Solidariteti Yne
Shqiptaret Popull Solidar
I.
Shqiptaret si popull nuk kane lidhje gjenetike me popujt fqinje, ne prekje territoriale te drejtperdrejte. Ne pemen gjenealogjike te familjes indoeuropiane gjuha e tyre vendoset si dege me vete, ndermjet greqishtes e latinishtes. Shqipja nuk ka lidhje bijerie (filiacioni) dhe as moterie me ndonje prej gjuheve te gjalla te familjes ku ben pjese. Kjo – lidhja e drejtperdrejte burimore me paragjuhen – mund te ishte nje shkak vetevecimi per shqiptaret. Por, megjithese te tille, shqiptaret kane trasheguar nje shpirt solidariteti me te tjeret.
“Nene Tereza e ka dhene (dedikuar) tere jeten me plot flijime ne te mire te te varferve, te te debuarve, te te semureve, te atyre qe s’kane strehim dhe jane pa dashuri. Ajo gjithnje ka deshmuar fuqine e miqesise vellazerore, duke nxitur keshtu zhvillimin e vertete njerezor dhe shoqeror”.
Papa Gjon Pali II
Kultura tradicionale shqiptare tregon se koncepti i ketij populli per “tjetrin” nuk eshte armiqesor, sic ndodh rendom nder popujt e zonave te nxehta, sic eshte edhe Ballkani. “Tjetri”. Ne kete kulture nuk eshte detyrimisht “kundershtari”. Zakonisht “tjetri” ne shtresat me te hershme te kultures shqiptare eshte nje “i ndryshem nga vetja”. Nese eshte dalluar “tjetri”, kjo ka qene me shume nje nevoje vete-identifikimi. Lahutari i kengeve legjendare thote se kreshniku u foli shokeve “ne guhe te vet”, thjesht per te konstatuar se ishte ndryshe, ishte nje “alter”, pa kurrfare konotacioni ndaj atij qe nuk ishte “i vet”. Kjo eshte nje dukuri e rralle ne mendesine ballkanike. Heronjte kulturore te botes shqiptare dashurojne Jevrenine e bukur (vajzen hebreje, sic e thote emri), Llatinken e bardhe (vashen romake, latine, po sipas emrit), ciken e Cesarit (kajzerit, mbretit), Beg-zaden e bardhe (vajzen beglereshe prej turqishtes dhe beglereshe prej persishtes). Keta heronj pine vere me shakuj si te krishtere mekatare dhe falin pese vahtet si muslimane te denje. Ata vishen magjarrisht (si hungarezet) dhe flasin arabisht. Aty del jelini (heleni, greku) dhe aty me tej del gumani. Kreshniket shqiptare adhurojne Tanushen e bukur, qe eshte bije “krajli te Shkjenise”, dhe thone per te se “gja ma t’bukur n’ket’ dynja nuk kish”. Kur bardi shqiptar kendon per bukurine e Tanushes, thote se e ka pare vete me sy, “kur kem’ pase bese me krajli”, qe do te thote “kur kemi pase paqe me sllavet”.
“Tjetri” ne traditen shqiptare eshte aleat (si ne ciklin e betejes se Fushe-Kosoves), vellame, mik per ore te lige. Edhe atehere kur “tjetri” eshte armiku, antagonisti, sic mund te konkludohet duke pare raportet me serbet, ata jane antagoniste qe nuk bien poshte as nga trimeria dhe bemat, as nga pronat dhe sarajet.
