Letersia Shqiptare

STUDIME LETRARE

DISKURSI IDEOLOGJIK NE POEZINE SHQIPE TE GJYSMES SE DYTE TE SHEKULLIT XX

Gjema qe iu pergatit poezise shqipe te gjysmes se dyte te shekullit XX, ne fillim u shfaq ne forme te kenges. Kenget partizane, te cilat me te shumten kishin per autore edhe poete qe i ishin bashkuar rezistences antifashiste, paraqesin berthamen e realizmit socialist, qe do te inaugurohej me vone si doktrine zyrtare dhe qe do te perpiqej te realizonte nje diskontinuitet sa me te forte ndermjet vetes dhe tradites poetike shqipe dhe nje izolim te letersise shqipe nga rrjedhat e tjera letrare ne bote.

Meqe ishin intonim i nje kauze clirimtare, e cila doli fitimtare ne fund te luftes, kenget partizane u nguliten me efekte psikologjike dhe propagandistike ne receptimin masiv te publikut, duke thyer refuzimin e natyrshem te pjeses kritike te publikut ndaj diskursit ideologjik qe po e atakonte traditen dhe shijet e saj.Tekstet e kengeve partizane te shkruara nga Andrea Varfi, Fatmir Gjata, Kole Jakova, Qamil Buxheli, Shefqet Musaraj, e madje edhe Mehmet Shehu e Shefqet Peci1, e filluan procesin e ndryshimit te funksionit estetik te tekstit dhe e promovuan ate si funksion ekskluzivisht ideologjik. Natyrisht, thyerja e rezistences ndaj ketij funksioni te ri te poezise, u shoqerua edhe me kanosje per thyerjes kafkash te atyre qe tregonin me shume vendosmeri ne refuzimin e diskontinuitetit artistik dhe te izolimit qe po promovohej zhurmeshem dhe dhunshem.

Ketu nuk do te bejme historine e ketij procesi. Ketu vetem do te identifikojme disa manifestime konkrete poetike te krijuara me synimin qe te dominonte diskursi ideologjik, e qe mund te konsiderohen si perftesa legjitimuese te krejt doktrines.

Sa per ilustrimin fillestar, po kujtojme ketu se poezia e Ismail Kadarese, Shpjegim per librat Besianes se vogeleshte potuajse e paperseritshme pernga plasimi me efektivitet ne tabelen e mundesive letrare2 qe ofron doktrina e realizmit socialist.

Poezia Shpjegim per librat Besianes se vogel, spikate nje opozicion interesant sa u takon menyrave te perdorimit te fjaleve, me nenkuptim per vete ambientin letrar, social dhe politik shqiptar te gjysmes se dyte te shekullit XX. Referenca thote se poetet hermetike i harrojne fjalet perdite e me shume, krejt ne kundershtim me natyren njerezore. Ndersa ne ambientin shqiptar kjo harrese e fjaleve vinte nga autecensura dhe nga dhuna qe rrinte pezull mbi perdoruesit e fjaleve jashte normave te ngurtesuara ideologjike.

E kunderta e perdorimit me ngurrim dhe gati afazik te fjaleve, ishte poezia e realizmit socialist, e cila synonte te shkaktonte sa me shume zhurme dhe te plasonte sa me shume fjale, madje fjale sa me te pagdhendura, sikunder le te kuptohet poezia programatike e Dritero Agollit, Poeteve qe vijne. Kjo poezi e Agollit ka nje perfundim qe ia vlen gjithsesi te mbahet mend si nje argument i paluajtshem i diskursit ideologjik ndaj natyres se vete poezie, ku vlera e saj kundrohet si antipod i fjaleve te bukura:

Te na kishit pare si digjeshim prane vajzave qe donim!

Cfjale te bukura u thoshim mbremjeve te arta!

Po ne skishim kohe qe fjalet e bukura ti botonim

Dhe shtypshkronjat i kishim per gjera me te larta

Diskursi ideologjik i poezise se realizmit socialist ka futur ne vargun poetik shqiptar shfytyrime pothuajse ne te gjitha idete, ne motivet dhe temat e trajtuara dhe ka perdorur mjetet gjuhesore te shprehjes me nje arbitraritet te skajshem. Po ta shohim sot se si trajtohet brenda ketij diskursi ideologjik ideja e lirise, mund te mbetemi te cuditur. Ajo barazohet me revolucionin komunist, duke e trajtuar tere pjesen tjeter shumeshekullore te historise kombetare si nje pritje te epilogut te lindjes se komunizmit:

Karvan i gjate i maleve priste

Priste me vite, kish pritur me shekuj,

Ta printe perpara nje udheheqees,

Priste Shqiperia

Partine Komuniste. 4

Liria kombetare si revolucion social, partia komuniste si sublimacion i te gjitha vlerave pozitive nacionale dhe Enver Hoxha si prijes i pagabueshem dhe me permasa mitologjike, jane ne qender te shume poeteve te gjysmes se dyte te shekullit XX, qe nga Dhimiter Shuteriqi, Llazar Siliqi, Dritero Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Muzafer Xhaxhiu, e shume e shume te tjere, me cka ata kane kodifikuar kete diskurs ne pjesen me te zhurmshme dhe me jopoetike te poezise shqipe.

Eshte krejt normale qe kjo menyre e ideologjizimt te motiveve dhe te temave, ku theksi bie mbi emrin e partise, te udheheqesit, ose te armiqve te klases, duke i dhene poezise orientim semantik njedimensional, detyrimisht u orientua drejt poemes, drejt vargjeve te gjata, e me thyerje te forta, jo sipas organizimit semantik te vargut poetik, po sipas logjikes se nje fjalimi para publikut. Poema me vargje te gjata e te thyera, me fragmentime te shumta, mbetet model i preferuar ne rastet kur mesazhi adresohet me shume si mesazh ideologjik se artistik. Nga kjo ane, si edhe nga nivele te shumta te tematikes dhe te ideve, poezia shqipe e realizmit socialist, nderlidhet me poezine sovjetike qe ishte paradigma ideologjike e saj.

Nga ana tjeter, ne kete lloj poezie, ndodhi edhe nje hibridizim me tematiken atdhetare, qe i kishte rrenjet ne poezine shqipe te Rilindjes. Shenjat e historise kombetare, qe nga humbetirat e shekujve, shpalosen si evokime te lavdishme, por gjithnje ne funksion te konfirmimit te lavdise finale qe kishte ardhur me fitoren e revolucionit. Kjo menyre e krijimit letrar, mundesoi komunikim masiv te poeteve me publikun, per faktin se publiku nuk e verente qarte diskontinuitetin stilistik dhe ideor nga poezia e meparshme shqipe. Por, ajo qe eshte me vendimtare ne kete pune, ka te beje me kushtet e izolimit te plote dhe te presionit propagadistik e te represionit politik, qe praktikohej gjithandej shoqerise shqiptare. Ne keto rrethana, lexuesi e shihte poezine e tille si forme me te zbutur te propagandes ideologjike zyrtare dhe vete poetet si nje pjese me humane dhe me legjitime te nomenklatures politike.

Diskutimi i kesaj pervoje ne poezise shqipe te gjysmes se dyte te shekullit XX, ne kontekstin e pasojave qe ka shkaktuar ne deformimin e natyres se artit poetik, ne deformimin e shijeve dhe ne mosbesimin e sotem te lexuesve ndaj poezise, ende eshte i veshtire. Ne njeren ane jane vete autoret qe bejne avokati ne favor te pervojes se vet, duke vu ne spikame rrethanat kritike ne te cilat kaje krijuar leetrsi, ndersa ne tjetren kundershtaret e tyre. Keta te dytet synojne qe diskutimin ta nxjerrin nga shtrati shkencor dhe ta shnderrojne ne mjet per krijimin e nje pamjeje te re te vlerave te letersise shqipe, por me kritere poashtu ideologjike, ku te qenet disidente, vetvetiu trajtohet si vlere estetike. Kesisoj, ata duan qe te mohojne an bllok vlerat e poeteve qe kane shkruar siaps metodes se realizmit socialist, madje edhe ne rastet kur kane krijuar vlera te mirefillta estetike.

Diskutimi i pervojes gati gjysmeshekullore te poezise se realizmit socialist ne letersine shqipe, besoj se eshte i rendesishem sepse hap nje mundesi te rishikimit te vlerave e antivlerave te saj, ku literariteti duket te jete pala me e demtuar. Besoj se gjurmimi pas kesaj shkalle te demtimit, eshte pikenisja me korrekte e diskutimit. Pra, kjo metodologji studimi nuk ka te beje me autoret, as per mire as per keq. Ata i kane pasur arsyet e veta pse kane shkruar ashtu, qofte si nje lloj vaksine imunizuese ndaj diktatures, qofte nga bindjet e tyre. Metodologjia qe propozojme ne ka te beje me poezine konkrete, e cila inkuadrohet ne tabelen e realizmit socialist, me kontekstin e saj social dhe me funksionin ideologjik po edhe estetik.

