Flamuri Shqiptar

Shqiponja, e njohur si simbol i lirise dhe i trimerise, e veshtruar ne etnokulturen shqiptare nder shekuj, do pare dhe do mbeshtetur ne shtyllat kryesore mbi te cilat mund te shtrohet ceshtja, ku mbizoterojne kulti i se kaluares dhe kulti i trashegimise.
Prof. Dr. Zymer Neziri
Instituti Albanologjik i Prishtines
Autori Jaho Brahaj, i pranishem qe disa dekada ne studimet shqiptare ne fushen e gjurmimeve te heraldikes shqiptare dhe te etnokultures, ne gazeta, ne revista dhe ne tubime shkencore kombetare e nderkombetare, eshte autor i pese veprave monografike. Ai eshte i njohur edhe per perkushtimin e tij te madh per trashegimine e mbetur doreshkrim te Shtjefen Gjecovit. Ka botuar kater vellime te Kollosit te tradites. Per perkushtimin e tij ne fushen e dijes dhe per rezultatet e mberritura eshte fitues i cmimit te dhene nga Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kultures (1997).
Shqiponja dykrenore ilire me lashtesi, qe nga 6 shekuj para epokes se re e deri me sot
Shqiponja, e njohur si simbol i lirise dhe i trimerise, e veshtruar ne etnokulturen shqiptare nder shekuj, do pare dhe do mbeshtetur ne shtyllat kryesore mbi te cilat mund te shtrohet ceshtja, ku mbizoterojne kulti i se kaluares dhe kulti i trashegimise. Autori Jaho Brahaj e ka parasysh se keto dy kulte jane te pranishme gjate gjithe shekujve ne traditen tone etnokulturore, kurse shqiponja aty ze nje vend te rendesishem. Edhe ne parathenie e studimit, Bardhosh Gace, vlereson se kjo monografi eshte e para e ketij lloji, e mbeshtetur kryesisht ne strukturat shpirterore e materiale, te trasheguara, dhe se per here te pare tregohet zanafilla e tradites mijeravjecare e shqiponjes. Nese mund te konstatojme se keto rezultate jane te pamohueshme, megjithate nuk ben pa u permendur edhe nje e dhene me interes per kete monografi: cka ndodhi me shqiponjen neper shekuj, sidomos ne periudhen nga viti 1444 e deri me sot, si mbijetoi dhe pse nuk u harrua? Kjo ishte edhe pike nismetare e hulumtimit te autorit.
Studiuesi Jaho Brahaj, autori i monografise Flamuri i kombit shqiptar. Origjina, lashtesia, me guxim ka punuar ne kronologjine e jetes se shqiponjes, si kult dhe hyjni te parailiret dhe iliret, per te cilet thote, se ka shume pak te dhena te shkruara historike, dhe pohon, se eshte mbeshtetur sidomos ne traditen gojore, etnologjine, ornamentiken dhe arkeologjine. Per lexuesit tane jane terheqese dhe interesante te dhenat per shqiponjen dykrenare nga shek. XII para epokes se re, e deshmuar ne periudhen e Perandorise Hitite, (ne territorin e Turqise se sotme), po njekohesisht ose pak me vone edhe ne Mesopotamine e lashte, ne territorin e Iranit te sotem. Shqiponja dykrenare, gjashte shekuj me vone, e deshmuar edhe ne Iliri, paraqet nje fakt te rendesishem historik. Shqiponja me dy krere, nga shek. VI para epokes se re, ne Iliri, ka vazhdimesi te panderprere te shqiptaret e sotem. «Shqiponja dykrenore nuk u ruajt dhe nuk u trashegua nga hititet ne vazhdimesi, as te iranianet. Ajo u ruajt qe nga shekujt e mijevjecarit te pare para e. se re vetem ne truallin ballkanik nga Arberit dhe nga Bizanti. Ajo, si simbol, u perhap me shpejtesi ne mbare Europen» (f. 10), shpjegon autori i kesaj monografie.