Pikerisht ky koncept per “tjetrin” perben nje prej shpjegimeve etnopsikologjike te solidaritetit qe ka shquar historikisht shqiptaret prej lashtesise. Nje ilustrim i shkelqyer i kesaj cilesie gjinikuese te shqiptareve eshte bashkejetesa e tyre me bashkesine hebreje, nje prej bashkesive me te rrezikuara gjate dy mije vjeteve me radhe. Ne hapesiren shqiptare jane ruajtur shkrime te shenjta hebreje, duke perfshire nje doreshkrim te rralle te “Torah-s”, i njohur me emrin “Safar Tora” ose “Sefer Tora”, doreshkrim qe u trashegua brez pas brezi per pese shekuj me radhe ne Vlore, deri ne mesin e viteve ‘30 te shekullit te 20-te, ndonese permbajtja e tij vinte ne kundershtim si me letersine ungjillore, ashtu dhe me ate kuranike. ka qene vazhdimisht ne vemendjen e dijetareve dhe rabineve izraelite, deri ne vitet ‘30 te shekullit te 20-te, kur u mor prej tyre nga Vlora. Ne shekujt e fundme te mesjetes, kur izraelitet kishin vendosur te ngriheshin ne nje “rebelim te fshehte mesianik”, shtabi i kryengritjes e udhehiqte revolten duke pasur si rezidence pikerisht Shqiperine. Studiues te periudhes mesjetare ngulin kembe se edhe varri i prijesit te kesaj levizjeje – Sebatai Zevi – gjendet ne rivieren shqiptare.
Eshte veshtire te gjenden raste te tejkalimit te cfaredo gjurme te antisemitizmit, si tek shqiptaret. Ne dekoracionet e xhamise qendrore te kryeqytetit gjendet i shperfaqur ylli i Davidit. Nje varg kishash te ritit ortodoks, sidomos ne qytetet jugore, kane elemente evidente te arkitektures se sinagogave. Ne fillim te viteve 30, kur komisiariati per refugjatet i Lidhjes se Kombeve projektoi nje shperngulje masive te hebrenjve nga vendet europiane per ti shpetuar nga rreziku nazist dhe Shqiperia zyrtarisht u ftua te hape kufijte e saj per pranimin e refugjateve te rrezikshem, qeveria mbreterore e vendit e pranoi pa hezitim propozimin. Presionit te vendeve te bllokut nazifashist per ta refuzuar kete propozim qeveria iu pergjigj me masa formale (per te hyre ne kufi hebrenjte duhej te deshmonin se kishin 200, 300 dhe se fundi 500 franga ari).
Gjate luftes antifashiste Shqiperia perfaqeson vendin e vetem ne Europe ku asnje hebrej nuk u denoncua dhe nuk u denua.
Shembuj te ketij solidariteti ka thuajse ne te gjitha situatat kritike qe kane kaluar popujt e Ballkanit. Solidariteti ne rrezik, si tipar identifikues i shqiptareve, u shpreh me bashkimin e tyre me fqinjet greke, derisa u bene nje prej faktoreve te rendesise se dores se pare per fitoren e revolucionit te tyre kombetar. Kapedanet arvanite u bene prijes te revolucionit dhe pastaj edhe perfaqesues te popullit, deri ne ate shkalle sa ne institucionet e shtetit te ri te Greqise se pavarur gjuha shqipe ishte nje celes komunikimi. Shqiptaret qe moren ne balle rrezikun e luftes per clirimin e Greqise sot i kane portretet ne prerjet e monedhes kombetare helene.
Ne fillim te ketij shekulli, duke pasur ne vemendje pikerisht kete gatishmeri te shqiptareve per bashkim me tjetrin ne kohe te lige, poeti i Rilindjes Kombetare Andon Zako shkruante: “Mjaft punove per te tjere,/ o fatkeq,/ Kujto vendin tek ke lere,/ e tek heq”.
Shqiptaret kane shprehur po ate fryme durimi dhe solidariteti nderetnik, sa dhe toleranca e tyre e njohur nderfetare.
Solidariteti i nje populli vleresohet vecanerisht ne qendrimin ndaj kundershtarit te mundur. Tek shqiptaret nuk njihet ndeshkimi pas vdekjes dhe armiqesia pas dorezimit. Edhe armiku me i dhunshem ka mundur t’i krijoje vetes kushte te sigurise se mjaftueshme pikerisht duke njohur kete institucion shpirteror te shqiptareve, ndoren dhe dorezanine.
