pasur dhe e kam te shenjte.
Mbreti ngriti pak doren, per te treguar se donte te fliste ai. Syte e te gjitheve u perqendruan tek ai. Kapi doren e mbretereshes dhe e mori midis duarve te tija. Pastaj me nje ze te qarte, qe ta degjonin te gjithe i tha se bijes keto fjale:
- Bija ime ! Cdo gje ne jete e ka nje kuptim. E kam per detyre, te mos mbyll syte pa j’u dhene nje sqarim, qe per ju femijet e mij, eshte nje mesim. Edhe cdo veprim qe bejme, e ka nje arsye dhe nje kuptim!Emrat qe j’u kam vene, nuk jane rastesi dhe te pa kuptimte! Mendohuni dhe do ta zgjidhni.Jane ndienjat me njerezore qe kane mbreteruar dhe do te jetojne sa te jete bota. Pa to, i gjithe fisi i jone do te ishte i pa vlere dhe nuk do jetonte dhe mbreteronte si deri me sote.Ne si prinder nje dite e prisnim kete ndryshim.Te tre emrat jane domethenes dhe secili ka cilesite e veta. Emri qe ti mban, shpreh shum gjera. Dielli dhe drita e tij eshte fillimi i jetes qe jetojme. Pa drite nuk ka jete. Drita eshte ajo qe i jep jete gjithckaje mbi toke.Drita ndricon mendjet dhe zemrat e cdo njeriu.Njerzit betohen ” Per driten e syve “. Te dua si syte ndaj degjome nje fjale.Tre gjera duhet ti mbrosh e ti respektosh ne jete ; Prinderit …, Vendin …, Gjuhen .Sepse vetem me ane te gjuhes se nenes, njerzit komunikojne, shprehin deshirat dhe ndjenjat e tyre per cilindo! Shprehin merzitjen dhe gezimin! Shprehin urrejtjen dhe dashurine! Dua qe, kudo qe te jeni dhe sado qe te jetoni, asnjehere te mos humbisni cilesite, qe ju perkasin. Jane cilesi qe te falin miq, ashtu si miqesia me mbreterine e Qiellit.Nuk jam kunder deshires dhe dashurise se zemres tende, po qe se ajo eshte e vendosur.Drita e qiellit dhe e tokes ndricofte zemrat dhe mendjet tuaja.
Kaqe tha mbreti dhe i dha te drejten te Huajit, per te shprehur mendimin e tij.
- Jam i lumtur qe fati me pruri ketu. Kujtoja se isha me fatkeqi, por eshte e kunderta. Do ti pakesoja vleren po te shtoja me teper nga c’tha bija juaj.
Mbreti dha porosite te beheshin gati per dasmen.Ishte dasma e pare qe bente mbreti.
Ceremonija e dasmes ishte mjaft e madhe. Thone se moren pjese Dielli, Hena dhe Toka bashke. Thone se nente dite resht, vinin krushqe e dasmore, nga te gjitha anet e botes. Thone, se vetem diten kur Diella doli nuse, u pi aq vere, sa mund te mbushje tre puse nga dymbedhjet pashe te thelle. Per shtate dite te tjera mbas dasmes, nuk pushoi muzika!
Oh! Te mos harrojme me te bukuren. C’ka hequr i huaj, kur u be dhenderr. As ne enderr nuk e kishte pare, e nuk e dinte, se do rrihej, sic u rrah. Kur do hynte ne oden e nuses, dasmoret ishin rreshtuar ne dy rreshta, te gjate sa balli i nje ushtrie ne fushen e luftes dhe ai duhej te kalonte ne mes te tyre. I shkreti ai, nga te mbrohej me pare. Secili nga dasmoret duhej ta qellonte patjeter njehere me pellembe. Keshtu e kerkonte zakoni.Lere pastaj disa te dehur qe ja kepusnin me shkelma bytheve!I shkreti ai, kur hyri tek nusja! Nuk dinte cfar te mbante me perpara me dore! Hyri me vrap dhe e mbylli shpejt deren pas tij. Por ! Ah ! Kur hyri brenda dhe pa Diellen te veshur me fustanin e nuserise! I harroi te gjitha shkelmet e pellembat! Ju duke se, ishte futur ne porten e parajses se imagjinuar e treguar!Ajo, vertet ja kishte vjedhur driten diellit, qe ishte futur brenda.
Ai sikur hyri ne nje kopesht trendafilash. Diella e veshur me fustan te bardhe, qendronte ne kembe, ne mes te odes se stolisur me perde ne ngjyren e qiellit. Prane saj ishte nje shtrat i stolisur me lloj-lloj lulesh, e qe kundermonte arome te kendeshme. Ajo akoma e mbante fytyren te mbuluar , sipas zakonit dhe priste ate qe do ta shtrinte ne shtratin e nuserise, t’ja hiqte mbulesen nga fytyra . I Huaj, ja ngriti duvakun ngadale, duke shijuar gjithe bukurine e asaj fytyre njomzake, qe e kalonte vleren e xhevaireve, vetheve dhe gjerdanit me gure te cmuar qe zbukuronte qafen e saj. Ne buzet e saj kishte celur trendafili me i bukur i botes. Ai nuk priti me, por e mori koken e Dielles midis duareve dhe e puthi. Disa thone se ngriu ajo puthje ne buzet e tyre ! Disa thone se ishte e njemijta here qe e puthte ate nate ! Por e verteta eshte se, ata u gdhine zgjuar duke u puthur dhe ajo ishte nata me e lumtur e tyre.
Kjo eshte nje histori shum e bukur me vehte, po sote nuk qendrojme atje. Do shohim e do ecim me shpejt se koha, me shpejt se vitet, me shpejt se drita.
Vitet kalonin dhe ndryshime erdhen edhe ne jeten e djemve te mbretit. Ata u martuan e bene nga nje vater femije sejcili. Mreti nuk la asnjerin nga femijet me koke menjane. Te treve u dha ate pjese te mbreterise qe u takonte. U ndertoj nga nje pallat me vehte dhe u tha qe secili te shikonte pronat e tij, ti shtonte e ti begatonte me shume. Te mos kishin pakenaqesira me njeri-tjeterin e te mos grindeshin kurre. Te kishin kujdes e te mos degjonin ndonje tjeter, shok, mik, apo te huaj, cilindo qofte, te mos e lejonin te fuste ziline ndermjet tyre! Sepse zilija dhe ambicja e keqe pillnin grindjen, sherrin, percarjen, merine, e plote te keqija te tjera si keto. Kjo bote ka vend per te gjithe njerzit me zemer, por kurre nuk ka vend, e nuk nxe, xhelozine, e merine e semure

Princi dhe e Bukura e Dheut

Nje dite prej ditesh, Princi, djali i mbretit do martohej…mirepo pak dite para se te martohej ai i thote te atit se do dali per gjah…

Ndersa i ati i thot, -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh…

Princi i thot, – Do vete e do kthehem ne kohe… dhe niset per gjah Princi…

Kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume,,, ai afrohet tek fshataret dhe i pyet ata,

Si eshte e mundur qe shkelqen me shume nga e tjerat kjo sheg?

Mos e keput!… i thone fshataret,,, se aty ndodhet e Bukura e Dheut.

Princi i pyet ata se, a e kishin pare ndonje here te Bukuren e Dheut… fshataret i thone Princit…
-Po e kemi pare,,, del ndonjehere naten dhe futet prape brenda!

Dhe Princi vendosi te qendroj aty ate nate dhe te priste te shikonte te Bukuren e Dheut kur te dilte…
Fshataret i japin nje krevat per t’u shtrir dhe e rrethojne Princin me lule dhe me llokume, nga koka e deri tek kembet…

Me pas ai u shtri dhe ben sikur fle.

Naten vone e Bukura e dheut i thote te emes…

-Neno do dal pak shetitje!…

Ndersa e ema e kundershton!. – Jo se po te preku njeriu nuk futesh me dot brenda ne sheg…

E bukura nuk e degjoj te emen dhe doli perjashta…,

Hapet shega del e Bukura e Dheut, kur aty prane shikon Princin qe e kishte zen gjumi, ajo e puth ne balle Princin, ha ca nga llokumet dhe futet brenda prap.

Te nesermen ne mengjes, kur zgjohet Princi, e pyesin fhstaret…

-A e pe te Bukuren e Dheut o Princ? Ai e kupton qe e kish zene gjumi dhe vendosi te qendronte prap qe ta shikonte naten e dyte,,, por prap na ndodhi e njejta gje si me naten e pare.

Naten e trete Princi ndenji me kujdes, dhe kur e Bukura e Dheut u afrua ta puthe e te haj llokume prap, Princi e kapi.. me nje here shega u mbyll dhe e Bukura e Dheut nuk futej dot me brenda.

Princi u mahnit nga bukuria e saj!. I thote asaj qe ta priste aty sa te vinte ne pallatin mbreteror dhe do kthehej serish qe ta merrte me vete te Bukuren e Dheut.

Dhe iken Princi per ne pallat… aty ai shikon se ishte mbushur plot me njerez se kishte ardhur dita e dasmes…

Kenga kishte nisur dhe daullet binin.

E bukura e dheut qe kishte ngelur vetem, po priste e po priste, mirepo me kot, Princi nuk po vinte,,,dhe ajo vendosi te shkonte tek pallati mbreteror…

Vishet si dervish dhe kapucin e ul deri tek syt qe mos e njihnin, kur afrohet atje e ndalojn ushtaret… Ajo u thot atyre se e kishte ftuar Princi per dasmen e tij, dhe ushtaret e len…

Hyn ne pallat dhe ca ushtar e cuan ne nje dhome dhe po prisnin qe te vinte Princi ta shikonte qe ishte i ftuar i Princit me te vertet apo genjeu…

Nderkohe vjen Princi dhe me nje here ai e njeh qe ishte e Bukura e Dheut, dhe i thote:

Nga po na vjen o Baba Dervish?

E Bukura e Dheut i thot…

-Rruges tende imzot!

Princi: -Po cfare pe andej Baba Dervish?

E Bukura e Dheut: -Nje te bukur Sulltan!

Princi: -Po cfare thoshte Baba Dervish?

E Bukura e Dheut: – Trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate, me dhe besen e me le dhe shega me s’me nxe.

