Kanun e Kuvend
Kanuni eshte nje monument kulturor historik i se drejtes tradicionale te shqiptareve. Shqiptaret kane trasheguar deri ne shekullin e 20-te dy kanune: “kanunin e lekeve” – Kanunin e Leke Dukagjinit, qe kishte pushtet ne viset mbi lumin Drin; “kanunin e gegeve” – Kanunin e Skenderbeut, qe kishte pushtet ne gjithe pjesen tjeter te Shqiperise veriore. Ne viset jugore te Shqiperise e drejta zakonore tradicionale ka mberritur fragmentare. Modeli me i plote i organizimit tradicional te jetes se shqiptareve eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.
Kanuni nuk kishte vlere pa kuvendin, pa pleqte e sterpleqte, pa dheun qe mblidhej per te ndare te drejten. “Canon et convente”, kanun e kuvend (marreveshje), ky eshte thelbi i se drejtes zakonore shqiptare. Vete fjala “kanun” eshte huazuar nga greqishtja “canon”, qe do te thote rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala “kuvend”, qe do te thote “parlament”, eshte huazuar nga nje rrenje neolatine “convente”, marreveshje.
Tradita vendese e zgjidhjes se problemeve te se drejtes eshte deshmi lashtesie e qyteterimi. Vetem nje popull i ngulitur prej kohesh mund te arrinte te perpunonte ne ate shkalle me te vertete te larte elementet e vetedisiplines dhe te autopergjegjesise. Nje popull qe arrin te krijoje nje kod te normuar bashkejetese duhet te kete zoteruar me pare nje kulture te ngulitur etnike. Nje menyre bashkejetese e pranuar pa kushte nga te gjithe do shekuj te tere te rregullohet me norma te njesuara. Kanuni shpreh ekzistencen e nje jete urbane qytetare dhe te nje ndergjegjeje bashkesie te hershme.
Kanuni i malesise, qe lidhet me emrin e Leke Dukagjinit, por ne shume elemente mund te jete edhe me i vjeter se kjo figure e njohur e historise, eshte nje univers juridik i lashte, nenshtresa te te cilit, per nga burimi, shkojne deri ne antikitet. Formulat e betimit nuk zene ne goje hyjnite me emer. Betimi “per qiell e dhe”, “per ket gur”, “per ket peshe”, “per ket buke”, shpreh nje besim mitologjik. Vetem nje gje me te vertete shume e vyer mund te kapercente shekuj te tere per te ardhur gjer ne ditet tona. Keto betime jane te njejta me ato te grekeve te vjeter: Per Uranin (per qiellin), per Demetren (per token) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit te njeriut te betohet per to. Kurse betimi per buken te kujton kultin hebraik per “manna-n”, ushqimin e shenjte hyjnor.
Ishte ky kanun jo vetem e drejta e rregullimit te bashkejeteses (convente), por edhe e drejte familjeje, e drejte civile, e drejte pune e procedure, nje ansambel i vertete drejtesie, ku percaktoheshin ne menyren me te sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqesine, me flamurin e me atdheun.
Dihet se normat morale, rregullat e ndertimit te jeteses se perbashket, ne popuj te ndryshem, sipas perkatesise se tyre fetare, jane identifikuar shpesh me percaktimet e librave te shenjte. Tek shqiptaret nuk vihet re nje gje e tille. Kategori te tilla themelore te etikes popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, miresjellja, mikpritja etj. nder shqiptaret jane percaktuar nga “nomet e te pareve”.
1. Barazia dhe Pabarazia ne Kanun
Me gjithe ashpersine e tij, Kanuni ka mundur ti mbaje shqiptaret ne kushte te nje barazie te rrepte ndaj rregullit, “qofte edhe i Gjomark”, qe do te thote, qofte dhe i shtepise qe kishte per detyre mbikeqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, “jeta e te mirit asht nji me jeten e te keqit”, dhe “gjaku shkon per gisht”, qe do te thote te njejten gje.
