Kultura Shqiptare
Veshje Popullore Shqiptare
Bashke me zhvillimin e baneses popullore u zhvillua dhe u pasurua edhe menyra e mobilimit te mjedisit te saj.
Ne kuzhinat shqiptare zakonisht perdoreshin ene balte, prej druri dhe prej bakri per gatimin e ushqimit, pjekjen e bukes dhe ruajtjen e bylmeteve. Perdorimi me shume i njerit grup apo tjetrit varej nga forca ekonomike e familjes dhe nga mjedisi gjeografik i vendosjes se objektit.
Ne familjet e varfera fshatare mbizoteronin enet prej druri dhe ato prej balte. Raporti i tyre ndryshonte varesisht nga vendodhja e fshatrave. Ne zonat malore mbizoteronin enet prej druri si ne ato te ngrenies, te bylmetit apo ato te ruajtjes se zahireve (ushqimet e konservuara). Ne zonat fushore mbizoteronin enet prej balte si ato qe perdoreshin per ngrenie dhe per ruajtjen e ushqimit, ato per mbajtjen e bulmetit dhe enet e ujit. Rralle ndonje ene mund te ishte prej druri apo prej bakri. Ne familjet me te ardhura mesatare dhe per me shume ne familjet e pasura, mbizoteronin enet prej bakri dhe ato prej porcelani.
Edhe mobilimi i mjediseve te perdorura per fjetje ndryshonte sipas pozicionit gjeografik dhe forces ekonomike te familjes. Zakonisht keto mjedise ishin mjaft te thjeshta. Ne zonat malore me klime te ftohte antaret e familjes flinin ne shtreter prej druri mjaft te thjeshte te shtruar me fier te thate ose me kashte, te mbuluara me plafe prej leshi. Ne zonat fushore te Shqiperise se mesme dhe sidomos ne Myzeqe flinin ne shtroje te vendosura mbi dysheme. Ne qytete ketyre mjediseve u kushtohej me shume vemendje, duke i paisur me shtreter, me dyshek dhe carcafe te endur ne avlemend shtepish. Njekohesisht me keto mjedise zinin vend dhe baule te madhesive te ndryshme, ku ruheshin rrobat e ciftit dhe te femijve te tyre.
Kujdes me i vecante u kushtohej dhomave te caktuara per pritjen e miqve. Ne disa raste ato ambjente u ngjanin ekspozitave te vogla etnografike ne te cilat mund te admiroje llojet e shtrojeve me te mira, si qilima, sexhade, velenca, jasteke etj; gdhendje te ndryshme ne dru si tavanet, kapaket e dollapeve, trapazanet etj, etj. Pervec ketyre ne keto dhoma gjithnje ishin te pranishme ene te ndryshme prej bakri apo prej balte e porcelani, takemi i kafese, instrumentet popullor te krahines, arme te varura ne mur etj. Vecanerisht ne qytete dhomat e miqve shquheshin per paisjet e shumta e te punuara me mjeshtri, sidomos ne familjet e pasura, mund te shiheshin mobilje e paisje te ardhura nga qendrat e zhvilluara te vendeve evropiane si dhe nga vendet e Lindjes.
Te gjitha keto mjedise dhe paisje te tjera ishin pjese e menyres se jeteses te krahinave te ndryshme shqiptare. Nderkohe edhe veglat e punes te perdorura nga bujqit, blegetoret apo zanatcinjte e ndryshem, pasqyrojne menyren e jeteses.
Nje nga aspektet e rendesishme te menyres se jeteses jane veshjet popullore te cilat me larmine dhe variantet e tyre pasurojne trashegimine kulturore shqiptare.
Ashtu si veglat e punes, banesa dhe ushqimi edhe veshjet konsiderohen nder mjetet kryesore te jetes se njeriut. Gjurmet e para te perpjekjeve te njeriut per te veshur trupin e tij, verehen ne paleolitin e vone (ne fillim te rendit gjinor). Ndonse kategori te ndryshme e shpjegojnw origjinen e veshjeve me arsye estetike, magjike, etj, mendojme se arsyeja me bindese ishte nevoja, per te mbrojtur trupin nga faktoret klimatike, per t’u ndjere me ngrohte e me i mbrojtur edhe nga faktore te tjere. Gjithmone duhet ditur se zhvillimi i saj ka ecur paralelisht me zhvillimin shoqeror, historik e kulturor te njeriut, duke patur si qellim kryesor mbrojtjen e komoditetin e trupit dhe pastaj zbukurimin e pjeseve te vecanta.
Gradualisht ne procesin e zhvillimit te shoqerise njerzore u krijuan veshje ne pershtatje me stinen, me seksin, me rastin kur perdorej, me moshen, profesionin si dhe shtresen shoqerore. Te gjitha keto kane krijuar ate pasuri e larmi te madhe veshjesh. Ashtu si te gjithe popujt e botes edhe shqiptaret, ndonwse tw vogwl nw numwr, e kane kete begati kulturore. Me kohe u krijuan edhe tipet etnike te veshjeve popullore shqiptare. Shijet estetike te perdorura per zbukurim, por edhe menyra e stilimit jane ato qe pasqyrojne vecanti etnike. I gjithe zhvillimi i veshjeve, eshte i lidhur ngusht me historine e zhvillimit te kjo popullsi, per pasoje edhe me historine e popullit shqiptar.