Princi po qeshte dhe i i tha: -Ma thuaj edhe nje here te lutem!…

Pastaj Princi i tha orkestres te pushonte dhe e mori ne dhomen e tij te Bukuren e Dheut.

Kur erdhi nusja qe ishte shume e shemtuar, i dhane asaj shume lek dhe nxorren me rrobat e Dervishit qe te ikte…

Ndersa e Bukura e Dheut veshi fustanin e nuses dhe doli bashke me Princin.

Te gjthe u habiten se si kishte ndryshuar aq shume nusja e Princit, ishte bere shume e bukur, se nusja qe perzun ishte e shemtuar, ndersa e Bukura e Dheut ishte shume e bukur…

Dhe keshtu ata u martuan bashk dhe u trasheguan.

Mbreteresh Evangjelia

Nje here e nje kohe, na ishin dy vellezer, Arturo dhe Matiani..

Arturo, na ishte vellai i madh, dhe Matiani ishte vellai i vogel.

Nje dite prej ditesh, kur te dy vellezrit po shetisnin neper rrugicat e fshatit, Arturo takoi Evangjelien…

Ajo ishte shume e bukur!

Arturo u dashurua marrezisht me bukuroshen Evangjelie, mirepo edhe Evagjelia e pelqeu Arturon se ishte djal i pashem…

Arturo me pas vendosi te shkonte te shtepia e Evagjalies, per te takuar prinderit e saj dhe t’u kerkonte atyre doren e Evagjelies per nuse…

dhe ashtu beri…

Me pas ata u martuan bashk.

Ne shtepin e Artuos dhe Matianit, gjendja ekonomike ishte shume e rende, dhe nuk kishin as buke te hanin…

keshtu nje dite prej ditesh vellai i madh Arturo, vendosi te iki ne kurbet, ne Turqi…

ai u largua duke i premtuar gruas se tij se nje dite do kthehej serish pran saj, dhe ajo te mos e harronte se ai e donte shume.

dhe Evagjelia e donte shume Arturon, dhe u deshperua shume nga largimi i tij per ne kurbet.

Nderkohe, pas pak kohesh, vellai i Arturos, Matiani, ne bindjen e plot te tij se vellait te vet do t’i ndodhte dicka e keqe ne kurbet dhe nuk do kthehej me,,,i kerkon Evagjelies te martohej me te…mirepo Evagjelia nuk pranoi, se e donte shume Arturon dhe i kishte dhen fjalen se do e priste ate deri ne vdekje…

Keshtu Matiani u nevrikos dhe e rrahu shume Evagjelien dhe e groposi te gjall Evagjelien ne nje varr me gure..dhe iku ne shtepi..

Pas pak, aty pran varrit, kalon nje Bej, hipur ne nje kal te bardhe,,ne nje cast ai po degjonte disa renkima sikur vinin nga larg,,,

Zebret nga kali dhe po degjonte me imtesi,,,kur u afrua tek varri me gure, kuptoi se renkimat po vinin prej aty…
E zbuloi varrin dhe aty gjeti Evagjelien e bukur qe e kishte varrosur te gjall i kunati i saj i keq, Matiani.

Beu filloi ta pyes Evagjelin se, cfare i kishte ndodhur?, ajo i tregon historin atij se, si i kunati i saj ia kishte bere
Ajo iu lut Beut qe ta merrte me vete dhe ta largonte nga aty, se ne shtepin e saj nuk kthehej dot serish..
Dhe Beu e mori me vete Evagjeline e bukur!

Pasi vajten ne shtepin e Beut, Beu i tha Evagjelise se ajo duhej te punonte qe te rrinte aty, dhe e beri sherbetoren e shtepis.

Evagjelia u gezua qe Beu e mbajti ne shtepi dhe i dha edhe pune

Beu ishte i martuar dhe me nje femij, ai kishte nje djal.

Por ne shtepin e tij ai kishte punesuar edhe nje hamall, i cili merresh me blegtorine dhe bujqesin ne shtepin e Beut.

Beu dhe e gruaja e tij ishin shume te kenaqur qe kishin nje sherbetore si Evangjelia, ajo u bente te gjitha punet e shtepise dhe ishte shume e sjellshmeata e moren shume per zemer Evangjelineedhe Evangjelia ishte shume e kenaqur qe punonte ne nje familje te mire.

Nje dite prej ditesh, hamalli shkon per dru ne pyll, kur ai kthehet nga pylli me mushken me dru, i therret Evangjelise per ta ndihmuar ate qe te shkarkonin mushken me dru..dhe Evangeli e ndihmonte..

Ai nisi perdita qe te kerkonte ndihmen e Evangjelise

Nje dite hamalli i thot Evangjelise se kishte ren ne dasiuri me te dhe i kerkon qe te martohen

Por Evangjelia nuk pranzi, dhe ajo i thot se ishte e martuar dhe se do priste burrin e saj Arturon te cilin e donte shume dhe se ishte e bindur qe nje dite do bashkohej prap me te.

Hamalli u merzit shume me Evangjeline, dhe vendosi qe te hakmerrej ndaj saj!

Mirepo ai e dinte se te zotet e shtepise, e kishin shume per zemer Evangjeline, dhe nuk po gente dot nje menyre se si te hakmerrej ndaj saj

Nje nat hamalli, priti deri vone sa fjeten te gjithe, merr nje thike edhe vete ther te birin e Beut, me pas ai shkon e vedos thiken posht jastekut te Evangjelise.

Kur zgjohen ne mengjes Beu me gruan e tij dhe ven ne guzhine per te ngren mengjesin, cuditerisht, si asnje dite tjeter ata vune re se djali i tyre, i cili cdo dite ngihej shpejt ne mengjes, ate mengjes ai nuk po dukej!
Te dy bashke, Beu me gruan e tij shkuan tek dhoma e djalit dhe e gjejn djalin te vdekur.

Hamalli duke qar, i thot Beut dhe gruas se tij se, ai kishte pare Evangjeline me nje thike ne dore, dhe i con ata tek dhoma e Evangjelise, dhe ngre jastekun ku kishte fshehur thiken dhe ua tregon.

Evangeli u tmerrua kur u zgjua papritmas dhe shikon hamallin me thiken me gjak ne dore.

Hamalli I bertet Evangjelise duke I then!

-te pashe qe e vrave ti djalin e Beut!,-trego te verteten!.-i bertet hamalli.
Por Evangjelia nuk po kuptonte asgje!

Kurse Beu i thot!

-Une te shpetova jeten, te dhash gjithcka, ushqim, pune, streh per te fjetur, dhe ti me vrave djalin!

Evangelia i thot Beut se nuk e kishte bere ajo nje gje te tille, ajo i lutet e pergjerohet Beut qe ta bisonte ate.

Por Beu vendos ti jap rrogen e saj, dhe nuk e ndeshkon pasi nuk kishte fakte por edhe se e kishin shume per zemer Evangjelin, dhe keshtu denimi i vetem qe i jep Evangjelis, e perze nga shtepia

Evangelia largohet shtepia duke qar dhe duke i then Beut se nuk ishte ajo qe kishte vrar te birin e tij.

Pasi u largua Evangjelia, ajo mberrin ne nje qytet, ku sheshi i qytetit ishte mbushur plot me njerez.

Ajo pyet aty, perse ishin mbledhur kaq shume njerez?

Njerzit i tregojn se, ishte nje I varfer qe I kishte 50 lek borxh mbretit dhe nuk kishte tia kthente, dhe keshtu mbreti kishte vendosur ta varte ate ne litar.

Evangjelia me pas I afrohet nje ushtari dhe I thot atij se, pot e paguante ajo borxhin e njeriut te varfer, a do ta linin te gjall?
Ushtari nderkohe vete i thot mbretit se ishte nje grua qe donte te pagante borxhin ne kembim te jetes se njeriut te varfer qe do e varnin, dhe mbreti bie dakort.

Kur ushtaret e zgidhen nga litari njeriun e varfer, ai i pyeti ata se, kush ishte ai person qe i shpetoi jete?, ata i than se ishte nje grua qe sapo ishte largura nga aty.
Ai me pas rendi me vrap per ta takuar dhe ta falenderonte Evangjeline, ai e kapi Evangjeline pran nje lumi, kur e pa Evangjeline ai mbeti i mahnitur nga bukuria e saj.
Me pas ai e pyeti se, perse ia shpetoi jeten? Evangjelia i tha se i erdhi keq dhe mqs kishte leket te shpetova.
Por burri nuk e besoi, ai mendoi se Evangjelia kishte ren ne dasiuri me te, dhe i kerkon asaj qe te martoheshin. Evangjelia nuk pranoi se ishte e martuar me Arturon dhe se e donte shume burrin e saj, ajo i hipi nje barke qe gjendej aty ne lum dhe u largua, ndersa burri u kthye ne shtepi.

Me pas Evangjelia mberriti ne disa ara me lule. Kur ajo kishte qen e vogel, nena e saj i kishte mesuar se si te pergatiste ilace me lulet, ajo i kerkoi pronarit te asaj toke qe te ndertonte nje barak dhe te qendronte aty dhe te bente ilace per njerzit e semur dhe ti sheronte ata, pronai i tokes e lejoj me kenaqesi te madheEvangjelia vec asaj qe ishte shume e bukur, ishte edhe shume njeri i mire ne shpirt
Tek baraka qe ndertoi Evangjelia, filluan te vinin shume njerez te semur qe ti sheronte Evangjelia me placet e saja
Zerat se nje grua e mire sheronte njerzit me ilac lulesh, mberriten deri ne veshin e mbretit te asaj zone
Dhe mbreti i cili quante nga nje semundje e pa sherueshme, kerkoj qe tia sillnin Evangjeline dhe ta sheronte ate nese ajo mundej.

Ai i tregoi Evangjelis se cfare semundje e mundonte mbretin dhe Evangjelia mblodhi disa lule, beri ilacin qe duhej dhe e sheroi mbretin..

Ne kete kohe, kthehet ne shtepi Arturo qe kishte qen ne kurbet ne Turqi. Ai gjen vetem te vellan Matianin ne shtepi, dhe e pyet ate se ku ishte Evangjelia, gruaja e tij?, Matiani e genjen te vellain dhe i thot se Evangjelia kishte vdekur nga deshperimi qe Arturo ishte largura.

