Kodiket e Shqiperise


Koleksioni i kodikeve (the codex) perben nje prej pasurive me te rendesishme kulturore te popullit shqiptar ne te gjitha koherat dhe nje pasuri me vlera boterore. Ky koleksion, i cili ruhet ne Arkivin Qendror te Shtetit, perbehet nga mbi 100 vellime, qe perbejne vepra te plota (doreshkrime) dhe 17 fragmente, te cilet, te gjithe se bashku, njihen si “fondi 888″. Jashte ketij fondi numerohen edhe disa dhjetera kodike te tjere, qe i takojne kishes se shen Gjon Vladimirit (Durres). Pervecse ne AQSH, kodike ka pasur edhe ne muzeun e artit mesjetar ne Korce.
Per here te pare ekzistenca e kodikeve te Shqiperise eshte bere e ditur boterisht nga nje botim ne gjuhen greke i peshkopit te Beratit (Aleksudes, A. – 1868). Ne vitin 1886 nje studiues francez (P. Batiffol) pershkroi shkurtimisht ne nje katalog 16 kodike qe iu lejuan te shihte ne arkivat dhe bibliotekat e kishes ortodokse te Beratit. Batiffol, i cili u ankua ne artikullin e tij se murgjit vendes “nuk e lejuan” te njihte shume doreshkrime te tjera, pagezoi tre prej kodikeve me te lashte te Shqiperise: “Codex Purpureus Beratinus” – “Kodiku i Purpurt i Beratit” (i mbiquajtur edhe “Beratinus-1″); “Codex Aureus Anthimi” – “Kodi i Arte i Anthimit” (i mbiquajtur “Beratinus-2″); si dhe “Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit”. Deri atehere, ne listen boterore te letersise se krishtere te tipit bizantin, njiheshin jo me shume se nje dyzine doreshkrimesh te tipit “kodik”. Me kalimin e kohes nga kjo liste jane zhdukur emra veprash te rendesishme liturgjike, duke perfshire edhe “Kodikun e Gjon Gojartit”, qe gjendej ne Shqiperi.
Kodiket e Shqiperise jane nje fond me rendesi boterore per historine e zhvillimit te letersise se vjeter biblike, liturgjike dhe agjiografike (nga gr. “?????” – “i shenjte”). Keto kodike kronologjikisht ndjekin njeri-tjetrin gjate 13 shekujve me radhe (prej shekullit te 6-te – deri ne shekullin e 18-te).
I shkruar vetem nje shekull e gjysme pas “La Vulgata-s”, perkthimi latin i Bibles sipas shen Jeronimit te Eusebit, Kodiku i Purpurt i Bertit eshte nje doreshkrim me rendesi historike per fillimet e letersise biblike. Sipas dijetareve bibliologe dhe paleografe, duke iu referuar teknikes se shkrimit, eshte nje doreshkrim jo me i vonshem se shekulli i 6-te pas Krishtit. Ai eshte nje nder kater kodiket me te vjeter ne gjithe boten. Bashkekohes me doreshkrime te tilla te famshme si “Petropolitaus”, “Vindeobone-usis” e “Sinopencis”, “Kodiku i Purpurt i Beratit” renditet ne themelet e letersise kishtare te ritit lindor.
“Kodiku i Purpurt i Beratit” ka 190 flete dhe permban dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Matheut. Eshte shkruar me germa te derdhura prej argjendi, sipas vleresimit te eksperteve, “ne flete te ngjashme me letren e zakonshme, qe ka te ngjare te jete prodhuar nga ngjeshja e shume elementeve petezore me natyre bimore, sic jane fletet e papirusit”. Por bizantologet mendojne se lenda e doreshkrimit eshte pergamene. Sfondi mbi te cilin jane derdhur germat eshte e kuqe e thelle (e purpurt), prej nga ka marre edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve, eshte zbehur. Disa pjese te rendesishme te tekstit te kodikut jane te derdhura ne ar. Germat e aplikuara jane kapitale te vogla (majuscule). Kapaku i doreshkrimit eshte metalik, me zbukurime biblike, por duhet te jete disa shekuj me i vonshem se vete vepra.
Teksti i “Codex Purpureus Beratinus” eshte shkruar ne stilin antik scripta-continuae, domethene pa ndarje te fjaleve nga njera-tjetra, pa thekse dhe shenja te tjera te vecimit te fjaleve. Ai eshte vendosur ne nje sfond qe permban zemra te stilizuara. Ne brendesi te zemrave qe zbukurojne fleten gjenden motive floreale – trandafila tripetalesh (lilan). Dekoracionet gjenden ne kufijte e dy vijave paralele vertikale, qe kthehen ne kend te drejte horizontalisht. Vija vertikale interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija horizontale si shenjezim i fatit vdeketar-kalimtar te njeriut. Bibliologet mendojne se ky motiv, qe rimerret edhe ne doreshkrimet e mevonshme biblike, liturgjike ose agjiografike (nga gr. i shenjte) qe jane ruajtur ne Shqiperi, paraqet ekuilibrin shpirteror te individit.