Vecohet edhe mendimi per shqiponjen, qe shkon drejt qiellit, per ta drejtuar diellin, por edhe per te ndricuar boten e pertejme, e cila ne objekte kulti e ne artin popullor, te shqiptaret, eshte e pranishme para se te perdorej ne flamurin e tyre, sipas agumenteve te autorit (f. 9). Shqiponja si kult ilir-shqiptar me koka te kunderta eshte simbolizim i diellit ne dy levizjet e tij.
J. Brahaj ka shfrytezuar mire edhe perrallen shqiptare Tri jetet, ku vihet ne spikame edhe roli i shqiponjes si hyjni dhe si kult. Edhe Vallja e shqiponjes ne Puke, qe vdes dhe ringjallet ne valle, e luhej kur hapeshin varre simbolike (kushtimore), sipas studiuesit Ramadan Sokoli, eshte pjese e vazhdimesise se jetes se ketij shpendi simbol nder shqiptare, si dhe riti i bukes se re, zbukurimi i saj, ne shenje te gjallerimit te natyres, qe i kendohet edhe ne Ciklin e Kreshnikeve.
Ne kete monografi autori jep te dhena per simbolin e shqiponjes me dy krere ne Bizant, te ruset, te austriaket, te serbet etj., kurse tek shqiptaret eshte me i vjetri flamur ne Evrope me shqipe dykrenore, ne vijimesi te panderprere per pese shekuj. «Shqiponja dykrenare ne stema dhe ne flamuj mesjetare tek shqiptaret eshte bashkekohese me Paleologet bizantine, por eshte e sigurt se tek arbrit eshte shume me perpara serbeve, ruseve, Habsburgeve te Austrise, Perandorise se Shejte Romake etj.» (f. 10).
Ky studiues ka paraqitur te dhena edhe per fisin ilir te Japodet, qe e kishin shqiponjen dykrenore ne urna (varre guri ku depozitohej hiri i te vdekurit) nga shek. VI para e. re; hajmalia te fiseve ilire te fillimit te mijevjecarit I para e. s., me kryeshpendin me dy koka; tokeza ilire me motive te shqiponjes me dy krere; shqiponja ne monedha ilire; mozaiku i shek. IV ne Besiane (Podujeve); skene me shqiponja; unazen me shqipen me dy koka, shek. IX, Kanine,Vlore (f. 25-36) etj.
Ne monografine Flamuri i kombit shqiptar. Origjina, lashtesia, autori jep te dhena te rendesishme dhe pranine e shqiponjes ne xhublete, me nje koke e me dy koka; ne djep, sepse ajo ruan deren, shtepine, djepin; ne brez, ne sixhade, xhupete, xhybe, xhoke, peshtjellak etj. (f. 35-57). Kjo veper ka te dhena me interes edhe per shqiponjen dykrenare ne emblema: emblema e Deres shqiptare Gropa e Ohrit shek. XIII, emblema e L. Dukagjinit; emblema e Gj. Arianitit, sh. XIV; emblema e Buzezezeve, shek. XIV; shqiponja te Principata e Arberit, te Dera e Kastrioteve etj. Shqiponja ne objektet e kultit kristian: Sarande, me nje koke, shek. XIII; kryqi i zbuluar ne Butrint, fillimi mesjetes; shqiponje me dy krere ne Kishes se Kalkondit, Myzeqe, drugdhendje; shqiponje me dy krere ne Kishen e Shen Kollit, Oher etj.; shqiponja me dy krere ne Manastirin e Mbigurit, Diber; shqiponje me dy krere ne Kishen e Jashanices se Eperme, Kosove (f. 40-49).
Flamuri yne kombetar nga viti 1444 e deri ne ditet e sotme
Nese sipas Mark Titres, pervec karakterit etnik, funksioni etnovecues, etnondergjegjesues dhe etnointegrues, shqiponja eshte me peshe te vecante ne studimet etnokulturore shqiptare, kete funksion do hetuar edhe te flamuri yne, simbol i kombit, e kete detyre ka bere perpjekje qe ta realizoje edhe studiuesi Jaho Brahaj ne monografine e tij Flamuri i kombit shqiptar. Origjina, lashtesia. I mbeshtetur ne rezultatet e derisotme, e duke i pasur parasysh sidomos autoret tane, qe nga Marin Barleti e deri te brezi i studiuesve te sotem, ai perseri e verteton tezen e tij per vazhdimesine e ketij simboli kombetar te shqiptareve.