Dhe nga te qaret e shumte, i thot te vellait, une ngela qorr, ndersa Mariani ishte qerruar nga mekati qe kishte bere.
Ndersa hamalli i Beut kishte ngelur shurdh, dhe njeriu qe Evangelia i shpetoi jeten, kishte ngelur memec.

Lajmi qe nje grua sheronte njerzit e semur ishte perhapur gjithandej

Te tre te semuret, i vellai i Arturos, hamalli dhe burri memec, ven tek Evangjelia qe te sherohen, mirepo nuk e dinin se ishte Evangjelia.

Kur ven atje, Evangjelia habitet kur shikon Arturon, te shoqin, dhe nxjerr nje grua qe e kishte punesuar aty si ndihmese, qe tI pyesi se perse kishin ardhur!?

Gruaja i pyet dhe nderkohe qe te tre genjejn se perse kishin vajtur.

Si fillim futet i pari njeriu qe Evangjelia pagoi borxhin per te dhe i shpetoi jeten atij

Evangjelia e pyeti se cfare kishte ndodhur qe kishte ngelur memec? Dhe ai i tregon te verteten Evangjelies, dhe ajo e sheron burrin memec dhe i thot se ajo ishte Evangjelia,,,burri i penduar i kerkon falje Evangjelies, dhe iken per ne shtepi

Me pas futet Beu me hamallin qe e kishte sjell per ta sheruar,
Evangjelia e pyet hamallin se cfare kishte ndodhur qe ai kish ngelur shurdh, ndersa hamalli e genjen Evangjelienajo e lyen me ilacin e luleve hamallin dhe ai nuk po sherohejhamalli po shqeteohej qe pse nuk po sherohej,,,Evangjelia me pas I thot Beut qe te dilte jasht, dhe I kerkon hamallit qe te tregonte te verteten se ndryshe ilaci nuk do kryente efekt ne rast se ai genjente.
Ateher hamalli I tregon te verteten Evangjelies, se si kishte ndodhur dhe u sherua, pastaj Evangjelia I thot se ishte ajo gruaja e cila ai akuzoi per vrasjen e te birit te Beut. Hamalli I deshperuar I kerkoi falje Evangjelies dhe u largua

Me ne fund erdhi dhe radha e Matianit qe te futej per tu sheruar,
Evangjelia e pyeti Matianin se cfare kishte ndodhur qe ai kishte ngelur i verber?
Por Mariani veproi si hamalli, ai e genjeu Evangjelien, nuk i tregoj asaj te verteten..
Ajo veproi njesoi si me hamallin edhe me Matianin dhe i thot se po nuk tregoi te verteten ilaci nuk do e sheronte ateme pas Matiani i tregon asaj te verteten, kur ai sherohet shikon Evangjelien dhe e njohu me nje here, ai rend perjashta dhe i thot te vellait Arturos se, gruaja qe sheronte ishte Evangjelia. Arturo u fut brenda ta takonte ate, dhe i kerkoj asaj qe te ktheheshin ne shtepi dhe te jetonin bashke, mirepo Evangjelia nuk pranoi, dhe Arturo iken i deshperuar bashke me te vellain per ne shtepi.

Nje dite mbreti i asaj zone vdes, dhe si trashegimtare le Evangjeline, gruan e bukur dhe zemermire.
Evangjelia u be mbreteresh.

Arturo nuk e dinte qe Evangjelia u be mbreteresh, dhe ai vendosi te shkoi te mbreti dhe ti kerkonte atij ndihme per te bindur Evangjelien qe te bashkohej serish me te.
Kur Arturo vete ne mbreteri, atje shikon ne fron Evangjelien, ai u habit kur pa gruan e tij mbreteresh, me nje here Arturo mendoi se ajo ishte martuar me mbretin, pasi Arturo nuk e kishte marr vesh se mbreti kishte vdekur dhe se kishte len trashegimtare Evangjelien.

Arturo filloj ta peste Evangjelien se, pse u martua me mbretin dhe e la Arturon qe ai e donte shume?
Mirepo Evangjelia i tha se do te sjell ketu perpara teje njezet vajzat me te bukura te mbreterise dhe zgjith cilen nga keto te duash per grua.
Arturo nuk pranoi se donte shume Evangjelien dhe i kerkonte asaj qe te shkonte ne shtepi me te.

Ateher Evangjelia kur pa se Arturo e donte shume dhe se nuk zgjodhi asnje grua tjeter, ajo i shpjegoi atij se, mreti kishte vdekur dhe kishte len ate per trashegimtare

Ateher ata u pajtuan dhe u martuan serish njeri me tjetrin, Arturo u be mbret dhe Evangjelia mbreteresh, dhe jetuan te lumtur.

Miq te larget

na ishet sec na ishet…na ishte nje here nje arush gri qe e quanin Matia…Matia jetonte prej kohesh buze nje kenete, brenda zgavres se nje trungu te nje peme ku me perpara tek kjo zgavra banonte nje ketrush…

Ishte nje pem shume e madhe, me tre dhoma brenda dhe shume komode.

Aty arush Matia, ndjente fresket gjat veres dhe ngroht gjat dimriiiiiit.

Nje dite prej ditesh, arush Matia pati nje vizitor nga Australia e larget…ishte Koala Krutis, nje shoku i tij i vjeter.

Matia e rregulloj shokun e vet ne nje prej dhomave te medha qe kishte ai.

Kurtis ishte entuziast nga natyra dhe cdo gje i dukej e mahnitshme…Gjithcka ishte ndryshe ne Australi!

Matia e merrte me vete cdo dite shokun e tij te vjeter dhe e shetiste dhe i tregonte te gjitha rrethinat dhe vendet e bukura…

Dy miqt tan, shetisnin gjate neper pyll dhe takonin te gjithe banoret qe jetonin aty.

Nje dite prej ditesh, ata vendosen te ngjiteshin ne mal per te takuar ariun e murrme…
dhe ashtu ben…

u ngjiten lart e lart…deri te shtepia e madhe e ariut te murrme…

Ai i qerasi ata me lemonada si fillim, me pas i’u nxori mjalt per drek, qe arinjt e kan shume qejf….

ariu i murrme, u kenaq shume nga vizita e dy shokeve te vjeter…

me pas te dy shoket, Matia dhe Kurtis, u ngjiten akoma dhe me lart malit dhe takuan Marmoten simpatike, qe ishte shume shume e bukul…

Dielli po perendonte dhe dy miqve tane u duhej te ktheheshin ne shtepin e tyre perpara se te errej e te behej nate…

dhe keshtu ben…

Ne mbremje, Matia vendosi t’i bente nje surpiz te bukur shokut te tij Kurtisit, dhe i hoqi krevatin nga dhoma e tij ku flinte, dhe e vendosi ate midis dy degeve te pemes, me pas Matia vendosi dy poce me mjalt mbi deget e pemes dhe aty afer tyre vendosi dhe nje llampe…

Erdhi ora per te fjetur gjume dhe u futen posht batanieve te dy shoket, dhe qendruan duke pritur…

Pas pak filluan te vinin flutura te bukura shume shume…te cilat i terhiqnin drita e llampes dhe era e mire e mjaltit qe kishte vendosur Matia…u mblodhen aq shume flutura te bukura sa Kurtis nuk donte te flinte ate nate, por donte te rrinte gjithe naten duke pare fluturat e bukura, qe nuk i kishte pare kurr asnje here, se ne Australi ku jetonte Kurtis nuk kishte flutura aq te bukura…

Te nesermen ne mengjes kur u ngriten nga gjumi, Kurtis do largohej serish per ne Australi, dhe po i vinte aq keq qe do largohej nga ai vend aq i bukur, por edhe Matia nuk donte qe te ikte shoku i tij…mirepo Kurtis duhej te ikte se kishte len atje femijet edhe mama arushen vetem per te cilet i kishte marr shume malli…

Dhe keshtu u nis per ne shtepin e tij serish vizitori dhe shoku i ngusht i Matias…

Kurtis e falenderoi shume shume shokun e tij per te gjitha ato surpriza dhe per te gjithe ate mikpritje qe i beri Matiasi, dhe i premtoi atij se, heren tjeter do vinte bashke me femijet dhe mama arushen per vizite….dhe u nis per rruge vizitori jone i dashur…

-Mirupafshim shoku im i vjeter! -i tha Matias.

-Mirupafshim miku im! -tha Kurtis…dhe u nis per rrugen e larget per ne Australi vizitori jone i dashur..

Nje shtepi per dimer

na ishte nje here e nje kohe urithi Gustavo, ai jetonte ne nje shpell te thell ne pyje, dhe pothuajse nuk e shinte driten e diellit.

Gjithe kohen lexonte dhe flinte.

Gustavo kishte me qindraaaaa libra, dhe lexonte derisa i mbylleshin syte.

Nje dite vjeshte, dy miqt e tij, Filiberto dhe Alfonso, shkuan ta takonin dhe mbeten te cuditur!

-Gustavo! -tha FLiberto, -Duhet te dalesh pak ne ajer te paster! Ketu thelle ne shpelle, ndonje dite, pa te vene re kush, do te te bjeri te fiket e do te ngordhesh.
Nuk e di qe dimri eshte tek dera? Ti nuk ke mbledhur asnje ushqim per ditet e veshtira te dimrit. Nuk mund te jetosh vetem duke lexuar libra…-i tha Filibertoja Gustavos.

-Filiberto ka te drejte miku im,-shtoi Alfonso.-Ne duam te te ndihmojm Gustavo. Mund te qendrosh tek foleza jone e re, po te duash…-i tha ALfonso, Gustavos! Ne i kemi mbledhur ushqimet per dimer. Aty mund te sjellesh dhe librat e tua.

-Dhe Gustavoja pranoi te shkonte e te jetonte me dy miqt e tij.

Shtepia e Filibertos dhe Alfonsos ishte shume e mire, edhe shume e madhe…

Minjt e kishin rregulluar me shume kujdes. Kishin hapur edhe nje dritare te vockel per t’u ajerosur.

-Gustavoja mori me vete te gjitha librat e tij..ndjehej shume i kenaqur qe do banonte me dy minjt te cilet ishin shoket e tij te vetem.

-Gustavo lexonte shume, here pas here delte edhe ne ajer te paster nga dritarja qe kishin bere shoket e tij.