Per here te pare per “Codex Purpureus Beratinus” behet fjale ne “Diptikun e kishes se Shen Gjergjit”, qe gjendej ne kalane e Beratit. Ne nje shenim te cituar nga ky doreshkrim flitet per rrezikun qe i pati ardhur rrotull ketij kodiku ne vitin 1356, kur ushtrite serbe rrethuan qytetin e Beratit, tashme te boshatisur nga popullata, per shkak te pamundesise per t’u mbrojtur, dhe ia kishin vene syrin bibliotekes se manastirit te Theollogut dhe te kishes se shen Gjergjit, thesarit me te madh te qytetit. Sipas ketij shenimi, me kujdesin e nje murgu, nje nga paresia e Beratit, “se bashku me zonjen konteshe”, besimtare te denje te krishterimit, moren persiper te shpetonin kete thesar, duke i fshehur ne nje kulle ne kala, pavaresisht prej kercenimeve te komandanteve te ushtrise se huaj.
Ne shkrimet e botuara per “Codex Purpureus Beratinus” i pari renditet ai i grekut Anthim Aleksudhi, “Syntomos istorike perigraphe tesleras metropoleos Belegradon …”, 1868. Disa vite me vone, me 1886, shkrimtari francez Pierre Batiffol, mysafir i mitropolise se Beratit, ne artikullin “Les manuscrits grecs de Berat d’Albanie et le Codex Purpureus” – Paris – pershkroi me te dhena te hollesishme informuese dhe shkencore permbajtjen e ketij doreshkrimi. Ne fakt, Batiffol eshte transkriptuesi i pare dhe madje pagezuesi i kodikut me te hershem te Shqiperise. Qysh prej botimit te katalogut te tij ai njihet me emrin “Codex Purpureus Beratinus”, ose “Codex Purpureus Beratinus “, ose shkurt “Beratinus-1″. Bizantologet shqiptare, ne studime te krahasuara, mbeshtetur ne ligjet e ndryshimit te fonetikes historike te greqishtes nga antikiteti ne periudhen e paleokrishterimit e me kendej, i kane interpretuar ne nje semantike tjeter vlerat tingullore te disa prej grafemave te ketij doreshkrimi, per rrjedhim edhe te permbajtjes se tij. Nga autoret vendes vecohen per studime te posacme per kodiket Theofan Popa, Ilo Mitke Qafezezi, Aleks Buda, Kosta Naco.
“Kodiku i Purpurt i Beratit” dhe “Kodiku i Arte i Anthimit” (“Beratinus-2″, shekulli i 9-te pas Krishtit) ishin dy prej veprave qe gjendeshin ne listat e objekteve te shpallur “ne kerkim” ne periudhen e Luftes se Dyte Boterore. Kleri, keshilli kishtar (sinodi), patriarket dhe populli besimtar i Beratit, te cileve iu kerkua dorezimi i menjehershem i dy kodikeve, vendosen te bejne cdo sakrifice dhe te mos e tregojne vendndodhjen e tyre, ne cfaredo rrethane. Ato u fshehen ne gryken e nje pusi, ne nje arke metalike. Per nje kohe, ne vitet qe pasuan, “Beratinus-1″ dhe “Beratinus-2″ konsideroheshin te zhdukur. U rizbuluan ne kishen e kalase se qytetit ne vitin 1968, ne nje gjendje tejet te demtuar.
Ne vitin 1971, ne baze te nje marreveshjeje ndershteterore, “Codex Purpureus Beratinus” u dergua per restaurim prane Institutit Arkeologjik te Kines, ku u realizua nje riprodhim identik, plotesisht i shfrytezueshem per studime. Vete origjinali u restaurua, duke siguruar tejkalimin e gjendjes kritike dhe duke premtuar jetegjatesi, permes teknikes se mbylljes hermetike te fleteve nje nga nje ndermjet dy xhameve ne boshllek. Mbas restaurimit, “Beratinus-1″ u nda ne nente vellime, te cilat ruhen prane Arkivit Qendror te Shtetit ne Tirane.