Ne vijim jane me interes te dhenat dhe publikimi i flamurit te Lidhjes se Lezhes, te vizatuar ne nje harte te vitit 1459, kohe kur jetonte Skenderbeu; shqiponjen heraldike te Kastrioteve te shek XIV-XV ne afreskun e Kishes se Rodonit; nje veper perkujtimore e vitit 1500 me shqiponjen e Kastrioteve, ne Napoli, per peshkopin Konstandin Kastrioti (f. 82); shqiponja dykrenore e vepres se Barletit 1508; shqiponja dykrenore ne vulen e Pleqesise se Arbrit, me 1593; kapedanet arber me flamur ne Evrope, ku do ta vecoja rastin e perdorimit te flamurit ne shek. XVI nga Pal Gjini, kapedan ne sherbim te Venedikut; deshmi per perdorimin e flamurit ne shek. XIX; flamuri ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit; flamuri i vitit 1899, i qendisur nga Seid Najdeni (Hoxhe Voka); flamuri me 1900-1908; skice e flamurit te arberesheve te Sicilise, me 1910; flamuri me 28.11.1912; sopatat e Liktorit dhe ylli mbi flamur ne vitet ‘40 etj.
Ne kete veper ka peshe edhe paraqitja kronologjike per perdorimin e flamurit ne viset shqiptare te mbetura dhunshem jashte kufijve: ndalimi sekret i flamurit ne janar 1945 nga KQ i PKJ dhe i Shtabit Suprem (f. 166); perdorimi i tij me 28 nentor ‘44 dhe kremtimi i lire ne tere Kosoven; perdorimi i flamurit te ndaluar me 11 mars 1945 ne demonstraten e Gjakoves, organizuar nga organizata NDSH-ja. Autori pohon, se kjo demonstrate shenon edhe manifestimin e pare publik kunderpushtues te Jugosllavise me simbol kombetar (f. 167); Kosova 1947-1967, pas prishjes se marredhenieve politike me Tiranen; ndalimi me ligj i flamurit shqiptar ne Jugosllavi dhe denimi me burg per veper penale, si dhe perdorimi i tij i fshehte; demonstrimi me flamur kombetar me 6 tetori 1968 ne Prizren per te drejta kombetare etj. jane nje pasqyre kronologjike e jetes se lire dhe te ndaluar te flamurit tone nder shekuj, per te cilen mund te shkruhet nje monografi e vecante.
Libri, pervec fotografive te shumta, qe kete veper e bejne te afert per te gjitha shtresat e lexuesve, ka nje perfundim dhe nje bibliografi per literaturen e perdorur, ku, natyrisht, e ka vendin edhe nje rezyme ne nje gjuhe boterore dhe regjistri i emrave, qe kesaj vepre do t’ia shtonin vleren.
Rezultatet e deritashme te studiuesit Jaho Brahaj dhe monografia e tij e fundit, per flamurin tone kombetar, na bindin se nuk mund te shkruhet per perpjekjet dhe sukseset e mberritura nder ne ne fushen e haraldikes, te etnokultures, te studimeve historike mesjetare, po as per doreshkrimet e Shtjefen Gjecovit, pa e permendur edhe punen e perkushtimin e Jaho Brahajt, studiues qe ka punuar dhe punon me shume zell e vullnet ne biblioteka, ne arkiva e ne terren dhe prej tij, natyrisht, presim edhe rezultate te reja, qe i cojne perpara studimet albanologjike.