Elemente me te hershem te veshjeve konsiderohen llojet e shalleve qe hidheshin kraheve, brezat, perparjet, strukat (si kapucone), lekuret e kafsheve te egra etj. Si deshmi per menyren e pergaditjes se tyre jane llojet e fibulave, boshtet e perdorura per tjerrje, peshat e avlemendeve etj. Me kalimin e kohes pjeset e veshjeve dhe materialet e perdorura per pergaditjen e tyre u shtuan dhe u pasuruan me tej.
Per veshjet popullore shqiptare mund te flitet pas formimit te kombesise shqiptare. Sic dihet formimi i bashkesive ekonomike e kulturore tek shqiptaret filloi ne shek. XII me Principaten e Arberit. Me pas pasuan te tjera, e keshtu gradualisht muaren zhvillim te fuqishem qendra ekonomiko-tregtare, te cilat prodhonin mallra jo vetem per tregun vendas por edhe per eksport. Ne kohen e formimit te principatave feudale, filluan te marrin pamjen e tyre edhe veshjet popullore. Sic dihet keto principata ishin te ndara e te mbyllura ne vetvehte, cka beri te krijohen dallime te ndjeshme edhe ne kulturen materiale e shpirterore. Ne kete kontekst u krijua edhe ajo larmi e pasurise se kostumeve popullore, gjurmet e te cilave u ruajten deri ne shek. XX. Por dallimet jane edhe rezultat i proceseve kulturore, qe ndodhen pas pushtimit turk. Nje kategori popullsie e cila perqafoj fene muslimane ra me shume nen ndikimin e kesaj kulture. Nderkohe dallimet u krijuan edhe nga krijimi i shtresave te ndryshme shoqerore si dhe nga krijimi i profesioneve te ndryshme. Megjithate duhet theksuar se pavarsisht nga ndikimet e kulturave perendimore e lindore (per shkak te pozicionit gjeografik te Shqiperise dhe kushteve te zhvillimit historik) apo dallime klasore, tipologjia e hershme e veshjeve popullore shqiptare nuk ka asgje te perbashket me ato te huajat.
Pjesen me te madhe te veshjeve masat e gjera fshatare i pergatisnin brenda ekonomise familjare, pra te endura e te qepura me pelhura liri, leshi, pambuku e me pak prej mendafshi. Ndersa ne qytet, krahas pjeseve te endura ne avlemend, shpesh nje pjese e mire e veshjeve qepeshin e qendiseshin nga mjeshtrit rrobaqepes e qendistare te specializuar sipas shijeve e kerkesave te ndryshme te popullsise.
Koleksionet muzeale per veshjet popullore shqiptare kane filluar te krijohen mbas Luftes se Dyte Boterore. Para kesaj periudhe kane ekzistuar koleksione te vogla private, te grumbulluara nga prifterinjte franceskane (rreth 300 objekte), Aktualisht ne fondet muzeale te Insitutit te Kultures Popullore ruhen mbi 18 mije pjese veshjesh te marra nga krahina te ndryshme shqiptare brenda dhe jashtw Shqiperise.
Krahas grumbullimit te tyre ne fondet e IKP ekzistojne edhe mjaft veshje te ruajtura dhe ekspozuara ne disa muze te tjere ne Shqiperi.
Mbas grumbullimit te pjeses me te madhe te veshjeve te krahinave te ndryshme, eshte bere dokumentimi i tyre ne regjistra dhe kartela te ndryshme, te cilat pasqyrojne ne menyre shkencore te dhenat e nevojshme per emertimin e tyre, materialin e perdorur, menyren e zbukurimit e te perpunimit, vendin e prejardhjes, etj, etj. Te gjitha keto te dhena kane bere te mundur, qe ato te perdoren per studimin e botime te ndryshme studimore dhe ilustrative. Vecanerisht me shume vlere jane vellimet e albumeve qe permbajne veshjet popullore te krahinave te ndryshme shqiptare, si dhe ato te minoriteteve. Me shume vlere konsiderohen studimet e bera per klasifikimin e veshjeve shqiptare, vecanerisht per klasifikimin e veshjeve popullore shqiptare e hartuar nga Prof. Rrok Zojsi, i cili ka edhe meriten me te madhe per grumbullimin e tyre ne fondet muzeale, studimi madhor i Prof, Andromaqi Gjergji i titulluar Veshjet Shqiptare ne Shekuj, si dhe nje varg studimesh e botimesh te tjere te kryera nga A. Dojaka, S. Shkurti, M. Tirta, Ll. Mitrushi, A. Onuzi, Y. Selimi etj.
Klasifikimi i bere eshte bazuar ne fazen e zhvillimit te kostumeve popullore ne fillim te shek. XX.
Per te dy gjinite klasifikohet 10 tipe veshjesh: pese per gra dhe pese per burra.
Ne kostumet e grave dallohen keto tipa, te emertuar nga pjese me dalluese te tyre.
1 – Veshja me Xhublete. E merr kete emer nga nje lloj fundi ne forme kembane te valezuar, i qepur me rripa prej shajaku te vendosur njeri pas tjetrit ne linje horizontale, bashkimi i te cileve realizohet me gajtana te holle prej leshi.