Nga ekspertimi prej specialisteve te Universitetit te Tiranes rezultoi se “Beratinus-2″ ishte shkruar ne “lende me natyre shtazore”, albuminoide, domethene ne pergamene; kurse “Beratinus-1″ ne “lende celuloidike me natyre bimore”, homogjenizuar permes ngjeshjes se fleteve te papirusit nje mbi nje deri ne formimin e letres se shkrimit. Ne vitin 1971, ne baze te nje marreveshjeje ndershteterore, dy kodiket e Beratit u derguan prane Institutit Arkeologjik te Kines, ku u realizua restaurimi i tyre, permes teknikes se mbylljes hermetike te fleteve nje nga nje ndermjet dy xhameve ne boshllek. Mbas restaurimit “Beratinus-1″ u nda ne nente vellime, kurse “Beratinus-2″ ne 21 vellime. Nga studimet e mevonshme eshte konstatuar se te dy kodiket jane shkruar ne pergamene (lekure keci e regjur dhe e ngjyrosur).
“Codex Purpureus Beratinus” u ftua te paraqitet jashte vendit ne ekspoziten “I Vangeli dei Popoli”, organizuar nga Biblioteca Apostolica e Vatikanit, ne jubileun e madh te 2000-vjetorit te krishterimit. Brenda vendit eshte ekspozuar vetem dy here, me lejen e autoriteve me te larta zyrtare.
“Kodiku i Purpurt i Beratit” vleresohet nder veprat themeltare te letersise ungjillore, si doreshkrim me rendesi te posacme per kulturen e krishterimit. Ai cmohet gjithashtu per historine e shkrimit, per vlerat evidente kaligrafike, si permendore e trashegimise se perbotshme te dijes, si objekt shkencor i paleografise, bibliologjise, gjuhesise, historise se besimeve.

“Kodiku i Purpurt i Beratit, sipas Aleksudhes, duhej te ishte shkruar me doren e shen Gjon Gojartit. Mirepo Batiffol mendon se nuk eshte tamam dora e shen Gjon Gojartit.

Kodiku i Purpurt i Beratit merr nje vlere me te rendesishme prej faktit se eshte shkruar ne nje periudhe kur lenda biblike ende nuk ishte kanonizuar. Dy ungjijte qe permban kane shmangie prej teksteve standarte. Kjo eshte arsyeja qe vetem nje here ne vit, nje pjese e tij, mund te lexohej ne meshe publike.
Duke u nisur prej faktit se ne arkivat shqiptare ruhen mbi 100 doreshkrime te tipit “kodik”, ne te cilet jane kopjuar gjate 12 shekujve me radhe shkrimet e shenjta, “Testamenti i Vjeter”, ungjijte dhe tekste te tjera te sherbeses ekleziastike, mendohet se ato mund te jene shkruar nga murgj vendes. Vec faktit se keto doreshkrime krijojne nje tradite te letersise kishtare, vijne ne ndihme te ketij perfundimi edhe te dhena te tjera. Hapesira iliro-biblike gjendet brenda asaj qe zakonisht quhet “hapesire biblike”. Ne librat e shenjte shen Pali citohet te pohoje: “Predikova Jesuin prej Jerusalemit ne Illyricum”. Faltoret e para te krishterimit ne kete hapesire u ngriten qysh ne mesin e shekullit te pare pas Krishtit (kisha e Linit dhe ajo e Tushemishtit).
Ne hapesiren e iliro-shqiptareve u formuan edhe disa personalitete qe themeluan letersine e krishtere te ritualit roman. Kryelutja mijevjecare e krishterimit perendimor “Ty zot te lavderojme” – “Te Deum Laudamus”, e cila u kompozua nga shen Niketa i Dardanise (ose shen Niketa i Remesianes), u perhap ne disa variante ne Europen Perendimore pas vitit 525 dhe eshte edhe sot nje prej vlerave kryesore te krishterimit. Sipas burimeve serioze te arkeomuzikologjise, duke perfshire ato britanike, franceze dhe italiane, Niketa ka shkruar se “ishte dardan” (“dardanus sum”). Ndersa perkthimi i pare i Bibles prej hebraishtes ne latinishte, i njohur me emrin “La Vulgata”, u arrit ne vitin 405, nga nje ilir tjeter i shenjteruar, Jeronimi i Eusebit (Hieronymus, i mbiquajtur edhe “shen Gjeri”). Shen Niketa dhe shen Jeronimi, qe pasuruan kulturen e krishterimit te Perendimit, paten bashkekohes e pasues qe dhane te njejten ndihmese historike per pasurimin e letersise se krishterimit lindor, permes perkthimeve ne greqishte te vjeter te ungjijve ne doreshkrimet e tipit “kodik”.