Shkrimtari I. Kadare ka folur per hapesiren juridike tradicionale te popullit tone, te ruajtur ne Kanunin e Leke Dukagjinit, duke vene ne dukje nje gjymtim te saj, perjashtimin e gruas nga Cdo lloj veprimtarie qe kishte te bente me percaktimin, ndarjen, dhenien apo fitimin e se drejtes, duke perfshire edhe kuvendin ne oden e miqve. Kanuni, del nga barazia edhe ne nje percaktim tjeter: te pozites se privilegjuar te klerit ne kuvend. Kanuni sanksionon qe “prifti nuk bjen me gjak e nuk Cohet ne be” (nyje 4, 10). Edhe “me ndolle qi meshtari te Cohet ne be, a per me dlire vendin a per porotnik (deshmitar), ky vetem do te njihet e do te zehet per 24 vete” (po aty). Po keshtu, sanksionohen edhe favoret e kishes si institucion. Ajo “nuk giobitet e ska peng me kend” (nyje 1, 2), pra, qendron mbi kanun. Kanuni i Leke Dukagjinit, sikurse te gjithe kanunet, eshte produkt dhe pasqyre e se drejtes feudale. Dy perjashtimet prej barazise: perjashtimi i kishes prej detyrimit ndaj bashkesise (krahines, flamurit) dhe pozita jashkekanunore e gruas, jane gjurme te koherave mesjetare. Te tjeret, “me qene edhe i kulles se bajrakut”, i nenshtrohen njesoj te njejtit rregull. (“Edhe pse pari a krye, pengun do ta leshoje ndore te pleqve e tvogjlis, po bani kush vaj me te”- nyje 141 1014). Paragrafe te tille, si “Cmimi i jetes se nierit asht nji” (nyje 124, 1 887); “secili mbahet rrumbull katerqind derhem ne kandar (ne oke) te vet” ( 889); permbajne nje barazi te ashper te njerezve.
Mund te pohohet pa druajtje se barazia e rrepte qe ka sanksionuar e marre ne mbrojtje kanuni eshte nje vlere e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare.
Ne anen tjeter, edhe privilegjet e pabarazite e kanunit jane relative. Sepse ne traditen shqiptare kanuni nuk mund te ndahej nga kuvendi. Cfare e ndalonte njeri mund ta lejonte tjetri. Cfare e lejonte njeri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonese kanuni e nenCmonte e nuk e lejonte gruan te rrinte ne oden e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar ate, duke i vleresuar menCurine dhe zotesine per te ndare te drejten.
2. Mikpritja ne Kanun
Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe te mikpritjes tek shqiptaret. Kulti i mikut shenjohet ne perkufizimin e shtepise, si “e zotit dhe e mikut” (“Shtepia e shqiptarit eshte e zotit dhe e mikut”). Ne kanun zoti dhe miku para shtepise barazohen. Nuk mund te kete hyjnizim me te madh se ky per mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe ne formulime te tilla, si: “shtepia e shqiptarit – e mikut dhe e shtegtarit”, “dera e shpise i hapet kujdo qi ia msyen, me kene edhe perdersi” (lypsi), permban nje mendesi te lashte, parakristiane, judaike, biblike, qe vjen prej koherash profetet mund te shfaqeshin ne dyer besimtaresh me rroben e nje shtegtari te mjere. Ne mendesine e shqiptarit, miku qe troket ne porte duhet pritur me te gjitha nderet qe i takojne, sepse “nuk dihet a asht lypsi a shenjti”.
Ne traditen shqiptare miku nuk kerkon leje per te hyre ne nje shtepi, por “ia mesyn”, qe do te thote se i zoti i shtepise eshte i detyruar t’ia hape porten me deshire te vet, sepse, per ndryshe, miku ka te drejten e vet “me hy”.
Privilegji me i madh i mikut ne kanun eshte ndorja. Kjo do te thote se miku nuk bjen ne gjak dhe eshte i mbrojtur prej hasmit sa kohe qe “asht me buke te te zotit te shtepise”. Nese miku binte ne pusine e hasmit, mjafton te therriste: “jam me buke te filanit” apo “jam ndorja e filanit” – domethene e te zotit te shtepise qe e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpetonte jeten, i hapte rrugen.
3. Nderi ne Kanun
Nga kohera shume te hershme vjen permes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptaret ndryshon nga kodet e kaloresise europiane te pragut te Rilindjes. Behet fjale per nje nder te ashper, por dinjitoz e madheshtor ne ashpersine e tij. Nderi ne kanun nuk eshte nje kategori morale ne kuptimin e ngushte. Per kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime te tjera. Nje familje shqiptare, para se te vendoste pranimin e nje krushqie te re, duhej te hetonte nese largesia midis brezave te gjakut e te tamblit (ne linje mashkullore dhe femerore), ishte me shume se shtate breza. Kishte rajone qe duhej te kalonin 12 breza.
Per vendin qe i ka dhene popullsia malesore nderit, qe shkrinte dy kulte, ate te bujarise (te mikut) dhe te urtesise (te pleqve), mjafton tu referohemi dy paragrafeve te njepasnjeshem te kodit:
“Ndera e marrun ka gjakun” (nyje, 598);
“Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave ne kuvend”.