Xhubleta shoqerohet edhe me disa pjese te tjera prej shajaku me ngjyre te zeze, si te xhubletes te cilat quhen grykes, mange, dhe krahol. Pjese tjeter eshte edhe brezi i gjere i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili ne te folmen vendore quhet kerrdhokell. Ne koke mbahej nje shami e bardhe, e leshuar mbi shpatulla. Kembet mbroheshin me kellci shajaku ose me corape te gjata si dhe me opinga lekure.
Ne kete veshje bie ne sy forma e xhubletes, krejt e vecante nga cdo veshje tjeter, menyra e zbukurimit te pjeseve te saja me motive dhe ngjyra te plota, por shume te zgjedhura; si ngjyra e zeze, ciklamin, vjollce ose blu. Kjo veshje eshte mbajtur ne te gjitha malesite e Alpeve te Shqiperise perfshire edhe pjesen e alpeve ne Malin e Zi. Xhubleta perfaqeson veshjen me te hershme ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qyteterimit ilir ne kulturen popullore shqiptare.


2- Veshja me kemishe te gjate dhe perparje. Pjese kryesore e kesaj veshje eshte kemisha e gjate, me menge te gjata, te gjera ose te ngushta. Ne mes ajo shterngohej nga nje brez leshi me ngjyra te ndryshme dhe shoqerohej ne pjesen e perparme nga nje perparse e leshte ose e pambukte me madhesi e zbukurime qe ndryshonin nga njera krahine ne tjetren.
Ne stinen e veres, ne pjesen e sipe rme gruaja e veshur me kete kemishe mbante nje jelek, kurse ne dimer siper tij shtohej edhe nje mintan me menge te gjata si dhe nje xhoke prej shajaku. Gjatesia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokes ndryshonte vecanerisht nga pozita gjeografike apo zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje, duke krijuar keshtu vecori te shumta lokale. Kjo veshje qe e perhapur ne Mirdite, Diber, Mat, Shpat, cermenike, Dumre, Myzeqe, Berat, Korce, Kolonje, Gjirokaster, Sarande. etj.


3- Veshja me dy futa. Edhe kjo veshje perbehej nga nje kemishe e gjate, jelekun apo mitanin, brezi disa ngjyresh, porse shoqerohej edhe me dy futa te gjata (perparje), njera e ngjeshur ne pjesen e perparme dhe tjetra pak me e vogel vendosej prapa. Ne kete variant (te gjata) ishin perparjet (futat) qe mbanin grate e Postrripes (Shkoder) ato te fshatrave Baz, Vinjoll, Karrice etj, te rretjhit te Matit. Ne nje variant tjeter futat kishin forme trapezi dhe ajo qe vihej perpara ishte me e madhe dhe quhej paranik, ndersa e pasmja kishte permasa me te vogla dhe quhej mbrapanik. Ky variant ishte i perhapur ne disa fshatra te rrethit te Pukes, ne Malesine e Gjakoves (rrethi Tropoje), ne disa fshatra te rrethit te Hasit, si dhe ne disa fshatra te Rrafshit te Dukagjinit (Kosove). Futat kishin forme katerkendeshi, gjithashtu edhe ne keto krahina ajo qe vihej perpara ishte me e madhe se e pasmja. Si ne variantin e dyte edhe ne te tretin, ato prej leshi pelqeheshin ne ngjyra te erreta (te zeze, kafe ose vishnje).




4- Veshje me mbeshtjellese. Pjese kryesore ne kete tip veshje eshte nje lloj fundi i gjere, me pala te vogla. Nen te vishej nje kemishe e ngushte, kurse ne pjesen e siperme vishej jeleku dhe nje si fanelle me menge te ngushta. Ne fshatrat e krahines se Zadrimes mbahej nje variant mbeshtjellsje palat e se ciles vendoseshin vetem ne pjesen e pasme te trupit. Zakonisht ajo kishte ngjyre te zeze. Ne disa fshatra te Pukes dhe te Malesise se Gjakoves, mbeshjellsa, e cila zakonisht kishte ngjyre vishnje ose te gjelber dhe me rralle ngjyre vjollce, kishte nje pamje mjaft elegante dhe shoqerohej me corape te leshta te zbukuruar me disa motive disa ngjyreshe.
Ndersa varianti i mbajtur ne disa fshatra te krahines se Lumes (Kukes) dhe ai i mbajtur ne Shishtavec (Kukes) shoqerohej me mbathje te gjata, kembezat e te cilave beheshin te gjera dhe prej leshi me ngjyra te ndryshme.


5- Veshja me brekesha. Emertimi i ketij tipi percaktohet nga nje lloj pantallonash shume te gjera dhe me ngjyre te zeze. Ne pjesen e siperme te trupit grate e veshura me brekesha vishnin kemishe te shkurter, jelek ose mitan. Ne kembe mbathnin corape leshi me shume ngjyra. Gjithnje mbi brekesha ne pjesen e perparme vishej edhe nje perparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate disa ngjyreshe. Ndersa ne koke mbanin shamia shume ngjyreshe te lidhura nen gushe, pa i palosur ne forme trekendeshi. Ne fakt kjo veshje eshte futur ne perdorim nga fillimi i shek. XX dhe pati perdorim te kufizuar, kryesisht ne disa fshatra te Malesise se Tiranes, ne Martanesh, ne Polis, Berzeshte, Gur i Bardhe etj.