Ne poezine shqipe ne Kosove, ka pasur nje pervoje te realizmit socialist ne vitet e pesedhjeta, por ajo ia ka leshuar hapesiren pluralizmit stilistik, qe erdhi ne kuader te proceseve politike dhe letrare qe ndodhen ne ish Jugosllavi. Megjithate, mbeti nje pervoje e poezive perkushtime ndaj te reneve partizane dhe ndaj udheheqesve politike te kohes. Edhe ketu pati nje aktivizim te diskursit ideologjik, ne ndonje rast me qellim te imunizimit politik, e ne raste te tjera edhe si bindje politike, ose si synim per perfitim politik te vete autoreve. Ne kete kontekst, po edhe ne permasa me te gjera, mbetet qe te identifikohet dhe te vleresohet ne te ardhmen shkalla e ndikimit te poezise jugosllave mbi poezine shqipe te Kosoves dhe pasojat e mundshme mbi identitetin estetik te saj.

Poezia shqipe e viteve te shtatedhjeta ne Kosove duke nderruar shtratin, faktikisht e shmangu realizmin socialist , pervec te rastet e disa poeteve, qe mbeten te lidhur me poezine e realizmit socialist, per shkak te motiveve ideologjike-patriotike, ose te epigonizmit.

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi

GJITHKAHNAJA E DRAMES KOMBETARE SI VERTETESI ARTISTIKE

Vellimi poetik Frutat bizare shpaloset si nje kerkim poetik i vendosur pas kuptimeve kyce per ekzistencen, duke e dhene te qarte identitetin krijues te Basri Capriqit.

Ky autor qe nga vellimi i pare “Ulli me dymije unaza” eshte perfshire ne vorbullin e hulumtimit te te vertetave qe i ka pare si te rendesishme dhe shqiptimit te tyre ne formen e vertetesise artistike. Ideja themelore qe u shqiptua ne vellimin e pare te tij ishte se ambienti jetesor e kombetar ishin vlera sublime qe participonin ne integritetin shpirteror te njeriut. Poezia “A vdiq humanizmi” e perfshire ne vellimin “Ne fund te veres”, e paralajmeronte qarte dhe ashper fillimin e nje procesi te shperberjes se atyre vlerave e rrjedhimisht edhe fillimin e preokupimit te ketij autori me nyjat e disekuilibreve emocionale e shpirterore te njeriut shqiptar. E fiksuar ne vellimin “Ma qet gjuhen” ne kontekstin e te ndodhurave historike, dhe ne nje cep krejt tjeter te hapesires shqiptare, ne Cameri, shprishja e ambientit jetesor e kombetar, nuancohet si preokupim i vazhdueshem intelektual e krijues i Basri Capriqit. Ne vellimin “Frutat bizare” tash e shqipton me shume ne nivelin e stresit dhe te drames personale.

Individi i shkeputur nga ambienti i vet jetesor e kulturor, shket neper balten e anonimitetit, me identitet te deformuar e te perdhunuar. Poezia Ikja, qe eshte ne balle te vellimit, shpalos konfiguracionin e neurozes se individit me identitet te humbur ne ambientin e huaj. Vargu i kesaj poezie eshte i ndertuar ashtu qe dalin te ngjizura castet, idete fikse ( gjysmevargu:ja tash eshte momenti), pershkrimet, gjestet, duke e krijuar te plote idene e stresit, te frikes dhe te humbjes se identitetit. Poezia pasuese Dhoma ime ne Londer, e detajizon edhe me tutje kete rrezik depersonalizimi. Vargjet e fundit, me ndertimin sintaksor te prozaizimit, shprehin situaten e individit te derrmuar: ne deren e mbetur hapur thehet drita dhe pamjet/e shumefishuara te gjymtyreve te mi ne pasqyrat e montuara/qe rrenojne boten time te fshehur nga/ sheshi e nga turma/. Permasat e depersonalizimit kane arritur deri atje sa edhe gjymtyret e trupit te duken te frikshme, dhe qe ikja, fshehja te jete e kote, ngase procesi degjenerativ e bren integritetin edhe nga brenda. Njeriu i tille nuk mund ta zgjidh dilemen se a eshte me mire qe deri sa te kthehet ne Prishtine, ta mashtroje veten duke e mbajtur simbolin e rojes se shtepise, pra mbajtjen e fijeve te jetes te lidhura per traditen, apo nje revolver te rrejshem, per t’u mbrojtur nga e panjohura qe eshte e barazvlefshme me ate qe eshte e huaj, si ambient, si menyre jetese dhe si mendesi. (Frika fq.13) Vetmia eshte gjendje reale dhe psikike e rende qe kerkon shpetimin ne klithmen :”dritaren lere hapur”, e cila perseritet rrafsh 24 here ne 36 vargjet e poezise me te njejtin titull! Poezia Dhoma ime ne Ulqin, eshte nje rikthim ne ambientin e pare dhe ne vlerat sublime te tij, ku rrezaton figura e nenes me pergjerimin dhe perkushtimin e perjetshem.

Eshte evidente se ne keto poezi kane nje denduri fjalet: dera, dritarja, muri, shkallet, kopshti, pasqyrat, qe behen qendra kuptimore qe e figurojne me fort mallin per ambientin familjar. Kjo do te thote se eshte shume intensive prejardhja emocionale e disa imazheve.

Gjendje stresante e disekuilibra te ndryshem sociale, politike e shpirterore qe ndodhin ne ambientin qe ka fytyren e atdheut, Basri Capriqi ka shqiptuar ne vargjet e tij edhe ne kete vellim poetik. Retorika bastarde e hipokrite per lirine e atyre qe : ma sjellin lirine ne pjate dhe thiken ne tryeze/ ma marrin frymen kur u pelcet levozhga dhe qetesia/, eshte burim i deshperimit dhe i rezignates. Crregullimet morale dhe shoqerore, humbja e gjasave per ta gezuar jeten, pendesa per krimin, vrujojne neper vargjet e poezive: Striptiz ne Prishtine, Vullneti i popullit, Vasha nga Lindja prostitute ne Rome, Portret gjaksi te falur, etj. Fenomenet sociale dhe politike te dhjetevjeteshit te fundit jane kontekstet tematike te ketyre poezive, mirepo ato nuk jane pershkruar, nuk eshte dhene ndonje kronologji a faktografi e tyre, duke e evituar ate rrezik qe e parasheh Adorno kur thote se ai qe pledon per artin si fakt, e shnderron artin dhe ideologjine ne nje gje te vetme. Pikat tragjike dhe absurde te ketyre fenomeneve sociale dhe politike jane veshtruar te perthyera ne shpirtin e subjekteve. Drama e gjaksit qe i hiqet ndeshkimi moral per krimin e bere, fillon tek detaji me i paparashikueshem: atij per te dalur nga ngujimi, i duhen blere kepucet, ndersa ai nuk e di sa duhet te jete numri i tyre! Distiku: nje mije vjet kepuce s’kishte mbathur/ sa s’plasi e tha: 1990 numri ta zeme/ e krijon figuren e spirales tragjike te gjakmarrjes e te ngujimit dhe e kontekstualizon nje pike kohore qe merr te shenoje mbylljen e asaj spiraleje tragjike. Figura e gjaksit merr permasa mitike; del nga humnera e mijevjecarit dhe e njejteson vitin e rifitimit te lirise me numrin e kepuces. Eshte nje prerje e forte ndermjet logjikes se ligjerimit te zakonshem dhe logjikes se ligjerimit poetik, qe i jep ngarkese semantike dhe bukuri artistike kesaj poezie. Prostituta nga Lindja nuk eshte e detyruar te jete anetare e partise se klienteve te saj dhe ky fakt perben dallimin esencial ndermjet lirise dhe jolirise. Vargjet: ketu qendron dallimi esencial/ dhe pike/ boona note/ fokusojne epersine morale te saj dhe ironizimin qe rezervon per te tjeret, qe prape ka te beje, ne fakt, me nje triumf te logjikes se ligjerimit poetik. Kjo eshte nje prirje qe i eshte afruar shnderrimit ne parim krijues tek ky autor.