“Kodiku i Purpurt i Beratit” eshte i regjistruar ne listen e veprave me te rendesishme te njerezimit, te njohur me emrin “Memoire du Monde” (“Kujtesa e Botes”) dhe prej disa vitesh gezon kujdesin e drejtperdrejte te Unesco-s.
“Kodiku i Purpurt i Beratit” ka 190 flete, kurse “Beratinus-2″ permban 420 flete.
Kodiku i dyte (sipas kronologjise), i quajtur “Beratinus-2″ ose “Kodiku i Anthimit”, po edhe “Codex Aureus Anthimi” – per shkak te germes prej ari qe eshte perdorur, i takon shekullit te 9-te. Ai permban kater ungjijte (sipas Gjonit, Lukes, Markut dhe Matheut). Ka pasur gjithashtu kater shembellime te ungjilloreve, nga te cilat kane mbetur vetem tri (e Markut, Gjonit dhe Lukes), kurse figura e Matheut eshte zhdukur. Figurat e ungjilloreve kane korniza dekorative, qe jane ndertuar me motive floreale dhe gjeometrike (rrathe dhe lule). Stilistikisht krahasohet me nje kodik qe ruhet ne Biblioteken e Petersburgut dhe qe u identifikua si doreshkrim i shekullit te nente nga studiuesi gjerman Kurt Witzman. Kodiku i Petersburgut njihet me emrin e “Kodiku grek 53″.
“Beratinus-1″ dhe kodiket e tjere te Shqiperise jane vepra me rendesi edhe per historine e kultures e te shkrimit te shenjte, por dhe te letraresise ne pergjithesi.
Ne fondin e pasur te kodikeve te Shqiperise, pervec “Beratinus-1″ e “Beratinus-2″, bejne pjese edhe dhjetera doreshkrime te tjera, qe kane marre emrat e qyteteve ku jane zbuluar (“Kodiku i Vlores”, afersisht shekulli i 10-te; “Kodiku i Permetit”, i shekullit te 14-te; “Kodiku i Shkodres”, i te njejtit shekull; “Kodiku i Gjirokastres”, i shek. te 16-te; “Kodiku i Fierit” – ose i shen Kozmait, i fillimit te shek. te 19-te). Ne kodiket qe i takojne periudhes prej shekullit te 12-te e kendej ka dhe te dhena etnografike, rregulla te ndertimit te jetes se perbashket, te dhenies te se drejtes, te trashegimit te pasurise nepermjet fejeses ose prej ndarjes, te ndryshimit te se drejtes ne rastin e konvertimit te fese. Ne doreshkrimet e dy shekujve te fundit marrin me shume rendesi ceshtjet laike. Ne njerin prej kodikeve te vonet te Korces (shek. i 18-te) disa prej problemeve themelore qe zene vendin qendror jane: dallimi i te urtit prej te diturit; c’mendojne i urti dhe i dituri per Perendine; mendimi i te diturit per fene, amshimin dhe lirine; mendimi i te diturit per njeriun e mire dhe virtytin.
Kodiket e Shqiperise jane permendore te kultures dhe qyteterimit te krishtere dhe mbajne vulen e hapesires biblike-ekumenike ku kane jetuar shqiptaret dhe te paret e tyre. Ato jane burim krenarie per bibliologet, per njohesit e shkrimeve te shenjta e per kishen, por edhe objekt studimi per etno-psikologjine, per gjuhen dhe tekniken e shkrimit, per kaligrafine, per artet e zbatuara figurative dhe per ikonografine. Kodiket jane enciklopedi te verteta te mendimit te krishtere.

Dr. Shaban Sinani
BIBLIOGRAFI:
1. “Les Codex – Trésors de la Culture Albanaise”, edit. Direction Général des Archives, 1999.
2. Prof. Kole Popa, “Ekspertize e kampioneve te dy kodikeve te vjeter kishtare”, doreshkrim, DPA, viti 1972, dosja 18, faqe 1-3.
3. Theofan Popa, “Katalogu i doreshkrimeve te kodikeve”, ruhet prane AQSH.
4. Liljana Berxholi, “Vlera e kodikeve mesjetare dhe puna per evidentimin e tyre”, botuar ne “Arkivi shqiptar”, 1999/1, f. 63-71.
5. Pierre Battifol, “Les manuscrits grecs de Berat d’Albanie et le Codex Purpureus”, Paris 1886.
6. Prof. Ramadan Sokoli, “16 shekuj”, Tirane 1994.
7. Eduard Zaloshnja, “Disa te dhena per restaurimin e dy kodikeve me te vjeter”, doreshkrim, Tirane 2000, ruhet prane AQSH.
8. Shaban Sinani, “Kodiket e Shqiperise dhe 2000-vjetori i krishterimit”, ne “Media”, 2000/6