Ne dhjetor, ra shume debore dhe pllakosi nje i ftofet shume i madh…akulli dhe te ftohtett arriten deri brenda ne shtepi ku banonin tre shoket.

-Filiberto edhe Alfonso, e mbanin soben ndezur dite edhe nate, ngaqe ishte shume shume ftohte.

Ndersa Gustavo, rrinte ne shtratin e tij duke lexuar vazhdimisht librat qe kishte marr me vete.

Dimri u be edhe me i eger…

Drute per soben mbaruan te gjitha dhe i ftofeti as qe kishte ndermend te largohej…

Te tre miqt tane po na ngrinin nga te ftoftit i madh.

Ata vendosen qe te digjnin librat bashk me Gustavon, se ndryshe do ngordhnin nga te ftoftit,

dhe ashtu vepruan…

-Foleja ime e vjeter, ishte pak e rrenuar vertet, por te ftohtit nuk hynte aty brenda, -u ankua urith Gustavo…

Te dy miqt e tij, nuk e kundershtuan!

Pas ca kohesh, i kishin djegur pothuajse te gjithe librat e Gustavos…

Nje nate urith Gustavo, kur dy minjt po flinin, u largua pa u then asnje fjal, dhe shkoi tek foleja e tij e vjeter…

-Atje do te ken mbetur akoma disa libra per te lexuar!, -tha Gustavo!

Dhe shkoi serish ne shtepin e tij te vjeter e te rrenuar per te vazhduar leximin e librave qe kishte len ende atje…

dhe keshtu urith Gustavo, nuk pushoi kurr se lexuariiii.

Gishteza

Na ishte nje here nje grua qe deshironte shume te kishte nje femije te vogel, por, meqe nuk dinte se si ta plotesonte kete deshire, shkoi tek nje magjistare plake dhe i tha:

-Desha te kisha nje femij te vogel; me thuaj c’duhet te bej per kete gje?

-Nuk eshte pune e veshtire, – iu pergjigj magjistarja. -Na nje kokerr elb, qe eshte i nje lloi tjeter nga ai qe rritet ne arat e fshatareve dhe qe e hane pulat. Vere ate ne pocen me lule dhe do te shohesh.

-Faleminderit! – i tha gruaja, dhe i dha magjistares dymbedhjet groshe. Pastaj u kthye ne shtepi te saj dhe e mbolli kokrren e elbit.
Pas pak, ajo pa te dilte prej dheut nje lule e madhe dhe e bukur, qe i perngjante nje tulipani ende te pacelur mire.

-Sa lule e bukur! – tha gruaja duke puthur fletet e kuqe e te verdha, dhe po ne kete cast lulja u cel me nje zhurem te madhe. Tani dukej qe ishte nje tulipan i vertet, por brenda, ne sfondin e gjelber, ishte ulur nje vajze shume e vogel, e holle dhe e hijshme, e gjate sa nje gisht. Keshtu e quajten GISHTEZE.

I dhane per djep nje guaske arre te lustruar mire, per shtrat nje flete manushaqeje per mbulese nje flet trendafili. Aty flinte naten; diten luante mbi tryeze, ku gruaja vinte nje pjate plot me uje, te rrethuar me nje kurore lulesh. Ne kete pjate notonte nje flete e madhe tulipani mbi te cilen Gishteza mund te ulej dhe te lundronte nga njera buze e pjates ne tjetren, me ndihmen e dy qimeve kali te bardha qe i sherbenin ne vend te lopatave.
Ta kishte enda ta shihje; pastaj ajo dinte te kendonte me nje ze aq te embel dhe melodioz, s’a s’ishte degjuar kurre ndonjehere.

Nje nate, kur ajo po flinte, hyri ne dhome permes nje xhami te thyer nje zhabe shume e shemtuar. Kjo kafshe e llahtarshme, e madhe pa mase dhe e qullet, kerceu mbi tryezen ku flinte Gishteza, e mbyllur ne nje flete te kuqe trendafili.

- C’nuse e bukur per djalin tim! – tha zhaba.
Mori guasken e arres dhe duke dale po nga xhami i thyer, e nxori vogelushen ne kopsht.

Atje rridhte nje she i gjere, qe nga njera ane puqej me nje mocal. Ne kete mocal jetonte zhaba me te birin. Buu! Uff! Ky ishte i piste dhe i shemtuar, i perngjante krejt te emes.

- Kuak kuak! brikkeek – ek – bertiti kur e pa vajzen e vogel shume te bukur ne guasken e arres.

- Shsht! Mos fol me ze kaq te larte! Do ta zgjosh, – i tha zhaba plake. – Pastaj edhe mund te na shpetoj, sepse eshte e lehte si penda e mjelmes. Do ta veme ne nje flet te gjere rrodheje ne mes te sheut. Aty do te jete si nje ishull dhe nuk mund te na ike. Nderkaq ne do te pergatitim, ne fund te mocalit, dhomen e madhe qe ju te dy do ota keni per banese.

Kishte aty nje sasi te madhe flete rrodhesh qe rriteshin ne uje me fletet e tyre te gjera e te gjelbera, te cilat dukeshin sikur lundronin ne siperfaqe. Rastisi qe me e madhja prej tyre te gjendej me larg, por zhaba plake notoi dhe vuri aty guasken e arres me Gishtezen qe po flinte ende.

Kur vogelushja u zgjua nga gjumi te nesermen ne mengjes dhe pa se ku ndodhej, zuri te qante me hidherim, sepse nga te gjitha anet e rrethonte uji dhe nuk mund te kthehej dot ne toke.

Zhaba plake, pasi e zbukuroi dhomen ne fund te mocalit me kallama dhe lule te vogla te verdha, notoi bashke me te birin drejt fletes se vogel ku gjendej Gishteza, per te marre shtratin e vogel dhe te bute dhe per ta shpen ne dhome. U perkul thelle ne uje perpara saj dhe i tha:

- Te paraqes tim bir, burrin tend te ardhshem.
Po ju pergatis nje banese shume te bukur ne fund te mocalit.

- Kuak! Kuak! Brekke-ke-keks! shtoi i biri.
Pastaj ata moren shtratin e vogel e te bukur dhe u larguan, kurse Gishteza rrinte e vetme mbi fleten e gjelber dhe qante, sepse nuk donte te jetonte me zhaben e llahtarshme dhe te martohej me te birin e shemtuar.

Peshqit e vegjel qe notonin aty prane ne uje, degjuan c’po thoshte zhaba, dhe kjo i beri kureshtare te shohin vajzen e vogel. Qe ne veshtrimin e pare ajo iu duk atyre aq e mire, sa menduan qe do te ishte shume fatkeqe po te shkonte me zhaben e shemtuar. Kjo nuk duhet te ndodhte kurre! U mblodhen rreth kercellit qe mbante fleten, e keputen me dhembe dhe atehere fleta e shpuri vogelushen aq large ne lume, sa zhabat nuk munden ta arrinin.

Gishteza kaloi para shume vendeve dhe zogjte e shkurrave kendonin kur e shihnin. “Sa vogelushe e bukur!” Me fleten qe lundronte gjithmone large e me large, vajza filloi te bente nje udhetim neper bote.

Rruges, nje flutur e bardhe, e bukur, zuri te fluturonte rrotull fletes dhe me ne fund u vendos mbi te, sepse ashtu ne fluturim nuk mund ta sodiste aq mire vajzen e vogel.

Gishteza, shume e kenaqur qe shpetoi nga zhaba e shemtuar, gezohej kur shihte gjithe ato bukuri te natyres dhe pamjen e ujit, qe nga dielli ndriconte porsi flori. Mori, rripin e saj dhe, pasi e lidhi njerin cep te flutura dhe tjetrin te fleta, shkoi perpara akoma me shpejt.

Befas kaloi nje brumbull i madh qe, kur e pa vajzen, e mbeshtolli trupin e saj te holle me kembet e tij dhe bashke me te fluturoi ne nje peme. Kurse fleta e gjelber vazhdoi te zbriste lumin bashke me fluturen qe s’mund te shkeputej me.

Oh, c’tmerr! Sa u frikesua e shkreta Gishtez kur brumbulli e shpuri ne peme! E megjithekete, ajo i qante hallin flutures se bukur, te bardhe, qe e kishte lidhur te fleta dhe qe do te ngordhte nga uria, po te mos shkeputej dot prej saj. Por brumbulli as qe behej merak per kete; e uli ne fleten me te madhe te pemes, e gostiti me nektarin e luleve dhe megjitheqe ajo nuk i perngjante aspak nje brumbulli, ai i beri nje mije lavdata per bukurine e saj.

Pas pak erdhen t’i benin vizite te gjithe brumbujt e tjere qe banonin po ne ate peme. Zonjushat brumbuj, kur e pane, luajten brirthet dhe thane:

- C’gje e shemtuar! Ka vetem dy kembe.
- Dhe pa brithe, – shtoi njera prej tyre, – eshte e dobet, e shperdredhur, uf! i perngjet njeriut. Sa e shemtuar qe eshte!

Gishteza ishte shume e bukur, por brumbulli qe e kishte rrembyer, megjitheqe e pati cmuar te bukur, kur degjoi te tjeret ta shanin, filloi te besonte se ishte e shemtuar e se s’kishte nevoje per te. E zbriten nga pema dhe e vune mbi nje luleshqerre, duke ia kthyer keshtu lirine.

Vogelushja zuri te qante e te qante, ngaqe brumbujt e kishin perzen per shkak te shemtise se saj; por ne te vertet ajo ishte aq e bukur, sa t’i rrembeje koken.

Keshtu Gishteza e kaloi veren krejt vetem ne pyllin e madh. Thuri nje shtrat prej bari qe e vari poshte nje flete rrodheje per t’u mbrojtur nga shiu. Ushqehej me lengun e embel te luleve dhe pinte vesen qe binte ne mengjes mbi fletet.

Kaluan keshtu vera dhe vjeshta; dhe ja, erdhi dimri, dimri i gjate dhe i ashper. Te gjithe zogjte qe e kishin zbavitur me kenget e tyre, u larguan, pemet u zhveshen, lulet u vyshken dhe fleta e madhe e rrodhes, nen te cilen ajo qendronte, u perdroth dhe mbeti vetem nje kercell i thate dhe i verdhe.