Basri Capriqi e ruan shprehjen poetike nga intonimi triumfalist dhe nga retorika vulgare, duke iu permbajtur asaj qe ka thene vete per Shejmus Hinin: ” Nuk ka force destruktive qe e shtyn shkrimtarin fisnik te fjales humane te militarizoje gjuhen si mjetin kryesor te ekzistimit te vepres artistike”.
Fati i ndricuesve shpirterore te njerezimit e te kombit ka gjetur nje aktualizim te ri ne vellimin Frutat bizare. Prometheu do te mbijetoje luften me zotrat po do t’i dale pune tjeter: Ai do te cmendet kur te vdesin zotrat/ do te flake zjarrin nga njerezit e ndezur/ ashtu i zgjidhur do te na le ne te zeza/ dhe femijet me faqe gace te djegura/ Kush i lexon sot keto vargje dhe nuk i ringjallet pamja e trishtueshme e njerezve te djegur e te gjymtuar ne vorbullin e rebelimit iracional ne Shqiperine e diteve tona? Poeti trupezon idene poetike se jane helmet e hershme, eshte e keqja brenda njeriut qe i shkakton Prometheut ate perseritshmeri te fatit ndermjet shpetimtarit e te ndeshkuarit. Ne poezine Virusi i terbimit, te botuar me 1986 tek vellimi Ne fund te veres, jane edhe keto vargje: Prof. Dr. Rifat Frasheri/ beri nje zbulim mikrobiologjik/ ne mbarim te shekullit te kaluar/ ne fillim te ketij shekulli/ konstatoi se njerezit dhe kafshet/ terbohen nga i njejti virus/ zbulim yni origjinal/. Nje perplotesim i kontekstit per prejardhjen endemike te destruksionit, te iracionalitetit dhe te prirjes per veteshkaterrim. Poezite Lasgush Poradeci, Vdekja e poetit (Mirko Gashit), dhe Lindja e poetit (Ali Musajt) jane shqiptime te dhimbjes per moskuptimin dhe mosvleresimin ndaj ndricuesve shpirterore. Eshte nje nderlidhje, nje konstante e moskuptimit.

Si per ta shpalosur edhe me fort kete absurd, ketu jane perfshire edhe poezite Punetoret fizike te komunales dhe Lemi i argateve, ku mjerimi social, moskuptimet dhe padrejtesite sociale rrotullohen si dhembezore te crregulluar dhe me rrezikshmeri te larte per fatet e shoqerise dhe te kombit.
Ne vellimin Frutat bizare Basri Capriqi vazhdon te inkuadroje ne tekstin poetik nje leksik dhe nje sintagmatike qe vjen nga fusha e disiplina te ndryshme te realitetit te sotem, te cilat nostalgjikeve te poezise se paster mund t’u duken te ashpra, trup i huaj ne poezi. Nga kjo pikepamje ai eshte nje poet me prirje te forte urbane. Bartjet e vargjeve ne disa tekste poetike, qe ne planin sintaksor nganjehere duken si proza poetike, e afirmon shumesine e mundesive te leximit te tekstit, ballafaqimin dhe opozicionin e asociacioneve si dhe virtuozitetin shprehes te gjuhes poetike. Perseritja e fjaleve, gjysmevargjeve apo edhe vargjeve, inkuadrimi i fjaleve te urta ne kontekste semantike ironizuese, krijon nje shtrese te vecante intonative e semantike, duke nuancuar ligjerimin e duke e rritur mundesine e shpalosjes se kuptimeve poetike. Nje ekzemplar i vecante dhe antologjik i ketij fahu eshte poezia Sizifi.

Basri Capriqi me kete vellim perfundimisht legjitimohet si kerkues i te vertetave te perhershme te jetes kombetare dhe si mjeshter per kumtimin e tyre me nje shprehje qe e ka te mbrujtur ne vete vertetesine artistike. Nganjehere zbulimet e te vertetave artistike te tij duken si te kishin qene aty prane syrit e mendjes sone. Pikerisht ashtu sic thote Lotman: “Ne tekstin e mire cdo gje perceptohet si te jete krijuar ad hoc”.

Prapa kesaj pershtypjeje qe le teksti tek lexuesi, mbetet gjithkahnaja e drames kombetare e njerezore, puna e mundimshme per shqiptimin e saj dhe dilemat e perhershme te poetit.

Per hir te tyre, gjithmone ia vlen te shkohet me tej.

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi

Vepra e Gjergj Fishtes e Rizbuluar

Lahuta e malcis e Gjergj Fishtes, e perbere nga 15612 vargje, te organizuara ne tridhjete njesi te vecanta, te cilat autori i quan kange, pershkohet tejembane nga rima si element i qarte dhe i theksueshem i strukures artistike te saj. Veshtrimi i funksionit te rimes ndaras nga ritmi, nga intonacioni dhe nga eufonia e vargut, sikunder veprohet kesaj radhe ne kete kumtese, mund te behet vetem kushtimisht, sepse keto elemente te struktures artistike te tekstit poetik jane gjithnje te mpleksura, duke futur ne trupin e njesise ritmike vazhdimisht skemat e ndryshme te perseritshmerive, kundershtite dhe plotesimet e tyre, te cilat jane fijet e semantikes poetike dhe te perjetimit estetik te tekstit. Ne vepren Lahuta e malcis, rima eshte nje element me fort i identifikueshem dhe me veprues ne konstruksionin artistik dhe semantik te saj, prandaj, kujtojme se funksioni i saj mund te behet objekt analize dhe vleresimi, pa cenuar integritetin e elementeve te tjere artistike.

Aplikimi i rimes ne kete veper poetike kaq voluminoze, e ka te deshifrueshem fillim e mbarim synimin e autorit qe ta beje sa me funksional monumentalitetin artistik te kryevepres se vet. Monumentalitetit te Lahutes se malcis ne planin e tematikes, ne planin e ideve, ne planin e ndertimit dhe te funksionimit estetik, i pergjigjet edhe perfundimi kumbues i vargut dhe koncentrimi jashtezakonisht i madh i kuptimeve poetike ne vargjet e rimuara.

Ndoshta nuk duhet perkujtuar se rima pervec funksionit tingullor, ka funksion semantik, i cili eshte edhe funksioni paresor i saj, sepse sikunder na e pohon Lotman, ne artin, i cili e perdor gjuhen si material, eshte e pamundur te ndahet tingulli nga kuptimi*. Po ky autor thote se tingullimi muzikal i rimes eshte prodhim jo vetem i fonetikes por edhe i semantikes se fjales, pune qe shihet qarte ne rastet e rimave homonimike dhe te rimave tautologjike, ku keto te dytat karakterizohen edhe nga varferia tingullore ne krahasim me te parat.

Gjergj Fishta e krijoi Lahuten e malcis me aspiraten krijuese qe t’u dhuronte bashkekombasve te tij nje veper qe do te ishte burim i pashterrshem i atdhedashurise dhe i mbrojtjes se identitetit kombetar, te integritetit kulturor e moral dhe te lirise kombetare si shkalla supreme e realizimit te jetes se kombit.

Perderisa ne planin qytetar e njerezor ai u udhehoq nga dashuria e madhe per atdheun, per gjuhen dhe per kombin, ne planin krijues ai u udhehoq nga frymezimi i fuqishem, cka shqiptohet qarte ne vargjet:

” se pa ty, besa, moj Zane,/veshtire se’ i fjale un muje m’e thane”* .

E frymezuar nga provinienca e zanws sw malit, vepra s’ka si te mos e synoje plotnine dhe persosmerine. Shqiptimi sa me i forte i ideve atdhetare dhe modelimi sa me i bukur artistik i tyre, jane dy koordinatat ku shpaloset dhe ku rrezaton aspirata krijuese e Fishtes, e shqiptuar perjetesisht ne vepren Lahuta e malcis.