Megjithese kufijte e Shqiperise sapo ishin vendosur dhe hapesira e saj u shkel ushtarakisht nga armatat e te dy aleancave kundershtare, pa perfshire ato te vendeve fqinje, vendi arriti te ruaje asnjanesine ne vitet e nderlikuara te Luftes se Pare Boterore, duke mos kursyer, nderkaq, edhe ndihmen e mundshme per palet e dobeta ne konflikt. Kjo periudhe, sidomos koha e luftes ballkanike, i gjeti garnizonet osmane ne Berat e Fier ne kushte te rrethimit te urise dhe te kundershtarit. Sido qe kujtimi i dhunes perandorake osmane mbi shqiptaret ishte katerciperisht i pranishem, shqiptaret e Myzeqese nuk ua dorezuan ushtrive te reja asqeret e Turqise, dhe ndane me to ushqimin e tyre te kursyer.
Ne prag te Luftes se Dyte Boterore nje grup vullnetaresh shqiptare iu bashkuan brigadave internacionaliste ne mbrojtje te republikanizmit dhe te antifashisteve franceze. Njeri prej tyre ,Mehmet Shehu, u be me pas kryeminister i Shqiperise, kurse nje tjeter shkrimtari i shquar Petro Marko, autor i nje romani te mirenjohur me titull domethenes “Hasta la Vista”, kishte korrespondence me autorin e romanit “Per ke bien kembanat”, shkrimtarin e famshem Heminguej.
Njeri prej tyre ishte edhe shqiptari kosovar Asim Vokshi i cili perfaqesoi ate pjese te tokes shqipetare qe pritej te fitonte lirine ne fund te shekullit te njezete
Vullnetaret shqiptare ne luften e Spanjes kishin gazeten e tyre.
Kur ushtrite fashiste qe kishin pushtuar Shqiperine vendosen te sulmojne token greke nga territori shqiptar dhe urdheruan mobilizimin e rinise per ne lufte, shumica iu shmang rekrutimit dhe ata qe u mobilizuan me forcen e armeve dezertuan ne mase ne frontin e luftes italo-greke.
Megjithese mund te mbeshtetej ne te drejten e fitimtarit ndaj pales se dorezuar, gjate viteve te Luftes se Dyte Boterore, ushtria partizane shqiptare tejkaloi menjehere armiqesine e nje lufte te ashper dhe i ofroi mbrojtje dhe kushte mbijetese ushtrise se kapitulluar fashiste, duke i dhene edhe mundesine e bashkimit ne nje aleance ne luften antifashiste. Mijera e mijera ushtare te deshperuar te fashizmit, qe nuk treguan gatishmeri te luftonin, gjeten strehe ne popull, duke u veshur e maskuar si vendesit, dhe keshtu i shpetuan ndeshkimit qe u kishte rezervuar ushtria naziste. Ne dokumentet e komandes naziste paraqitet shqetesimi qe njesite e saj nuk arriten te gjejne fashiste dezertore ne Shqiperi. Me gjithe peshen e krimeve qe rendonte mbi ta, shqiptaret ekzorcuan urrejtjen dhe u bene vend ne vatra. Eshte e njohur sjellja dinjitoze e komandes partizane ndaj armates se gjeneral Azzi-t, kur, e gjendur ne malet e Dibres, ne kushtet e braktisjes nga qendra, mund te priste gjithcka, qe lidhej me poziten e saj, tashme e zene rob.
Ushtria partizane clirimtare shqiptare nuk i nderpreu veprimet e saj luftarake edhe pas clirimit te plote te Shqiperise. Ajo mbajti peshen e vet te perfillshme ne luften antifashiste per lirine e fqinjeve veriore. Pavaresisht se marredheniet ndershteterore me pas moren karakter konfliktuoz, kur me shume e kur me pak, kesaj sakrifice vullnetare te shqiptareve i eshte njohur vlera e saj.
Shqiperia e viteve te para te pasluftes antifashiste vuri ne rrezik integritetin e saj duke e mbajtur hapur per disa vite me radhe kufirin jugor per ushtrite e deshperuara te Greqise, ku vazhdonte lufta civile per formen e qeverisjes dhe karakterin e sistemit politik. Ne viset jugore te Shqiperise gjenin strehe ne kohe zbatice partizanet e EAM-it, te cilet, pasi rimekembeshin ne kete ane te kufirit, riktheheshin per te vazhduar veprimtarine e tyre ne Greqi. Shqiperia ndau rrezikun me popullin grek, qe po kalonte ore dramatike, ne kohen e nje indiference te pashpjegueshme qe u pa edhe prej shtetesh te fuqishem.