Vogelushja e gjore, sa me shume qe i griseshin rrobat, aq me teper vuante nga te ftohtet. Shpejt zuri debora dhe cdo flok qe binte mbi te i dukej asaj sic do te na dukej ne nje lopate e tere me debore. Megjitheqe ishte mbeshtjell me nje flete te thate, ajo nuk arrinte dot te ngrohej; do te vdiste nga te ftohtet.

Prane pyllit ndodhej je are e madhe me grure, por qe tani ishte korrur e ne te nuk shihje vecse kashta mbi token e ngrire. Vogelushes se gjore iu duk sikur kishte per te kapercyer nje pyll te mbjelle rishtas. Duke u dredhur nga te ftohtet, ajo mberriti ne banesen e nje miu te arave. Ketu hyhej permes nje vrime te vogel, nen kashte. Miu ishte vendosur mire, kishte nje dhome plot me drithe, nje kuzhine te bukur dhe nje dhome per te bgren. Gishteza u paraqit te porta si lypese dhe kerkoi nje kokerr elb, sepse nuk kishte ngrene fare qysh prej dy ditesh.

- Vogelushe e gjore! – iu pergjigj miu plak i arave, qe ishte zemermire.
- Hajde te hash me mua ne dhomen time; atje eshte ngrohte.

Pastaj Gishteza i hyri ne zemer dhe ai shtoi:

- Te lejoj ta kalosh dimrin ketu; por me kusht qe ta mbash te paster dhomen dhe te me kallzosh perralla te bukura; i kam shume qejf perrallat.

Vajza e vogel pranoi dhe s’pati pse te ankohej.

- Do te kemi nje vizite, – i tha nje dite miu plak, fqinji im ka zakon te vij te me shohe nje here ne jave. Eshte shume me mire nga gjendaj se une; ka sallone te medha dhe mban nje qyrk kadifeje te zeze. Po deshi te te marre per grua, ti do te jesh shume e lumtur. Vecse ai nuk sheh fare. Kallzoi atij perrallat me te bukura qe di ti.

Gishteza nuk u dha rendesi ketyre fjaleve…

Ajo s’kishte nder mend te martohej me fqinjin, ky nuk ishte gje tjeter vecse nje urith. I mbuluar me qyrkun e tij prej kadifeje te zeze, ai nuk vonoi dhe u beri vizite. Sipas miut te arave, ai ishte shume i pasur dhe i mencur dhe kishte nje banese njezet here me te madhe se ajo e tij. Ishte shume i arsimuar, por nuk mund te duronte dot driten e diellit dhe lulet e bukura; ai fliste shume keq per to duke mos i pare kurr ndonjehere.

Gishteza kendoi njeheresh dy kenge: “O brumbull fluturo e fluturo”! dhe “Moj unaza me trendafila”. Urithi, i magjepsur nga zeri i saj i bukur, ra ne dashuri dhe lindi menjehre deshira te martohej me te, por nuk tha asnje fjale, sepse mendohej mire perpara se te fliste.

Per te kenaqur fqinjet e tij, urithi u dha leje te shetisnin sipas qejfit ne nje rruge te madhe te nendheshme qe e kishte celur ndermjet te dy banesave, por iu lut qe te mos trembeshin nga nje zog i ngordhur qe gjendej andej nga do te kalonin dhe qe e kishin varrosur ne fillim te dimrit.

Ishte hera e pare qe fqinjet e tij perfitonin nga kjo dashamiresi. Urithi i udhehoqi ne kete korridor te gjate e te erret, duke mbajtur nder dhembe nje cope dru te vjeter me fosfor, per t’u ndricuar rrugen. Kur mberriten te vendi ku dergjej zogu i ngordhur, urithi hoqi me fecken e tij te gjere nje cope tavani dhe beri keshtu nje vrime nga ku hyri drita. Ne mes te korridorit shtrihej pertok trupi i nje dallandysheje, pa dyshim te ngordhur nga te ftohtit, qe i kishte krahet te ngritur pas trupit, koken dhe kembet te fshehura nen pendet. Kjo pamje e hidheroi Gishtezen, ajo i donte shume zogjte e vegjel qe gjithe veren e kishin gezuar me kengen e tyre. Por urithi e shtyu dallendyshen me ato kembet e tij shkurtabiqe dhe tha:

- Nuk do te ciceroj me! C’fatkeqesi te lindesh zog! Shyqyr qe asnje nga femijet e mi nuk do te kete nje fat kaq te keq. Nje krijes e tille s’ka asnje pasuri vec cicerimen e saj: Civit! Civit dhe dimrit vdes nga uria.

-Ju flisni tere mend! – u pergjigj miu plak. -Civit! nuk sjell asgje; kaq mjafton per t’u mbytur ne mjerim, megjithekete ka prej tyre qe mbahen me te madh se dine te kendojne.

Gishteza nuk tha asgje, po kur dy te tjeret i kthyen shpinen zogut, ajo u perkul mbi te dhe e puthi ne syte e tij te mbyllur.

“Ndoshta eshte po ai zog qe kendonte aq embel per mua kete vere”, -mendoj ajo.

Urithi, pasi e zuri vrimen, i shoqeroi miqte ne shtepine e tyre. Meqenese nuk flinte dot, Gishteza u ngrit dhe thuri nje qilim te bukur prej kashte, te cilin e solli ne rrugen e nendheshme dhe e hodhi mbi zogun e ngordhur. Pastaj i vuri perrreth ca pambuk qe e kishte gjetur te miu, sikur kishte frike se mos lageshtia e dheut te ftohte i bente keq trupit te pashpirt.

“Lamtumire! zog i bukur! – tha ajo.
-Lamtumire! Faleminderit per kengen e bukur qe me kenaqte aq shume gjate stines se kendshme te veres kur une soditja me adhurim blerimin dhe ngrohesha ne diell”.

Ne keto fjale e siper mbeshteti koken ne gjoksin e dallendyshes, por menjehere u ngrit e frikesuar; ajo kishte degjuar nje trokitje te lehte; vinte nga zemra e zogut qe s’kishte vdekur, por vetem kishte ngrire. Te ngrohtet ia kishte kthyer jeten.

Ne vjeshte dallendyshet shkojne ne vendet e ngrohta dhe ne qofte se ndonjera prej tyre vonohet rruges, te ftohtet e rrezon menjehere ne toke si te vdekur dhe debora e ftohte shtrohet mbi te.

Gishteza akoma dridhej nga frika; ne krahasim me te, qe nuk kishte nga trupi me e gjate se nje gisht, dallendyshja dukej si nje gjigand. Megjithkete, ajo mori kuraje, e shtrengoi mire pambukun rreth zogut te gjore, shkoi te kerkonte nje flete mendre qe i sherbente si mbulese, e mori dhe ia vuri ne koke.

Naten tjeter, kur shkoi perseri prane te semures, e gjeti te gjalle, por aq te dobet, sa mezi hapi pak syte qe te shikonte vajzen e vogel, e cila ne vend te drites mbante ne dore nje cope dru te vjeter te ndritshem.

-Te faleminderit, vogelushe e bukur! – i tha zogu i semure, – ti me ngrohe mjaft. Pas pak do ta marr perseri veten dhe do te fluturoj ne ajer, ne rrezet e diellit.

- Sa keq! – u pergjigj Gishteza. – jasht ben ftohte, bie debore, ka ngrica; rri ne shtratin e ngrohte. Do te kujdesem une per ty.

Pastaj i solli uje ne nje flet luleje. Zogu piu dhe i tregoi se si i qe shqyer njeri krah ne nje ferre dhe nuk kishte mundur t’i ndiqte zogjte e tjere ne vendet e ngrohta. Me ne fund kishte rene ne toke dhe nga ky cast nuk i kujtohej fare se C’i kishte ndodhur.

Gjate gjithe dimrit, fshehurazi nga miu dhe urithi, Gishteza e mjekoi dallendyshen me dhembshuri me te madhe. Kur erdhi pranvera dhe dielli nisi te ngrohte perseri token, zogu i la lamtumiren vajzes se vogel qe e hapi perseri vrimen e bere dikur nga urithi. Dallendyshja iu lut mirebereses se sa qe t’i hipte ne kurriz dhe ta shoqeronte ne pyllin e gjelber.
Por Gishteza e dinte se largimi i saj do t’i shkaktonte hidherim miut plak te arave.

-Jo, – i tha ajo, -nuk mundem.
-Lamtumire, pra, lamtumire, vogelushe e bukur!
e pershendeti dallendyshja duke fluturuar jashte ne rrezet e diellit. Gishteza e veshtroi tek ikte, me lot nder sy, e donte dallendyshen e gjore!-Civit! Civit! beri zogu edhe nje here dhe u largua.

Gishteza u hidherua me shume, qe nuk lejohej asnjehere te dilte dhe te ngrohej ne diell. Gruri kishte mbire mbi shtepine e miut te arave, duke krijuar per vogelushen e gjore, qe ishte sa nje gisht, nje pyll te vertete.

-Kete vere do te punosh per pajen tende, – i tha miu, se urithi i merzitshem me pelice te zeze e kishte kerkuar Gishtezen per grua. -Per t’u martuar me urithin, duhet te kesh rroba dhe nderresa sic te ka hije.

Vogelushja u detyrua te merrte furken dhe miu i arave mori gjithashtu me meditje kater merimanga qe tirrnin pa pushim. Cdo mbremje urithi u bente vizite dhe nuk pushonte se foluri se si, kur mbaronte vera dielli ishte aq i nxehte, kurse tani ai e digjte token aq shume, sa behej e forte gur. Keshtu pra, martesa e tij me Gishtezen do te behej vetem ne mbarim te veres. Por Gishteza nuk qe aspak e kenaqur, sepse urithi ishte per te tmerresisht i merzitshem. Cdo dite, ne lindje dhe perendim te diellit, ajo shkonte te porta, ku nepermjet kallinjve qe i lekundte era, veshtronte kaltersin e qiellit, adhuronte bukurine e natyres dhe duke menduar per dallendyshen e dashur; por dallendyshja ishte larg dhe nuk do te kthehej ndoshta kurr.

Erdhi vjeshta dhe Gishteza e kishte mbaruar pajen e saj.

-Per kater jave kemi dasem! – e njoftoi miu.

Vajza e shkret qau me lot, ajo nuk donte te martohej me urithin e merzitshem.