Funksioni i rimes si element i struktures teresore artistike, ne kete kontekst, fiton legjitimitetin konceptual dhe estetik. Rima ne vepren Lahuta e malcis eshte perdorur ne kombinime te ndryshme dhe kjo eshte bere per te rritur larmine tingullore e semantike dhe per te evituar rrezikun e automatizmit. Nga veshtrimi teresor i kombinimeve te saj, shihet se dominon rima e puthur. Ky kombinim aplikohet ne vargjet ku zhvillohet naracioni poetik, pra, ku spikat me shume paraqitja e aksioneve, e veprimeve te heronjve te vepres. Rima e puthur jep mundesi me te madhe te zhvillohet ligjerimi poetik pa nderhyrje dhe pa komente, te cilat verehen me shume aty ku aplikohet rima e alternuar. Ne aplikimin e rimes se puthur, verehen afri te vargut te Lahutes se malcis me modelin e kenges popullore historike, e cila kryesisht eshte e krijuar ne teterrokesh dhe kryesisht ne rima te puthura. Vete lenda qe trajtohet ne vepren Lahuta e malcis, (e marre nga historia e re shqiptare per te cilen jane krijuar nje numer i madh kengesh popullore historike) dhe synimi i autorit qe vepra e tij te komunikoje e te ndikoje ne sa me shume recepiente (lexues e degjues), e ka kerkuar aplikimin e rimes se puthur ne pjesen me te madhe te vepres. Edhe fillimi i saj eshte ne kete skeme:

Ndihmo, Zot, si m’ ke ndihmue!
Peseqind vjet kishin kalue
cese te buk’ ren kete Shqipni
Turku e mbate ne robni*

Fishta ben nderrime te shpeshta te rimave femerore e mashkullore ne rastet e rimave te puthura dhe ka nje arsenal jashtezakonisht te pasur leksikor qe parakalon ne pozicion fundor te vargjeve. Duke qene bazamenti tematik i vepres gjakimi i lirise kombetare dhe flijimi per pavaresine e atdheut ne luftera me armiqte, eshte e qarte se shqiptohet perplasja e ashper ndermjet idealit te lirise (flijimit per te) dhe realitetit te ashper jetesor e historik. Kete vije te pergjithshme e shquan edhe rima. Fjalet e gjendura ne pozicion rime, kur jane te tilla qe si fenomene gjuhesore nuk kane lidhje ndermjet tyre, pra, semantikisht jane divergjente, ato ne varg krijojne rreze me te madhe semantike, sepse shpalosin hapesira te reja, here jashtetekstore, here tekstore, po gjithnje me mundesi me te medha te perjetimit estetik. Ja nje shembull:

un Shqiptar ata jane Shkje:
ne na dane nji gjak e’ i fe;
n’meni t’sho’shoqit kemi le:
keme ndermjet nji qielle e’i dhe!…*

Emertimi i identiteve nacionale te vecanta, me tej evidencimi i dallimeve dhe konstatimi i papajtueshmnerise supreme, fiksohen edhe ne fjalet qe rimohen:/Shkje; fe; le; dhe/, te cilat si fenomene gjuhesore jane divergjente por ne keto vargje krijojne nje teresi tingullore e semantike jashtezakonisht te fuqishme.

Rimat si: vellau/Shkjau, mizore/gratcore, Vranina/Cetina, Shqiptarit/Gospodarit, tagana/nana, rrfese/krese, rreziku/miku, Shqipni/Turki, t’zi/liri,etj, korelacionin semantik e krijojne ne ballafaqim te ndryshimeve kuptimore qe kane ne sferen e gjuhes konvencionale fjalet qe rimohen. Mirepo, ligjerimi poetik qe synon pershkrimet sa me te detajuara, s’ka si te evitoje edhe krijimin e rimave nga fjale qe semantikisht jane mjaft konvergjente si bie fjala: vetime/bubullime, Kosove/Gjakove, nama/gjama, robni/zi, vorrue/pushue, shkrete/mbete, Xhemjetit/Mbretit, etj. Nje balansim i ketyre rrymimeve eshte tipar i dallueshem ne te gjithe Lahuten e malcis.

Ne raste me te rralla rima e puthur shnderrohet ne rime-kolone ,duke unifikuar ritmin dhe kuptimin poetik, ndonjehere deri ne kufirin ku nxjerre krye mundesia e parashikimit te zhvillimit te rimes. Per shembull:

Hej, moj Zane,ty t’kjosha true,
si s’po t’bjen nder mend per mue,
pune te hershme me m’kumtue,
kange e valle me m’fillue;
por me rrin tue fluturue
molle me molle e ftue ne ftue
me ato shoqe tue kendue,
me ato shoqe tue vallzue,
tue vallzue, moj, tue lodrue*

Rima e alternuar aplikohet me rralle, por duke pasur parasysh vellimin e Lahutes se malcis, ajo kap nje numer shume te madh vargjesh. Pervec ne funksion te evitimit te automatizmit, rima e alternuar eshte esencialisht ne funksion te nuancimit te ndjenjave, te ideve dhe te qendrimit te subjektit krijues. Ja nje shembull qe eshte krejt emblematik ne favor te ketij konstatimi:

Po a kujton, mori gabele,
se Shqiptaret kane dalun fare,
qi me ardhe Knjazi, me’ i kale zhele,
per t’sunduem mbi toke shqiptare?*

Konflikti i shqiptareve dhe i malazezve eshte perplasur edhe ndermjet zanave. Zana shqiptare e Vizitorit e mund Zanen malazeze te Durmitorit (kjo na kujton perplasjen ndermjet perendive te Olimpit gjate luftes ndermjet akejve e trojaneve) dhe Fishta shqipton fjalet e Zanes shqiptare ne ate konflikt me emocionet, me ironine dhe me krenarine e tij transparente.

Ia vlen te permendet ketu se ne vellimin Mrizi i zanave, rima e alternuar ka aplikim shume me te gjere si ne poezite: Shqypnija, Gjuha shqype, Atdheut, 28 Nanduer 1913, Nji gjame desprimit, Gurrave te Jordanit (ku perdoret strofa safike), etj.,cka edhe verteton afinitetin e autorit per kete skeme ne rastet e theksimit te ndjenjave, ideve dhe qendrimeve te tij.

Nga veshtrimi teresor (megjithese jo statistikor) i rimarit te Lahutes se malcis, shohim se ne pozicion te fjaleve te rimuara me me shumice jane fjalet emra. Fishta eshte poet epik qe e shtrin ligjerimin e vet ne gjeresi dhe qe di te theksoje emra heronjsh, toponime, dukuri, te cilat duke u vene ne pozicion ku krijojne korelacione me fjale te tjera, theksohen me shume dhe behen qendra te theksimit te ideve e te kuptimeve poetike. Theksimi i emrave te heronjve dhe veprimeve te tyre me ndikese ne fatet njerezore po edhe te natyres, i jep kumbim dhe dramacitet vargut poetik. Per shembull:

pse me gjase, ke dridhet suka,
asht tue ardhe tash Oso Kuka.*

Rimari i Lahutes se malcis eshte jashtezakonisht i pasur dhe e shpalos individualitetin dhe origjinalitetin e vepres dhe te autorit. Ka cifte fjalesh qe perseriten ne pozicionime rimash nga disa here dhe ne kontekste te ndryshme, duke na dhene dore te hetojme vecantine e gjuhes poetike te Fishtes ne nivelin leksikor dhe figurativ. Fjalet dhe sintagmat si:zhari, vigma, ceta-ceta, rrfe mizore, leket, re mizore, t’bardhen Fe, zogu i shkines, si kokrrat n’shege, etj., marrin funksionin e poetizmave, pra, te gjuhes poetike qe e legjitimon ligjerimin poetik fishtian.

Sa i perket rimes dhe funksionit te saj te paramenduar e te realizuar tek Lahuta e malcis, do te ishte me interes te madh krahasimi i varianteve qe ka krijuar autori, sepse aty do te shiheshin qortimet dhe motivet qe i kane nxitur ato, ku pa dyshim do te jete marre gjithmone ne konsiderate, krahas ritmit dhe skemes metrike, rima si element i konstruksionit artistik te vepres.

Te perkujtojme ketu se ne disa fragmente te njesive te ndryshme te Lahutes se malcis, Fishta e eliminon krejtesisht rimen, duke iu afruar ne ato raste me shume intonacionit dhe ritmit te kengeve tona kreshnike, per te cilat Gjergj Zheji me te drejte ka konstatuar se jane ne arealin e vargezimit tonik. Ne ato fragmente (letra e carit te Rusise knjaz Nikolles, kenga e Kacel Dodes, letra e krereve shqiptare te shtate krajlave dhe mbretit te Stambolles, dyluftimi i Preles me Vasilin,) vijne e dalin ne plan te pare intonacioni dhe ritmi, duke afirmuar ashtu rrezatime edhe me te medha estetike te vepres. Rikthimi i rimes pastaj, kombinimet e ndryshme te saj, pasuria leksikore e fjaleve te rimuara, tingullimi dhe rrezatimi semantik qe prodhojne, ia krijojne rimes ne kete veper statusin e kodit rregullues te vargut dhe te njerit nga elementet fundamentale te struktures artistike.

Shkruan : Profesor Dr. Milazim Krasniqi

PERSE MENDOHEN KETO MALE – Ismail KADARE

Heroika dhe tragjika – nje zemerate rrenuese
Poema “Perse mendohen keto male”, me simboliken dhe me idete e veta, ka ushtruar nje ndikim te ndieshem ne mendimin e lexuesve te vet, vecmas ne Kosove. Ndoshta me shume se disa vepra edhe me te rendesishme te autorit. Edhe per shkak te ketij komunikimi me shkalle te larte, ndoshta do te ishte e dobishme qe autori t’i rikthehej (nese nuk i eshte rikthyer tashme, sikunder ka bere me shume vepra te tij), dhe te beje nje rikompozim te ri te disa elementeve te saj morale dhe ideologjike e rrjedhimisht edhe estetike.