Flamuri Kombetar Shqiptar – pasuri e cmuar e kombit tone
Shkrimi i fundit i Prof. Ramadan Sokolit eshte i lidhur me temen e simbolit te kombit shqiptar, recensa per librin “Flamuri i Kombit Shqiptar i studiuesit Jaho Brahaj, shkruar nga Profesori ne janar 2007. Monografia ne fjale eshte botuar ne Nentor, 2007. Prof. Ramadan Sokoli
Ky liber i studiuesit Jaho Brahaj eshte i mirpritur dhe i domosdoshem, per nje nga pasurite me te medha shpirterore e materiale, qe ka trasheguar ne shekuj kombi yne, por edhe nje simbol identifikues i shpirtit dhe qenesise se shqiptarit, per te cilin ka derdhur shume gjak, per ta mbrojtur e per ta lartesuar ne liri.
Une si autor i studimit per Hymin e Flamurit Kombetar, leximi i studimit ne fjale, jo vetem qe ishte nje kenaqesi, por dhe nje habi, qe me mbushi me emocione per larmine e argumenteve bindese, me mbeshtetje ne literature dhe ne fakte materiale e shpirterore te krijuara dhe te ruajtura nga populli yne per lashtesine e ketij simboli mijravjecar e bashkudhetar ne fazat e zhvillimit e te qendreses kombetare deri ne ditet tona.
Qemtimi i objekteve te kultures materiale (zbulimeve arkeologjike), qe nga lashtesia deri ne antikitet, eshte bere me vemendje e kritere shkencore duke kombinuar gjetjet dhe studimet e autoreve tane dhe te huaj, brenda truallit te rrudhur te Repblikes e ne trervat autoktone iliro-arberore ballkanike.
Kjo pune e lodhshme me nje bibliografi te pasur e rendit monografine nder veprat me peshe te nje studimi serioz dhe dinjitoz e nje ndihmese ne ndricimet albanologjike me vlera per temen e lashtesise se flamurit tone kombetar dhe te vazhdimsise se popullit tone ne mijravjecar ne trojet Ballkanike,
Vepra ne fjale ka peshe ne studimet albanologjike, por njeherit ne periudhen e trazuar te rrymave e shovinizmave ballkanike, qe gjallojne ende ne ditet tona, kjo veper peshon shume ne brumosjen e ndergjegjes kombetare shqiptare dhe i jep pergjigje nje teze dhe teme thelbesore te pasurise identifikuese te kombit tone.
Gjurmimi dhe pasqyrimi i analizuar i traditave dokesore, miteve e legjendave i nderthurur me ilustrime te objekteve te kultures materiale etnografike e te kultit, duke i analizuar ne nje rrafsh mbarekombetar ne funksion te tradites se lashte e deri ne ditet tona, per ruajtjen dhe shprehjen e kultit te shqiponjes bashkeudhetare nder epoka tek populli yne, eshte nje arritje dhe kontribut per t’u lavderuar dhe detyre, qe ky hulumtim disiplinor shkencor te njihet nga msat e gjera te lexuesve, te cilat per tema te tilla botimet tona ju jane shume borxhli.
Kapitujt e fundit te periudhes se pas vitit 1912, jane nje analize historike e luftes dhe betejave te pergjakshme te bera nga mbare kombi yne per mbrojtjen dhe lartesimit e Flamurit Kombetar. Keto jane shtjelluar me nje gjuhe lakonike, me nje tekst jovoluminoz, por me gjuhen e fakteve dhe me nje ritem per t’u admiruar dhe me kritere rigoroze te disiplines historike e me referime te nje literature pothuajse shterruese.
Monografija .Flamuri i Kombit Shqiptar i studiuesit te njohur Jaho Brahaj eshte i mirpritur dhe nje shkoklim me mjete dhe gjuhen e argumenteve shkencore per kete pasuri te kombit tone.
Flamuri Shqiptar
Flamuri i Shqiperise eshte flamuri kombetar shqiptar, nje flamur me fushe te kuqe dhe nje shqiponjne dykrenare te zeze ne mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga nje vule e heroit kombetar shqiptar Gjergj Kastriot Skenderbeu, i cili i udhehoqi shqiptaret ne nje kryengritje te perbashket ne shekullin XV kunder perandorise osmane duke i sjelle trojeve shqiptare pavaresine per nje kohe te shkurter (1443-1478). Shqiponja ishte pjese e emblemes se familjes Kastrioti e cila e ka zanafillen ne perandorine bizantine.