Bota i pa per se afermi, jo pa cudi, permasat e verteta te solidaritetit te shqiptareve, ne prag dhe gjate nderhyrjes se ushtrive aleate euro-atlantike ne ish-federaten jugosllave ne pranvere te vitit 1999, kur rreth nje milione shqiptare te Kosoves, ne kushtet e debimit masiv nga trojet e tyre, kur ushtria serbe, per te arritur spastrimin etnik dhe boshatisjen demografike te rajonit, kishte vene ne veprim famekeqin operacion “Patkoi”, moren rrugen e jugut, kryesisht te Shqiperise shteterore, ku u vendosen, sipas te dhenave te statistikuara, rreth 600 mije vete.
Mungese (Kukesi)
Megjithese gjate gjithe dekades se fundme ishin kultivuar gjithfare psikozash te percarjes se shqiptareve ndermjet tyre, deri tek krijimi i nje opozicioni mbi baza etnike ndermjet Shqiperise e Kosoves, casti i veshtire kur ceshtja shtrohej “per jete a vdekje” i gjeti shqiptaret solidare e te vellazeruar me njeri-tjetrin, deri ne ate shkalle sa ndane se bashku gjithcka qe kishin, strehen dhe ushqimin, veshjen dhe kamjen.
Gjate vitit 1999 Shqiperia kaperceu nje prove qe ne kushte normale ishte e paperfytyrueshme. Pergjegjesia qe moren persiper shqiptaret, duke perballuar nje shtim te rrufeshem te popullsise gati me nje te treten, ne kushtet e mungeses se rezervave afatgjate te ushqimit, te kufizimeve te njohura te furnizimet me uje dhe energji elektrike, si dhe te pamundesise per komunikim intensiv, u percoll me admirim ne mjediset perendimore, ku, edhe ne s’thuhej, paralajmerohej e pritej katastrofa humanitare dhe kriza e urise.
Me shume se solidariteti “mes vedi”, gjate krizes ballkanike te vitit 1999, tek shqiptaret u shperfaq nje vlere e hershme europiane, fryma e humanizmit dhe e vleresimit absolut te jetes, qe vjen nga thellesia e shekujve, nga Rilindja Europiane e pervoja e qyteterimit perendimor, nga kulti bashkekohes i te drejtave te njeriut dhe filozofia kejnsiane e shtetit social.
Te gjitha keto qe ndodhen, pritja e mbi 600 mije te debuarve pa krijuar alarm te brendshem e te jashtem, sic kishte ngjare me heret me shpernguljet e viteve ‘20, bene te besohej se nuk kishte qene nje rastesi qe pikerisht ne hapesiren shqiptare qe lindur nje shenjtore e gjalle, Nene Tereza e Kalkutes, shenjezim i bamiresise dhe i solidaritetit ne te keqe, shprehje e humanizmit universal, pa dallim race, ngjyre, feje, etnie dhe rajoni. Ate shembull qe humanizmi e solidariteti qe krijoi Nene Tereza individualisht e krijuan shqiptaret me 1999 bashkerisht.
Keto vlera te larta qytetare, qe perjashtojne si kompleksin e epersise, dhe ate te perulesise se vetes ndaj tjetrit, shqiptareve u jane shperblyer ne rrjedhat shpesh te dhimbshme te historise se tyre. Arbereshet e Italise, qe gjeten mikpritje te pakushtezuar ne fqinjin pertej detit pas vdekjes se Gjergj Kastriotit dhe formuan atje ngulimet e tyre te qendrueshme, edhe sot e kesaj dite i kendojne Morese, qe eshte shnderruar ne nje metonimi te atdheut. “E bukura More”, qe eshte nje mit i ketyre kengeve te vjetra, perfaqeson kujtimin e vendlindjes, por pikerisht ky varg na jep te kuptojme edhe nje mikpritje tjeter bujare, ate te grekeve te Morese, ku valet e shperngulura te shqiptareve qendronin ne kalim e siper.