Mbijetesa shqiptare neper humnerat e historise, duke qene njera nga shtyllat me te forta te tematikes se letersise shqipe, ka ushtruar nje ndikim jo te paket per krijimin e nje ideje te reagimit dhe te vetepercaktimit te njeriut shqiptar. Sipas ketij vetepercaktimi, edhe njeriu me nente plage ne trup ( Gjergj Elez Alia), e mund armikun dhe le pas vetes kujtimin e nje figure heroike e tragjike njeheresh. Pikerisht kjo simbioze e heroikes dhe e tragjikes, qe shpalos nje veteeprcaktim shqiptar, eshte bosht tematik dhe ideor i poemes “Perse mendohen keto male” te Ismail Kadarese. Kjo poeme mund te mirret si nje shembull i krijimit te nje vepre shenjuese te mbijeteses, me nje ngjizje te heroikes dhe te tragjikes shqiptare.

Nje intonim i fuqishem psikologjik

Poemen “Perse mendohen keto male” Ismail Kadare e shkroi ne vitet 1962-64, qe ishin vite te pershkuara nga vetizolimi ekstrem i Shqiperise, nga kercenimet e jashtme dhe nga glorifikimet ideologjike te vetizolimit. Por, duket se rrenimi i brendshem i Shqiperise kishte filluar te jipte shenja alarmante, aq sa poeti ndiente nevoje qe te rikonfirmoje edhe nje here fuqine e mbijeteses shqiptare. Edhe pse Kadare nuk i referohet ne menyre eksplicite kohes aktuale dhe vetizolimit aktual, eshte evidente se aty eshte konteksti i frymezimit/ shqetesimit, prej nga poeti del subjekt aktiv, nje deshmitar dhe nje pjesemarres ne ate levizje deshmuese te mbijeteses:

Vrapon hija e pushkes

Pret male, fusha, fshatra,

Hija e tytes leviz shpejt ne muzg.

Eci dhe une ne nje pllaje te pjerret

Me nje mendim ne koke

Diku.

Nje poet i vetmuar, “ne nje pllaje te pjerret”, i preokupuar me pamjen gjigante te hijes se pushkes, (Hija e mendimit dhe hija e pushkes/ Kryqezohen e perplasen ne muzg), vete shnderrohet ne nje protagonist te izolimit dhe te meditimit per enigmat e fatit. “Hija e mendimit”, e cila kryqezohet me hijen e pushkes, eshte ndergjegjesimi/veteeprcaktimi autorial, i cili u huazohet maleve, qe ato te mendojne per fatet e veta dhe te banoreve te vet. Ajo vetmi dhe ai muzg, jane ambienti i nje introspeksioni dramatik per kohet e kaluara dhe fatet e ardhshme. Me duket se kapja e ketyre dy elementeve, vetmise dhe muzgut, ka bere qe teksti poetik te kete nje intonim te fuqishem psikologjik.Ndersa, pushka eshte figura qendrore e poemes dhe boshti i ideve te poetit per vetepercaktimin e njeriut shqiptar neper shekuj:

Keshtu ke ecur gjithmone, Shqiperi,

Me kembet e gjata,

Me nje pushke te gjate,

Ecje dhe s’dije ku veje ti.

Pushka eshte shembellim i gjymtyreve, nje gjymtyre faktike, ne te cilen eshte mbeshtetur Shqiperia, per te qendruar ne kembe. Me tej, pushka eshte edhe vlere e riperteritjes, e barazvlershme me riperteritjen biologjike te njeriut shqiptar, e krahasuar me gruan:

Se gruaja lindte femije,

Por pushka lindte krisma,

Dhe per shqiptarin ishin

Po aq te shtrenjta te dyja:

Dhe krisma dhe femija.

Ne shpalosjen e nje introspeksioni dramatik te fateve kombetare, me nje intonim te fuqishem emotiv, pushka figurohet edhe si njesi matese e tokes se atdheut, si leva e Arkimedit, si vazhdim i shtylles vertebrore, si fat mbi shpine te njeriut shqiptar. Eshte nje seri e argumentimit te fuqise se mbijeteses, e koncentruar neper shume vargje, me nje ngulmim imponues.

Por, si gjithnje fati ka me vete edhe fatkeqesine. Pushka i hante njeriut edhe yndyren e paket, po i shkurtonte jeten, gje qe eshte me anen e nje figure mbreselenese ne vargjet ( Me te gjate shtatin ia bente pushka,/ Megjithese shpesh jeten me te shkurter ia bente./

Akuza ndaj historise

Introspeksioni i dominuar nga ndjenja te rrembyeshme, zbulon armiqte e simbolit shqiptar te rezistences dhe te mbijeteses, edhe atje ku nuk mund te kerkohen racionalisht. Ne nje atmosfere tjeter poetike, poeti mbase do te kerkonte fndryshkjen e mjetit te vrasjes, (pushkes), por i rrembyer nga ideja e heroikes, ne nje ligjerim per vetepercaktimin kombetar, ai akuzon ata qe nuk kane predikuar perdorimin e pushkes:

Dhe fjalet latinisht dhe fjalet arabisht

Mbi tyten e pushkes binin si ndryshk.

Dhe jo vetem fjalet latinisht e arabisht shenjohen si elemente te pergjumjes, te kllapise e te mashtrimit. “Ca poete” qe shkruanin per zanat e shtojzovallet, per bjeshket epike, Kadare i sheh si pergjumes dhe mashtrues, mbase duke menjanuar per nje cast faktin se pikerisht ne kohera deshperimesh te renda, poetet hymnizojne te kaluaren, perpiqen qe permes saj te ngjallin te njerezit krenarine dhe ndergjegjesimin. (Poetet romantike dhe postromantike nuk mund te benin ndryshe as ne Shqiperine e mbytur ne mjerim e vuajtje.)

Molloket e zemerimit dhe te fajesimit perplasen edhe per Pallatin e mbretit, per shtetin, per jeten mondane, per mitet, per tere historine. Eshte nje zemerate rrenuese, qe sfidon gjithcka, ne perpunimin e idese shpetimtare, e cila vjen ne formen e nje shpetimtari, (Partine Komuniste), megjithese ne tere intonimin e poemes, duket si nje shartim disi i panatyrshem.

Me duket se edhe ndarja e poemes ne 24 njesi, me shume se si konstruksion artistik, eshte bere per te strukturuar idete autoriale per rendin e defekteve te vlerave dhe te historise kombetare, per numerimin e armiqve te Shqiperise, duke i theksuar vec e vec. Ndarja ne njesi te vogla, pa nje rend kronologjik motivor ndermejt tyre, e ben konstruksionin artistik te poemes qe te jete i brishte, aq sa disa nga njesite mund te funksionojne edhe si poezi me vete. Ligjerimin me emocione te forta Kadare e ka materializuar me nje varg te larmishem, qe materializon oscilimet tematike dhe te ideve poetike. Eshte nje varg i lire, i mbushur me interpunksion, si per te sugjeruar nje te folur me ngulce. Ne pjesen derrmuese te poemes vargjet shtrihen ne gjeresi narrative:

Dhe Shqiperia prape strukej ne kasolle,

Ne netet e saj te zeza mitologjike:

Ne ca tela lahute kerkonte te thoshte dicka

Nga shpirti i pakuptueshem i saj.

Mirepo, ka edhe njesi ku ndodh reduktimi i vargut, kapja e detajit:

Dhe permbi trup,

Si shtese e hekurt,

I rritej e zeze

Pushka e gjate.

Nje cast i shkurter dhe nje histori e gjate

Pozicioni kohor fiksohet qe ne vargun e dyte te poemes: “Ndersa dielli tutje perendon ne xhade?” dhe poema mbyllet me vargun qe serish e fikson gati te njejten kohe: “Ndersa muzgu po bie tutje ne xhade”. Pra, eshte nje kohe fare e shkurter, kohe nga nje perendim dielli ne nje muzg po ne te njejten xhade, ndersa ne mes eshte introspeksioni per historine e gjate, heroike dhe tragjike te atdheut, me nje zemerate rrenuese.

Poema “Perse mendohen keto male”, me simboliken dhe me idete e veta, ka ushtruar nje ndikim te ndieshem ne mendimin e lexuesve te vet, vecmas ne Kosove. Ndoshta me shume se disa vepra edhe me te rendesishme te autorit. Edhe per shkak te ketij komunikimi me shkalle te larte, ndoshta do te ishte e dobishme qe autori t’i rikthehej (nese nuk i eshte rikthyer tashme, sikunder ka bere me shume veprat te tij), dhe te beje nje rikompozim te ri te disa elementeve te saj morale dhe ideologjike e rrjedhimisht edhe estetike.