Pavarsisht nga percaktimi i zonave ku jane mbajtur keto tipe veshjesh, ka raste ku ne te njejten krahine apo zone jane mbajtur disa tipe, gje qe lidhet me levizjet e popullsise, marrdhwniet e krushqive etj, etj.
Sic permendem me lart edhe veshjet e burrave klasifikohen ne pese tipa kryesore.


1- Veshja me fustanelle. Edhe kjo veshje burrash kete emertim e merr nga nje lloj fundi i bardhe, i bere me pelhure pambuku dhe me shume rrudha. Nen kete fund mbatheshin te mbathura te gjata, mbi te cilat nga nyje e kembes e deri tek gjuri visheshin kallci prej shajaku. Ne disa raste keto zgjateshin deri ne rreze te kofsheve, prandaj dhe quhen kofshare. Ne pjesen e siperme vishej nje kemishe e shkurtw me menge te gjera, jeleku dhe mengorja (ne menyre te varura pas). Ne bel vinin nje brez te gjere leshi, mbi te dhe nje tjeter prej lekure te zbukuruar mbi te cilin futeshin e vareshin armet e brezit. Ne stinen e ftohte pjese e kesaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonse ne koke vihej nje feste e bardhe me nje thumb ne mes. Deri ne fillim te shek. XX kjo veshje eshte mbajtur ne te gjitha trevat shqiptare, qe nga Kosova e deri ne cameri. Me pas ajo u kufizua vetem ne fshatrat e Shqiperise se Jugut.

2- Veshja me kemishe te gjate e dollame (ose cibun). Pjeset me te rendesishme te kesaj veshje per burra jane; kemisha e me ngjyre te bardhe si dhe dollama ose cibuni i gjate prej shajaku. Ne stinen e veres ne vend te dollames vishej nje lloj xhamadani prej shajaku. Nen kemishe visheshin mbathje te gjata te shoqeruara me kellcinje. Dollama apo cibuni paraqitet me disa ndryshime ne zona te ndryshme. Diku ishte e gjate deri mbi gju, diku tjeter deri ne pulpet e kembes. Diku me ngjyre te bardhe dhe e zbukuruar me gajtana te zi, e diku me ngjyre te zeze. Kjo veshje eshte perdorur ne Mirdite, Mat, ne Diber, ne Malesi te Madhe, ne Korce, Kolonje,Gjirokaster etj. Mbas Luftes II Boterore ky tip veshje u zevendesua me veshjen me tirc. Dollama vazhdoi te mbahet si veshje ceremoniale e veshur mbi tirc ose perdoret ne raste kuvendesh.


3- Veshja me tirq. Elementi me tipik i kesaj veshje jane tirqit te cilet kane formen e pantollonave te ngushta prej shajaku (me te shumten e rasteve te bardhe dhe me rralle te zi ose te murme). Pergjithesishte ato lidhen poshte belit (ne kerdhokell) shoqeruar edhe me nje brez te lesht me vija disangjyreshe. Ne pjesen e siperrme vishej nje kemishe me menge te gjata, jelek pa menge dhe xhamadan me menge te gjata, te dy prej shajaku. Ne stine te ftohta mbi xhamadan vishej edhe nje xhakete me menge te shkurta dhe me jake marinari (prej shajaku me ngjyre te zeze) e quajtur diku xhurdi, diku tjeter kaporane ose herke . Tirqit zakonisht jane mbajtur ne Shqiperine Veriore, ne Kosove dhe ne Shqiperine Verilindore, duke arritur deri ne rrethin e Beratit.


4- Veshja me Brekesha. Edhe ne kete tip veshjesh emertimi lidhet me pjesen e poshtme te veshjes, e cila ka formen e pantollonave te gjera, te bera me pelhur leshi ose pambuku te endura ne avlemend shtepiak. Gjithmone ato ishin te gjata deri ne nyjen e kembes si dhe shoqeroheshin me nje brez te gjere leshi me ngjyre te kuqe ne vishnje. Ne pjesen e siperme te trupit vishej kemishe me menge te gjata dhe te ngushta. Ne stinet e ftohta pervec jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (nje lloj xhakete me menge te shumta). Kjo veshje eshte perdorur ne fshatrat e Zadrimes (ne stine te ngrohta) ne Shqiperin e Mesme dhe disa fshatra te Matit, Martaneshit, Mirdites, Librazhdit, cermenikes etj.


- Veshje me poture. Poturet kane formen e pantollonave te gjera e te gjata deri ne gju. Ndryshe nga veshjet e tjera keto lloj pantollonash kane mjaft ndikim (ne formen e prerjes) nga e njejta veshje e perdorur ne vendet orientale. Ne pjesen e poshtme te ke mbeve (poshte gjurit) visheshin kalce prej shajaku. Ndersa ne pjesen e siperme vishej kemisha me menge te gjata e shoqeruar me nje jelek prej shajaku, i cili mberthehej ne pjesen anesore te gjoksit. Ne stine te ftohte vishej dhe nje xhamadan me menge qe i vareshin ne pjesen e pasme te trupit. Kjo veshje kishte edhe nje pjese tjeter qe dallonte nga krahinat e tjera, eshte pikerisht qeleshja e larte ose takija gjysme sferike.
Kjo veshje ka patur perhapje te kufizuar, kryesisht ne Laberi, Mallakaster, Myzeqe etj. Poturet kane zevendesuar veshjen me fustanelle aty nga fundi i shek. XIX.