Shqiponja dykrenare eshte perdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se eshte perdorur per here te pare nga perandori Kostandin dhe me pas u be tradite vendese ne te gjithe Ballkanin. U perdor edhe nga Skenderbeu, per te treguar se ishte perfaqesues i sundimit paraosman. Kush eshte rrjedha historike? Profesor Kasem Bicaku tregon: Ne lashtesi ka qene shume i perhapur totemizmi (lloj besimi qe adhuronte kafshet dhe shpendet, duke i konsideruar si mbrojtes dhe themelues te njerezimit). Shqiponja eshte konsideruar si bashkudhetare e perendive dhe vete perendi. Ajo dhe luani jane konsideruar kudo si mbreter, perkatesisht te shpendeve dhe te kafsheve, per kete arsye figura e shqiponjes dhe luanit jane me perfaqesueset ne heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja eshte simbol pushteti, guximi dhe lartesimi shpirteror. Ka qene simbol pushteti perandorak, prandaj eshte dhe ne heraldikat e shume vendeve.
Shqiponja me dy krere eshte perdorur si simbol qe ne shekullin VII para eres sone ne Turkmenistan. Shqiponja e zeze me nje koke eshte perdorur si simbol ne perandorine romake dhe me perhapjen e Krishterimit u perdor edhe nga kisha katolike.
Shqiponja dykrenare eshte perdorur per here te pare nga perandori me origjine iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojes, duke i krijuar perandorise romake dy qendra administrative; Romen dhe Kostandinopojen dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjate sundimit te perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u be bashkimi i dy kishave dhe si simbol i perbashket kishtar u be shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol neper kishat mesjetare te Shqiperise dhe Ballkanit. Ne shekullin XX ne Perandorine Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahe gjysme te hapur dhe vazhdoi te shfaqej ashtu.
Ne Shqiperi, si simbol pushteti, shqiponjen e kane perdorur familjet sundimtare shqiptare te mesjetes si Kastriotet, Arianitet, Muzakajt, Topiajt, Gjurashet, po ashtu edhe cernojovicet e Malit te Zi. Duke perdorur shqiponjen si simbol te pushtetit te tyre, deshmohet se keto familje kane qene funksionare te larta gjate Perandorise Bizantine.
Me shembjen e Perandorise Bizantine ne vitin 1453, shohim qe nga Skenderbeu u perdor edhe ngjyra e flamurit te Bizantit dhe me kete donte te tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithese i beri dallime qofte stemes dhe flamurit, per ta dalluar nga ai i Bizantit. Ne vulen e Skenderbeut, ku eshte shqiponja dykrenare, ndermjet dy krereve te saj eshte vendosur nje yll me 6 cepa. Mbi kete yll eshte nje yll tjeter me 8 rreze.
Kurse ne stemen e Kastrioteve qe eshte gdhendur 2 here ne varrin monumental te nipit te Skenderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli eshte me 8 cepa dhe mbi kreret e shqiponjes jane dy kurora mbreterore. Me keto simbole Skenderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gje qe e kemi te shprehur ne epigrafin e Alfonsit ne nje kishe te Valencias ne Spanje. Pra shqiponja dykrenare eshte perdorur masivisht nga sundimtaret si simbol pushteti dhe mund te konsiderohet tradite romako- bizantine.
Gjate kohes se Rilindjes, aktivistet e saj te te gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nen hijen e ketij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri ne kohen e krijimit te shtetit te pare shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit ne Vlore, dhe krijimin e shtetit te pare te shqiptareve behet edhe standarizimi i flamurit kombetar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shteteror i qeverise se pare te Shqiperise. Ky flamur llogaritet si nje nder elementet kryesore te kombit te tyre. Ne Shqiperi dhe Kosove jane bere disa ndryshime te flamurit kombetar dhe jane perdour si flamuj shteteror apo administrativ nga qeveri e sisteme te ndryshme. Nder ndryshimet e bera nga shqiptaret kane qene ndryshimet qe i jane bere shqiponjes ne nivel kombetar, ndersa ndryshimet tjera kane humbur diku ne histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.