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi

SONETET E ZEF SEREMBES

Version i shkurtuar

Zef Serembe (1844-1901), ne opusin poetik te krijuar ne gjuhen shqipe, sonetin e ka krijuar me nje prirje dhe sens te dukshem, duke e bere kete forme poetike si nje nga shenjat identifikuese te artit poetik te tij.

Po te kihet para sysh menyra e krijimit te poezise nga Zef Serembe, pra, krijimi edhe ad hoc i poezive, me improvizim te atyperatyshem te vargjeve, me shumezimin e varianteve te se njejtes vjershe nga rasti ne rast, prirja e tij drejt sonetit duket e habitshme. Kjo per arsye se soneti eshte nje forme shume precize nga pikepamja metrike, qe do te thote se kerkon nje organizim shume specifik te vargut. Krijuesit e sonetit rendom njihen si autore te disiplinuar, me prirje per te punuar gjate ne skalitjen e vargjeve dhe ne persosmerine e shprehjes poetike. Ndersa, Zef Serembe ishte nje autor me nje dinamike jetesore larg prehjes e disiplines, larg rehatise e perqendrimit. Duket se ishte vete karakteri i tij ambicioz, shkaku themelor i veshtiresive te jashtme, qe ia nxinin jeten. Zef Serembe nuk kenaqej brenda nje konvence sociale e intelektuale, e cila i ofronte mundesi te kufizuara per tu afirmuar si personalitet dhe si krijues. Hapesira e ngushte e komunitetit arberesh, izolimi i ketij komuniteti, prapambetja sociale dhe kulturore, prej Zef Serembes perjetohesin si pranga, edhe ne kohen kur ai nuk arrinte ta artikulonte racionalisht pakenaqesine dhe revolten e vet. Perjetimi i detajeve te ambientit te vendlindjes se vet me ritme dramatike, eshte shprehje e shqetesimit dhe e pakenaqesise, me shume se e identifikimit te fuqishem me ate ambient, edhe pse as kjo lidhje nuk mungon.

Nga kjo shperputhje evidente e jetes dhe e krijimtarise se tij, po ku soneti ishte nje forme e preferueshme poetike, behet e qarte se Zef Serembe kishte nje talent jashteserik, i cili edhe ne fushen e krijimtarise poetike thyente konvencat, ngase ai arrinte te krijonte sonetin, ne formen e tij te komplikuar, edhe ne nje bashkebisedim rasti, ne nje darke miqsh, me lehtesi te jashtezakonshme. Fjala vjen, sonetin Dhuninke Maurit, poeti e krijoi ne prani te vete Maurit, si nje shenje nderimi per personalitetin e shquar te botes arbereshe. Nese nuk e ka lexuesi kete informacion lidhur me menyren e krijimit te sonetit Dhuninke Maurit, e ka te pamundur te vereje ndonje disnivel esencial te ketij krijimi poetik me krijimet e tjera te Zef Serembes. Organizimi metrik i sonetit Dhuninke Maurit, eshte krejt brenda skemes se njembedhjeterrokeshit. Poashtu skema rimore ne katrena :abba/ abba dhe ne terceta: cde/edc, eshte precize, si ne shumicen derrmuese te soneteve te tjera te poetit. Disa nga elementet e skicuara ne kete sonet, si portretimi moral i heroit lirik, vleresimi i vepres se ketij heroi nga pikepamja morale dhe nacionale, vleresimi i diturise si nje nga kulmet e arritjes se intelektit njerezor, ne fakt jane nga ato elemente qe perseriten edhe ne krijime te tjera te Zef Serembes, si qendra te ideve poetike te tij. Me nje fjale, qe ne vitin 1860, kur e improvizoi kete sonet, ne nje ndeje rasti, Zef Serembe, ishte krijues me botekuptime te formuara, aq sa ato arrinte ti artikulonte me nje lehtesi evidente edhe ne formen e rafinuar te sonetit, si te ishin korpus i poezise gojore.

Sonetet e Zef Serembes ne gjuhen shqipe, jane ne koherence te plote me prirjet dhe me realizimet e tjera poetike te ketij autori. Nga kjo pikepamje, Zef Serembe eshte nje poet me origjinalitet te dallueshem qarte, pavaresisht se ne cfare forme poetike shprehet. Rrjedhimisht, sonetet e tij jane brenda qarkut te poetikes serembiane, te ngjizjes se shperthimit momental e impovizimit dhe synimit qe te arrihet pesosmeria e formes poetike, e jo produkt i analogjive apo i shfrytezimit te modeleve te gatshme te poeteve te tjere. Madje as bashkekombesit e tij te famshem, Jeronim De Rada dhe Gavrill i Riu, nuk jane modele per Zef Seremben, sepse ata nuk kane krijuar fare sonetin. Ndersa, poemat narrative te ketyre dy koloseve te poezise shqiptare, nuk ndiqen nga ana e Zef Serembes, as ne kompozicion, as ne ide. Poezia e Zef Serembes pergjithesisht eshte me lirike, me ekspresive, me e shkurter dhe me pak narrative, se poezia e De Rades dhe e Gavrill Dares se Ri.

Nga ana tjeter, as krijimet sonetike te poeteve te medhenj italiane, si Dante Aligieri e Francesko Petrarka, nuk jane ndjekur si modele. Zef Serembe nuk ka krijuar teresi me te medha sonetike, me personazhe te afishuara si shembellim i Beatrices se Dante Aligierit apo i Laures se Francesko Petrarkes. Konceptimet poetike te Zef Serembes ne krijimet sonetike, nuk jane produkt i koncepcioneve dhe konstruksioneve filozofiko-morale, i procedurave te nderlikuara kompozicionale dhe ideore. Edhe kur nuk jane krijime ad hoc sic eshte soneti kushtuar Domenike Maurit, sonetet e Zef Serembes jane me shume shperthime spontane poetike, qe evidencojne ndonje detaj ose ndonje perjetim konkret intim, ne korelacion me ambientin e jashtem, po qe mbyllet ne nje kornize te reaksionit personal apo te nje vleresimi moral.

Sonetet – perkushtime: ballafaqimi i vlerave te vetes me te tjeret

Ne nivelin e tematizimeve poetike, Zef Serembe ka krijuar sonetet-perkushtime, ndaj disa figurave konkrete te komunitetit arberesh, ose edhe me gjere. Pervec sonetit Dhuninke Maurit, sonete-perkushtime jane edhe: Aliut Tepelenasit, Koroneut, Shen Merise Virgjer, Shen Kozmait e Shen Damjanit dhe Zep De Rades. Koncepti inicues i ketyre perkushtimeve duket te jete impulsiviteti i perjetimeve personale dhe i nevojes se shqiptimit te atyre perjetimeve intensive, pastaj mahnitja me figurat e caktuara dhe iritimi me disa te tjera. Po ne te dyja rastet, poeti veten e sheh ne qender te perjetimit e te vleresimit poetik, moral e njerezor, qofte ne rolin e adhuruesit, ndaj Dhuninke Maurit, Koroneut, Shen Kozmajt e Shen Damjanit, Zep De Rades, qofte ne rolin e gjykatesit, ndaj Aliut Tepelenasit, Shen Meris Virgjer.)

Kontrollimi rigoroz i shprehjes dashurore – deshmi e moralitetit

Motivi dashurise, qe eshte nje nga motivet qendrore te poezise se Zef Serembes, eshte perjetesuar edhe ne nje sonet te poetit ne gjuhen shqipe, Fitirja e asana. Soneti fillon me konstatimin e subjektit poetik per bukurine e vashes dhe vazhdon me pershkrimin e bukurise se saj fizike. Eshte nje pershkrim gradual, i qete dhe solemn, deri sa arrin piken kulmore ne vargun e fundit, ( E nde se kjeshen te Mbiereu te kjelle), duke e bere bukurine e saj nje fuqi qe i kundervihet edhe ligjit te gravitacionit. Po e tera eshte e realizuar me nje drojtje, me kursim dhe me kujdes te theksuar, thua se poeti ka droje se mos e lendon subjektin e poezise se tij. Po ky kursim ndihet edhe ne sonetin Zonjes lule. Ky kontrollim rigoroz i shprehjes, mund te jete deshmi e moralitetit te poetit, perkatesisht e vetedijes se tij per vleresimin moral te komunitetit.