Klasifikimi i veshjeve popullore eshte bere duke u mbeshtetur ne pjeset e veshjeve qe vishen ne pjesen e poshtme te trupit. Ndersa pjeset e veshura siper belit jane me te ngjashme me pjesen tjeter, sideomos ato te burrave.
Persa i perket larmise dhe pasurise se veshjeve te ndryshme, ato jane krijuar si rezultat i dallimeve te grupmoshave, gjinise, rasteve kur perdoren, shtresave shoqerore te ndryshme, profesioneve, stineve te ndryshme etj, etj


Jo te gjitha elementet e veshjeve i perkonin te njejtes periudhe lindje dhe zhvillimi. Midis tyre nder me te vjetrat konsiderohen kemishet e gjata, perparjet e zbukuruara me theka, xhubleta, fustanella e burrave, llabania (mbuloje koke per burra dhe per gra, e cila perdoret ne kohe te ftohta, pelerinat, kellcijt, opingat etj. Ne pergjithesi veshjet popullore shqiptare trashegojne mjaft elemente qe vijne nga periudhat me te hershme te kultures ilire, gje qe percakton perkatesine etnike te tyre.
Studimi dhe ruajtja e veshjeve popullore ka rendesi jo vetem per te njohur kete pasuri te madhe kulturore, por edhe per zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme etno-kulturore, vecanerisht per zhvillimin e turizmit kulturor ne Shqiperi.
——— — —
Literatura:
A, Gjergji: Veshjet Shqiptare ne Shekuj, Tirane 1988.
Rr. Zojsi: Guna ne traditen e populli shqiptar e te popujve te tjere te Ballkanit, -Etnografija Shqiptare, III, Tirane 1966.
A. Onuzi: Pocerija popullore ne Shqiperi, Tirane 1988, f. 3-44.
A. Onuzi: Tekstile te leshta te krahines se Lumes, -Kultura Popullore, Tirane 1989, nr 2, f. 117v.
———————
Monumente Shqiptare
———————





——————————
Kultura Tradicionale ne Shqiperi
——————————
Ne Shqiperi njihen dy grupime te medha etnografike, te konsoliduar qe nga mesi i shek.XVIII, qe jane: Gegeria ne veri te lumit Shkumbin dhe Toskeria ne jug te tij. Gegeria perbehej nga Gegeria e mirefillte, Dukagjini apo Leknia, Malesia dhe Fushat Bregdetare te Veriut, kurse ne Toskeri benin pjese: Toskeria e mirefillte, Myzeqeja, Laberia e cameria. Natyrisht, perbrenda ketyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje te tjera me te vogla.
Menyra e jeteses ne fshat , Doke e zakone
Vendbanimet ne Shqiperi, qysh ne mesjete, kishin arritur nje stabilitet dhe kishin kufij te percaktuar mire, qe ndanin nje fshat nga te tjeret. Kufijte shenoheshin me gure te medhenj te ngulur ne toke, me grumbuj plisash, me rrjedhen e perrenjve e te lumenjve, me shenja ne trungjet e drureve, atje ku kishte pyll, etj. Levizja e ketyre shenjave konsiderohej nje faj shume i rende. cdo fshatar i njihte mire kufijte e fshatit te vet dhe mund ti tregonte me lehtesi, duke permendur toponimet perkatese.
Perbrenda kufijve te fshatit, perfshiheshin trojet e banesave e perqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe me tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, qe i perkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve te fshatit, ne shume zona te Shqiperise, ruhej ende mjaft mire deri ne vitet e Luftes se Pare Boterore, sidomos atje ku mbizoteronte fshataresia e lire. Prone plotesisht private, mbi te cilen fshatari dispononte krejtesisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin ne disponim te tij, deri sa ishin nen kulture. Pasi mblidhej prodhimi bujqesor, tokat liroheshin dhe kushdo mund te leshonte bagetine per ti kullotur, te tjera toka qe shfrytezoheshin se bashku, pra fshatce, ishin toka djerre ne verri, kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore per vaditjen e tokave te mbjella, qe behej sipas nje rradhe rreptesisht te caktuar per cdo familje.
Vendbanimet fshatare, ne pergjithesi, i jane pershtatur klimes dhe relievit ku jane vendosur. Fshatrat me te ulta jane ato te Fushave Bregdetare, kurse fshatrat me te larta arrijne deri ne 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen ne rrethin e Korces e ate te Kukesit. Banesat e nje fshati mund te ishin te grumbulluara ose te shperndara, madje ne disa zona edhe shume te shperndara. Sidoqofte, fshati kishte nje qender shoqerore, rreth se ciles gravitonte aktiviteti i njerezve ne kohen jashte punes dhe kjo mund te ishte nje shesh i vogel prane nje rrapi a nje lisi shekullor, dyqani i ndonje bakalli ose oborri i nje ndertese kulti (kishe a xhamie). Ne gjysmen e dyte te shek.XX, ne shumicen e fshatrave, fondi i banesave pothuaj u pertri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale te meparshme. U bene edhe shume ndertime social-kulturore, si shkolla e kopshte femijesh, shtepi e vatra kulture, njesi tregtare, etj.