Jane te pashlyeshme per shqiptaret bujaria dhe mikpritja e popullit turk ne disa vale shpernguljesh te detyruara te tyre, ne kuadrin e shkembimit te popullatave ne rastin e Greqise dhe ne rastin e marreveshjes per pranimin e “turqve” te ish-mbreterise jugosllave. Turqia ishte vendi qe krijoi hapesire integrimi per qindra mije shqiptare te deportuar nga Cameria dhe Kosova, duke u bere per ta nje atdhe i dyte.
II.
Shqiperia eshte nje vend ne kryqezim te Perendimit dhe Lindjes. Kjo pozite gjeopolitike ka percaktuar fatin e saj. Ne shekullin e 4-t, kur Perandoria Romake u nda ne dy pjese, kufiri e ndau hapesiren shqiptare thuajse mes per mes. Neper Shqiperi kane kaluar pjesa me e madhe e kryqezatave te Europes kontinentale drejt “tokes se shenjte” – Jerusalemit, te shoqeruara me vrazhdesi e shkaterrime. Kur krishterimi u nda administrativisht ne dy pjese, ne ritualin roman (perendimor) dhe ate bizantin (lindor), edhe vija kufizuese e pushtetit te dy kishave, e quajtura “vija e Teodosit”, e ndau hapesiren shqiptare ne dy pjese. Shqiptaret, deri ne shekullin e 16-te e me vone, u perpoqen per te arritur statusin e nje kishe unite, qe bashkonte vartesine perendimore me ritualin lindor.
Prej fundit te mesjetes e kendej hapesira shqiptare ishte zone ekuilibri ndermjet dy perandorive me te fuqishme te kohes, Perandorise Osmane dhe Perandorise Austro-hungareze. Midis ketyre dy perandorive jane nenshkruar disa marreveshje, te quajtura “kapitulacione”, te cilat rregullonin barazine e ndikimeve, duke i njohur Perendimit te drejten e kujdesit per faltoret e te krishtereve, permes doktrines “cultus protectorati” – mbrojtja e klerit.
Vecoria kryesore sinjifikative e fatit te Shqiperise eshte identifikimi me fatin e ures. Kalimet e ndikimeve nga Perendimi drejt Lindjes dhe anasjelltas kane lene gjurme te shperfaqura ne etnotipin shqiptar. Ura ndermjet dy qyteterimeve u ka sjelle shqiptareve favoret e komunikimit dhe rreziqet e nyjes delikate: ne kohera rreziqesh, urat, keto simbole te shkelqyera te mundimit njerezor per nje bote gjithnje e me te madhe, jane te parat qe provojne dhimbjen e hedhjes ne ere ne kohe rreziku.
Shqiptaret jane popull me perberje fetare heterogjene. Nuk ka te dhena per strukturen e tyre demo-fetare qe prej regjistrimit te viteve ‘30 te shekullit te 20-te. Por dihet se, sipas te dhenave te regjistrimit te fundme, ne pikepamjen fetare bashkesia muslimane perben popullaten shumice. Vete bashkesia muslimane eshte e ndare ne dy pjese: bektashinjte dhe islamiket. Ne Shqiperi bektashizmi eshte shfaqur ne fund te shekullit te 12-te dhe ne fillim te shekullit te 13-te. Ne vitet ‘20 te shekullit te kaluar, kur Ataturku ndermori reformat e ashpra laicizuese te shtetit per krijimin e Turqise moderne, Shqiperia u be vendi i Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve. Edhe sot selia e Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve gjendet ne Tirane. Pakkush e di se Shqiperia, ky vend i vogel, eshte seli e nje kryeqendre boterore te besimeve. Eshte interesant te vihet re se edhe gjate periudhes se ateizmit nuk pati pretendime nga shtete te tjera ku ka bashkesi besimtaresh bektashinj per te marre rolin e kryeqendres, e cila ne Shqiperi u shua.