Veterrefimi i sinqerte

Soneti Fitirja ime, i perbere nga dy njesi, eshte portetimi me autentik i pamjes fizike dhe i karakterit te poetit Zef Serembe, me vlera edhe per sa i takon autobiografise se poetit. Keto dy njesi sonetike duket se e kane fillesen te nje nevoje e poetit qe te argumentoje shendetin dhe moralitetin e tij faqe te tjereve, o per faktin se vetedija per posedimin e ketyre vlerave e bente krenar, o per faktin tjeter se kishte nevoje qe te fitonte edhe miratimin e te tjereve per ate qe thoshte vete per veten. Pra, me shume se nje nxitje e paster krijuese, per te shpalosur ide e mesazhe poetike, keto dy krijime poetike jane perpjekje per te legjitimuar veten ne ne nje edicion te vleres kulminante konkrete jetesore. Perdorimi i figures se efiksionit per te pershkruar ne detaje pamjen e vet fizike, eshte nje moment interesant ne vepren e poetit Zef Serembe. Ne prapavije te kesaj nevoje personale te argumentimt te shendetit e te moralitetit personal, mund te qendronte ndoshta dyshimi i fshehte i ndokujt ose i shumekujt, megjithese poeti nuk ka fryme polemike ne vargjet e tij. Ka vetem argumentim te shtresuar, te shnderruar ne argument perfundimtar, te panegocueshem, ( Si jam mire e kodine tas nganjeri) Pozicionimi i vetes ne poezi, here konkretisht e here si hero imagjinar, eshte nje prirje e natyrshme e romantikeve, prandaj po te shikohet nga kjo ane, Zef Serembe vetem ndjek rrymen e madhe romantike. Por, shikuar nga fati jetesor qe me vone iu rezervua, kjo poezi eshte nje paralajmerim i atij fati te ngjizur ne kunderthenie e ne fatkeqesi, sepse ndarja ndermjet shendetit fizik dhe atij shpirteror, eshte evident.

Struktura metrike e soneteve te Zef Serembes

Sonetet e Zef Serembes te shkruara ne gjuhen shqipe, jane te paramenduara prej poetit brenda natyres strandarde te kesaj forme poetike, pra ne njembeshdhjeterrokesh dhe me nje kombinim te caktuar te rimave. Edhe ne rastet kur sonetin e krijon ad hoc, si sonetin kushtuar Dhuninke Maurit, Zef Serembe manifeston dijen dhe ndjeshmerine qe te respektoje strukturen e kesaj forme poetike. Ne kete sonet te Zef Serembes, dominon si tendence njembedhjeterrokeshi, megjithese haset ndonje oscilim metrik, pra nje pasaktesi ne disa vargje: 2, 6, 8. Skema e rimave eshte: abba/abba per katrenat dhe cde/edc per tercetat, qe do te thote eshte krijuar brenda nje modeli te njohur te sonetit.

Ne katrenat Zef Serembe krijoi sipas skemes se rimes se alternuar abab/abab ne pesembedhjete sonete, ndersa sipas skemes se rimes se kryqezuar ne kater sonete. Ndersa, ne nje sonet ka perdorur nje skeme krejtesisht te crregullt, abba/cccc, e cila nuk eshte ne pajtim me skemat e kesaj forme.

Sa u perket tercetave, ato jane krijuar ne forme kombinimesh shume te larmishme, gje qe eshte ne pajtim me praktikat e shumices se poeteve qe kane krijuar sonete.

Po ne pergjithesi mund te thuhet se rimat e soneteve te Zef Serembes nuk jane gjetje shume mjeshterore, nuk jane rezultat i ndonje perfeksioni me te forte poetik, i cili do te synonte qe koncentrimin e ngarkeses semantike ta barte ne rima.

Zef Serembe eshte poeti i shperthimeve te forta emocionale, i ligjerimit qe synon transmetimin e informates per ndjenjat e tij personale, per oscilimet dramatike te disponimit te tij. Kjo qasje e ben qe te mos koncentrohet me shume ne menyren e transmetimit, po ne vete transmetimin e informates poetike. Prandaj, poezia e tij, ku perfshihen edhe sonetet, shquhet per nje komunikativitet me te larte.

Po te shikohen brenda vepres poetike te Zef Serembes, sonetet ne gjuhen shqipe, te botuara qofte nga ai per gjallje qofte nga Kozmo Serembe ne vellimin Vjershe, nuk paraqesin majat e vlerave artistike te Zef Serembes. Ne planin tematik, ato paraqesin nje intimitet me te thelle, me te dukshem te poetit, qe do te thote se zgjedhja e kesaj forme poetike eshte bere per te shprehur ndjenja me fine, me personale.

Krijimi i sonetit prej tij sot ka nje vleresim te dukshem ne mendimin historiko-letrar shqiptar, sepse sonetet e Zef Serembes ne fakt e konsitutojne nje praktike te krijimit te kesaj forme dhe i krijojne nje nivel solid, i cili edhe ne ditet tona mbetet i admirueshem.

Duhet te theksohet edhe nje vlere e vecante e poezise se Zef Serembes: edhe me mjete te kufizuara gjuhesore, (nje e folme e izoluar, pa zhvillim normal per shekuj te tere), mund te krijohen vepra poetike solide, kur eshte fjala per talente te medhenj.

Sonetet ne italishte

Zef Serembe shkroi nje numer te madh sonetesh ne gjuhen italishte, ose i botoi ne kete gjuhe sonetet qe paraprakisht i kishte shkruar ne gjuhen shqipe. Ne parathenien e vellimit Canti originali tradotti dall albanes te vitit 1883, Zef Serembe, nder tje tjera shkruan: E ky eshte motivi per te cilin, o Rini e shkelqyeshme Italiane, vendosa me zemer te thyer te jap per botim kete vellimth ku, se bashku me perkthimmin fjale per fjale te disa kengeve te mia origjinale shqipe, kam future edhe disa poezi te miat italisht, te diktuara pothuaj ne menyre te improvizuar, sipas kerkeses se miqve, me shprese qe me te hollat nga shitja e ketyre te mund ti grumbulloj mjetet qe me jane te nevojshme per tia arritur qellimit qe i kam caktuar vetes. 8

Pra, vete autori e ben te qarte se keto sonete jane botuar ne gjuhen italishte, ndersa origjinali ne shqip nuk eshte publikuar.

Edhe Alberto Stratiko, i cili ishte nje njohes i mire i vepres se poetit, ne shkrimin e tij Manuali di litteratura albanese, ne vitin 1896, nder te tjera shprehej: Poezite shqipe, qe jane 32, nuk u publikuan ne origjinal, por u kthyen fjale per fjale prej vete autorit ne nje italishte te paperpunuar dhe jo te perpikte…9 Ndersa, perkthimet qe jane bere nga studiues te poezise se Zef Serembes, nuk mund te mirren si objekt studimi, sepse ato jane perkthime dhe jo krijimet origjinale te poetit. nuk eshte i Zef Serembes.

Ajo qe eshte e rendesishme per studimin tone, ka te beje me faktin se Zef Serembe e manifestoi prirjen e tij ndaj sonetit edhe ne krijimet ne italishte, dhe se ne fazen e vonshme te krijimtarise se tij, kete prirje e misheroi edhe drejt krijimit te teresive poetike sonetike, si ne rastin e krijimeve Nje zoti kalabrez, Nje fshatarak tagrambledhesit te …cilitdo vis te Italise, Ideali im, Nje vasheze, etj. Keto krijime jane konfirmim i prirjes se tij ndaj sonetit dhe i aftesise se tij qe te shqiptoje idete dhe ndjenjat e veta ne kete forme delikate dhe komplekse poetike.

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi

Poezia e Pashko Vases Mori Shqypni

Poezia e Pashko Vases Mori Shqypni, e mjera Shqypni, e ka fokusuar gjendjen faktike dhe deshperimin autorial per shkak te asaj gjendjeje, dhe ka dhene nje alternative te shpejte, revolucionare. Por, ajo qe i ka munguar sensit te Pashko Vases, ka qene mungesa e vetedijes per rolin e madh, te jashtezakonshem qe do te mund te luante feja ose fete ne projektin e clirimit kombetar. Natyrisht, me kusht qe ato te viheshin edhe ne nje funksion te gjithanshem mobilizues, emancipues dhe ndergjegjesues kombetar.