Nga perllogaritjet e historianeve ka dale se, ne shek.XV, ne Shqiperi, mesatarja e shtepive per cdo fshat, ishte 21; mesataren me te larte e kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtepi, i ndjekur nga rrethi i Korces, me 28 shtepi per fshat. Deri ne cerekun e pare te shek.XX, rreth 80% e popullsise punonte e jetonte ne fshatra, shumica e te cilave kishin nga 20 shtepi afersisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banore. Ne 50-60 vitet e fundit, perqindja e popullsise fshatare ndaj popullsise se pergjitheshme, ra ne 64%, megjithese qeveria e kohes synonte qe fshati te mos braktisej. Pra, mund te pohojme, se pesha e kultures fshatare ndaj asaj qytetare, eshte ende e ndjeshme.
Gjate shek.XX e sidomos pas Luftes se Pare Boterore, menyra e jeteses ne fshatin shqiptar pesoi ndryshime te rendesishme. E megjithate, ne jeten familjare, si edhe ne jeten shoqerore, vazhduan te ruhen festa popullore me forma te ndryshme argetimi dhe ne ndergjegjen e njerezve u ruajten shume pasuri shpirterore, te manifestuara ne folklorin gojor e muzikor te krahinave te ndryshme, sidomos ne epiken legjendare e ate historike, edhe pse hynin vazhdimisht shume ide e shije te reja, me ane te mjeteve te reja te komunikimit masiv.
Ne ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet te mire dhe kohezion te bazuar ne jeten ekonomike te saj. Persa i perket struktures se saj, mund te thuhet se ajo tashme, eshte thjeshtuar mjaft. Ne pjesen me te madhe te vendit, familja perbehet nga cifti i te martuarve me femijet e tyre beqare. Vajzat e martuara jetojne ne familjen e burrit. Djemte e martuar, pak kohe pas martese, vecohen nga familja e prinderve dhe jetojne me vete, por ne shume raste, djali me i vogel mbetet ne shtepine e prinderve dhe jeton me ta. Keshtu, mesatarja e frymeve per familje eshte 5-6 vete, por ka fshatra, ku kjo mesatare eshte me e ulet. Megjithate, ne kujtesen e njerezve te moshuar, ruhen raste familjesh te medha, ku vellezerit e martuar e femijet e tyre jetonin se bashku. Ne keto familje kishte detyrimisht nje rregull strikt ne ndarjen e puneve dhe te detyrave per te gjithe. Atje ruheshin me gjate edhe doke e zakone te dikurshme te jetes familjare, praktika e rite pagane, etj.
Ne ritet e besimet qe kane te bejne me ciklin e jetes, pra me lindjen, martesen e vdekjen, studjuesit qe jane marre me to, kane mundur te hetojne edhe rite te lashta, te cilat, sado te zbehta, jetojne aty-ketu. Keto jane kryesisht rite per te ndjelle mbaresi per familjen e ciftuar e ciftet e reja, qe te shtohen e te kene sidomos trashegimtare meshkuj. Nder zakonet e vdekjes, mund te shenojme se deri ne Luften e Dyte Boterore, ne disa krahina ruhej vajtimi me ligje (kenge mortore).
Mjaft rite e besime te tjera lidhen me data te caktuara te nje kalendari te vjeter popullor dhe sipas studjuesve, kane te bejne me kulte te hereshme blegtorale e bujqesore. Bie fjala, Dita e veres apo 1 Marsi, shenohej nga nje pastrim i pergjithshem ritual i banesave dhe i oborreve dhe me ne fund, jo vetem u vihej zjarri plehrave te mbledhura gjate ketij pastrimi, por ne ate zjarr hidheshin edhe vete fshesat e vjetra, per te filluar stinen e re me fshesat e reja, pra eshte fjala per nje rit purifikator, Dikur, ne fshatra, Dita e veres pritej me shume gezim, sidomos nga femijet. Dita e Shen Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje feste e shoqeruar me rite e praktika zbavitese. Atmosfere gezimi e hareje ne fshat krijonin edhe zjarret e medhenj, qe ndizeshin neper oborre e ne kryqezime te rrugeve me 22 Qershor, Diten e Shen Gjonit. Rite shume interesante shoqeronin dikur neper malesi festen e buzmit ne naten e solsticit te dimrit.
Shume festa te motmotit lidheshin me javen bujqesore e blegtorale, si ishin perfundimi korrjeve, qethja e dhenve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.
Mite e besime popullore
Nje aspekt me interes i kultures popullore shqiptare kane qene padyshim, mitet, supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishtere filloi te perhapej ilegalisht ne Iliri, qe ne shekullin e pare te eres sone. Ungjillezimin e saj e filloi Shen Pali dhe e perfunduan misionaret latine. Kjo shpjegon faktin, se perse ne gjuhen shqipe, terminologjia fetare e krishtere eshte e burimit latin, si ne Veri e ne Jug. Me perhapjen e myslimanizmit, e sidomos nga shek.XVII e ketej, linden disa fenomene te vecanta, si kriptokristianizmi ne disa fshatra ne rrethin e Elbasanit (ne krahinen e Shpatit), qe vazhdoi deri ne Shpalljen e Pavaresise me 1912. Por ne shek.XIX, edhe ne disa zona te Shqiperise Veriore (psh ne Lure), kishte familje te perziera ne pikpamje fetare: disa pjeserisht katolike e disa te tjere myslimane. Nga Lufta e Pare Boterore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre, qe nuk i ndjekin rregullisht praktikat fetare. Ne kete kuader historik, nuk eshte e veshtire te kuptohet, se si u be e mundur qe te ruhej deri ne shekullin tone nje perzierje e traditave te lashta pagane, me elemente te krishterimit e te myslimanizmit.