Karakteristike dalluese e shqiptareve eshte toleranca fetare. Ne Shqiperi ka dy fe (krishterim e muslimanizem) ne nje familje ose ne nje fis (Lure, veri), ose dy fe ne te njejtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishtere e si musliman, dhe ben ritet e festat fetare te te dy besimeve. Heroi kombetar i shqiptareve Gjergj Kastrioti lindi ne nje familje ortodokse, nderroi fene ne oborrin e sulltanit, u be bektashi (ky ishte kusht per t’u bere jenicer), u kthye ne Shqiperi dhe mori fene e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet qe te varrosej ne nje katedrale te te krishtereve katolike (Lezhe). Njeri nga vellezerit e Gjergj Kastriotit, perkundrazi, kerkoi te varrosej ne manastiret e Athosit, nje prej vendeve te shenjta te ortodoksise.
Ne Shqiperi nuk njihen konfliktet fetare, as ne forme episodike. Eshte krejt normale qe nje shqiptar, nese nuk i pelqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, te braktise kishen dhe ta kerkoje lidhjen me zotin ne xhami. Nje prej autoreve me te rendesishem te letersise klasike shqiptare, Pjeter Bogdani, ne vepren e tij “Ceta e profeteve”, citon krahas njeri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenen. Perkthyesi i pare i librit te shenjte te muslimaneve Kur’an ishte i krishtere (Ilo Mitke Qafezezi).
Muslimanet shqiptare festojne shen Gjergjin e shen Merine, nje pjese tjeter shen Nikollen e Krishtlindjet, kurse te krishteret u bejne vizita miqesore muslimaneve per festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).
Ne nje qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane eshte e perzier me te krishtere katolike dhe ortodokse, ne ditet e ramazanit edhe tregtaret joislamike ndalonin shitjen e mishit te derrit ne dyqanet e tyre.
Bashkesia bektashije e Shqiperise u shpall e pavarur ne vitin 1921. Bashkesia islamike vendosi ndarjen nga kalifati dhe kryeqendren boterore te islamizmit me ane te nje kongresi ne vitin 1923. Ortodokset shqiptare shpallen autoqefaline e tyre ne vitin 1922. Bashkesia katolike nuk e ka ndermarre nje nisme te tille, por de facto e ka realizuar, sepse kleri i kishes franceskane ka mbajtur lidhje kryesisht me Austrine, ndryshe prej jezuiteve dhe domenicieneve qe ruajten lidhjen me Vatikanin.
Festat fetare ne Shqiperi, qofshin ato te bashkesise se krishtere, qofshin te bashkesise muslimane, ruajne gjurme te periudhes politeiste mitologjike. Shqiptaret katolike te viseve veriore diten e Buzmit pikerisht ne diten e Krishtlindjeve, por duke nenshtresuar ne kete feste edhe kultin e zjarrit. Shen Meria e muslimaneve perkon me diten e zanes – Dianes tek latinet – me 23 gusht. Bektashinjte kane kultin e Baba Tomorrit, qe ngjason me kultin mitologjik te Olimpit grek. Nje poet i krishtere i vuri per titull librit te vet emrin e Baba Tomorrit. Paganizmi qe shfaqet te dy besimet kryesore, me dy nendarjet e tyre, eshte faktor konvergjence. Shqiptaret kane kultin e natyres, festojne diten e malit apo te bjeshkes, mbajne edhe sot gjarperin dhe dhine si totem (hyjni mbrojtese), kane kult per zjarrin, per gurin, per ujin dhe buken, per udhen dhe mysafirin, per token dhe qiellin.
Vecori etnodalluese te shqiptareve eshte se, sic thuhet, prodhojne me shume histori se sa mund te mbajne si popull, manifestojne deshire mbi mundesite per qeverisje. Shqiptaret nuk kane nisur vete asnje lufte, por jane popull luftetar, per te mbrojtur veten dhe te tjeret. Hapesira e shqiptareve i eshte nenshtruar restriksionit, kurse mbi ata vete eshte ushtruar ekspansion. U ka shkuar historia neper luftera, per te ruajtur tipologjine etnike, dhe kjo ka bere qe gabimisht te karakterizohen si popull qe ka genin e luftes ne shpirt. Ne rrjedhat e historise, ndryshe nga maqedonasit e vjeter, te cilet u sllavizuan; ndryshe nga trakasit antike, te cilet u romanizuan; ndryshe nga dalmatet, te cilet pesuan te njejtin fat, ruajten tipin e tyre kombetar.