Vete kuvendi i burrave ka etiken e vet te mbipushtetshme, qe perben kodin e spektaklit, te nje spektakli qe shfaqet gjithnje vetem nje here dhe nuk perseritet me, te nje spektakli qe nuk njeh prove gjenerale. Eshte kjo etike qe ka krijuar ate dendesi te mendimit perhere te pranishem ne biseden malesore, ate miresjellje fisnike, ate dialog aq te kulturuar, qe ve ne peshe urtesite dhe mban ne eficience te plote mekanizmin e kerkimit te se vertetes.
“Shqiptari rron per dy gisht nder”, “Dy gisht nder e faqen e bardhe”, jane dy percaktime themelore per nderin ne kanun.
Nderi ne te drejten zakonore shqiptare eshte e kunderta e turpit. Po te krahasohen “zonat” e nderit dhe te turpit ne kanun, del se hapesira e nderit ka qene shume e ngushte dhe brenda kesaj hapesire njeriu shqiptar duhej te krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni permban nje varg te gjate ndalimesh e tabush, qe e mbronin njeriun prej “zones se turpit”.
Nderi ben shtepine, thuhet ne kanun, por shtepia nuk behet me nje brez. Per te ngritur nje shtepi duhet nje faqe, domethene tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe te shtetit.
4. Besa ne Kanun
Me kultin e nderit eshte i lidhur kulti i fjales se dhene, ose, siC njihet nder shqiptaret, “kulti i beses”. Kjo eshte nje fjale qe nuk ekziston ne shumicen e gjuheve te botes. Ne gjuhet ballkanike ekziston si fjale e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, ne perkthime prej shqipes, fjala “bese”, duke mos pasur barazi kuptimore me nje fjale a frazeologjizem te gjuhes tjeter, jepet ne forme shenimesh shpjeguese, si nje dukuri e botes shqiptare, si albanizem.
Besa, ose kulti i fjales se dhene, lidhet ne burim me mitin biblik te fjales: “Ne fillim qe fjala!”. Me pare se te ishte shkrimi, kontrata, marreveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vete, ishte fjala. Ky kult madheshtor, i cili, ne popujt euro-perendimore, pak nga pak mori karakterin e nje idiome fetare kishtare, tek shqiptaret ruajti gjurmen e burimit.
Lidhja ne fjale (per fjale) perbente per kanunin autoritetin me te larte. Te gjitha marredheniet: ne gjini, ne fis, ne famulli, ne bajrak dhe ne nivelin e bashkesise etnike, madje edhe maredhenie nderetnike, mbaheshin ne fjale.
Besa eshte testamenti moral i shqiptareve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat me te rendesishme te folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi per ngritjen e nje ure dhe ngritja e vellait nga varri per te kthyer motren ne familje) lidhen me mbajtjen e fjales se dhene.
Ne kanun thuhet se “e folmja asht e falme”: Cfare premtohet, duhet te kryhet.
Besa shqiptare, e njohur tek bullgaret dhe rumunet pikerisht me emrin “besa”, kurse tek sllavet e jugut si “arbanaska vjera” (fj. per fj. “ajo qe besojne shqiptaret”) eshte virtyt themelor i tyre, trasheguar prej te pareve.
5. Kanuni ose “Jus Albanicae”
Shqiperia qe e pushtuar per pese shekuj nga perandoria otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta nenshtroje. Ne shekullin e 19-te ne Shkoder funksiononte nje zyre e veCante, qe njihej me emrin “Xhibali”, dhe qe kishte per detyre te hetonte se ku nuk perputheshin ligjet e perandorise dhe te sheriatit me kanunin, per tu terhequr para konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund te jete e vetmja nder ato te popujve ballkanike qe mbeti si e drejte paralele. I. Kadare, ne nje ese te tij, figurativisht kete e ka quajtur “jus albanicae”.
Sot kanuni eshte nje “opus finita” nje here e pergjithnje, eshte “nje bote e mbyllur”. E. Cabej, qysh ne vitin 1935, ne vepren “Elemente te literatures dhe te gjuhes shqipe”, e perfshiu Kanunin ne antologjine e vlerave letrare te perzgjedhura per nevojat e shkolles. Ne kete parashtrese Kanuni gjithashtu do te shihet si nje bote juridikisht e mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u percoll nga brezi ne brez me te njejtin mekanizem si gjuha apo folklori, si nje tradite orale, ne qarkullim te shumefishte gojor.