Poezia qe mbart te nderthurur ne vete per me shume se nje shekull nje figure poetike nbreselenese dhe nje kocept ideologjik per identitetin kombetar, te emertuar si Shqyptaria, nuk ka si te mos jete vazhdimisht objekt analize dhe rivleresimi. E tille eshte poezia Mori Shqypni, e mjera Shqypni (1880) e Pashko Vases, e cila edhe pas njeqind e njezet vjeteve, me vleren e saj qendrore ka ruajtur nje fuqi komunikimi dhe identifikimi me lexuesit e vet. Me ka rene te shoh jo pak njerez, qe nuk dine shume ose madje nuk dine asgje per autorin e poezise Mori Shqypni, e mjera Shqypni, por sapo te permenden vargjet e saj, jane ne gjendje qe se paku te shprehin nje emocion, qe shkaktohet nga perjetimi i idese se saj. Pervec se eshte ne nje fare dore si nje vazhdim i tradites se receptimit oral te vlerave poetike, kjo menyre reagimi me duket se ka te beje me shume me vleren qendrore te poezise se Vases, per shqyptarine si legjitimim i identitetit kombetar.

Nje sakrifice autoriale…

Figura poetike dhe koncepti ideologjik shqyptaria, krijohen ne poezine Mori Shqypni, e mjera Shqypni, ne finalizimin e nje angazhimi poetik, per ringritje kombetare, per rimarrje te vetes, per zgjim nga gjendja e mjere:

conju, o shqyptare, prej gjumit coniu,,

te gjithe si vllazen ne nji bese shtrengoniu

edhe mos shikoni kisha e xhamia,

fe e shqyptarit asht Shqyptaria.

Urdheri autorial ne dy vargjet e para eshte se zgjimi nga gjumi dhe lidhja ne nje bese vellazerore, jane kerkesat paraprake, pa te cilat nuk eshte i mundshem asnje veprim i metejshem. Ndersa, si finalizim te rikthimit te identitet, te rimarrjes se vetes, Pashko Vasa e sheh lenien menjane te feve dhe krijimin e nje feje te re, te emertuar po prej tij si shqyptaria. Ky eshte nje apel poetik dhe atdhetar, i cili buron nga nje vetedije per gjendjen katastrofike te kombit, dhe si nje alternative per te dale nga humnera. Ndjenjat e fuqishme atdhetare ne keto vargje kane fituar perparesi te plote ndaj ndjenjave te thella morale, edhe te vete Pashko Vases, te misheruara me besimin ne Zot. Eshte nje sakrifice autoriale dhe morale e njeriut qe eshte i angazhuar me tere qenien per ringjalljen e kombit te vet.

Nga shenimet e shumta te Pashko Vases dhe nga vepra e plote e tij, nuk mund te nxirret ndonje hipoteze per te qenit e tij si ateist. Pashko Vasa eshte nje njeri me bindje te thella humaniste po edhe fetare. Mirepo, angazhimi ne frymen e zgjimit kombetar, e ben qe se paku ne nje cast te krijoje nje rend te ri te vlerave shpirterore, duke e nxjerre kauzen e kombit, me shqyptarine si emertim te saj, si nje ndjenje me perparesi mbi te gjitha te tjerat. Figura e krijuar prej tij ne vargjet e sipercituara, e ka gjithe fuqine emocionale dhe gjuhesore, per te qene vepruese ne ndergjegjen e recepientit. Por, ne nivelin e tyre si krijuese te nje koncepti, vargjet bartin ne vete nje kunderthenie me moralin dhe me nje arsenal potencial te ndjenave te njeriut shqiptar. Duke u nisur nga nje gjendje aktuale politike shqiptare, Pashko Vasa nxjerre perfundimin se kombit i duhet nje ideologji revolucionare e rrenimit te lidhjeve te njeriut shqiptar me fe. Kemi te bejme me nje bartje te fajit per gjendjen deshperuese, nga fusha objektive ne ate subjektive. Ngushtimi i kuadrit te shkaqeve per gjendjen e mjere te shqiptareve ne nivelin e besimeve fetare, eshte nje ideologeme agresive poetike dhe politike.

E drejta, poeti ne tere poezine e vet ben eksplikimin e gjendjes se te kaluares se madherishme ne nivelin e moralit dhe te frymes luftarake, qe eshte ne kuadrin e nje frymezimi romantik:

Kur kriste pushka, si shkrepet moti,

Zogu i Shqyptarit gjithmon i zoti

Nga ana tjeter, shpalosja e gjendjes aktuale te kombit e te atdheut behet me nje pershkrim emotiv, por shume racional, sa mund te shikohet si nje lloj ligjerimi me shkalle te larte te frymezimit. Perkunder ketyre alternimeve harmonike, vjen konkluzioni pothuajse revolucionar, sipas te cilit zgjidhja eshte te heqja dore nga “kisha e xhamia” dhe te perqafimi i nje feje te re, qe ne kete rast eshte e pagezuar shqyptaria. E thame me heret se ne rastin e Pashko Vases, nuk mund te behet fjale per nje shfryrje ateiste, sepse ai nuk ishte i atille. Por, ky koncept nuk eshte as romantik, sepse dihet se poetet romantike ishin mjaft te frymezuar edhe nga vlerat fetare.

Zgjidhja do te ishte te integrimi dhe jo te perjashtimi

“Gjetja” e Pashko Vases ka te beje me dilemat shqiptare te identifikimit, qe nga koha e formimit te kombit e deri ne ditet tona. Ne rastin e shqiptareve, per faktin se ne nje proces teper te veshtire te mbijeteses dhe te formimit kombetar, jane perqafuar tri fe te ndryshme, nuk ka qene e mundshme qe feja te luaje rolin integrues ne nivel kombetar, sikunder ka ndodhur te kombe te tjera, te cilat ne procesin e formimit kombetar, kane arritur nje unifikim edhe ne planin fetar. Pra, me shume se te roli percares i klerit dhe te dobesimi i kombit per shkak te konvertimeve ne kombe te tjere, ne rastin shqiptar duhet te shikohet pasoja e mungeses se rolit integrues te fese ne formimin kombetar dhe ne luften e tij te veshtire per pavaresi dhe jete te lire. Duke mos e inkuadruar kete force shpirterore mobilizuese ne projektin e clirimit kombetar dhe te krijimit te shtetit kombetar, shqiptaret kane luftuar pa mundur ta shfrytezojne njeren nga armet me te fuqishme. Rastet me markante ne historine shqiptare flasin edhe per shembuju jo te paket te mobilizimit te personaliteteve fetare ne projektin nacional shqiptar, nga te tri fete ekszistuese. Por, eshte fjala per angazhimin e njerezve konkrete, te bartese te funksioneve fetare, e jo te fese ose te feve eksizuese si teresi.

Poezia e Pashko Vases Mori Shqypni, e mjera Shqypni, e ka fokusuar gjendjen faktike dhe deshperimin autorial per shkak te asaj gjendjeje, dhe ka dhene nje alternative te shpejte, revolucionare. Por, ajo qe i ka munguar sensit te Pashko Vases, ka qene mungesa e vetedijes per rolin e madh, te jashtezakonshem qe do te mund te luante feja dhe fete ne projektin e clirimit kombetar. Natyrisht, me kusht qe ato te viheshin edhe ne nje funksion te gjithanshem mobilizues, emancipues dhe ndergjegjesues kombetar. Konkretizimi i kesaj teze do te thoshte se do te duhej te promovohej ideja dhe koncepti se kishat dhe xhamiat e shqiptareve ishin dhe duhej te ishin objekte te frymes se shqyptarise. Pra, integrimi i tyre ne projektin kombetar dhe jo perjashtimi ose zevendesimi i tyre.

Poezia e vetme e Pashko Vases, vertet edhe pas njeqind e njezet vjeteve na shkakton perjetime emocionale dhe estetike, sepse ka nje teresi vlerash. Nje poezi e shkruar me qellimin e qarte qe te ndikoje fort ne ndergjegjen e bashkekombasve, ( poezia eshte perhapur ne forme letrash dhe eshte transmetuar edhe goje me goje dhe eshte tejshkruar nga miqte dhe adhuruesit e Vases), ka mjaft elemente poetike qe e bejne me te depertueshem mesazhin e saj. Poezia eshte e shkruar ne dhjeterrokesh, nje varg i njohur shqiptar qe ne fushen e poezise gojore ka prodhuar kryevepra te verteta. Poashtu rima e puthur, karakteristike per poezine gojore historike shqiptare, eshte nje element i vargut qe e ben me te komunikueshem vargun poetik. Leksiku i aktivizuar eshte i arealit social dhe kulturor shqiptar, qe e ben poashtu me te lehte ngulitjen e figurave poetike te kesj poezie.

Por, poezia Mori Shqypini, e mjera Shqypni, me duket se mbetet e paharrueshme dhe aktuale e aktualizuese, para se gjithash per shkak se dilemat shpirterore te shqiptareve nuk jane zgjidhur as sot e kesaj dite.

Shkruan nga : Profesor Dr. Milazim Krasniqi