Nder mitet me te lashta te ruajtura aty-ketu deri ne fillim te shek.XX, ishte sigurisht
kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e te vatres (sepse vete dielli eshte burim drite e ngrohtesie), si edhe me kultet bujqesore e blegtorale (sepse jeta e cdo gjallese ne toke varet nga dielli). Ruhej gjithashtu, nderimi per disa maja malesh, qe adhuroheshin, si “maja te diellitâ€. Keshtu, ne data te caktuara, beheshin pelegrinazhe ne disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumes, cuka e Tomorrit, kendravica, etj. Ne keto festa ndizeshin zjarre te medhenj ne pritje te lindjes se diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqine diellit. Le te kujtojme ketu, se mallkimi me i forte qe ndeshim ne epiken legjendare per kundershtarin e heroit, eshte: “Tu shkimt hisja e diellitâ€.
Ne shume vise shqiptare ka patur gjurme te nje kulti te gjarperit, vecanerisht, per gjarperin e bolles e shtepise qe konsiderohej si nje hyjni mbrojtese. Kulti i gjarperit ka qene shume i njohur edhe tek Iliret e lashtesise e sidomos tek dalmatet. Ne malsite tona, dikur mendohej se cdo shtepi e kishte gjarperin e vet mbrojtes.
Ne epiken legjendare flitet edhe per figura te tjera mitologjike mbrojtese te njeriut, si ishin oret dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund te merrte ne mrojtje personin, familjen, por edhe gjithe fisin. Zanat ishin gra te bukura, por edhe trime e luftetare. Besohej, se ato banonin ne shpella mes pyjesh, pushonin ne mrize, prane burimeve ose ne maja malesh. Studjuesit e mitologjise mendojne, se zana ka lidhje me nje perendi ilire te pyjeve e te burimeve qe, ne interpretimin romak mori emrin Diana.
Dragoi perfytyrohej si nje qenie e mbinatyreshme, me fuqi te jashtezakonshme. Bema e tij kryesore ishte te lironte ujrat, qe i kishte zene kucedra. Besohej, se dragojte luftonin sidomos ne kohe furtunash te medha, duke perdorur topuzat, heshtat, shigjetat, guret me brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund te shkulnin edhe drure te medhenj e gure te malit.
Kucedra, perfytyrohej si nje qenie mitologjike, qe misheronte forcat e verbra shkaterruese te natyres. Thuhej, se ajo ishte si nje gjarper i madh me 3, 7, 9 ose 12 koka, qe mund te villnin zjarr. Zinte vend prane burimeve, ndalonte ujin dhe i linte njerezit te vuanin.
Ka pasur padyshim edhe figura te tjera interesante ne mitologjine shqiptare, qe nuk mund te arrijme ti permendim ketu, ashtu si ka patur edhe supersticione mbi magjite, syrin e keq, parashikimin e se ardhmes, etj.
Arti fshatar e zejtarite artistike
Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike ne tre-kater shekujt e fundit ne Shqiperi, ka qene i lidhur ngushte me kushtet historike e shoqerore te vendit, si ishin pushtimi i gjate osman me pasoja te renda ne plan fetar e kulturor, shtypja kombetare e shoqerore e ushtruar gjate ketij sundimi te huaj, etj. Keto kushte te veshtira penguan lulezimin e artit ne shume fusha, si ne arkitekturen monumentale, ne skulpture, etj. dhe e ndrydhen per nje kohe artin vendas ne sfera me te kufizuara si jane artet minore. Ne pamundesi per te trajtuar te gjitha fushat e arteve te aplikuara popullore, me poshte, po flasim shkurtimisht vetem per disa prej tyre.
Ne fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit te objekteve te vogla prej druri nga vete fshataret per nevoja te jetes se perditshme, aty-ketu, u ruajt e gjalle edhe ne gjysmen e pare te shekkullit XX. Keshtu, barinjte zbukuronin krraba e kupace, furka, boshte, etj. Ndersa te tjere, fshatare me te stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato te Dukagjinit, te Pukes, te Mirdites, etj., apo djepa per femije, vegla muzikore e sidomos arka per paje.
Ne disa krahina te vendit, punimi i drurit kishte arritur te ngrihej ne zejtari artistike.
Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplare gdhendjesh ne dru, qe terheqin edhe sot admirimin tone, si interiore ndertesash kulti, interiore banesash fshatare e qytetare, etj. Nje nga ekzemplaret me te perkryer eshte padyshim ikonostasi i kishes ortodokse te fshatit Leuse te Permetit, i punuar ne fund te shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal eshte mbizoterues, por me deget e gjethet e shumta, nderthuren edhe figura kafshesh reale e fantastike, zogj e simbole te ndryshme kristiane.
Punime te shquara ne dru gjenden edhe ne interiore banesash, kryesisht tavane, dollape muri. kapake dritaresh, trapazane, ne qytete si Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
Traditen e punimit te argjendit e gjejme ne lulezim te plote ne shekujt XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen vecanerisht ne koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime te datuara e me prejardhje nga qendra te ndryshme qytetare te vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato jane shume here te nje cilesise te larte artistike, qofshin kulti, si kryqe, potire, kapake ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtepiake, etj.