Kanuni nuk u botua dot deri ne dekadat e para te shekullit qe jetojme. Kjo ka shpjegimin e vet. Ne radhe te pare, nuk duhet harruar qe e drejta zakonore e malesise pothuajse gjithnje ka qene nje e drejte ilegale, qe nuk njihej nga pushtetet zyrtare, sado kalimtare qe kane qene. PerveC kesaj, kanuni mesohej permendesh si nje trashegim kulturor i madh, njesoj siC mesoheshin rapsodite, legjendat, rrefenjat. Ai ishte edukata juridike dhe ndergjegjja juridike e malesoreve, zgjedhja e perbashket e menyres se jeteses. Mbi bazen e tij ndertohej e ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave shprehese te bisedes ne oden e miqve, i frymes se percaktuar te procedures dhe rregullave te saj te brendshme, duke deshmuar qyteterimin e popullit tone, mbron historine e sulmuar te tij, pra, mbron te drejten e ekzistences dhe te zhvillimit te lire te tij.
Nje popull qe e ka rregulluar me norma te njesuar bashkejetesen qe se lashti, nje “popull me aftesi te shquara ligjvenese”, siC do te shprehej Kadareja; tregon se ai di te veteqeveriset, pa pasur nevoje te marre mesime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizes. Shansi i tij mund te jete perpara.
Veper e perbashket e nje populli te tere, e pervojes historike shumeshekullore te tij, kanuni eshte lidhur ngushte me emrin e nje duke te permendur te arberve te shekullit te 15-te, me emrin e Leke Dukagjinit. Kronikat e kane treguar ate si nje nga figurat e shquara te qendreses antiosmane, prijes e komandant te malesoreve, bashkeluftetar te Skenderbeut. Por edhe pa keto cilesi, pa trimerine dhe titujt e fisnikerise qe i atriubon historia, pa pjesemarrjen ne lufterat per mbrojtjen e trojeve arberore dhe vetedijen e te qenit arber, Leke Dukagjini do te mbetej njesoj i lavdishem neper kohera vetem me ate nder qe i beri populli duke preferuar ne vend te anonimatit emrin e tij si autor per kanunin e malesise.
Ska dyshim qe as Leke Dukagjini dhe as ndonje individ tjeter nuk mund te kishte nje aftesi te tille prej ligjvenesi, sa te hartonte nje – asnje fjale tjeter nuk do te ishte kuptimisht e mjaftueshme – nje univers te tere juridik, lakonik e te kompletuar, siC eshte kanuni i malesise. Shume-shume, ai mund te ishte nje GjeCov i pese shekuj te shkuar, por nje GjeCov qe e sistemoi me goje e jo me shkrim te drejten arberore. Ajo u percoll nga nje shekull ne tjetrin si nje testament juridik. Ne mesjete, ne epoken e qendreses se madhe ndaj perandorise otomane, ndoshta u be normimi i pare i saj, duke e ngritur ate mbi kanunet me perdorim te ngushte krahinor. Integrimi politik i arberve perballe rrezikut te perbashket sigurisht e lehtesoi kete proces.
Nje karakterizim lakonik i ka bere kanunit gjuhetari i shquar E. Cabej, ne nje nga punimet e tij me te hershme, pikerisht ne tekstin “Elemente te gjuhesise e te literatures shqipe”, botuar me 1935. Ne kete liber ai thekson shprehimisht:
“I ndjeri baron Nopsca ka lene edhe ky nje veper doreshkrim mbi kanunin. Pas ketij dijetari burimi i kanunit duhet kerkuar ne ligjet gjermane te Langbardeve, te cilat hyjten ne Shqiperi me anen e Venetikut. Mirepo ne jemi te mendimit se nga ekzistenca e gjurmeve te forta te kanunit ne Laberi na del nje vater e re e ketij ligji ne Shqiperine Jugore. Me kete del i besuarshem nje burim mjaft i vjeter dhe shqiptar i ketij kanuni. PerveC kesaj ky kanun duhet krahasuar, besojme, jo vetem me ligjet gjermane te Italise, por edhe me ligjet e popujve te Ballkanit”.
Per here te pare kanuni u mblodh, u sistemua dhe u botua ne shqip prej at Shtjefen GjeCovit ne vitin 1933. GjeCovi ishte nje prelat i shquar i kishes romane, prift i urdherit franceskan, qe jetoi midis malesive te veriut dhe ishte ne kontakt me veprimin e se drejtes se kanunit mbi marredheniet ne shoqeri. Kanuni kishte pushtet jo vetem mbi autoritetet laike, por edhe mbi kishen, sido qe te pjesshem. GjeCovi kishte kulture te shendoshe filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai perktheu vepra te letersise boterore ne shqip dhe shkroi letersi origjinale vete. Ishte nje prej koleksionisteve te pare te gjetjeve arkeologjike shqiptare. Fati i koleksionit te tij nuk dihet. Kanuni i Leke Dukagjinit u perkthye fillimisht ne gjuhen italiane, pastaj serbisht, frengjisht, rusisht, anglisht dhe ne ndonje gjuhe tjeter.
Dr. Shaban Sinani