-C’budallallek! – tha miu. -Mos u bej kokeforte, ndryshe te kafshova me dhembin tim te bardhe. Ti duhet ta ndjesh veten shume te lumtur qe martohesh me nje burr aq te bukur, i cili mban nje qyrk kadifeje te zeze, qe s’e ka as mbreteresha vete. Ti duhet te jesh mirenjohese qe do te gjesh nje kuzhine dhe nje qilar te mbushur plot.

Urithi u paraqit per te marre Gishtezen nen toke, ku ajo nuk do ta shihte kurr diellin qe shkelqen, sepse i shoqi nuk do ta duronte dot kete gje. Oh sa u hidherua ajo! Te pakten ketu, te miu i arave, asaj i qe lejuar te dilte deri te porta e ta shihte diellin e ndritshem.

-Lamtumire, o diell i bukur! – tha ajo e pikelluar duke ngritur duart ne qiell.

-Lamtumire pra, meqenese tani e tutje jam denuar te rroj ne keto vende te merzitshme, ku rrezet e tua nuk i gezon njeri.

Pastaj beri disa hapa jasht shtepise, se grurin e kishin korrur dhe kishte mbetur vetem kashta.

-Lamtumire, lamtumire! – tha ajo duke perqafuar nje lule te vogel te kuqe. -Po e pe ndonje here dallendyshen, pershendete nga ana ime.
Ne kete kohe ajo degjoi:

-Civit! Civit!

Ngriti koken: ishte dallendyshja qe po kalonte.
Zogu u gezua sa s’ka kur e pa Gishtezen: zbriti shpejt e shpejt duke perseritur Civit! Civit! i gezuar, dhe erdhi te ulej prane mirebereses se tij te vogel. Kjo i tregoi se si donin ta martonin me urithin e shemtuar qe rrinte nen toke, ku dielli nuk hynte kurre. Kur tregoi kete gje, ajo i derdhi lotet rreke.

-Dimri po vjen, -tha dallendyshja, -une po kthehem ne vendet e ngrohta, a deshiron te me ndjekesh pas? Hip ne kurrizin tim dhe lidhu aty me rrip. Ne do te ikim larg urithit te keq dhe baneses se tij te erret, tutje maleve, ku dielli ndricon me bukur se ketu, ku vera dhe lulet jane te perjetshme.
Eja pra, eja me mua vogelushe e dashur, ti qe me shpetove jeten kur une dergjesha ne korridorin e erret, gjysem e vdekur nga te ftohtet.

-Po, do te vij pas! -tha Gishteza.
U ul ne shpinen e zogut dhe e lidhi rripin e saj me nje nga pendet me te shendosha; pastaj dallendyshja u ngrit siper mbi pyjet, detin dhe malet e larta te mbuluara me debore te perjetshme.

Gishteza ngriu, por u struk ne pendet e ngrohta te zogut duke lene jashte vetem koken e saj te vogel per te soditur me adhurim bukurite qe kalonin poshte saj njera pas tjetres.

Mberriten keshtu ne vendet e ngrohta. Dielli ndriste atje me me shkelqim se te ne dhe qielli dukej dy here me larg. Ne shpatet e avllite e shtepive rriteshin vile rrushi te bardhe e te zi; pyjet ishin plot me limona dhe portokaj; mendra kacurrele dhe mersina perhapnin ane e mbane eren e tyre te kendshme. Neper rruget femijet loznin me flutura krahegjera dhe ngjyra – ngjyra. Dallendyshja fluturonte e fluturonte dhe vendi behej gjithnje e me i bukur, derisa, me ne fund, ajo dhe Gishteza mberriten te nje pallat i mocem prej mermeri te bardhe te shndritshem, qe ngrihej midis pemesh te gjelbra te shkelqyshme, prane nje liqeni te kalter. Rreth shtyllave te larta te pallatit perdridheshin pjergulla dhe ne maj te tyre kishte nje tok cerdhe dallendyshesh. Njera prej ketyre cerdheve ishte banesa e dallendyshes qe po sillte Gishtezen.

-Ja banesa ime, -i tha zogu; -por nuk eshte e pershtatshme per ty, pastaj edhe une s’jam pergatitur te te pres. Zgjidh vete njeren prej luleve me te bukura; une do te vendos aty dhe do te bej C’eshte e mundur qe ti te jetosh si jo me mire.

-C’lumturi! – thirri Gishteza, duke rrahur pellembat e saj te vogla.

Nje koloni e madhe e bardhe mermeri shtrihej pertoke ashtu sic kishte rene e thyer cope – cope; por, midis copave te saj kishin mbire me te bukurat lule te bardha.
Ja, aty ne njeren prej petaleve te gjera, dallendyshja vendosi vajzen e vogel.

Gishteza, e gezuar ne kulm, mbeti e mahnitur nga gjithe bukurite qe dukeshin rreth e rrotull ne kete vend magjepses.

Por sa cudi qe i erdhi! Nje burr i vogel, i bardhe dhe qe dukej tejpertej si qelqi, i gjat sa nje gisht, qendronte i ulur mu ne mes te lules.
Ai mbante ne koke nje kurore te arte dhe krahet i kishte te mahnitshem.

Ishte mbreti i luleve; cdo lule ishte pallati i nje burri te vogel dhe i nje gruaje te vogel, por ky na ishte mbreti i te gjithe atyre.

-O Zot, sa i bukur qe eshte! – i tha Gishteza dallendyshes me ngadale.

Princi i vogel u tremb shume kur shikoi dallendyshen qe, natyrisht, dukej nje zog gjigand perpara tij qe ishte aq i vogel e delikat, por kur veshtroi Gishtezen, ai u mahnit sepse ajo ishte zonja me e bukur qe kishte pare ndonje here.
I vuri asaj kuroren e tij te arte ne koke; e pyeti per emrin dhe nese deshironte te behej gruaja e tij.

C’burre ne krahasim me te birin e zhabes plake dhe urithin me pallto te zeze! Pote pranonte, ajo do te behej mbreteresha e luleve.

Vajza pranoi dhe menjehere asaj i erdhen per vizite zoterinj dhe zonja te bukura qe dilnin nga cdo lule per t’i sjell dhurata.

Nje pale krahe te tejdukshem, qe kishin qene te nje mize te madhe te bardhe, e kenaqen me shume se cdo gje tjeter. Keta krahe qe i ngjiti ne supet e saj i dhane mundesi Gishtezes te fluturonte nga nje lule ne tjetren.

Ne kete kohe ne cerdhen e saj dallendyshja kendonte kenget me te bukura; por thelle ne zemer ajo e ndiente veten shume te hidheruar qe ishte ndare nga mirembajtesja e saj.

-Nuk do te te quaj me Gishtez, -i tha mbreti i luleve.
-Ky emer eshte i shemtuar, kurse ti je e bukur, e bukur sic duhet te jete mbreteresha e luleve.
Qe sot e tutje ne do te te quajme Maja.

-Lamtumire, lamtumire! – tha dallendyshja e vogel duke fluturuar perseri drejt Danimarkes.

Kur mberriti atje shkoi perseri ne cerdhen e saj permbi dritaren ku autori i ketyre perrallave e priste te kthehej.

-Civit! Civit! – i tha ajo dhe keshtu ai mesoi historine qe lexuat.

Plaku me plaken

Na ishte nje here plaku me plaken, dhe na zihen njeri me tjetrin…
pasi u zun te dy keta, vendosen te ndaheshin,
por na duhej te ndanin dhe mallin qe kishin ne menyre te barabart…
…edhe keshtu ben.

*plaku merr kaposhin
*plaka merr macen
*plaku merr sheqerin
*plaka merr kripen
*plaku merr mashen
*plaka merr kacin

edhe u ndan si perfundimisht te dy pleqt…

kalon nje fare kohe, dhe plaka e lan kripen dhe e nxjerr ne diell per ta thar…mirpo kripa na humbi, avulloi, dhe ngeli plaka pa kripeeeee dhe nuk kishte me se te gatuante me, dhe na ngeli pa ngren plaka….ashtu

ndersa plaku kishte sheqer edhe hante sheqerin….keshtuuuu

kur plaka vinte per te trazuar zjarrin i digjeshin dokat (duart)

ndersa plaku kishte mashen edhe nuk digjesh…

nje dite prej ditesh, ngelen te dy si perfundim pa ushqime dhe pa lek…

edhe cte bej cte bej thot plaku!?…i thot kaposhit…

O kaposh

urdhero i thot kaposhi.

i thot plaku…kemi ngelur pa lek o kaposh, po dil e na gjej ndonje lek se nuk kemi me se te blejm buke.

e mire i thot kaposhi…

edhe keshtu vepron kaposhi, mer rrugen dhe niset per te gjetur lek per plakun…

ec e ec kaposhi, kur ne mes te rruges i del ujku.

i thot ujku kaposhit.

ku po vete o kaposh?

ja i thot kaposhi, kam dal te gjej ca lek se s’kemi me se te ham buke une edhe plaku…

oooo i thot ujku, a te vij edhe une me ty?

po… jo jo i thot kaposhi, se eshte rruge e larget edhe lodhesh.

jo ore jo, (i thot ujku) se nuk lodhem, po me ler te vij dhe une me ty.

epo mire hajde i thot kaposhi…dhe nisen te dy bashk.

ec e ec keta te dy, kur lodhet ujku.
i thot ujku kaposhit, o kaposh u lodha une, si t’ja bej?
a nuk te thash (i thot kaposhi) qe do lodhesh se eshte rruge e larget!
dhe e mer kaposhi ujkun dhe e fut tek barku…edhe nisen prap…

ec e ec, gjat rruges e njejta gje i ndodh edhe me dhelpren, lumin edhe ariun, edhe kaposhi beri te njeten gje si me ujkun(i futi te barku i vet) deri sa arriti tek mbreti.

kur arriti te mbreti kaposhi, hipi ne nje garth edhe ja nisi kenges…

kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

kur e degjon mbreti.

heu thot mbreti, kush eshte ky qerrata qe dashka cupen time per grua?

kapeni shpejt, i’u thot ushtareve te tij mbreti, dhe futeni tek kuajt e eger ta shkelin me kemb qe te ngordhi,,,dhe e kapin ushtaret e mbretit dhe e hedhin te kuajt e eger kaposhi…ndersa kaposhi,,,tak nxjerr ujkun nga barku dhe i ha ujku kuajt e eger.