Mjeshtrat e talentuar argjendare te qyteteve, gjate shekujve XVIII-XIX, kane punuar per te veshur me pafta argjendi nje numur shume te madh pushkesh te gjata, koburesh, jataganesh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje te nevojshme te cdo burri, nga te cilat, nje numur i mire ruhet ende neper muzete e vendit. Madje, ka shume prej tyre, qe jane edhe te lara me ar.
Midis te gjitha objekteve prej argjendi te ekzekutuara me teknika te ndryshme (me te rrahur, me te derdhur, etj), finese te vecante paraqesin punimet me filigrane, qe ishin me fort nje specialitet i mjeshterve argjendare te qyteteve te veriut se sa i atyre te jugut.
Grate fshatare ne Shqiperi, prej shekujsh jane marre me endjen e pelhurave te ndryshme, qe sherbenin qofte si pjese veshjeje, qofte si pajisje shtepiake (dysheke, peshqire, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mesalla tryeze, etj).
Ne Shqiperi, pelhurat e mendafshta jane punuar e perdorur me shume se ne vende te tjera te Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit te mendafshit, meqenese ne disa zona ishte mjaft i perhapur mani i bardhe.
Tekstilet e leshta, te ekzekutuara me nje varg teknikash te ndryshme pune, perdoreshin gjeresisht dhe ruanin shume karakteristika lokale, qe i benin punimet e nje krahine te dalloheshin nga ato te krahinave te tjera.
Te tjera punedore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e shumellojshme, qe nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet e mahniteshme e virtuoze, me fije mendafshi ose ari te mjeshtrave qendistare te disa qyteteve, dhe me heret, edhe prane manastireve te kohes. Midis puneve te tyre, kemi edhe ekzemplare te rralle, si eshte rasti i Epitafit te madh te Glavenices (prane Beratit), qe mban daten 1373, si dhe te tjera qendisje laike e fetare me interes te vecante.
Kostumet tradicionale
Veshjet popullore, jane pa dyshim nje nga manifestimet me te fuqishme te kultures tradicionale. Ato jane trasheguese e transmetuese te shume elementeve, qe vijne nga lashtesia dhe nga koha e mesme, por jane njekohesisht edhe shprehje e marredhenieve kulturore me popuj te tjere gjate shekujve.
Tipet kryesore te veshjeve popullore shqiptare per burra jane: kostumi me fustanelle, kostumi me kemishe te gjate e dollame (cibun), siper kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona te shkurtra deri te gjuri). Pra, ne Shqiperi, burrat kane mbajtur si veshjet ne formen e nje fundi te gjere, ashtu edhe ato ne forme pantallonash, por te parat kane dale nga perdorimi me heret se te tjerat. Pjeset me te zbukuruara ishin jeleket dhe xhamadanet e kostumit festiv. Burrat shqiptare mbanin edhe stoli te ndryshme argjendi, si jasteke gjoksi, sumbulla dekorative tek jeleket, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi te gjitha, armet e brezit e te krahut, qe ishin gjithnje te stolisura pasurisht.
Per gra, tipet kryesore te veshjeve, ishin: kostumi me xhublete (nje fund ne forme kembane), kostumi me kemishe te gjate e xhoke shajaku siper, kostumi me dy futa te vendosura mbi kemishen e gjate, njera perpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbeshtjellese (nje fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Ne veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshes. Per te vegjelit e te rinjte, kostumi krahinor mund te ishte me i thjeshte. Ndryshe nga popuj te tjere te Ballkanit, ne Shqiperi, vajza qe kishte arritur moshen e marteses, duhet te vishej thjeshte e pa stoli, floket ti mbulonte mire me nje shami dhe te mos vishte rrobe te kuqe. Kostumi i marteses ishte varianti me i pasur i veshjes se krahines, si per nuset edhe per dhenduret. Per nuset, stolite metalike ishin te pamungueshme, madje, perdoreshin edhe me tepri, sepse ketu, me sa duket, kishte rendesi jo vetem funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik qe u atribuohej. Per nuset, rendesi te vecante kishte zbukurimi i kokes. Disa vjet pas martese, veshja fillonte te lehtesohej nga zbukurimet.
Te vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat me te mira. Ne veshjet popullore, shenjat e zise ishin te pakta, grate mund te vishnin praptas ndonje nga pjeset me te zbukuruara te kostumit, psh. xhoken a perparjen.
Studimet e deritanishme, kane treguar se pjeset perberese te veshjeve tradicionale, nuk kane te gjitha te njejten moshe. Ka pjese, qe te kujtojne veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, te tjera qe vijne si nje jehone e kohes antike, por ka edhe elemente, qe mund te lidhen me kulturen ilire. Mund te permendim keshtu analogjite e verejtura midis linjes popullore dhe dalmatikes ilire, apo midis kapucave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektive, te perdorur nga iliret. Fale ketyre elementeve te trasheguar nga kultura ilire dhe ajo e arberve te mesjetes, gjate zhvillimit te tyre historik, veshjet popullore kane arritur te fitojne nje varg tiparesh origjinale, qe marrin vlerat e nje treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato te popujve te tjere.

Prof.Dr.Andromaqi GJERGJI
Etnologe