Shqiptaret pelqejne miqesi me te medhenjte. Nuk jane te prirur per aleanca te qendrueshme me partnere te vegjel.
Momentalisht ne Shqiperi sundon miti i Perendimit. Ne brezin me te ri te studiuesve ekziston, megjithate, perpjekja per te krijuar mitin e idese kombetare.
Pas nje shekulli mendesie romantike, qe u ruajt edhe ne periudhen e komunizmit, shqiptaret kane kaluar nga etnocentrizmi ne eurocentrizem.
Nder virtytet e shqiptareve njihen gjeresisht ne bote besnikeria, mbajtja e fjales se dhene, kulti i nderit dhe miti i mikut.
NENE TEREZA
OSE “FUQIA E MIQESISE VELLAZERORE
Ne diten e marrjes se cmimit Nobel, me 10 dhjetor 1979, Nene Tereza tha: “Une gjithmone e kam ne zemer popullin tim shqiptar dhe lus Zotin qe paqja dhe dashuria e Tij te jene ne zemrat tona, ne cdo familje”.
Mungesa!
Urata e Nene Terezes per bashkekombesit e saj eshte shprehur ne nje strofe katershe, ne te cilen keshillat e saj paraqiten si amanet moral. Njeriu shqiptar duhet:
“Ku eshte urrejtja, te sjelle dashuri,
Ku eshte percarja, te sjelle bashkim,
Ku eshte dyshimi, te sjelle besim,
Ku eshte deshperimi, te sjelle shprese!”
Ne vitin 1991 per here te pare Nene Tereza kishte edhe pasaporten diplomatike te shtetit shqiptar. Qytetare nderi e SHBA, e Britanise, e Indise dhe e disa vendeve te tjera, ajo mbante dekoratat me te rendesishme te botes se sotme:
- “Pamada Shir” (1962);
- “Ramon Magsysay” (1962);
- “Gjoni XXIII per Paqen” (1972);
- “Samaritani i mire”, Boston (1971);
- Shperblimi Nderkombetar “Xhon Kenedi” ne Uashington (1971);
- “Nehru” (1972);
- “Tempelton” (1973);
- “Nena e te gjithe nenave” (1973);
- “Balzan” (1978);
- Cmimi “Nobel per Paqen” (1979);
- Shperblimi me i larte amerikan “Medalja e Lirise” (1985);
- Shperblimi me i larte i Rusise “Medalja e Paqes” (1988);
- Urdheri i Skenderbeut
Sipas presidentit amerikan Bill Klinton, “Nene Tereza ka sjelle shprese dhe dashuri ne jetet e miliona jetimeve dhe femijeve te braktisur, ne te kater anet e botes”. Egil Aarvik, Sekretar i Komitetit Nobel per Paqen, duke vleresuar Nene Terezen thoshte se “ajo na ka deshmuar se c’do te thote altruizem, dashuri per te varfrit, vepra me e larte dhe me bujare njerezore, dashuria qe s’pret asgje, qe beson cdo gje”. Piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra ka shkruar: “Nene Tereza eshte shprehja me e bukur e miresise, e humanitetit, e bujarise, e flijimit, e gjithe asaj qe mund ta quajme sherbim ne dashuri”. Ish-presidenti amerikan Ronald Regan, aktor i njohur i Hollivudit, shprehej: “S’eshte e mundur te jesh ne pranine e nje personaliteti sic eshte Nene Tereza, dhe te mos jesh optimist. E kemi degjuar dhe veshtruar ne heshtje, me vemendje dhe dashuri, si heroine te kohes sone”. Nayanatra Rey, nje induist i njohur, mendon se “ajo eshte nena e Indise dhe nena e mbare botes, sidomos e botes qe vuan, eshte mrekullia e dashurise se krishtere per mbare rruzullin tokesor”. Ndersa presidenti i republikes se Shqiperise Rexhep Meidani ka bere kete vleresim: “Nene Tereza ishte simbol i madh i miresise universale. Nene Tereza ishte nje qytetare e madhe e botes, rruget e se ciles ajo i pershkoi gjate tere jetes se saj ne sherbim te te varferve, te atyre qe kishin nevoje, me perunjesine e saj prekese”