del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges,
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

heu, prap mbreti, kapeni dhe futeni tek lepujt e eger, u thot mbreti ushtareve, qe ta han lepujt. e kapin ushtaret e hedhin kaposhin tek lepujt,,,kur kaposhi,,tak nxjerr dhelpren nga barku, dhe i ha dhelpra lepujt e eger,,,shpetoj prap kaposhiiii…
me te dal prap kaposhi i’a nis kenges serish…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

u cmend mbreti,,,kapeni u thot ushtareve dhe hidheni tek furra brenda qe te digjet nga zjarri…e kapin ushtaret e hedhin te zjarri kaposhin,,,,kur kaposhi tak, nxjerr lumin qe kishte tek barku i tij, dhe e shuan zjarrin lumiiiii,,,dhe keshtu shpetoj prap kaposhi.

del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges…

Kapeni tani, u thot mbreti ushtareve, dhe hidheni tek dhoma me florinj, te haj florinj sa te mbytet…
e kapin ushtaret, e fusin tek dhoma me florinj…
mbush barkun mire e mire me florinj kaposhi, dhe nxjerr ariun nga barku per te shqyer deren, e hap deren ariu, del kaposhi prap…
ne te ikur kaposhi, i’a merr edhe nje here kenges ne fund per inat te mbretit,,,kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…edhe iken kaposhi, kthehet tek plaku…

u gezua plaku se i solli gjithe ato florinj kaposhi…

e shikon plaka dhe i vjen inat…
i thot plaka maces qe kishte ne shtepi…
po del edhe ti moj mace na gjej ndonje flori si kaposhi, se do ngordhim per buke…

e mire i thot macja se dal une,,,del macja, kap hardhuca, gjarprinj, neperka, edhe ja con plakes tek shtepia…i leshohen hardhucat ta han plaken…
ndihme…ndihme…po therriste plaka, bjer me kacit plaka hardhucave, po nuk mundte t’i vriste te gjitha…ndihme…ndihme…therriste plaka.

e degjon plaku qe po kerkonte ndihme plaka e shkret, dhe vete e ndihmon…dhe e shpeton plaken nga hardhucaaaaat….

dhe pastaj bashkohen prap plaku me plaken dhe jetojn prap sebashku te gezuaaaaar.

Perralla e Shqipes

Nji djalosh kishte dale per gjah ne malet e Shqipnise. Nji shqipe fluturoi siper tij, dhe u ndal ne maje te nji shkrepi. Shqipja ishte jashtezakonisht e madhe dhe mbante ne Capojt nji gjarpen. Mbas pake shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte Cerdhen.

Djaloshi u ngjit atehere ne maje te shkrepit, dhe gjeti ne Cerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpenin e mbytun. Por gjarpeni nuk ishte vertete i mbytun. Befas ai levizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N’ate Cas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjete gjarpenin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmen e krahevet te shqipes.

“Pse ma grabite foshnjen?” thirri shqipja.

“Foshnja asht imja, sepse une e shpetova nga gjarpeni qe ti nuk kishe mbyte” pergjegji djaloshi.

“Jepme foshnjen time, dhe une te jap si shperblim mprehtesine e syvet te mi dhe fuqine e krahevet te mi. Ti do te jeshe i pamposhtun dhe do te quhesh me emnin tim!”

I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qe tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shume bishe te pyllit, dhe me shpaten e vet preu shume anmiq te vendit. Nder te gjitha keto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I Cuditun nga keto pune, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qe do me thane “Bir i Shqipes”, dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qe do me thane “Vendi i Shqipevet.

*******************************************************************************
FABULA
*******************************************************************************

Fabula e ka prejardhjen nga Lindja, sic e kane edhe vet brezat njerezor. Apologjia greke permban shpesh prejardhjen e saj siriane ose egjiptiane me simboliken qe perdor, hyjnite dhe gjeografine, por nuk ndryshon shpirtin e vet.

Fabula e ka prejardhjen nga Lindja, sic e kane edhe vet brezat njerezor. Apologjia greke permban shpesh prejardhjen e saj siriane ose egjiptiane me simboliken qe perdor, hyjnite dhe gjeografine, por nuk ndryshon shpirtin e vet. I pari dhe me i famshmi prej fabulisteve te lashte greke, ishte Ezopi. Vet qenia e tij eshte fabul. Deshmite e shkrimtareve te lashte (me e hershmja ajo e Heroditit) na paraqesin si atdhe te tij Samon, Sardis, Mesimvrine e Thrakes ose Frijian dhe shtojne se ishte skllav i nje banori te Samos, i cili I fail lirine.

Ezopi jetoi ne shekullin e VI p.e.r. (620?-560?). Edhe nese ka ekzistuar ose jo, Ezopi nuk eshte nje artist qe kultivon fabulen si nje gjini letrare, por e perdor ate nepermjet veprimtarise shoqerore , me rrefenjat e tij kerkon te ndikoje ne jeten e bashkeqytetareve te tij per ta perdorur ate ne te mire te tyre.

Kafshet fitojne perfundimisht vleren e simbolikes se tyre si perfaqesues te nje virtyti njerezor ose ceni. Megjithate kalimi nga pershkrimi konkret dhe i hollesishem i kafsheve ne fabul, ku personazhe jane kafshet, ne te cilen thjeshtesia praktike u ebe klasike me Ezopin, duhet te interpretohet tek egjyptianet. Ata verrejten se kafshet, te drejtuara nga instikti i tyre, duket se i nenshtrohen nje shtrirjeje sovrane, tek kafshet njohja baze karaktersitike shperfaqet me qarte se tek njeriu, keshtu egjiptianet mbajten vetem karakteristikat me te dukshme te sjelljes se tyre, kurse per te tjerat besuan me shume dukurite sesa te verteten, prej kesaj rrjedhin percaktime te pashpjegueshme: perse gomari, i cili mund te misheronte zellin dhe durimin, u be simbol i pamundesise? Perse delja u be simbol i butesise dhe urtesise kunder marrezise dhe peruljes?Qysh prej asaj kohe ujku eshte nje perfaqesues i egersise, dhelpra e dinakerise, ariu i papjekurise dhe marrezise etj

Kitaristi

Nje kitarist i paafte kendonte ne nje shtepi te suvatuar e meqe zeri i tij jehonte, mendoi se kishte ze shume te bukur. Keshtu qe, e pa te arsyeshme te shkonte ne teater.
Sapo doli ne skene e nisi te kendonte me nje ze jashtzakonisht te keq, spektatoret e nxorren jashte, duke e gjuajtur me gure.

** Keshtu ndodh edhe me disa gojetare, qe ne shkolla duken se dicka jane, po kur dalin para qytetareve, nuk jane te afte per asgje.

Zeusi dhe Dhelpra

Zeusi u habit me zgjuarsine dhe shkathtesine e dhelpres, prandaj e beri mbretereshe te kafsheve.
Po meqe donte te dinte nese se bashku me fatin e saj, ndryshonte edhe shpirtvogelsia, ndersa po e bartnin ne fronin mbreteror, leshoi para saj nje brumbull.
Duke pare brumbullin tek fluturonte mbi koken e saj, dhelpra nuk i beri dot balle tundimit dhe, kur nuk duhej, u hodh, duke u munduar ta kapte.
Zeusi u nxeh dhe e rriktheu ne gjendjen e meparshme.

* FABULA tregon se njerezit pavlere NUK e ndryhsojne karakterin, edhe kur u jipet nje mundesi e shkelqyer

Neperka dhe gjarperi i ujit

Nje neperke shkoi ne nje burrim per te pire uje, por gjarperi i ujit e pengoi me zemerim, duke i thene se nuk i mjaftonte vendi qe kishte, po vinte edhe ne shtepine e tij.
E meqe grindja arriti kulmin, rrane ne nje mendje, qe te ndesheshin midis tyre dhe fituesit t’i takonte edhe uji, edhe vendi.
Se fundi, caktuan kohen dhe vendin e dyluftimit.
Nga urrejtja qe kishin per gjarperin e ujit, bretkosat shkuan tek neperka dhe i dhane zemer, duke i premtuar se do te luftonin ne krahe te saj. Filloi beteja e neperka luftonte me gjarperin e ujit, ndersa bretkosat, meqe nuk mund te benin asgje me shume, ia dhane nje kuak-kuak me tere fuqine e tyre.
Kur fitoi, neperka i qortoi se, megjithqe i kishin premtuarte merrnin pjese ne beteje, jo vetem qe nuk e ndihmuan, po kendonin pa prere se largu.
Atehere ato i thane:

- Po duhet te dishe se bashkepunimi yne nuk u arrit e duar, por me ze.

* FABULA tregon se aty ku duhen duar, ndihma me fjale s’ka asnje vlere

Bleteritesi

Dikush hyri ne nje bletore, kur nuk ishte i zoti dhe vodhi mjalte e dyll. PAsi u kthye bleterritesi dhe i pa kosheret bosh, ndenji ne nje ane dhe po vrojtonte me kujdes.

Bletet qe po ktheheshin nga kullota e pane dhe iu leshuan per ta thumbuar. Atehere ai tha:

- Kafshe te pacipa, ate qe iu vodhi e late pa ndeshkuar dhe po me ndeshkoni mua, qe perkujdesem per ju.

* Kjo ndodh edhe me disa njerez, qe, per shkak te mosnjohjes, nuk mbrohen nga armiqte, po iu largohen miqve, duke i gjykuar keta te fundit si mashtrues.

Plaku dhe vdekja

Njehere, nje plak preu nje barre me dru, i ngarkoi dhe mori nje rruge te gjate. I lodhur nga rruga, uli ngarkesen pertoke dhe i foli vdekjes. Vdekja erdhi sa hap e mbyll syte dhe e pyeti se perse e thirri:

- Te me ngreshe barren e druve- i tha ai.

* Fabula tregon se cdo njeri e do jeten e tij, edhe kur eshte ne fatkeqesi.

Bretkosat!

Kur shterroi pellgu, dy bretkosa u larguan prej andej, per te gjetur nje vend tjeter me uje. Sapo mberriten ne nje pus, njera prej tyre, pa u menduar, i tha tjetres te zbrisnin atje. Por tjetra i tha:

- Po nese shterron uji qe eshte aty poshte, atehere si do te mundim te dalim jashte?

* Fabula na meson te mos i marrim gjerat me mendjelehtesi.

Gruaja dhe pula

Nje grua e ve kishte nje pule, qe i pillte cdo dite. Mendoi se po t’i shtonte ushqimin, pula do t’i pillte dy here ne dite. Dhe kshtu beri. Por pula u trash aq shume, sa nuk mund te pillte as edhe njehere te vetme.

- Fabula tregon se shume njerez, qe nga pangopesia kerkojne me shume, humbasin edhe ate qe kane.

Dhelpra me bark te fryre

Nje dhelper e urritur, qe gjeti ne nje zgaver lisi buke e mish, lene aty nga ndonje bari, hyri me shpejtesi brenda dhe i perlau. Por iu fry barku aq shume sa nuk mundi te dale dot prej andejdhe vuri kujen. Nje dhelper tjeter, qe e solli rruga ne ato ane, e pyeti se c’po ndodhte, dhe kur e mesoi, i tha:
- Tani duhet te rrish aty brenda, derisa te behesh aq sa ishe kur hyre.Keshtu do te dalish fare lehte.

Domethenia: Vetem koha i zgjidh problemet e veshtira.

Peshkataret

Disa peshkatare dolen per peshkim, po pasi u munduan nje kohe te gjate, nuk zune gje. Prandaj po rinin ne varke te merzitur. Ate cast, nje peshk i madh grabitqar, qe notonte me shpejtesi, u hodh gabimisht ne mes te varkes. Peshkataret e zune, e shpune ne qytet dhe e shiten.

Domethenia e kesaj fabule eshte: Shpesh here, atyre qe nuk u ndihmon mjeshteria, iu sjell gezim fati.

Shqiponja, sorra dhe bariu

Nje shqiponje shigjetoi me vrull nga nje shkemb i larte dhe rembeu nje qengj. Nje sorre qe e pa, plasi nga zilia dhe deshi te bente edhe ajo te njejten gje. U ul me zhurme dhe qendroi mbi nje dash. Po iu pleksen thonjte ne leshin e dashit, e nuk mundi te ngrihej. Rrahu ajrin me krahe me force, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi prane, e zuri dhe i preu ca pende. Ne mbremje e mori me vete dhe ua shpuri femijeve.
Kur ata e pyeten se c’lloj zogu ishte ky, ai iu pergjigj:
- Eshte nje sorre, qe e mban veten per shqiponje.

Miza dhe Gomari

E dhjere , por krenare!
Kjo miza qenka fare:

u shkri i tere fshati.
e bajgu nga inati;
Por nje …i dha veshgjati,

nen bisht e mbi kurriz.
gomarin gudulis
i duket vetja Miss,

Nje mize , goxha mize.

Dijetari dhe gomari

Veshtrimet racionale dijetarit
I shkaun tek nje bajge siper trarit.

Perpiqej ne mendime, behej cope:
Si mund te kishte hipur lart nje lope

T’ia bente bajgen trarit te plevices
Sikur te kishte kembe e thonj te mices!

Tek fantazonte menCem dijetari,
U ndodh praktiku tokesor gomari

Dhe tha: “Ky Tra nje vit e ca me pare
Oborrit ishte hedhur per t’u thare.

Kur trari rrinte gjere e gjate i shtrire,
Nje lope e beri bajgen me te mire;

Me bajgen trarin ne tavan e vune,
Qe dijetareve t’u hapnin pune,

Te vrasin mendjen zgjuar ece e jake:
Si hipi lopa lart te bente bajge…”

U pershendet me veshe e shkoi gomari,
Me sy nga bajga mbeti dijetari.

Egjra qe rritej

U merzit ne kasolle gomari,
ndaj nje dite keputi litarin:

Boll me, tha ,me dru dhe pune,
do fitoj lirine dhe une!

Po kur i zoti e gjeti ne pazar
e ngarkoi mire me mall.

I foli nje mushke aty prane:
Liria nuk eshte per gomare.

Gruni e egjra

Egjra qe rritej
Grunit perbri,
Nji dit’ i foli
Si me kreni:

“Pa kurrfare mundit,
Pa nji kujdes,
Un’ kallx e kokraa
Bri tejet qes.

Ty me djerse t’ballit
T’vin’ rreth puntorte,
E me m’mberri mue
I ngjiat kaq t’orte”.

Ia priti gruni:
“Mos u kreno,
Se gjaja e keqe
Rritet sido.”

Gomari e kali

Po pse, po pse,
Ankohej nji gomar,-
Ty njerzit t’bajne kaq nde
E t’shame, mua po m’falin?
Se i bari vete mbi shpine
Si ti, a thua, s’e dine?

E kali i thote kadal’:
“Ne mos gabosha, ty t’perbuzin njerzit,
Pse si gomar ti i ban e vete si kal”.
-Ma fort se puna vete me te qitun ne za
Shume here a menyra se si je tuj e ba

Syri, mendja, hunda
Ish nje sy, nje sy, per dreq
Qe kish marre huq te keq:

Sshihte fare aty prane
Por matane, tej matene

I tha mendja: More sy
Bej cudi, cudi me ty

Shih me pare cke perqark
Me pastaj bridh tutje, larg-

Edhe nje thumb i ngjesh ne fund
Ngjitur ti ke motren hunde!

Njeriu-mine dhe mina me sahat
Nje njeri me shpirtin sterre
Qe gjithekund sajonte sherr

Hasi minen me sahat
Uuu rrenqethet thelle ne shtat.

Ajo ben: tik-tak, tik-tak
-Shpejt te iki, se pas pak

Porse mina ia kthen paq
Une nje here bej bum dhe aq

Eh, kjo bote qenka cudi!
(Per cka them, qysh tash ve bast):

Ka ca njerez, ja si ti
Qe shperthejne ore e cast

Dy majmunet dhe derrkuci
Ishin cishin, dy majmune
Me nje sharre benin pune
Sh, sh, sh sharronin drune

Nje derrkuc flinte aty
U hodh njeri nga te dy:
Uu, cdjerse paska ky!

Ja dhe tjetri shpejt u ngrit:
Eh, vertet po na cudit
Ne punojme e ky djersit!.

Nepotizmi

Eshte pare seshte pare
Vune minister nje gomar

Gjindja tha: Goxha minister
Me samar e me kapister

Ciu qep mezi, ciu qep kali…
Eh, gomar, cte polli halli!

Dhe kerrici prêt nje qoshe
Tok me pelen kuqaloshe…

Por nje cep kerkon dhe mushka
Ndryshe zemerohet krushka

Ne katund plasi debati:
More, sngeli soj veshgjati!

Flet me plak i muhabetit:
Le ti rrojne, me nder qytetit!

Se katundi pa gje sngeli
Boll jane: lopa, qeni, gjeli.

Gabimi i Qukapikut
Ne provimin e zoologjise,

Qukapiku
(Sa turp)
Ngaterroi,
Bleten me nje mize.
Per kete, s’do mend,
U denua rende.
Ne vend te notes 10,
I vuren noten 8.
Edhe ne deftese
Ia shenuan kete ngaterrese.
Mbasi mbaroi shkollen,
E filloi pune ne nje uzine,
Gjeti belan per kategorine,
7 here nuk ia dhane,
Shoket e drejtorise
Sepse, dikur,
(Sa turp)…
Kish ngaterruar bleten me nje mize…
… Dhe ja, nje dite,
Si gjithe shoket e tij,
Me nje zocke
Ra ne dashuri.
Kur e kerkoi me nenen e baban,
Gjeti belan.
Me zor u binden pala e krushqise,
Sepse, dikur,
(Sa turp)…
Dhenderri, kish ngaterruar,
Bleten, me nje… mizeeeee…
… Djali i tij, me qe kish talent,
U pa me vend
Per timpan te konkuroj,
Por dot nuk fitoi,
Sepse, disa nga shoket e jurise,
Kishin mendimin, se, dikur…
(Sa turp…)
I ati… kish ngaterruar,
Bleten… me nje… mizeeee…
… Ben te sajen jeta…
Qukapiku, u nda nje dite,
Nga bota e shpreserise.
Ne gurin e varrit,
Dikush,
I gdhendi nje blete
Qe…
(Sa turp…)
Ngjante me nje… mizeee.

Droge
Nje maCok eshte narkoman,
per Cdo dite merr marijuane.
“Mjau, mjau!” ne spital.
Analizat si kane dale?

-Ej doktor, mos kam ndopak,
si pa dashur, drege ne gjak?

Ia pret mjeku:- Ti maCok,
ke mjerisht pak gjak… ne droge..

Grosha dhe qepa

Ne kuzhine, tej ne cep
grosha grindet me nje qepe:

-Qep, qepe, s’te shoh dot
se m’i mushe syte me lot!

Qepa tha: – Ashtu, lum motra,
une me lot e ti me…bomba!.

Njerezia dhe Kandari

Eshte nje traste plot me rrush.
Sa rrush ka ? Kush e gjen ? Kush?

Nja tri kile do te kete.

Jo , jo! Kater e perpjete.
Njeri: Pese.
Gjashte, tjetri.

Fjalen merr dhe me i vjetri:
Jo keshtu s’behet pazari!
Sa rrush ka , e gjen kandari..

Terbimi

Jep te zbrese , s’e zbret kali…
tashme tigrin e zu halli

turravrap e ne perrua
kaleziu t’u terbua,

mor, nuk la kafshe gjalle
sa me dhembe, sa me palle
preu shqeu permbi kale

asnje Cast me nuk zbriti,
teksa kalin shaloi tigri.

Ketri dhe Iriqi

Foli ketri dhembebrisk:
“Do te behem okulist,
t’i fitoj parate me thase!…”

Nje iriq seC u gajas:
“C’do te behesh okulist?

S’ka me mire se dentist.
Kafshet kane dy sy, o trap,
kurse dhembet pa hesap.

Ariu dhe Dhelpra

” E pandehur, te kane pare
drejt kotecit duke ngare
nje kerriC e nje gomar.
me nje fjale , dy deshmitare…
C’ke te thuash me ne fund?”
dhe ariu putren tund.

“S’e mohoj , eshte e vertete
qe me pane ata dy vete.
Mirepo une , ne me late,
do te sillja ne gjykate
nja dyqind qe s’me kane pare…
Apo jo , zoti gjyqtar.

FUND